Turqia

foto-erdogan-rama.jpeg
nev ila17:36 | 17/02/2020

Sot po zhvillohet Konferenca e Donatorëve për Projektin e Rindërtimit pas tërmetit, në zonat e dëmtuara në Shqipëri, nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes 100 vendeve pjesëmarrëse në këtë Konferencë, merrte pjesë edhe Turqia. Qeveria turke zbuloi shifrat në ndihmë të Shqipërisë për rindërtimin nga tërmeti.

“Ndihma materiale, batanije, ushqime me vlerë më shumë se gjysëm milionë euro, ndihma humanitare për Shqipërinë, ka filluar pak kohë pas tërmetit dhe ka arritur deri në 900 mijë euro deri tani.

Presidenti Erdogan u ka bërë thirrje gjithë vendeve islamike për të ndihmuar Shqipërinë.

Qeveria turke do të ndërtojë 504 njësi banimi  në qytetin e Laçit.

Projekti i 504 njësive të banimit, do të shkojë më shumë se 40 milion euro. Turqia do të japë gjithashtu edhe 100 mijë euro, për rindërtimin e xhamijave të dëmtuara në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë në total qeveria turke ka vendosur që për Shqipërinë të dhurojë 46.3 milion euro. E gjithë kjo shumë është në formën e granteve por edhe në natyrë.

Ndihma më e madhe për Shqipërinë, meqë është vend kandidat për në Bashkimin Europian, është që ti japim mbështetjen tonë, për tu bërë anëtare sa më shpejt”, tha përfaqësuesi i qeverisë turke./abcnews.al.

turkeys_defense_minister_hulusi_akar_speaks_during_an_interview_with_the_ap_in_ankara_turkey_tuesday_feb._11_2020._ap.jpeg
eri Ida08:02 | 13/02/2020

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar  ka kërkuar ndihmën e NATO-s për çështjen e sulmeve të regjimit të Asadit në Idlib. Në një deklaratë për mediatministri ka thënë se ka udhëzuar ushtrinë që të japë kundërpërgjigjen më të fuqishme nëse regjimi i Asadit ndërmerr ndonjë veprim kundër pikave të vëzhgimit ose pikave ushtarake.

“Do të ketë kundërpërgjigje nëse ndodh ndonjë gjë. Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk do të tërheqim personelin dhe ushtarët tanë nga atje (nga pikat e vëzhgimit në Idlib)”, tha Akar.

Ai tha se Turqia nuk do të evakuojë asnjë prej 12 pikave të vëzhgimit në Idlib, duke paralajmëruar se ushtarët turq janë nën urdhërin për të dhënë kundërpërgjigje të fuqishme kundër sulmeve ndaj pikave ushtarake në Siri.

Gjithashtu ministri turk njoftoi se Turqia ka kryer presion mbi Rusinë që të përdorë ndikimin e saj mbi regjimin e Asadit, që sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur më parë, forcat e regjimit të tërhiqen dhe madje të largohen nga rruga tokësore me rëndësi strategjike (M5)./abcnews.al

 

remote.jpg
eri Ida15:44 | 07/02/2020

Turqia duket se nuk e ka në plan tërheqjen e trupave nga rajoni i Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.

Mediat e huaja bëjnë me dije se presidenti i Turqisë, Reçep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se do të zmbrapse trupat siriane në Idlib, nëse nuk u tërhiqen deri në fund të muajit.

Erdogan këto deklarata i ka bërë pas vrasjes së tetë ushtarë turq nga bombardimet e forcave qeveritare siriane, më 3 shkurt. Forcat e presidentit Bashar al –Asad po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit dhe disa pjesë të Alepos.

Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë, të cilët gëzojnë mbështetjen e Turqisë. Rusia dhe Irani kanë mbështetur forcat e Assadit në konfliktin sirian.

Ndërkohë Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë të martën homologut të tij rus, Vladimir Putin se Ankaraja do të përgjigjet “ashpër” nëse do të ketë një tjetër sulm sirian./abcnews.al

franca.jpg
Autor E09:48 | 06/02/2020

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor kanë përshkallëzuar drejt një niveli të ri duke u ndërkombëtarizuar më tej.

Mediat greke raportojnë se aroplanmbajtësja bërthamore franceze, Charles De Gaulle po qëndron në Bllokun 8 që është pjesë e Zonës Ekskluzive të Qipros ku dy javët e fundit aty ka zhvilluar aktivitete kërkuese edhe anija turke Yavuz.

Kërkimet dhe nxjerrjen e gazit në këtë bllok e ka fituar Totali francez dhe Eni italian, dy kompani që me ndërhyrjen turke ndihen të cenuara në interesat e tyre. Aeroplanmbajtësja franceze ka qenë pjesë e operacioneve kundër Shtetit Islamik në Siri dhe do të rikthehen në Ngushticën e Hormuzit.

Në këtë njëjtën kohë, pala qipriote ka arritur të tërheqë vëmendjen e SHBA-ve që deri më tani kanë mbajtur krahun e Turqisë të cilën e kanë lënë të veprojë lirshëm.

Zv. ndihmës sekretari i Shtetit për Burimer Energjetike, Fransis Fannon ka qenë së fundmi në Nicosia, që nga mediat greke interpretohet si mesazh mbështetës në dritën e provokimeve turke.

Po kështu kreu i ushtrisë amerikane në Europë, G. Cavoli ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes së Qipros, Savvas Angelides dhe kreun e Shtabit të Përgjithshëm të Rojes Kombëtare, gjeneralin Ilias Leontaris, të cilët kanë paraqitur situatën me Turqinë.

Një tjetër arritje minimale e palës greke është edhe vendosja nga BE e sanksioneve ndaj shtetasve të ndryshëm turq, ndërkohë që duhet thënë se të gjitha këto lëvizje janë thuajse asgjë në raport me angazhimin e Ankarasë për emigrantët.

Kjo duket edhe në heshtjen thuajse të plotë të vendeve kryesore europiane ndaj politikës turke në Libi, ku mesa duket shpresohet që edhe aty Turiqa të arrijë të bllokojë rubinetin e kalimit njerëzor drejt Europës.

08046476.jpg
Autor E13:53 | 01/02/2020

Situata mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar. Athina po e forcon praninë ushtarake në kufirin e lumit Evro. Në këtë zonë ka kohë që gjendja po agravon.

Thanasis Kamilaris është peshkatar dhe e njeh mirë deltën e Evros. Këtu lumi mes Turqisë dhe Greqisë derdhet në veri të detit Egje. Delta e lumit kufitar ka rëndësi të madhe për florën dhe faunën me një sipërfaqe prej gjithsej 200 km katrorë. Rrjeti i kanaleve, lumenjve anësorë dhe lagunave është i vështirë të kontrollohet. Edhe për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar mbështetjen e peshkatarëve të zonës, që po pajisen prej ushtrisë duke u kthyer në si të thuash “gardistë kombëtarë” dhe po marrin funksionin e rojeve të kufirit. Por gradualisht situata po ndërlikohet për Thanasis Kamilaris dhe kolegët e tij.

Atakime nga Turqia?

Vazhdimisht ndodhin konflikte mes ushtarëve turq të kufirit dhe peshkatarëve grekë. “Ata na kërcënojnë ne edhe në territorin shtetëror grek”, thotë Kamilaris: “Unë isha në lumë dhe desha të hedh rrjetat e mia të peshkimit. Më erdhën ushtarët turq nga ana tjetër. Ata menjëherë më vunë në shënjestër me armë dhe më thanë: Këtu është Turqi. Por unë isha i sigurtë që ndodhesha 100 metra larg kufirit.”

Türkei Griechenland Grenzfluss EvrosThanasis Kamilaris, peshkatar grek

Një peshkatar tjetër ata e kanë arrestuar dhe i konfiskuan barkën, thotë kolegu Vasilis Vitsas: “Për turqit ky është biznes. Për të fituar sërish lirinë, duhet të paguash 5.000 Euro. Në rast të kundërt të mbajnë në burg për një gjysmë viti. Kolegut tonë iu desh të paguajë edhe 4.000 Euro për një avokat, që të ndiqte procesin në një gjykatë turke që t’i rikthehej mjeti i peshkimit.” Por për raste të tilla askush nuk flet, madje as në media nuk raportohet.

“E gjitha nisi që nga dita e tentativës për puç në Turqi”, kujton Kamilaris. Përpara nuk ka pasur asnjë problem. “Turqit vinin dhe peshkonin edhe ne peshkonim, çdo gjë ishte në rregull. Madje ne bisedonim me njeri-tjetrin. Me njerëzit matanë kufirit nuk kemi asnjë problem. Madje ushtarët na përshëndesnin.” Por me tensionet në politikën e brendëshme në Turqi filluan edhe tensionet në deltën e Evros.

“Ne jemi syri i ushtrisë”

Peshkatarët ndihen të lënë vetëm: “Nëse nuk do të ishim ne këtu, atëherë e gjithë kjo zonë prje kohësh do të ishte bërë turke”, mendon Vasilis Vitsas. Vetëm kur policia greke dhe ushtria patrullojnë bashkarisht, ushtarët turq të kufirit i lenë ata të qetë. Por kjo nuk mjafton, vëren Thanasis Kamilaris: “Ne peshkatarët jemi syri i ushtrisë dhe i policisë. Ne përpiqemi me çdo mënyrë që ta ruajmë zonën greke në këtë pjesë të lumit.” Peshkatarët e Evros shpresojnë tani për ndihma nga Athina.

Qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis i fitoi zgjedhjet e parakohshme në korrik të vitit të kaluar ndër të tjera duke premtuar, se do të rrisë masat e sigurisë në vend. Pjesë e këtij plani është edhe kufizimi i numrit të refugjatëve në kufijtë e vendit mes Greqisë dhe Turqisë.

Me patrullat e përbashkëta të policisë dhe të ushtrisë qeveria që nga dhjetori përpiqet „ta mbyllë” kufirin turko-grek dhe të ndalë numrin në rritje të refugjatëve. 400 roje kufitare do të dërgohen shtesë në Evros. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis thekson, se masat ushtarake po merren për shkak të refugjatëve. Por refugjatët vijnë që nga vitet 1990 dhe sipas të dhënave të peshkatarëve numri i tyre në deltën e Evros gjatë viteve të fundit është në rënie.

Türkei Griechenland Grenzfluss Evros (DW/F. Schmitz)Kufiri greko-turk në deltën e Evros

Periudhë e akullt mes Athinës dhe Ankarasë

Përforcimi i pranisë ushtarake në kufi ndodh në një kohë, kur marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë kanë rënë në një pikë të thellë krize. Grindja për gazin natyror para brigjeve të Qipros dhe veprimi i mëvetësishëm i Ankarasë me Libinë e përkeqësojnë edhe më shumë atmosferën e këtyre marrëdhënieve. Vazhdimisht në kufirin turko-grek ndodhin incidente. Disa herë në ditë aviacioni turk depërton në territorin grek. Natën e tentativës për puç tetë oficerë u arratisën nga Turqia dhe kërkuan azil në Greqi. Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan i kërkoi qeverisë greke ekstradimin e tetë oficerëve. Gjykata supreme në Athinë refuzoi, sepse në Turqi atyre nuk mund t’u garantohet një proces korrekt.

Në shkurt 2018 pati një përshkallëzim të mëtejshëm kur dy ushtarë grekë gjatë një patrullimi në afërsi të zonës kufitare Kastanies u arrestuan prej ushtarëve turq, sepse kishin kaluar një pikë të shënuar disa metra brenda kufirit në territroin turk. Mbi pesë muaj ushtarët u mbajtën në burg në Turqi në dyshimin për spiunazh, ndërsa qeveria turke bënte të qartë, se ishte e interesuar për shkëmbimin e ushtarëve me oficerët turq të arratisur në Greqi.

Türkei Griechenland Grenzfluss EvrosPatrullat e policisë dhe ushtrisë greke në Evros

Shumë druajnë se mund të ketë një përshkallëzim me Turqinë, e madje eventualisht edhe ushtarakisht. Sotiris Serbos, profesor për politikën ndërkombëtare në Universitetin e Trakës mendon se përgjegjësia është kryesisht e presidenti turk Erdogan. “Nëse Ankaraja pret të ketë avantazhe prej ashpërsimit të konfliktit, atëherë ajo do ta nxisë vetë atë. Vetëdija e Erdoganit është forcuar edhe më shumë pas angazhimit turk në Siri. Presidenti turk do të luajë me kartën gjeopolitike për aq kohë, sa ai të arrijë një konsensus në politikën transatlantike. Europa duhet të kuptojë një gjë: “Ka shumë probleme dhe përçarje në Turqi, por nacionalizmi e bashkon këtë vend e po ashtu edhe ushtria.”

Serbos tensionet mes Ankarasë dhe Athinës i konsideron edhe si pasojë e një politike europiane, në të cilën nuk flitet me një zë: “Ne na duhet një Europë, që të mendojë në kategori gjeopolitke dhe Turqia duhet të integrohet si partnere. Duhet të gjenden zgjidhje, prej të cilave të përfitojnë të dyja palët. Greqia mund të luajë një rol kyç duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së.” Konfliktet e brendshme europiane, në të cilat vihen në plan të parë interesat shtetërore të vendeve të veçanta, e bëjnë të pamundur një strategji të përbashkët në raport me Turqinë. “Erdogani do të preferonte një kompromis bilateral. Europa duhet ta përcaktojë në këtë drejtim agjendën dhe jo Turqia.” DW

1368910_dzvfds-850x450-1.jpg
Autor E16:25 | 30/01/2020

Hakerat duket të jenë “arma e re” e Turqisë për spiunazhin mbi vendet europiane. Presidenti turk  Rexhep Tajip Erdogan nuk ka kursyer në këtë operacion as Shqipërinë, pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe.

Turqia ka ndërmarrë një valë sulmesh kibernetike në të gjithë Europën, duke vënë në shënjestër në veçanti Greqinë, por edhe Shqipërinë. Sipas zyrtarëve britanikë dhe amerikanë, aktiviteti mbart shenjat e një operacioni spiunazhi kibernetik të mbështetur nga qeveria, i kryer për të përparuar interesat turke.

Sipas një investigim të agjencisë së lajmeve “Reuters”, hakerat turq sulmuan vendin tonë duke tentuar të thyejnë Shërbimin Informativ Shqiptar (SHISH).

“Që në fillim të vitit 2019 dhe në vazhdim, informacionet e strukturave të inteligjencës shqiptare kanë qënë në shënjestër të sulmeve kibernetike. Qindra emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh janë komprometuar si rezultat i këtyre aktiviteteve të lidhura me spiunazhin kibernetik, pas të cilit duket se qëndron qeveria turke.

Shërbimi Informativ Shqiptar ka deklaruar se deri më tani hakerat nuk kanë prekur asnjë informacion të klasifikuar si sekret shtetëror apo të sigurisë së lartë”, shkruan “Reuters”.

Godina e SHISH në Tiranë

Ajo citon tre zyrtarë të lartë të sigurimit, dy britanikë dhe një amerikan të cilët konfirmojnë se hakerat kanë siguruar qasje të paligjshme në 30 organizata qeveritare, përfshirë ambasadat, ministritë dhe shërbimet e sigurisë greke, qipriote, irakiane, mes tyre edhe ato shqiptare. Në shënjestër kanë qenë edhe disa organizata të shoqërisë civile në Turqi, që besohet se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gylen.

Zyrtarët perëndimorë dhe ekspertët privatë të sigurisë në internet kanë identifikuar metodën e përdorur nga hakerat e cila përfshinte rregullimin e librit të adresave efektive të internetit, të quajtur Sistemi i Domain Name. Ata kanë ngritur alramin për shtimin e rasteve të spiunazhit kibernetik i cili cënon edhe sigurinë kombëtare.

Sipas të dhënave të marra nga agjencia botërore e lajmeve, viktima të hakerave janë shërbimet e postës elektronike të qeverisë Qipriote dhe Greke dhe këshilltarin e qeverisë irakiane për sigurinë kombëtare.

Sipas zyrtarëve, nuk është ende e qartë se cilët persona ose organizata specifike ishin përgjegjës. Por nisur nga fakti se të gjitha sulmet përdornin të njëjtët serverë ngre dyshime të forta se valët e sulmeve ishin urdhëruar nga qeveria.

Luftë kibernetike Turqi-Greqi

Shërbimi Informativ Shqiptar duket të jetë vetëm një nga shënjestrat e Turqisë në rajon, në përpjekje për të shtënë në dorë informacione të klasifikuara.

Media greke raportoi në fillim të kësaj jave se hakerat turq sulmuan faqen e parlamentit grek, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare. Probleme janë raportuar edhe në faqet e Thesarir dhe Bursës së Athinës.

Si përgjigje, “Anonimus Greece” , një organizatë e hakerash, e cila e përkufizon veten si një Organizatë Jo-Qeveritare (OJQ), e ka kundër sulmuar Turqinë, duke marrë nën kontroll disa uebsite në pronësi të shtetit. Megjithëse aktivitetet e këtij grupi kanë qenë të diskutueshme, ata thonë se shpesh i kanë ndihmuar autoritetet greke të identifikojnë pedofilët që veprojnë në internet.

Më 23 janar, zëdhënësi i qeverisë Greke Stelios Petsas konfirmoi se sulme në faqet e internetit të Ministrisë të Brendshme dhe Punëve të Jashtme, Transportit, Financave dhe Uebfaqes së Kryeministrit ishin bërë nga hakerat turq.

Në një intervistë Ethnos.gr, për gazetën anëtarët e “Anonimus Greece” thanë ndërkohë se ata që sulmuan uebsitet greke nuk ishin hakera profesionistë, por zyrtarë qeveritarë.

“Ne mendojmë se ata janë zyrtarë qeveritarë të Rexhep Tajip Erdogan. Ata kanë fonde të bollshme dhe mjete të veçanta. Është sekret i zakonshëm që ky grup operon nën urdhërat e Agjenisë Turke të Inteligjences”, thanë dy anëtarë të këtij grupi. “Pas zhvillimeve në Libi, ne prisnim që ata të bënin diçka, “shtuan ata.
Grupi anonim thotë madje se “lufta në internet” mes hakerave qeveritare greke dhe turkë është e përditshme dhe e padukshme, duke thënë ” shumë gjëra që njerëzit nuk i shohin “.

Marrëdhëniet greko-turke nuk kanë qenë kurrë të lehta, por ajo që habiti opinionin publik ishin sulmet ndaj Shqipërisë, duke qene se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në kulmin e tyre.

trt-1280x726.jpg
in a19:46 | 27/01/2020

Teksa Turqia numëron deri tani 41 viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi të premten juglindjen e vendit, një deklarate e frikshme vjen nga Ministri i Brendshem. Gjatë një interviste për “CNN turk”, Sulejman Sojlu bëri parashikimin për goditjen e rradhës.

“Ne po presim një tërmet me madhësi 7.5 në Stamboll,” tha Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu në një transmetim të drejtpërdrejtë në “CNN turk”. Soylu tha se në terren janë 28 grupe pune për të planifikuar reagimin për tërmetin e mundshëm, dhe katër operatorët më të mëdhenj telefonikë në Turqi po trajtojnë një kërkesë për të siguruar komunikimin në rast të një tërmeti të tillë.

Ministri i Brendshëm turk e quajti tërmet të tmerrshëm atë me magnitudë 7.5 që pritet në Stamboll. Ministri i bëri komentet në një intervistë televizive të dielën vonë, dy ditë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi provincat juglindore të Turqisë, Elazig dhe Malatya. “Ne presim një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll. “Ne po punojmë seriozisht në skenarin e një tërmeti të pritshëm të mundshëm me madhësi 7.5”, tha Soylu në një transmetim të drejtpërdrejtë të “CNN Turk”.

Soylu po i referohej “Tërmetit të Madh të Stambollit” që pritet të shkaktojë dëme masive. Turqia ishte dëshmitare e një tërmeti me madhësi 7.6 ballë në qytetin perëndimor të Kocaeli më 17 gusht 1999 që vrau më shumë se 17,000 njerëz dhe shkaktoi dëme materiale me vlerë afërsisht 2.5 milion dollarë.

Dy dekada më vonë, tërmeti i ’99 mbetet një traumë kombëtare. Tërmeti i ’99 gjithashtu shkaktoi përmbytje masive. Soylu vuri në dukje se Ministria e Brendshme ka formuar 28 grupe pune për të vlerësuar planet për pasojat e një tërmeti të mundshëm në Stamboll. “Ky është një studim kompleks i gjithçkaje, sesi të mbrojmë thesaret në Pallatin Topkapı, për nevojat e qytetarëve tanë në epiqendrat e tërmetit,” shtoi Soylu. Një aplikacion për të siguruar komunikimin gjatë tërmetit po zhvillohet nga katër operatorët më të mëdhenj telefonikë në Turqi. “Ne do ta instalojmë atë në të gjithë telefonat.

Nëse është e mundur, do të jetë në të gjithë telefonat automatikisht,” tha Soylu. Soylu vuri në dukje gjithashtu se pronarët e shtëpive të dëmtuara rëndë dhe ato që janë prishur do të marrin ndihmë monetare si për sa i përket qirave ashtu edhe pagesave të shumave në para. Trupi i fundit i bllokuar nën rrënoja u gjet, konfirmoi në një postim në “Twitter” Mehmet Gulluoglu, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Urgjencës (AFAD). Më herët të hënën, Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca u tha gazetarëve se 18 nga 86 të plagosurit ishin nën kujdes intensiv në ambientet mjekësore.

Nga 1.607 personat e plagosur, 1.516 janë larguar nga spitali, ndërsa 45 persona që u bllokuan nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave janë shpëtuar, sipas AFAD. Një total prej 948 pas-goditjesh janë ndjerë në vend. AFAD tha se puna e shpëtimit vazhdon në rajon me më shumë se 3.800 njerëz, qindra automjete dhe 22 qen nuhatës./abcnews.al

12-1.jpg
Autor E15:39 | 25/01/2020

Institutet e sizmiologjisë në Turqi kanë regjistruar zhurmën e tërmetit të mbrëmjes së djeshme në zonën e Elazig, nga i cili deri më tani numërohen të paktën 22 të vdekur dhe më shumë se 1 200 të plagosur.

Zëri vjen nga thellësia e tokës duke ngjallur frikë, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: VIDEO/ Të gjithë presin ulur, gazetarja qan gjatë raportimit: Pamje dramatike nga Turqia

Tërmeti ra në një thellësi 15 kilometra, ndërsa magnituda ishte 6.8 shkallës Richter.

gazetarja-1280x720.jpg
Autor E15:18 | 25/01/2020

Pamjet që vijnë nga Turqia pas tërmetit tragjik nuk mund të mos preknin edhe gazetarët që raportojnë nga terreni. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Gjatë raportimit nga qyteti i Elazig, gazetarja e Cnn Turk filloi të qante live teksa pas saj vijonte operacioni i kërkim shpëtimit të të mbijetuarëve të mundshëm nga rrënojat.

“Është një pritje e vështirë. E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë”, shprehet ajo, ndërsa nga pas kreu i ekipeve të shpëtimit jep një njoftim të rendësishëm, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Një uturimë ngjethëse, del regjistrimi i zhurmës së tërmetit në Turqi

“Ju lutem të gjithë të pushojnë dhe mos të mos lëvizin. Qendroni aty ku jeni dhe mos bëni zhurmë. Na duhet dëgjojmë zërat që mund të vijnë nën rrënoja”, shprehet ai.

Pas disa sekondash ulur dhe kur nuk lëviz njeri, gazetarja pyet mes lotëve nëse kishin gjetur njeri apo jo.

Turqia jug-lindore u shkund nga tërmeti me forcë 6.8 të shkallës Richter duke shkaktuar deri më tani 22 të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të plagosur.  /abcnews.al

izrael-2.jpg
Autor E10:10 | 23/01/2020

Turqia është duke përjetuar një stuhi tërmetesh gjatë 24 orëve të fundit, e cila kulmoi me një lëkundje të fortë 5.6 të shkallës Richter.

Nga goditja fillestare, mësohet se rreth 200 lëkundje të tjera kanë tronditur vendin duke shkaktuar panik tek banorët.

Katër persona kanë përfunduar në spital në Manisa, ndërkohë që nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas autoriteteve turke të Sizmologjisë, një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ndodhi dje në rrethin Akhisar të Manisa-s në 22:22 me orë lokale. Pastaj, në orët e mëngjesit, dy tërmete radhazi me magnituda 3.8 dhe 4.5 u shënuan në rrethin Akyurt të Ankarasë. Në total, raportohet për më shumë se 200 pasgoditje.

Përveç Akhisar-it ku ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.6, lëkundjet u ndjenë të fuqishme dhe në Balıkesir, Bursa apo dhe Stambolli.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono