twitter

Bare.jpg
Veronik Istrefaj22:27 | 14/10/2019

Një tifoz anglez ka postuar komentin më epik të ndeshjeve të sotme, të vlefshme për Euro 2020. Në “Twitterin” e tij, anglezi James thumboi në mënyrë direkte kombëtaren e Shqipërisë, duke e krahasuar lojën tonë dhe atë të Moldavisë njësoj si dy ekipe të ligave amatore në Angli. Në postimin e tij, shkruhej:

“Nuk jam i interesuar për kombëtaren time. Gjithmonë kam preferuar të ndjek ndeshje mes klubeve dhe jo kombëtaret, por më duhet të them, sfida si ajo mes Moldavisë dhe Shqipërisë janë për “buton të kuq”. Është njësoj sikur të shikosh Titchin Town vs. Bromsgrove”.

Anglezët njihen për humorin e tyre dhe për ironinë që përdorin shpeshherë, por për fatin e tij të mirë, ky postim nuk ka pasur një shtrirje të gjerë në platformën “Twitter”, pasi tifozët e Shqipërisë dhe Moldavisë nuk do të ishin aspak të lumtur./abcnews.al

turqia.jpg
Autor E10:01 | 12/10/2019

Turqia vijon për të katërtën ditë operacionin kundër forcave kurde në Siri, ndërsa kjo ka shkaktuar mjaft reagime brenda dhe jashtë vendit, por Ankaraja po përpiqet t’i qetësojë ato, të paktën në turqi.

121 persona janë arrestuan në kryeqytetin turk me akuzën e propagandës terroriste, për shkrimin në mediat sociale, të mesazheve kritike ndaj ofensivës ushtarake turke dhe gati 500 persona janë vënë nën hetim.

NATO është e shqetësuar për situatën dhe e ka bërë të njohur atë përmes sekretarit të saj të përgjithshëm Stoltenberg, i cili tha se ‘përjashtim i Turqisë nga ‘Pakti i Atlantikut’ nuk është në pyetje.

Por kjo nuk duket se e ka qetësuar shpirtin turk të Presidentin Erdogan i cili dje kërcënoi Brukselin të mos e përcaktonte operacionin ushtarak në Siri si pushtim, në të kundërt ai do hapte dyert e Turqisë, përmes të cilave gati 4 milion refugjatë sirianë do të derdheshin në Europë. Përkundrazi, Turqia, përmes Ministrit të Jashtëm ka kërkuar ndihmë nga NATO, e cila nga ana e saj ka bërë thirrje për ndalimin e ofensivës.

Edhe Europa ka treguar nervozizëm të madh, por si zakonisht me fjalë të mjegullta dhe fjalët e Presidentit të Këshillit Europian Tusk, duken kërkesa që mbeten pa përgjigje,

“Turqia duhet të kuptojë se ne duam të shmangim një katastrofë tjetër humanitare me përmasa gjigande dhe nuk pranojmë që çështja e refugjatëve të përdoret si armë shantazhi”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Europën për rreziqet e sulmeve ruse në Siri. Sipas tij, militantët e ISIS mund të shpëtonin nga kampet e kontrolluar nga kurdët sirianë dhe të futeshin në shtetet europiane.

SHBA vazhdojnë ta kërcënojnë Turqinë me sanksione, ndërsa situara humanitare po përkeqësohet edhe më shumë. Popullsia lokale kurde dhe civilët turq po përjetojnë aktin më të dhimbshëm të dramës siriane.

sander-lleshaj.jpg
G. P.12:37 | 27/09/2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në rrjetet sociale pas operacionit ndërkombëtar, ku në Durrës u sekuestruan 137 kg kokainë.

“KUITO” një tjetër provë e pjekurisë profesionale dhe e angazhimit serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, i cili ka marrë sot një goditje domethënëse. Përgëzime për Policinë e Shetit dhe falënderime për partnerët tanë, E gjitha vazhdon…”, shkruan Lleshaj në Twitter.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet greke dhe zyrën e DEA-s amerikane bënë të mundur sekuestrimin e 137 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit. Dy persona u vunë në pranga ndërsa një tjetër u shpall në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se lënda narkotike ishte nisur nga Ekuadori për të vijuar në Greqi dhe në Shqipëri nëpërmjet rrugëve detare.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë trafik./abcnews.al

donaldi.jpg
G. P.13:40 | 10/09/2019

Tashmë ekziston një tregues, i cili do të masë pasojat e mesazheve në Twitter të presidentit amerikan Trump, në bursa. Treguesi i cili ka marrë emrin e një termi të përdorur nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, u krijua nga kolosi bankar, “JP Morgan”.

Quhet “Volfefe Index” dhe është krijuesi i krijuar posaçërisht nga kolosi bankar “JP Morgan” për të vlerësuar impaktin që shkaktojnë mesazhet në Twitter të presidentit amerikan Donald Trump në bursa.

Emri është marrë nga termi i çuditshëm i përdorur nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë pak kohë më parë. Sipas analistëve, që kur është në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka postuar 10 mijë mesazhe për politikën monetare dhe për argumentet, të cilat kanë pasoja të drejtpërdrejta në lëvizjet e tregut.

Treguesi sipas CNBC, merr si pikë referimi lëkundjet e bondeve amerikane në një periudhë 2 dhe 5-vjeçare. Nga kjo gjë u zbulua se vetëm 146 mesazhe në Tëitter të presidentit amerikan arritën të lëviznin tregun./ABC News Albania 24/7

mike-pompeo.jpg
G. P.09:26 | 09/09/2019

Pasi Presidenti amerikan Trump i ndërpreu negociatat me talibanët në Afganistan, ministri i tij i Jashtëm nuk e përjashton në parim rifillimin e bisedimeve. Talibanët u treguan të gatshëm për të biseduar.

Ministri i Jashtëm i SHBA, Mike Pompeo nuk e përjashton një rinisje të mundshme të negociatave për paqen me talibanët radikalë islamikë në Afganistan. “Ne do të shohim,” i tha Pompeo stacionit televiziv CNN. Sidoqoftë, për një rinisje të bisedimeve, talebanët do të duhej të bënin premtime të rëndësishme dhe mbi të gjitha t’i zbatonin ato. Ai nuk u shpreh konkretisht, nëse dhe kur mund të rifillojnë bisedimet e paqes, por e bëri të qartë se qeveria e SHBA është edhe më tej e interesuar për një marrëveshje paqeje me talebanët.

Sido që të jetë, qeveria amerikane do të bëjë gjithçka për të mbrojtur amerikanët dhe interesat e SHBA, tha Pompeo. Shtetet e Bashkuara do t’i tërhiqnin trupat nga Afganistani vetëm nëse kushtet do të ishin të përshtatshme. SHBA dhe talibanët negociojnë që nga korriku i vitit 2018 për një zgjidhje politike të konfliktit 18-vjeçar në Afganistan.

Talibanët presin negociata të mëtejshme

Ndërkohë, talibanët paralajmëruan se SHBA do të vuanin “më shumë se kushdo” nga pasojat e vendimit të Trumpit. “Lufta jonë e 18 viteve të fundit duhet t’u ketë konfirmuar amerikanëve, se nuk jemi të kënaqur derisa të përjetojmë fundin e plotë të pushtimit,” tha grupi në një mesazh të shkurtër në Twitter përmes zëdhënësit të tij Sabihullah Mujahid.
Deri atëherë, “lufta e shenjtë do të vazhdojë për të arritur këtë qëllim të madh”. Talibanët gjithashtu shprehën shpresën se qeveria amerikane do të tregohej dakord për negociata të mëtejshme.

Mike Pompeo besucht Afghanistan (Reuters/J. Martin)

Politikë botërore në twitter

Pak para një marrëveshjeje të pritshme SHBA-Taliban, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën natën (me kohën lokale), krejt papritur, se ai i kishte ndërprerë negociatat e mëtejshme me talibanët për shkak të një sulmi vdekjeprurës në Kabul. Në sulm u vra edhe një ushtar amerikan.

Trumpi shkroi në Twitter se ai kishte anuluar edhe takimet sekrete me talibanët dhe – ndaras – me Presidentin Afganistan Ashraf Ghani, të cilat fillimisht qenë caktuar të zhvilloheshin të dielën në Camp David. Ghani dhe anëtarë të tjerë të qeverisë qenë ftuar në Shtetet e Bashkuara veçmas nga Talibanët, por nuk e kishin nisur udhëtimin. Talibanët gjithmonë kanë kundërshtuar të negociojnë me përfaqësues të qeverisë.

Pompeo tha se Trumpi kishte marrë vendimin e duhur, të cilin ai e mbështet plotësisht. Talibanët nuk duhet të shpërblehen për sjellje të gabuar. Qeveria afgane gjithashtu ua hodhi përgjegjësinë talebanëve për dështimin e bisedimeve.

Rreth një javë më parë, i dërguari special i SHBA, Zalmay Khalilzad prezantoi vija të përgjithshme të planit të paqes midis SHBA dhe talibanëve. Sipas tij, SHBA do të tërheqin rreth 5000 ushtarë amerikanë nga Afganistani në pesë muajt e ardhshëm. Si përgjigje, talibanët duhet të pakësojnë sulmet e tyre dhe të mos ofrojnë mbrojtje për organizatat terroriste si Al Kaida. Tani është e paqartë nëse bisedimet gjithsesi të vështira mund të rinisin. Talibanët kanë kërcënuar me sulme ndaj qendrave të votimit dhe votuesve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në fund të shtatorit./DW

0_MAIN-Vinnie-Jones-Tanya-Jones.jpg
G. P.18:43 | 25/08/2019

Aktori i njohur britanik, Vinnie Jonnes, të cilin e kemi parë në filmat “X-Men, the Last Stand”, “Mean Machine” apo dhe “Snatch”, ka thyer heshtjen pas vdekjes së bashkëshortes.

Kjo pasi Tanya Jonnes ndërroi jetë një muaj më parë pas luftës që pati me një sëmundje të rëndë. Ish-futbollisti Vinnie Jones, 54 vjeç, falenderoi të gjithë fansat për mbështetjen në “hidhërimin e thellë” që pati pas vdekjes së Tanya-s.

“Faleminderit të gjithëve për mendimet tuaja dhe fjalët e mira gjatë këtyre momenteve shkatërruese. Na keni ndihmuar në këtë hidhërim të thellë”, shkruan aktori në Twitter.

Fansat komentuan menjëherë duke shprehur ngushëllimet ndaj aktorit dhe ish-futbollistit. Tanya Jones ndërroi jetë muajin e kaluar në Los Angeles. Ajo vuante prej disa kohësh nga kanceri i lëkurës./abcnews.al

president.jpg
G. P.09:34 | 15/07/2019

Në një seri mesazhesh në Twitter kreu i Shtëpisë së bardhë u ka kërkuar katër deputeteve demokratë me ngjyrë që të kthehen nga vendet që kishin ardhur. Këto të fundit kritikuar kushtet e këqija në qendrat për mbajtjen e emigrantëve në vend.

Të dielën e 14 Korrikut presidenti amerikan Donald Trump sulmoi grupin e katër deputeteve të Partisë Demokratike, duke u kërkuar që të kthehen andej nga kanë ardhur. Pa përmendur emra, Trump i referohej katër grave me ngjyrë, tre prej të cilave kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexandria Ocasio-Cortez, e lindur në Nju Jork nga prindër portorikanë, afro-amerikania Ayanna Pressley, Rashida Tlaib, vajzë e emigrantëve palestinezë dhe Ilhan Omar, e lindur në Somali dhe më pas e emigruar në Minesota. Deputetet kanë kundërshtuar ashpër kushtet e këqija ku mbahen emigrantët në qendra dhe në kufi si dhe politikën e Trump: “tolerancë zero”.

Në postimin e tij Trump shkruan: Është shumë interesante të shohësh deputete demokrate progresiste, që e kanë origjinën nga vende ku qeveritë janë një katastrofë e plotë dhe totale, më të këqinjtë, më të korruptuarit dhe pa ndikim në botë, t’i thonë me zë  të lartë popullit amerikan, kombit më të madh dhe më të fuqishëm në Tokë, se si duhet drejtuar qeveria jonë. Përse nuk kthehen andej nga kanë ardhur dhe të ndihmojnë vendet të mbuluara nga krimi nga të cilat vijnë? Pastaj mund të kthehen dhe të na tregojnë se si e bënë.

Trump ironizoi dhe për faktin se Nancy Pelosi – kryetarja e Kongresit dhe ajo e kritikuar nga katër deputetet – do të ishte shumë e lumtur të organizonte shpejt dhe falas udhëtimin e tyre për në vendet e origjinës. Fjalët e Trump u cilësuan si raciste dhe shkaktuan  shumë reagime, ndërsa Nancy Pelosi ka dalë në mbrojtje të katër demokrateve. Ajo u shpreh se kur Trump premton të bëjë Amerikën e Madhe sërish, në fakt pretendon të bëjë të bardhë atë.

Pas fjalëve të Pelosit, Trump reagoi sërish duke thënë se është e trishtueshme që demokratët të mbështesin persona që flasin keq për vendin dhe që urrejnë Izraelin.  Një nga deputetet e përfshira u shpreh se si anëtare e Kongresit, i vetmi vend të cilit i është betuar janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe për këtë arsye luftojnë për të mbrojtur nga presidenti më i keq, më i korruptuar dhe më i papërshtatshëm që ka pasur ndonjëherë vendi. Ndërsa Alexandria Ocasio-Cortez shkruan se Trump nuk pranon atë pjesë të Amerikës që i ka zgjedhur ato./ABC News Albania 24/7

twitter-russian-bots-advertisements-donald-trump-election-1280x855.jpg
Sej rie12:20 | 28/06/2019

Politikanët do të jenë në qendër të vëmendjes së rrjetit social Twitter, i cili do të etiketojë të gjitha mesazhet që shkelin standardet dhe rregullat e kësaj platformë. Ndër të parët që do të penalizohet pritet të jetë presidenti amerikan Donald Trump

Twitter do të nisë të etiketojë postimet e anëtareve të rëndësishëm të qeverisë të cilët shkelin rregullat e platformës. Masa është marrë për tu përgjigjur ndaj akuzave se nuk janë hequr disa postime në Twitter të presidentit amerikan Donald Trump që duket se kanë shkelur normat. Kreu I Shtëpisë së Bardhë duket se do të jetë nga  të parët që do të vuajë pasojat e këtij vendimi.

Etiketa do të vendoset nga Twitter me një shënim në postimet që shkelin standardet e rrjetit social, por që gjithsesi përbëjnë interes për publikun. Përdoruesit duhet të hapin shënimin fillimisht para se të mund të lexojnë përmbajtjen e mesazhit të publikuar.

Vendimi i rrjetit social pritet të shkaktojë reagimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë,  cili shumë herë ka akuzuar këtë platformë se është në anën e demokratëve dhe është false./ABC News Albania 24/7

edi-rama-933x445.jpg
nev ila12:28 | 30/04/2019

Reagon Kryeministri Rama në llogarinë e tij personale në Twitter.

Rama shkruan se, pavarësisht kazanëve dhe dashakeqëve të cilët duan dështimin e negociatave me Shqipërinë, po ashtu dhe dialogut Kosovë-Serbi, kjo nuk ka për të ndodhur dhe nuk ka për të dështuar kurrsesi./abcnews.al

Postimi i Ramës në Twitter:

edi-rama-4.png
G. P.21:10 | 03/02/2019

Kërkesa e kreut të shtetit për anullimin e projektit të Unazës së re, ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama në Twitter. Shefi i ekzekutivit e rreshton presidentin me opozitën, për nga qasja dhe veprimet. Për institucionin e presidentit kryeministri nuk duhet të bëjë këto reagime jo serioze, por të sqarojë përse nuk është bërë konfiskimi i sigurimit të kontratës që lidhi me kompaninë “DH Albania”.

 

“E vërteta është se Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës”.

Kështu e sheh kryeministri Edi Rama Presidentin e Republikës pas qëndrimit që publikoi për projektin e Unazës së Madhe.

Në një postim në Twitter kreu i qeverisë shkruan se  “Presidenti, Kushtetutën e lexon njësoj si opozita”.

“Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”.

Aspak serioz e konsideron këtë reagim të kryeministrit zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. Pasi i bën llogaritë e shumës që i kanë dhënë kompanisë fituese me dokumenta të falsifikuara “Dh Albania” i rikujton se shuma e sigurimit të kësaj kontrate është rreth 1 812 000 Euro.

“A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?

A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!

Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t’i bëjnë”, shkruan zëdhënësi i presidentit i cili e mbyll reagimin e tij me një shprehje popullore:

Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla. Nuk ka munguar as reagimi i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, sipas të cilit Ilir Meta po mbështet 1% të banorëve të Tiranës dhe jo pjesën më të madhe të saj, që është 99%.

“Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim”, shkruan qytetari i parë i Tiranës.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono