tvsh

kuvendi-1.jpg
G. P.17:47 | 03/12/2018

Ndryshime janë parashikuar edhe në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar i miratuar në parlament ditën e enjte. Qeveria ka parashikuar heqjen nga TVSH-ja të imputeve bujqësore, por duke ulur në 6% vlerën e parashikuar për rimbursim të fermerëve që sot kap shifrën 20%.

Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar pas debatesh në komisionin e ekonomisë, parashikon disa ndryshime, të parashtruara në seancën plenare nga relatori Ervin Bushati.

“Përsa i përket furnizimit dhe shitjes së librave, TVSH nga 20 përqind shkon në 6 përqind. Autobusët që janë me furnizim elektrik TVSH shkon në 6 përqind nga data 31 Dhjetor deri në vitin 2021 dhe nga data 1 Janar në vitin 2022 shkon në 10 përqind. Pra për tre vjet do të jetë në 6 përqind. Furnizimi i makinave bujqësore, gjitrhashtu TVSH bëhet zero. Ka qenë për ato që importoheshin, por edhe për ato që sot tregtohen brenda tregut. Furnizimi i shërbimeve veterinare përjashtohet gjithashtu nga TVSH dhe bëhet dhe kjo zero”, tha Bushati.

Për të balancuar heqjen e TVSH-së nga imputet bujqësore.

“Ndërkohë norma  kompensimit për prodhuesit bujqësore nga 20 përqind shkon në 6 përqind”, u shpreh Bushati.

Për kreun e komisionit të ekonomisë Erjon Braçe, ligji duhet ndryshuar edhe më. Jo vetëm TVSH për librin të jetë e reduktuar në masën 6% pore dhe mallrat e destinuara për tu përdorur për realizimin e prodhimit të tij, dhe njëkohësisht është ligji ai i cili duhet të parashikojë listën e imputeve bujqësore të cilat me miratimin e tij përjashtohen nga TVSH-ja.

“Mund të ndodhë që të mos përfshihet gjithë gama e imputeve bujqësore që duhet të çlirohen nga TVSH”, tha Braçe.

Por propozimet e kreut të komisionit të ekonomisë u rrëzua dhe ligji u miratua sipas përcaktimeve të bëra nga komisioni i ekonomisë sëbashku me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj./abcnews.al

edi-raamw.jpg
G. P.18:24 | 13/11/2018

Sektori i bujqësisë do të marrë gjatë vitit 2019, mbështetjen financiare më të madhe në historinë e 8 qeverive të fundit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerë dhe përfaqësues të këtij sektori në Ibë të Tiranës, ku u prezantua buxheti i vitit 2019.

Në Buxhetin për Bujqësinë u fol për shumë herë të para.

“Vitin që vjen ne do të kemi një buxhet në mbështetje të bujqësisë, që është më shumë sesa të gjitha vitet e qeverisë së mëparshme të marra së bashku, të teta dhe çelim një program të ri mbështetje financiare të BE për fshatin, që i bashkohet programit të mbështetjes së qeverisë shqiptare, që në vetvete është për të dytin vit radhazi, një program që i kalon 20 milionë euro, diçka që as mund të mendohej dot më parë”.

Me krenari tregon kryeministri se eksportet i kanë dyfishuar që nga dita që janë ulur në karriget e qeverisë.

Kur ne e filluam punën, pasi morëm detyrën për të qeverisur Shqipërinë, kjo shifër ishte 150 milionë dollarë.

Burokracitë janë zeruar, e po zero dokumenta kërkohen për të aplikuar në skemat  mbështetëse te bujqësisë. Ky sektor ka marrë të gjithë vëmendjen e qeverisë në të gjitha drejtimet tha kryeministri Edi Rama duke i kujtuar se nuk e ka harruar premtimin për zerimin e TVSH-së mbi imputet bujqësore.

“Për momentin jemi në pikën, ku kemi një nivel të arsyeshëm dakordësie për të shkuar në 6 me 6. Pra, për ta ulur nga 20% në 6% TVSH-në e imputeve bujqësore dhe për të ulur po ashtu rimbursimin për grumbulluesit, pasi kanë demonstruar një shkallë jo të vogël mungese, si të thuash, respekti për skemën, duke mos e ndarë suksesin e skemës me fermerët”.

E sa për sigurinë ushqimore kryeministri shprehet mëse i bindur se konsumojmë e tregëtojmë ushqime shumë më të garantuara se para kohës që qeverisnin Shqipërinë./abcnews.al

AHMETAJ-TE-ARDHURAT-BUXHETI-2019-1280x720.jpg
ent ela16:18 | 12/11/2018

Diskutimet mbi projektbuxhetin 2019 vijuan dhe gjatë ditës së sotme në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku ministri Ahmetaj rekomandoi zero përjashtime nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Pas diskutimit javën e kaluar në parim të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj prezantoi parimisht të ardhurat e projektbuxhetit 2019. Sipas këndvështrimit të tij, risku më i madh ndaj të ardhurave, përpos atyre që bazohen mbi faktorë të jashtëm si ekonomia europiane, është zhbërja e kuadrit fiskal për shkak të performancës së mirë.

“Sepse qeveritë kanë tendenca të relaksiojnë kuadratin fiskal në logjikën politike dhe ekonomike dhe të zgjerojnë paketat sociale, kjo duhet të ketë balancë, ky është risku më i madh”.

Tatimi mbi vlerën e shtuar është burimi më i mirë i të ardhurave që derdhen në buxhetin e shtetit, deklaron Ahmetaj duke rekomanduar zerro përjashtime nga kjo taksë, nisur edhe nga kostot e shkaktuara në buxhetin e shtetit nga ulja e taksave, sipas tij.

“Kemi ulur një masë të madhe taksash, vetëm nga të ardhurat personale janë 120 milion dollarë që nuk shkojnë në buxhet të shtetit por në xhepat e qytetarëve”.

Pavarësisht goditjes së marrë nga kursi i këmbimit dhe uljes se rritjes ekonomike në 6.6%, gjithcçka është brenda kuadrit dhe parashikimeve, thekson Ahmetaj.

“Vetëm TVSH për shkak të kursit të këmbimit na godet 9 miliardë, ndërkohë që vetëm nga lojrat e fatit ke gati 1 miliard minus, plus uljen e taksave e megjithatë do jetë 7.5 deri ne 8 është rekord në vite”.

55% e të punësuarve në Shqipëri kanë zero ndikim në tatimin e të ardhurave sipas raportit të Ministrisë, gjë për të cilën Ahmetaj pranoi se ka boll hapësirë për përmirësim në zhdukjen e informalitetit. /abcnews.al

POLICIA-PER-TE-SEMURET-MENDOR.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
G. P.12:08 | 22/09/2018

Arrestohen katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin. Shpallen në kërkim 6 të tjerë.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Hetimin Tatimor, në kuadër të operacionit të koduar “TVSH”, u bë arrestimi i shtetasve :

– Gëzim Çela, 59 vjeç banues në Tiranë

– Flamur Zoto, 67 vjeç, banues në Tiranë

– Xhemal Kushova, 58 vjeç, banues në Tiranë

– Ylber Molla, 58 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Mashtrim”

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja .
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë për të cilët për shkak të hetimit nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartepërmendur, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”, parashikuar nga nenet 180, 181, 144/a dhe 190 të Kodit Penal./abcnews.al

dpt.jpg
G. P.15:22 | 25/07/2018

Dy mijë subjekte me shkelje dhe  një dem prej  75. 2 milionë lekësh kanë konstatuar inspektorët e Hetimit Tatimor gjatë kontrolleve të ushtruara në zonat bregdetare nga muaji Qershor deri në Korrik.

Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se 200 subjekte u regjistruan në organet tatimore, ndërsa 35 milionë lekë detyrime të prapambetuara u arkëtuan.

Ndërkohë që mbi tre mijë tatimpaguesve u është adresuar thirrja për korrektesë për të zbatuar legjislacionin tatimor për fatuara e faturat e shitjes dhe të  blerjes, regjistrimin e tyre në  librat përkatës, deklaratën e TVSH-së, kontributet shoqërore dhe shëndetësore dhe deklaratën e të punësuarve rishtas./abcnews.al

VJERO-PER-TVSH-TE-BIZNESI-I-VOGEL-1280x720.jpg
ent ela16:46 | 10/07/2018

11 mijë e 700 biznese të vogla që kanë hyrë për herë të parë në skemën e TVSH-së kanë dorëzuar pranë administratës tatimore librat e blerjes dhe të shitjes. Drejtoresha e Tatimeve tha se penalitete do të ketë vetëm për vonesat, ndërsa për plotësimin gabim të saj nuk do të vendosen gjoba.

Sot përfundon afati i dorëzimit të librave të blerjes dhe shitjet për bizneset e vogla me xhiro mbi 2 milion lekë në vit që kanë hyrë për herë të parë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Afati për dorëzimin e deklaratës së tvsh-së përfundon ditën e hënë më 16 korrik. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero, tha se deri tani janë 11 mijë e 700 biznese që kanë dorëzuar dokumentacionin, ndërsa 60% e tyre kanë plotësuar deklaratën e TVSH-së.

Për bizneset që nuk dorëzojnë në afat deklaratën masa e penalitetit do të jetë 5 mijë lekë të rinj, ndërsa për ata që i plotësojnë gabim nuk do të ketë gjoba, por do t’u lihet mundësia t’i korrigjojnë. Nga 6900 deklarata, vetëm 50 kanë patur gabime.

Deklarta e TVSH-së për biznesin e e vogël është më e thjeshtuar se për kategoritë e tjera, ndërsa Vjero deklaroi se të ardhurat e mbledhura nga taksa e TVSH-së për bizneset e vogla kanë pësuar një rritje modeste. /abcnews.al

 

JORIDA-TABAKU-1280x854.jpg
ent ela12:26 | 22/06/2018

Partia Demokratike përmes deputetes Jorida Tabaku  denoncoi sot mbylljen e gati 6 mijë bizneseve të vogla në pak muaj. Sipas selisë blu kjo ka ardhur për shkak të dyfishimit të barrës fiskale, si rezultat i rritjes së disa taksave.

Nga shtatori 2013 një gjë është e sigurt, taksat rriten çdo vit por rritje pagash dhe pensionesh nuk ka. Akuza vjen nga Partia Demokratike e cila përmes deputetes Jorida Tabaku  denoncon barrën e papërballueshme të akumuluar në kurriz të biznesit të vogël.

“Barrës së rëndë të taksave të rritura iu shtua këtë vit TVSH-ja për biznesin e vogël, por edhe taksa e rritur për pronën…një biznes për një hapësirë prej 20 metra katrorë pagesa i është dyfishuar. Në vitin 2015 paguante prej 56 mijë lekë, ndërsa sot, për të njëjtën godinë, paguan 128 mijë lekë”.

Nga viti 2015 në 2017-ën një biznes në qytetin e Tiranës takësn e pronës e kishte në vlerën e 282 mijë lekëve. Sot taksa e fryrë nga qeveria socialiste kap shifrën e 510 mijë lekëve sipas Jorida Tabakut.

Mbi 100 mijë biznese vuajnë sot dyfishimin e kësaj takse, ndërkohë që nga viti 2015 pushteti i bashkisë Tiranë ka përdorur të gjitha format për të rritur jo vetëm taksat e tarifat, por edhe çmimin e ujit”.

Rezultati i paralajmëruar tashmë është i qartë, thekson selia blu.

“Në 4 muaj, 5834 biznese kanë ulur qepenat. Për vitin e shkuar ky bilanc ishte me 3 mijë biznese të mbyllura më shumë se sa ato që u hapën”.

2 miliard euro më shumë merr sot qeveria Rama nga xhepat e bizneseve dhe qytetarëve përmes këtyre taksave, duke ia kursyer ato në anën tjetër atyre që sot ndërtojnë kulla betoni në qendra qytetesh apo bregdet, thekson Tabaku. Për këtë përsërit alternativën opozitare.

“Në qendër të platformës tonë është taksa e sheshtë që do t’i japë frymë ekonomisë e do të ndihmojë biznesin e ndershëm të dalë nga asfiksia dhe të rritet pa gjobëvënien e shtetit.  Ne qëndrojmë fort për uljen e taksave për çdo qytetar dhe çdo biznes, pasi besojmë se çdo lek më shumë në xhepin e qytetarëve është më i dobishëm sesa në xhepat e qeverisë”.

 

 

edi-rama-turizmi.jpg
G. P.22:12 | 08/06/2018

Hotelet e reja që do të ngrihen në Shqipëri përjashtohen për 10 vjet nga tatim-fitimi. Veç kësaj, kryeministri Rama premton masa të tjera lehtësuese fiskale edhe për investimet në agroturizëm për 3 vjet.

Shqipëria ka nivelin më të ulët në rajon për TVSH-në e hoteleve në vetëm 6%. Kryeministri Rama e cilëson këtë një mbështetje të madhe për zhvillimin e turizmit. Kësaj mase, sipas shefit të qeverisë, i bashkëngjitet edhe përjashtimi i hoteleve të reja nga tatim-fitimi për 10 vjet.

Edi Rama: Ne sot jemi në kushtet e një regjimi krejt të ri për sa i përket taksave për hotelet në tërësi, pra për të gjitha hotelet, sepse kemi ulur në mënyrë të konsiderueshme tatimin mbi vlerën e shtuar, nga standardi 20%, në vetëm 6% . Faktikisht kemi ardhur në nivelin më të ulët në rajon, qoftë për sa i përket stimulimit të ndërtimit të hoteleve të tjera, duke garantuar një 10 vjeçar të përjashtuar nga tatimi i fitimit, me një TVSH vetëm 6%. Shumëkush e konsideron këtë një favor për industrinë e luksit, por në fakt, kjo industri e luksit është dhe industria që sjell më shumë vlerë të shtuar në ekonomi. Është industria që sjell më shumë të ardhura për ekonominë kombëtare dhe që sjell më shumë punësim dhe vende pune të paguara shumë më mirë”.

Kryeministri premtoi masa të tjera lehtësuese fiskale për mbështetjen e agroturizmit në harkun kohor të 3 viteve.

Edi Rama: “Duke ulur tatimin mbi vlerën e shtuan në vetëm 6%, duke ulur tatimin mbi fitimin në vetëm 5% dhe duke financuar projekte bashkërisht, pra me kontributin e drejtpërdrejtë të shtetit përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, është një bazë që të gjithë ata që janë të interesuar të mendojnë dhe të punojnë për të pasur projekte për të cilat ne mund të japim mbështetjen tonë, por është njëkohësisht edhe një bazë për sipërmarrësit më të mëdhenj që të kthejnë sytë nga vendlindja e tyre, që të kthejnë sytë nga bukuritë e këtij vendi në zonat rurale dhe të marrin pjesë në këtë iniciativë”.

Kryeministri apeloi për të përfituar nga këto lehtësi, që nuk do të jenë pas 3 vitesh për investime në agroturizëm. Sipas shefit të qeverisë, turizmi është një nga motorët më të fuqishëm të ekonomisë tonë. Rama i bëri këto deklarata gjatë përurimit të një strukture akomoduese në Golem të Durrësit, ku mori pjesë sëbashku me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi./abcnews.al

arben-ahmetaj-kadastra-fiskale-1280x658.jpg
G. P.16:31 | 05/06/2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i kërkon sipërmarrësve të dërgojnë mendimet dhe propozimet e tyre për paketën fiskale që pritet të miratohet në Kuvend këtë muaj dhe për ndryshimet e ligjeve fiskale dhe buxhetit gjatë vitit të ardhshëm.

Përmes një letre, Ahmetaj i fton të gjitha shoqatat e sipërmarrjeve që të ofrojnë mendimin e tyre për rregullime në këto ligje e për të konsultuar paqartësitë që kanë.

Në Qershor, qeveria pritet të ndryshojë pragun e xhiros për vendosjen e tatim-fitimit të biznesit 5%, nga 8 në 14 milion lekë. Do të përjashtojë nga TVSH-ja makineritë në energjinë e rinovueshme dhe do të ulë disa taksa për sektorin e bujqësisë dhe agroturizmin./abcnews.al

pogradecis-ne-proteste.jpg
G. P.14:24 | 26/04/2018

Dhjetëra tregtarë të qytetit të Pogradecit kanë protestuar sot kundër përfshirjes në skemën e TVSH. Fillimisht ata mbyllën qepenat dhe më pas u grumbulluan para ndërtesave të pushtetit vendor.

Tregtarët thanë se janë duke falimentuar dhe qeveria duhet të heqë këtë taksë. Ata thanë se do të përshkallëzojnë protestën dhe do të marshojnë drejt Tiranës. Në mbështetje të tyre ishin edhe eksponentë të PD./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono