tvklan

aaaaaaa.jpg
G. P.15:46 | 11/10/2018

Tvklan.al sjell pamjet nga spitali i Burrelit, ku dy prej të plagosurve po transportohen drejt stadiumit të qytetit, për t’u sjellë më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.

Të paktën një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën në plagosur mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Shëlli të Matit.

Disa prej tyre janë punonjës të Bashkisë së Matit, por mes tyre mësohet se është edhe një banor i zonës.

Punonjësit ndodheshin në këtë zonë pasi po punonin në ndërtimin e një rruge në Njësinë Administrative Nr.2.

Ata mësohet se ishin në pushimin e drekës, kur autori i identifikuar si Kujtim Koxha, 54-vjeç, hapi zjarr në drejtim të tyre.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, ndërsa autoritetet policore po punojnë për kapjen e 54-vjeçarit. /tvklan.al

IMG_2612-933x445.jpg
ent ela21:44 | 29/09/2018

“Duplex” është emisioni më i ri që ka nisur transmetimin këtë të shtunë në Tv Klan. Në nisje të sezonit të ri, “Jo Vetëm Modë” solli prapaskenat e emisionit të parë të humorit në televizionin mbarëshqiptar më të ndjekur.

Gjatë xhirimeve të puntatës së parë aktorët e emisionit rrëfyen emocionet e përballjes me publikun e Tv Klan. “Ky është emisioni i parë i humorit në Tv Klan pas kaq vitesh. Sot nis epoka “Duplex”” tha Julian Deda.

Ndërkohë aktorja Eliona Pitarka tha se edhe pse është prej 3 vitesh pjesë e stafit,  televizioni i ri dhe skena gjigande e bëjnë të ndihet si të ishte hera e parë që del në skenë.

“Jam prej tre vitesh pjesë e stafit dhe sot është sikur të kem dalë për herë të parë. Ndoshta televizion i ri, emocione të reja. Përgjegjësi më e madhe, skena gjigande e shndritshme dhe unë ndihem shumë e emocionuar”, tha Eliona Pitarka.

Me drejtues dhe autor Turjan Hyskën programi transmetohet çdo të shtunë  në Tv Klan në orën 20:05. /tvklan.al

34637651_1921700064529704_3974402219905646592_n.jpg
ent ela17:53 | 05/06/2018

Super spektakli “Në kurthin e Piter Panit është përmbyllur me dy të ftuar specialë, Linda Ramën dhe Ermal Metën. Fëmijët, protagonistë të këtij spektakli, kanë rrëmuar në jetën personale të dy personazheve, duke nxjerrë në pah shumë të fshehta të tyre. Linda Rama ka rrëfyer anën njerëzore të bashkëshortit të saj kryeministrit, Edi Rama. Ndërsa Ermal Meta, përveç muzikës, ka folur edhe rreth dashurisë e familjes. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono