Turqi

turqi-1280x715.jpg
ent ela20:15 | 12/09/2019

Katër persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Turqi si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në jug-lindje të vendit. Sipas mediave vendase, disa bomba artizanale të vendosura anës rrugës shpërthyen teksa po kalonte një automjet që transportonte qytetarë. Pajisjet shpërthyese dyshohet të jenë vendosur nga militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ka deklaruar zyra e guvernatorit të rajonit Dijarbakir. I njëjti burim ka shtuar se autoritetet policore dhe ato ushtarake po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes, që ka karakterin e një sulmi terrorist. /ABC news Albania 24/7

turqia.jpg
G. P.13:56 | 11/09/2019

Trefishohet numri i refugjatëve të cilët largohen nga bregu lindor i Turqisë për në Greqi. Refugjatët shprehen se e kanë të pamundur të jetojnë në Turqi, ndërsa presidenti Erdogan deklaron se nëse nuk merr buxhetin e premtuar nga Bashkimi Europian, atëherë do të hapë rrugën e refugjatëve drejt Europës.

Jelekë shpëtimi, këpucë dhe pantallona të braktisura; janë këto të dhënat nisjeve drejt Europës që nga bregu lindor i Turqisë. Lundrimet me varka, të cilat në vitin 2015 shkaktuan me dhjetëra viktima në ujërat e Egjeut, po rikthehen sërish nga refugjatë të cilët nuk duan të rikthehen në shtëpitë e tyre, por as nuk mund të jetojnë më në Turqi.

Sipas shoqatave jofitimprurëse që nga muaji Korrik është dyfishuar numri i atyre që duan të lundrojnë drejt Greqisë. Shumë preh refugjatëve vijnë nga Stambolli, pasi gjatë verës qeveria turke deklaroi se ata që nuk ishin të regjistruar në qytet duhej të largoheshin.

Presidenti turk Erdogan këmbëngul për një mbështetje ndërkombëtare për sa i përket projektit të tij për krijimin e një zone sigurie në Siri. Në këtë mënyrë ai mendon se do të jetë e mundur rikthimi në atdhe i 1 milion sirianëve. Por në rast të kundërt, ai kërcënon se do hapë rrugën në mënyrë që emigrantët të mbërrijnë në Bashkimin Europian.

Presidenti turk këmbëngul se është ende në pritje të buxhetit që i është premtuar nga Bashkimi Europian për t’u përballur me flukset e emigrantëve. Ai u shpreh se Turqia ka bërë pjesën e saj të marrëveshjes, por nuk ka marrë ende asgjë./ABC News Albania 24/7

erdogan.jpg
G. P.09:42 | 11/09/2019

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po forcon kontrollin në partinë e tij në pushtet, duke dëbuar rivalët mes dobësimit të mbështetjes publike dhe sfidave nga ish-aleatët.

Zoti Erdogan i quajti “mistrecë” aleatët e tij dikur të afërt në një tubim të fundit të mbështetësve të tij në qytetin Sivas. “Nëse e ruajmë të fortë vëllazërinë tonë, atëherë farërat e trazirave nuk mund të rriten,” tha ai.

Gjatë dy javëve të fundit, zoti Erdogan ka vizituar bastionet e tij elektorale në atë që konsiderohet një përpjekje për të parandaluar përpjekjet për të përçarë partinë e tij në pushtet, AKP.

Javën e kaluar, AKP dëboi ish-kryeministrat Ahmet Davutoglu dhe Abdullah Basci, dhe dy aleatë të tjerë të ngushtë. Davutoglu njoftohet se është pranë krijimit të një partie rivale.

“Nuk ka vend për kritikë” brenda AKP-së, tha zoti Basci. “Ne do të vazhdojmë të flasim për gënjeshtrat. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me kombin dhe të ngemë zërin.”

Presidenti turk Erdogan gjithashtu po përballet me një sfidë nga Ali Babacan, ish-zëvendës kryeministër dhe ish zyrtari i tij më i lartë për ekonominë, i cili pritet të themelojë një parti të re në muajt e ardhshëm. Zoti Babacan gëzon mbështetjen e ish-presidentit Abdullah Gul, dikur një aleat i afërt i zotit Erdogan.

Opozita po rritet

Kritikat ndaj udhëheqjes autoritare të Presidentit Erdogan po rriten gjithnjë e më shumë dhe janë shtuar edhe për shkak të problemeve ekonomike.

“Unë kam dëgjuar se politikanët e AKP-së nuk janë të kënaqur me situatën dhe ata kanë filluar të krijojnë lidhje me zotin Ali Babacan,” tha Osman Can, një ish deputet parlamentar i AKP-së dhe profesor i së drejtës në Universitetin Marmara të Stambollit, i cili aktualisht është duke punuar me zotin Babacan. “Ai shihet si shpresa e vetme”.

Zoti Can më tej tha se “ne kemi probleme të mëdha në Turqi dhe rreth Turqisë. Ekziston një nevojë e madhe për të ndryshuar shumë gjëra, kushtetuese, ligjore, dhe institucionet gjyqësore. Partia e re duhet të jetë pjesë e ndryshimit.”

Fatma Yavuz, anëtare e lartë e AKP-së në Stamboll deri në dorëheqjen e saj pas dëbimit të zotit Davutoglu nga partia, tha se gati 800,000 anëtarë braktisën partinë vitin e kaluar. Ajo thotë se 400,000 vetë janë larguar gjatë dy muajve të fundit. AKP i mohoi këto pretendime, duke thënë se vetëm një çerek milion i anëtarëve ishin larguar.

Zoti Erdogan pësoi një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale të marsit, në të cilat AKP humbi kontrollin në shumicën e qyteteve më të mëdha të Turqisë, përfshirë Stambollin. Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë, ka qenë bastioni i tij për gati një çerek shekull.

“Unë mendoj se njerëzit janë të ngopur me stilin e Erdoganit, polarizimin e tij të politikës,” thotë profesori i sociologjisë Mesut Yegen nga Universiteti Sehir i Stambollit. “Në thelb, njerëzit në Turqi e kuptojnë se Turqia nuk duhet të jetë e polarizuar; njerëzit e kuptojnë se ky polarizim po përdoret si mjet politik.”

Profesor Yegen paralajmëron se sfidat ndaj Erdoganit nga ish-aleatët e tij mund të jenë të vështira, duke pasur parasysh rolin e tyre të spikatur në drejtimin e vendit.

“Ka kritika që Gul, Babacan dhe Davutoglu duhet të kishin vepruar më herët,” thotë profesor Yegen.

Zoti Can e pranon se ish-kryeministri Babacan duhet t’u përgjigjet këtyre kritikave.

“Ali Babacan dhe ish politikanët e tjerët të AKP-së, përfshirë Abdullah Gul-in, duhet t’ua shpjegojnë njerëzve heshtjen e tyre. Kjo ka shumë rëndësi sepse njerëzit kanë nevojë për këtë. Psikologjikisht, kjo është shumë e rëndësishme. Edhe përkrahësit kanë nevojë për këtë.”

Vëzhguesit gjithashtu theksojnë se çdo parti e re do të duhet të zgjerojë bazën e saj përtej radhëve të anëtarëve disidentë të AKP-së. Këshilltarët e zotit Babacan thonë se ata po punojnë për të krijuar një lëvizje me bazë të gjerë dhe po zhvillojnë bisedime të vazhdueshme me figura të shquara të shoqërisë turke.

Riorganizim i madh

Duke qenë i vetëdijshëm për kërcënimin politik në rritje, Presidenti Erdogan njoftohet se po përgatitet për një riorganizim të fortë të kabinetit të tij qeveritar. Opinionisti Abdulkadir Selvi thotë se pesë ministra mund të pushohen nga puna në një përpjekje të Erdoganit për të ristrukturuar qeverinë.

Zoti Erdogan tashmë ka bërë një ndryshim të konsiderueshëm të personelit të partisë. Vëzhguesit theksojnë se ndryshime të tilla mund të kenë efekte të kundërta, duke pasur parasysh faktin që zoti Erdogan shihet si përgjegjësi kryesor për krijimin e kësaj situate.

“Ai mendon se të gjitha gjërat e këqija që po ndodhin janë rezultat i mosbindjes së zëvendësve ose tegerëve të tij. Dhe ka një mosbindje të përhapur në parti”, thotë analisti Atilla Yesilada i organizatës Global Source Partners.

“Por në fund, ai do të përfundojë i humbur. Pjesa më e madhe e komenteve analitike nga media pro-AKP dhe ato disidente thonë se Ali Babacan dhe Davutoglu nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë. Gabimet e Erdoganit do t’i shtyjnë mbështetësit drejt tyre, dhe unë nuk do të përjashtoja mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2020”, thotë analisti Yesilada./VOA

anija-libertas.jpg
nev ila16:20 | 06/08/2019

Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një mjet lundrues turistik dhe ka vene  në pranga kapitenin e këtij mjeti.

Nga verifikimet me Interpolin, rezultoi se mjeti turistik “LIBERTAS” ishte vjedhur në Turqi.

Në bord ishin dy rus dhe një turk dhe skafi i cili vinte nga Korfuzi, ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit nisur edhe nga përbërja e ekuipazhit, u dyshua se ky mjet ishte i vjedhur.

Nga  shkëmbimi i informacionit me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, rezultoi se këtë mjet, këta shtetas ia kishin vjedhur një shtetaseje turke. Për këtë u arrestua dhe shtetasi D. U, 47 vjeç nga Turqia.

U njoftua Policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues, për veprime të mëtejshme./ABC News Albania 24/7

shba.jpg
G. P.08:26 | 18/07/2019

Prej muajsh SHBA dhe Turqia grinden pёr shkak tё sistemit rus tё mbrojtjes nga raketat. Meqenёse Turqia tani ka marrё pjesёn e parё tё kёtij furnizimi rus, SHBA ka reaguar me masa konkrete.

SHBA reagoi seriozisht pasi Turqia bleu njё sistem rus tё mbrojtjes nga raketat duke e pёrjashtuar anёtaren e NATO-s nga programi i avionёve luftarakё F-35, njofton agjencia e lajmeve DPA. Vendimi i Turqisё pёr blerjen e sistemit rus e bёn tё pamundur pjesёmarrjen e saj nё programin F-35, u bё e ditur nё njё prononcim tё Shtёpisё sё Bardhё tё mёrkurёn (17.07). Sipas tё dhёnave tё Ministrisё sё Mbrojtjes tё SHBA-sё, Turqia tani nuk mund t‘i blejё mё kёta avionё nga programi F-35. Pёrjashtimi i Ankarasё nga ky program do tё pёrmbyllet nё mars 2020. Shtёpia e Bardhё deklaroi, se avionёt F-35 nuk mund tё pёrdorёn krahas instrumentit rus tё spiunazhit, qё pёrdoren pёr tё mёsuar mbi aftёsitё e avionёve.

Blerja e sistemit S-400 i minon detyrimet e anёtarёve tё NATO-s kundrejt njeri-tjetrit, pёr tё qendruar larg sistemeve ruse. Njё zёdhёnёse nga selia e qeverisё deklaroi, se SHBA vazhdojnё ta vlerёsojnё shumё raportin strategjik tё Turqisё. Blerja e sistemit rus tё mbrojtjes nga raketat prej muajsh ka ngjallur grindje mes SHBA dhe Turqisё. Uashingtoni druan, sipas tё dhёnave tё veta, se Rusia pёrmes radarit tё sistemit tё kёtij armatimi mund tё mbledhё tё dhёna pёr aftёsitё e avionёve luftarakё tё SHBA-sё F-35.

Turqia, njё partnere nё konstruktimin e kёtre avionёve, nё fakt duhet tё merrte 100 avionё tё tillё. Ministria e Mbrojtjes sё SHBA-sё nё qershor nisi procedurёn e pёrjashtimit tё Turqisё nga ky projekt. Pёrfaqёsues tё Uashingtonit tё mёrkurёn (17.07) deklaruan, se pёrjashtimi i Turqisё synon mbrotjen e sistemit tё avionёve luftarakё F-35. Sekretarja e shtetit Ellen Lord siguroi, se SHBA do ta plotёsojё boshllёkun qё krijohet dhe se nuk do tё ketё vonesa nё furnizimin me avionёt F-35 nё vendet, qё ndёrkohё i kanё porositur ato.

SHBA do tё paguajnё njёherёsh 500 dhe 600 milionё dollarё pёr tё kompensuar ndryshimet nё procesin e prodhimit. Lord nuk donte tё prononcohej, nёse qeveria turke sёrish mund tё bёhej pjesё e programit, nёse heq dorё prej sistemit rus. Ajo tha se vendimi pёr pёrjashtimin e saj ёshtё marrё bashkarisht me tё tjerё partnerё tё projektit. Nё projekt marrin pjesё ndёr tё tjerё Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia.

Furnizimi nё Turqi me S-400 nga Rusia ka nisur tё premten (12.07). Presidenti i SHBA-sё, Donald Trump, njё ditё mё parё deklaroi, se ka mirёkuptim pёr vendimin e Turqisё pёr tё blerё sistemin rus. Turqia ёshtё „detyruar” ta ndёrmarrё kёtё hap, sepse qeveria demokrate e mёparshme nё Uashington nuk i ka shitur asaj sistemin amerikan Patriot.

Kёsisoj presidenti republikan solli argumentin e qeverisё turke, e cila thotё, se nё vitet e shkuara ka aplikuar disa herё pёr tё blerё raketat Patriot, por nuk ia kanё dhёnё. Por Pententagoni theksoi se nё tё shkuarёn Turqisё i janё bёrё disa oferta pёr blerjen e sistemit Patriot./DW

5a83f8710f2544329c4dd0ca.jpg
ent ela15:10 | 12/07/2019

Mbërrin në Turqi pjesa e parë e sistemit të raketave për mbrojtjen tokë ajër, nga Rusia. Ministri i jashtëm turk, por dhe Ministria e Mbrojtjes konfirmuan nisjen e procesit që do të vazhdojë disa ditë duke theksuar se nuk ka pasur asnjë problem.

Procesi i dorëzimit të sistemit raketor rus për mbrojtjen anti ajrore S-400 në Turqi, ka nisur mëngjesin e të premtes dhe do të vazhdojë dhe në ditët në vijjim. Raketat e para mbërritën në bazën e Murted Hava, 35 kilometra në veri lindje të kryeqytetit Ankara. Ministria turke e mbrojtjes në një deklaratë për media konfirmoi se dorëzimi i pjesës së parë ka nisur me sukses dhe se në ditët në vijim do të jenë autoritetet kompetente që do të vendosin se si do të përdoret.

Sipas mediave turke, për instalimin dhe aktivizimin e plotë të raketave duhet pritur të paktën deri në tetor. Presidenti Erdogan mbrojti këtë vendim duke thënë se është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendit.

Ministri i jashtëm turk gjithashtu konfirmoi fillimin e procedurës së dorëzimit së sistemit mbrojtës nga Rusia në Turqi duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë problem.

Blerja nga Ankaraja e sistemit S-400 ka krijuar polemika me Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajt e fundit të cilat pretendojnë se ai nuk përputhet me sistemet që përdoren nga NATO. /ABC News Albania 24/7

000_16q9ng-1280x836.jpg
Sej rie22:15 | 05/07/2019

Tre gazetarë në Turqi kanë shpëtuar të premten nga burgimi me dënim të përjetshëm që u ishte dhënë në lidhje me grushtin e dështuar të shtetit të vitit 2016. Gjykata e Lartë i ka shfajësuar ata nga disa akuza dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim në një shkallë më të ulët.

Gjykata e Lartë turke ka përmbysur dënimet me burgim të përjetshëm ndaj tre gazetarëve, që u dënuan për lidhje me rrjetin e klerikut Fetullah Gylen, i akuzuar si organizator i grushtit të shtetit kundër presidentit Erdogan. Gjykata turke ka shfajësuar gazetarët Ahmet Altan dhe Nazli Iliçak nga akuza për shkelje të Kushtetutës, por jo nga ajo e ndihmës së dhënë për rrjetin e Gylen, në orkestrimin e trazirave të vitit 2016 për të rrëzuar Erdogan.

Ndërkohë, e njëjta instancë gjyqësore ka shfajësuar nga të dyja akuzat gazetarin tjetër Mehmet Altan për shkak të mungesës së provave bindëse, raporton agjencia e lajmeve “Anadolu”. Tashmë pritet që një gjykatë e nivelit më të ulët të rishqyrtojë çështjen ndaj të tre gazetarëve pas këtij vendimi.

Dy vëllezërit Altan dhe kolegu i tyre Nazli Iliçak u burgosën menjëherë pas grushtit të shtetit, por Mehmet Altan u lirua vitin e kaluar në pritje të apelit në Gjykatën e Lartë. Rasti i tyre bëri që ndaj regjimit të Erdogan të bëheshin një seri kritikash nga grupet e të drejtave të njeriut, por edhe nga aleatët perëndimorë të Turqisë. Mbi 77 mijë persona u burgosën në ofensivën që nisi pas grushtit të shtetit, pjesa dërrmuese e të cilëve janë në pritje të gjykimit. Ndërkohë, arrestimet vazhdojnë normalisht, gjë që sipas kritikëve tregon ekzistencën e regjimit autokrat në Turqi./ABC News Albania 24/7

kina-dhe-turqia.jpg
G. P.10:06 | 02/07/2019

Presidenti turk Erdogan viziton Kinën në përpjekje për të rritur bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, megjithë diferencat politike. Turqia do të zgjerojë marrëdhëniet edhe me Lindjen, jo vetëm me Perëndimin.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërrin më 2 korrik në Kinë për t’u takuar me kolegun kinez, Xi Jinping. Të dy vendet kërkojnë të ngrenë marrëdhënie ekonomike dhe politike në një kohë kur marrëdhëniet e tyre me SHBA, janë në nivel të ulët.

Turqia është duke u distancuar nga SHBA dhe aleatët perëndimorë për shkak të diferencave për çështjen e Sirisë, planeve të Ankarasë për blerjen e sistemit rus S- 400 të raketave dhe dobësimit të demokracisë pas përpjekjeve të dështuara për grusht shteti, të qershorit 2016.

Prishja e marrëdhënieve ka ushqyer spekullimet e disa vëzhguesve, sipas të cilave Turqia, vend anëtar i NATO-s mund të jetë duke bërë ribalancimin e marrëdhënieve strategjike, duke u larguar nga Perëndimi dhe afruar me Lindjen, jo vetëm sepse Erdogani ka sugjeruar që Turqia t’i bashkohet Organizatës së Kooperimit të Shangait, një organ i sigurisë rajonale i përbërë nga Kina, Rusia dhe katër vende të Azisë Qendrore.

Ndërkohë, mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregëtare midis Kinës dhe SHBA zhvillohen në një kohë kur dy ekonomitë më të mëdha të botës ndodhen në luftë gjeopolitike për pushtet, në përpjekje për të vendosur mbi rendin e ardhshëm botëror.

China Peking - Türkischer Präsident Recep Tayyip Erdogan und Chinas Präsident Xi Jinping (Reuters/J. Lee)

“Turqia ka marrëdhënie shumë të thella dhe reciproke me Perëndimin”

Sidoqoftë, takimi i tetë i Erdoganit me Xi-në që nga viti 2012, ka më shumë të bëjë me marrëdhëniet ekonomike dhe zgjerimin e marrëdhënieve edhe në fusha të tjera, dhe nuk është pjesë e zhvendosjes strategjike drejt Lindjes, thonë ekspertët.

“Marrëdhëniet e Turqisë me Kinën nuk mund të zëvendësojnë aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara ose marrëdhëniet me Bashkimin Europian,” thotë Altay Atli, profesor në Universitetin Koc në Stamboll, i specializuar në marrëdhëniet turko- aziatike. “Turqia ka marrëdhënie shumë të thella dhe reciproke me Perëndimin.”

Ai shton se politika e jashtme e Ankarasë synon ta kthejë Turqinë në një aktor të aftë të zgjerojë marrëdhëniet me të gjitha vendet, jo si gjatë Luftës së Ftohtë kur ishte e lidhur vetëm me bllokun perëndimor.

Kadir Temiz, profesor në Universitetin Sehir të Stambollit, thotë se megjithëse Kina është duke u kthyer në një vend të rëndësishëm për Turqinë, baza e marrëdhënieve ka të bëjë me interesin e përbashkët për zhvillimin e lidhjeve ekonomike. “Diferencat më të mëdha midis tyre janë politike dhe gjeopolitike,” thotë ai. “Këto diferenca politike dhe gjeopolitike mund të kthehen në të ardhmen në prioritare nëse rritet varësia ekonomike”.

Një nga fushat e divergjencave midis Ankarasë dhe Pekinit është lufta civile në Siri, ku Turqia ka mbështetur opozitën dhe Kina ka mbështetur ekonomikisht dhe politikisht regjimin në pushtet dhe ndërhyrjen ushtarake ruse.

China Seidenstraßen-Gipfel Emine Erdogan (picture-alliance/abaca/M. Cetinmuhurdar)

Belt and Road

Tregtia bilaterale Kinë -Turqi arriti 23 miliardë dollarë në vitin 2018, sipas Zyrës së Statistikave të Turqisë, duke e kthyer Kinën në partnerin e tretë më të madh tregtar. Marrëdhëniet tregtare janë karakterizuar nga mungesë e madhe balancimi tregtar, me një nivel 18 miliardë dollarë në favor të Kinës, gjë që Turqia është duke u munduar ta zbusë duke ekspanduar eksportet dhe tërhequr investimet kineze, në një kohë që ekonomia turke është në rënie.

Pozicioni i Turqisë, në kryqëzimin e rrugëve midis Lindjes së Mesme, Kaukazit jugor dhe Mesdheut Lindor e Europës, është për Kinën shumë i rëndësishëm në iniciativën Beld and Road, të Xi-së dhe në përpjekjet e Kinës për të zgjeruar ndikimin në nivel global si kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara

“Pozicioni i Turqisë në Iniciativën Beld and Road ka potencialin të vendosë mbi trajektoren e ardhshme të politikës së Pekinit dhe synimit për të lidhur Kinën me Europën,” thotë Temiz.

Uashingtoni dhe aleatët europianë kanë paralajmëruar se planet e Kinës për të financuar dhe ndërtuar infrastrukturë në gjithë botën mund të çojë në çarkun e borxheve, duke krijuar varësi nga Pekini për fitimet e tij strategjike.

Turqia e sheh me sy të mirë iniciativën kineze Belt and Road, duke e konsideruar si shtesë të iniciativës së vet “Middle Corridor”, për krijimin e rrjeteve të rrugëve dhe hekurudhabe përgjatë Rrugës së Mëndafshit nga Turqia nëpër Kaukaz dhe Azia Qendore deri në Kinë.

Türkei unsichere Lage für Uiguren aus China (Reuters/Murad Sezer)

Mosmarrëveshje për ujgurët

Erdogani, i cili e akuzoi Pekinin më 2009 për kryerjen e “një lloj genocidi” kundër ujgurëve, ka qëndruar relativisht i heshtur vitet e fundit, kur Kina ka grumbulluar rreth një milionë vetë kryesisht myslimanë, grupe etnike turke në provincën perëndimore, Xinjiang.

Gjendja e vështirë e kushërinjve turkë etnikë ka nxitur shqetësimin në qarqet fetare nacionaliste dhe diasporën ujgure në Turqi.

Zyrtarët turk e quajtën këtë gjendje në muajin shkurt “turp për njerëzimin” dhe “politikë sistematike asimilimi” kundër ujgurëve. Që nga ajo kohë Turqia ka ndenjur relativisht e heshtur.

Kina thotë se “kampet e riedukimit” kanë si synim të luftojnë radikalizmin islamik dhe terrorizmin. Disa mijëra xhihadistë ujgurë mendohet të kenë shkuar nëpërmjet Turqisë për t’iu bashkuar grupeve militante në Siri.

Pekini thotë se xhihadistët ujgurë të trajnuar nga Siria kanë kryer sulme në perëndim të Kinës dhe shqetësohet se luftëtarë të tjerë do të kthehen për të luftuar. Në çështjen e ujgurëve, Ankaraja kërkon të mos e zemërojë Kinën në një kohë kur ekonomia e saj është e dobësuar. Në të njëjtën kohë, Kina ka frikë se Erdogan, një figurë shumë popullore në botën myslimane, mund të nxisë ndjenjat anti-kineze nëse do të ngrinte zërin për trajtimin e ujgurëve./DW

hero.jpg
Sej rie11:00 | 27/06/2019

Algjeriani Feuzi Zabaat, 17 vjeç, u quajt hero pasi ka arritur të shpëtojë një vajzë dy vjeçare.

Foshnja siriane Doha Muhammedi kishte ngecur në një dritare në katin e dytë, ndërsa nëna e saj po gatuante.

Për fat të mirë, Zabaat e pa atë nga rruga dhe ishte në gjendje ta kapte vogëlushen, e cila nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Incidenti ndodhi në Stamboll, Turqi./abcnews.al

turqi.jpg
Sej rie13:00 | 25/06/2019

Në një analizë të gjatë, agjencia e lajmeve Reuters, vlerëson në se në zgjedhjet e përsëritura vendore të së dielës, në Stamboll fitoi kurajo, kthjelltësia dhe mbi të gjitha dëshira për të ndryshuar

Në një Turqi të ngarkuar me shumë problem, të cilat tejkalojnë kufijtë kombëtarë, në Stamboll fitoi kthjelltësia dhe impulse pozitiv që I dha qeverisjen e qytetit Ekrem Imamollu. Domosdoshmëria për t’iu besuar një force të qetë është e njëjta që shoqëron banorët të cilët çdo ditë dhe në mënyra të ndryshme transferohen në qytet dhe më në fund gjejnë kurajën për të folur për një zgjedhje që e kanë ndërmarrë prej kohësh. Nis në këtë mënyrë analiza e Reuters për zgjedhjet e përsëritura të së dielës në Stamboll. Zgjedhje të cilat i dhanë fitoren opozitës.

Të intervistuarit në rrugët e Stambollit tregojnë se kanë pritur prej vitesh një rezultat të tillë dhe se kanë votuar kandidatin e opozitës sepse shpresojnë për veten e tyre dhe fëmijët një të ardhme më të mirë.

Për disa prej tyre indinjata për ripërsëritjen e zgjedhje, e vendosur nga qeveria, ishte bumerangu që coi në kurorëzimin përfundimtar në metropolin e madh turk  të kandidatit të opozitës, për këtë arsye votuesit shkuan të bindur në qendrat e votimit.

Të tjerë banorë të Stambollit nuk shohin vetëm në lodhjen për Erdogan arsyet e zgjedhjes në kutitë e votimit: një situatë ekonomike pak e favorshme ishte një tjetër motor që shkaktoi pakënaqësi dhe dëshirë për të ndryshuar. Kështu në zgjedhjen për Stambollin ndikoi qëndrimi i Imamollu i cili fitoi votat e qendrës mes konservatorëve të moderuar, vota që partisë së tij i mungonin prej dekadash.

Binali Jëlldërëm, i mbështetur nga presidenti Erdogan, pranoi humbjen menjëherë pas publikimit të të dhënave të para të numërimit të votave, ku kandidati i opozitës ishte qartësisht në krye. Pas 18 ditësh të pranverës së tij si kryebashkiak, e ndërprerë nga ai që u duk si një grusht elektoral, Imamollu do të jetë kryebashkiak i Stambollit për pesë vjet. Janë të shumtë ata që shohin tek ai njeriun që mund të sfidojë Erdogan në zgjedhjet presidenciale të 2023-shit./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono