uellsi

Italia.gif
Veronik Istrefaj19:29 | 30/11/2019

Grupi A në Euro 2020 do të përbëhet nga Turqia, Italia, Uellsi dhe Zvicra. Ky grup, është shumë delikat dhe të katër kombëtaret kanë mundësitë e tyre për t’u kualifikuar. Megjithatë, favorite po konsiderohet Italia, për shkak të historikut dhe ndeshjeve kualifikuese që Axurrët bënë, duke marrë 10 fitore në 10 takime.

Trajneri Roberto Mancini është një ndër më të mirët në botë, ndërsa lojtari kyç i Axurrëve pritet të jetë Marco Verratti. Mesfushori i PSG-së mendohet të jetë njeriu që do të jetë shtylla e kombëtares italiane. Ndërsa Donnarumma pritet të ketë një fanellë titullari në Euro 2020 dhe ky kompeticion mund të jetë piedestal për të.

Te Turqia, njeriu kyç do të jetë sulmuesi i Everton, Cenk Tosun. Edhe pse nuk po kalon një moment të mirë në Premier League, bomberi ka treguar se para porte di të shënojë rregullisht. Ndërsa lojtari që mund të shpërthejë, është mbrojtësi i talentuar i Juventusit, Merih Demiral.

Tek Uellsi dihet kush do të jetë lojtari kyç. Gareth Bale, edhe pse tashmë 30 vjeç, është ende një ndër më të mirët në botë dhe padiskutim lideri i Uellsit. Lojtari për tu ndjekur? Daniel James, ylli i Manchester United që po i mahnit të gjithë, edhe pse është ende vetëm 22 vjeç.

Te Zvicra, Granit Xhaka pritet të jetë si gjithmonë lideri i kombëtares. Mesfushori me origjinë shqiptare do të jetë shtylla dhe kapiteni i ekipit. Ndërsa Breel Embolo, sulmuesi i talentuar, do të jetë lojtari për t’u ndjekur.

 

 

Hazard-Eden-Thorgan.png
Igli Nikolli18:57 | 16/11/2019

Uellsi është një hap larg sigurimit të fitores në ndeshjen jashtë fushe kundër Azerbajxhanit. Kieffer Moore kaloi miqtë në avantazh me anë të një goli me kokë në minutën e dhjetë, teksa Harry Wilson dyfishoi për ekipin e Giggs në minutën e 34-t.

Goditja fantastike e talentit James të Manchester United u përplas në shtyllë dhe Wilson, mesfushori i Bouremouth (kartonin e zotëron Liverpool), përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi në rrjetë.

Belgjika nuk njeh rezultat tjetër përveç fitores. “Djajtë e Kuq” të Martinez kanë shënuar tre gola brenda 21 minutave dhe kryesojnë 0-3 në Rusi. Thorgan dhe Eden Hazard janë autorët e golave.

Lojtari i Dortmundit zhbllokoi ndeshjen me një goditje të bukur, teksa në skenë u ngjit edhe fantazisti i Real Madrid. Eden shënoi dy gola pas pasimeve të Lukakut dhe De Bruyne. Belgjika numëron pikë të plota pas tetë ndeshjeve të para dhe është 45 minuta larg arritjes së fitores së radhës. /abcnews.al

Hazard.png
Igli Nikolli18:22 | 16/11/2019

Uellsi e ka finale ndeshjen e sotme kundër Azerbajxhanit në transfertë dhe ka arritur të gjejë golin e avantazhit shumë shpejt. Kieffer Moore ka zhbllokuar sfidën në minutën e dhjetë. Sulmuesi i Wigan përfitoi nga një goditje këndi dhe shënoi me kokë.

Gol edhe në Rusi. Belgjika nuk njeh kundërshtarë dhe ka kaluar në avantazh me anë të Thorgan Hazard. Lojtari i Dortmund shënoi në minutën e 19-të. 26-vjeçari mori një pasim nga Eden, vëllai i tij, dhe lëshoi një goditje fantastike që përfundoi në rrjetë. Belgjika njeh vetëm fitore dhe është pranë arritjes së suksesit të nëntë në po kaq ndeshje në fazën eliminatore të Euro 2020. /abcnews.al

Bale-2.jpg
Igli Nikolli10:38 | 10/10/2019

Uellsi do të provojë të fitojë në Trnava përballë Sllovakisë vendase për të mbajtur hapur shpresat e kualifikimit në Evropian. Ekipi i Giggs renditet në vend të katërt me 6 pikë, katër më pak se kryesuesit e Kroacisë dhe tre më pak se Sllovakia e Hungaria.

Shpresat për një rezultat pozitiv varen te Gareth Bale, i cili kaloi një verë shumë të vështirë. Zidane dëshironte largimin e tij, por sulmuesi insistoi dhe qëndroi. Deri tani ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar po kaq asiste.

Gjatë konferencës për shtyp, 30-vjeçari theksoi se pavarësisht emocioneve të ndryshme që përjeton, mendjen e ka të qartë.

Provoj emocione të ndryshme në lojë. Mendoj se është normale që një prej këtyre është edhe zemërimi, por unë s’kam asgjë për të cilën do të duhesha ta qartësoja mendjen time”, ka thënë Bale. /abcnews.al

auto_13532925_1637597443046630_7897455960859023270_n1475789572.png
ad min22:04 | 20/11/2018

Kombëtarja shqiptarja rikthehet te fitorja pas disfatës ndaj Skocisë. Kuqezinjtë fituan me shifrat minimale 1-0 në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena” ndaj Uellsit të Gareth Bale.

Shqipëria rikthehet të fitojë. Kuqezinjtë mposhtën Uellsin në miqësoren e zhvilluar në Elbasan Arena me shifrat minimale 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi Bekim Balaj nga pika e bardhë e 11 metërshit. Një fitore që vjen në një moment aspak të mirë për djemte e drejtuar nga tekniku panuçi pasi u shkatërruan ndeshjen e kaluar ndaj Skocisë me shifrat 4-0.

Në Elbasan Arena u shihej qartë një skuadër tjetër nga ajo e ndeshjeve te funditt, lojë bindëse, futbollistë të rreshtuar mire, reduktim i gabimeve në mbrojtje dhe mbi të gjitha një përmirësim në fazën sulmuese. Ndoshta çelesi i suksesit të fitores ishte largimi i presionit nga lojtarët pasi ishte vetëm një miqësore, ndoshta ishte lëvizja e duhur taktika e trajnerit panuçi. Por më shumë rendesi ka që kuqezinjtë u riktheyn te fitorja e cila ishte shndërruar në një tabu.

Në të 14 minute janë miqtë që tentojnë të surprizojnë nga goditja e dënimit, por topi i goditur nga Uillson por topi ndalet në rrjeten e jashtme. Në të 35 minut ndodh një episodë që nese do te ishte ndeshje zyrtare, arbitri nuk do ta kursente kartonin e kuq. Taulant xhaka humbet kontrollin dhe përplaset fizikisht me futbollistin Bruks. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

Fillimi i fraksionit të dytë të lojës nis në fushore për kuqezintjë pasi në të 58 minutë gjyqtari akordon 11 metërsh për Shqipërinë, që shënderrohet në gol nga Bekim Balaj. Një gol që aq shumë i mungonte kuqezinjve. Aktivizmi i Bale i hap punë kombëtares shqiptare, por uellsiani nuk ia del të gjejë rrugën e rrjetes.

Minutën e fundit të takimit, ylli i real Madrid ekzekuton një goditje dënimi, por topi ndalet në murin mbrojtes. Gjyqtari sinjalizon përfundimin e këtij takimi dhe Shqipëria merr frymë lirisht. Pas kësaj fitoreje trajneri Panuçi i ka më të qarta idetë e tij se ç’duhet të bëjë në takimin e radhës./abcnews.al

shqiperiaaa.jpg
ad min13:08 | 20/11/2018

Kombëtarja luan miqësoren ndaj Uellsit, në orën 20:00, në “Elbasan Arena”. Ekipi përfaqësues ka shumë mungesa, ndërsa pritet që trajneri Panuçi të luajë në mënyrë më të kujdesshme.

Besimi në këtë skuadër ka rënë shumë, por në futboll kurrë nuk i dihet. Me këtë motiv shkon kombëtarja shqiptare në ndeshjen e sotme, miqësoren ndaj Uellsit në “Elbasan Arena” në orën 20:00, e fundit për vitin 2018. Humbja e rëndë me Skocinë sikur i vuri kapak gjithçkaje, dhe sfida e tanishme mund të mendohet si pa vlerë, por nuk cilësohet e tillë nga trajneri Panuçi dhe nga lojtarët.

Një reagim dhe një fitore gjithnjë janë lajme pozitive, që ndihmojnë.Siç deklaroi në konferencën për shtyp, italiani pritet të nisë me atë që mund të quhet Plani B, pra një skemë dhe një mënyrë loje më e kujdesshme, pak a shumë një rikthim në kohën e De Biazit.

Me mjaft mungesa për shkak dëmtimesh apo sëmundjesh, Panuçi do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Pritet që Strakosha të jetë në portë, mbrojtja të luajë me katër lojtarë, Ismajli, Veseli, Mavraj e Hysaj. Në mesfushë mendohet treshja Kaçe-Basha-Xhaka, ndërsa në sulm Balaj, i mbështetur në krahë nga Gavazaj e Grezda.

I fundit që u largua nga ekipi ishte sulmuesi Manaj, për shkak të gripit, pas Skocisë ikën edhe Gjimshiti, Ndoji e Binaku, ndërsa Sadiku, Cikalleshi e Roshi ishin të dëmtuar që më parë. Uellsi, ndërkaq, vendosi të mos stërvitej në Shqipëri, ndërsa mbërriti vonë, pasditen e së hënës.

Trajneri Rajan Gigs e përgatiti skuadrën që pas ndeshjes me Danimarkën, ndërsa në Tiranë thjesht dha konferencën në shtyp, pas vendosjes në hotel.

“Nuk duam të humbasim dy ndeshje radhazi, – ishin fjalët e tij, – kjo sfidë është e rëndësishme për ne, duke menduar për Europianin e ardhshëm. Duhet të luajmë më mirë sesa ndaj Danimarkës, por gjithsesi kam besim tek skuadra për një rezultat pozitiv”.

Ashtu si skocezët, uellsianët janë lojtarë shumë të fortë fizikisht dhe mjaft të shpejtë, ndërsa mund të ndihmohen edhe nga moti me reshje./abcnews.al

realiiii.jpg
ad min10:33 | 01/06/2018

Gareth Bale do të jetë një çështje e nxehtë në merkaton e kësaj vere. Sipas mediave ndërkombëtare, uellsiani mund t’i bashkohet anglezëve të Manchester United ose gjermanëve të Bayern Munchen.

Autori i golit spektakolar në finalen ndaj Liverpool-it në Kiev, pas ndeshjes deklaroi se po e mendonte që të largohej nga klubi. Kjo rriti zërat se ai mund të shkonte drejt Premier Leagues.

Ndërkohe El Confindencial shkruan se Bale ka marrë dy oferta konkrete, një nga United dhe tjetrën nga kampionët e gjermanisë, Bayern Munchen.

Ndërsa uellsianit i duhet të vendosë, Reali kërkon 105-134 milionë paund për të shitur kartonin e futbollistit, i cili ka edhe katër vjet kontratë me “Galaktikët”.

Bale mund të vendosë që të mos largohet fare nga Madridi pas dorëheqjes së Zidane. Mes trajnerit dhe 28-vjeçarit ishin ftohur shumë marrëdhëniet kohët e fundit, me francezin që vendosi që ta linte në stol Bale në finalen e Kievit, pavarësisht se ky i fundit ndryshoi rrjedhën e lojës pasi zëvendësoi Isco-n në minutën e 61./abcnews.al

KOMBETARJA-MIQESORE-1280x720.jpg
ent ela13:08 | 13/04/2018

Kombëtarja shqiptare ka gjetur kundërshtarin edhe për një tjetër ndeshje miqësore këtë vit. Bëhet fjalë për përballjen ndaj Uellsit, që do të luhet në 20 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena”. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dijë se është arritur marrëveshja me Federatën e Uellsit, ndërsa do të kërkohet edhe kundërshtari për një tjetër miqësore.

Shqipëria luan në Ligën e Kombeve në një grup me 3 skuadra, ndaj për të plotësuar kalendarin, duhet të zhvillojë dy ndeshje të tjera përgatitore. Besohet se Uellsi është zgjedhur për t’u përgatitur për takimet ndaj Skocisë, një tjetër ekipi britanik që ka lojë të ngjashme me uellsianët. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono