turizem

plazhi-i-tales.jpg
G. P.13:52 | 16/07/2018

Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë. Kjo për shkak se operatorët po aplikojnë çmime të arsyeshme për të njëjta shërbime, që janë edhe në plazhet më në zë në vend.

Këtu në Tale të Lezhës kafen mund ta pish vetem me 70 lekë. Aq kushton dhe një shishe uji i servirur në bar. Operatoret turistikë po punojnë me çmime të arsyeshme.

Kjo ka rritur shumë numrin e pushuesve në këtë bregdet 8 kilometra larg autostradës dhe 16 kilometra larg nga qyteti i Lezhës.

“Të gjithë klientët tanë që vijnë të na vizitojnë në bregdet parkingun e kanë falas. Çmimi i shezlloneve është 300 lekë. Kafja, uji janë te 70 lekëshi në të gjithë bregdetin e Tales”.

Pushuesit thonë se shërbimet janë të njëjta me ato të zonave të tjera turistike edhe shumë të njohura. Ndryshimi është tek paratë që shpenzojnë.

“Është jeta më e lirë”.

Operatorët turistikë thone se kanë aplikuar çmime të favorshme. Kështu ata mendojnë se po ndikojnë çdo ditë e më tepër për më shumë pushues.

“Të paktën krahasuar me restorantet e tjera jemi shumë më lirë”.

Vetëm gjatë 2 viteve të fundit pushuesit në Tale të Lezhës janë dyfishuar. Kurse këtë sezon ka nisur të funksionojë edhe hoteleria, pavarësisht se ende është e limituar./abcnews.al

 

SHKELJET-NDAJ-TATIMEVE-1280x720.jpg
G. P.17:26 | 11/07/2018

Më shumë se 16,000 tatimpagues, në të gjithë vendin do të kalojne në siten e Hetimit Tatimor këtë sezon veror. Kontrollet në zonat bregdetare kanë nisur, ndërkohë që 49% e bizneseve të monitoruara janë kapur me shkelje.

869 biznese në sektorin e turizimit në zonat bregdetare i kanë shkaktuar shtetit një dëm me vlerë rreth 30.4 milionë lekë.

Shifrat bëhen publike nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila thotë se po ushtron kontrolle të vazhdueshme në zonat bregdetare me qëllim parandalimin e goditjen e informalitetit.

Këto janë të dhënat e dy javëve të fundit, ku janë monitoruar 1 mijë e 772 subjekte tregtare, 49% e të cileve kanë rezultuar me shkelje. Në 22% të rasteve, bizneset janë penalizuar për moslëshim të kuponit tatimor. Tre subjekte, që nuk kishin lëshuar kupon tatimor për herë të dytë, tatimet thonë se i kanë mbyllur për 30 ditë.

54 subjekte nuk ishin regjistruar në organin tatimor, ndërkohë që 140 tatimpagues dispononin mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor. Për punonjës të padeklaruar në organin tatimor, strukturat e specializuara të kësaj drejtorie penalizuan 144 subjekte.

Në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, Drejtoria  e Hetimit Tatimor pritet të verifikojë  më shumë se 16,000 tatimpagues, në të gjithë vendin./abcnews.al

Capture.jpg
G. P.15:20 | 05/07/2018

Një ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave që ndalon prodhimin, importin dhe tregtimin e qeseve plastike nën 30 mikron, një grup të rinjsh në Tiranë dhe zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, ju shpërndanë trasta dhe fletëpalosje qytetarëve pranë zonës së Pazarit të Ri.

Me këtë aktivitet nisi fushata ndërgjegjësuese e Ministrise se Mjedisit dhe Turizmit për eleminimin e qeseve të plastikës. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen kësaj nisme dhe të zëvendësojnë qeset e plastikës me çanta cope./abcnews.al

parqe-kombetare.jpg
G. P.17:18 | 26/06/2018

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit synon të zgjerojë ofertën turistike përmes ekoturizmit. Disa prej zonave të mbrojtura do të bëhen pjesë e guidave turistike. Paketat e para turistike janë në prag të çertifikimit.

Zonat e Mbrojtura në vendin tonë do të hapen për t’u vizituar nga turistët. Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura ka testuar terrenin dhe ka vendosur që paketat e para pilot të ofrohen për Shkodrën dhe Vlorën.

“Ka pasur një paketë që ne e kemi futur brenda, që shumë gjëra që njerëzit duant t’i bëjne, duan t’i bëjnë brenda zonave të mbrojtura. Ne synojmë një target turizmi natyror, i cili vjen për të shijuar kohën e lirë, por kontribuon në mbrojtjen e natyrës dhe dëmtimit të vogël të tij. Në Shqipëri janë bërë dy teste”.

Specialistët ndërkombëtar bashkëhartues të testeve evidentuan edhe problemet kryesore.

“Problemi kryesor janë mbetjet, të cilave pjesë e paketës ishte pastrimi i shtigjeve që kaluan”.

Pas certifikimit, në gjysmën e parë të vitit që vjen paketat do të jenë pjesë e guidave me qëllim zgjerimin e ofertës turistike për këdo që zgjedh të vizitojë Shqipërinë./abcnews.al

turizmi.jpg
G. P.13:32 | 16/06/2018

Rreth 2100 biznese në sektorin e turizmit klasifikohen nga tatimet si subjekte me risk. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e bën të ditur përmes një njoftimi për shtyp, ku thotë se i ka informuar këto biznese për të drejtat dhe detyrimet që kanë ndaj shtetit.

Përmes një emaili të personalizuar, tatimet deklarojnë se iu kanë kujtuar bizneseve se shitjen e çdo malli apo shërbimi duhet ta shoqërojnë me kupon apo faturë tatimore. Ndërkohë që për të shmanguar penalitetet, punonjësit dhe pagesat duhet të deklarohen në kohë. Po ashtu edhe deklarimi i vlerës reale të xhiros dhe detyrimi për të kryer pagesën.  /abcnews.al

edi-rama-orikum.jpg
G. P.22:08 | 05/06/2018

Qershori i këtij viti i ngjan Gushtit të vitit të kaluar. Aq shumë turistë po vijnë në Shqipërisë sipas të dhënave të qeverisë shqiptare. Ky ritëm e bën kryeministrin Edi Rama të shprehë bindjen se objekti do të arrihet.

Edi Rama: Vjet arritëm të kapërcejmë shifrën e 5 milionë turistëve të huaj dhe sivjet, në rastin më minimal do të kemi 15% më shumë sesa vjet, nuk ka diskutim që objektivi për të arritur 10 milionë turistë në Shqipëri në harkun e  5 viteve të ardhshme është plotësisht i mundur”.

Të mundur do ta bëjnë masat që ka ndërmarrë e po ndërmerr qeveria tha kryeministri Rama, një prej të cilave është favorizimi që po i bëhet bizneseve.

Edi Rama: Ulje të ndjeshme të taksave për të gjithë pjesën e biznesit nga 80-140 milionë lekë xhiro, që do të thotë që 92% e biznesit në Shqipëri do të ketë taksë 0 ose 5%. Pastaj le të vinë e të na thonë që ne rrisim taksat.

Ndërsa ministrat renditën disa nga prioritetet e punës së tyre në këtë sezon turistik.

Blendi Klosi:“Mbajtja pastër e mjedisit jo vetëm për t’i shërbyer turizmit por edhe cilësisë së jetës”.

Llogaritë për banorët e Orikumit dhe gjithë zonave turistike i bëri kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: Mbas këtij sezoni, do kenë shumë më tepër nëpër xhepa, sesa kishin përpara sezonit, por patjetër që do të ankohen edhe më shumë, sesa kur sezoni po niste”.

Por ndërsa qeveria prezantoi projektet dhe planet për zonat turisitike, një grup të rinjsh deomokratë  ia dërguan një mesazh nga ajri./abcnews.al

belsh.jpg
G. P.15:03 | 27/05/2018

Në Belsh ka nisur ngritja e bujtinave. Ato janë kthyer në pika atraktive për shumë turistë që po vizitojnë zonën për herë të parë.

Thonë se këtë dhuratë ua bëri Mesia tani në pleqëri. Dy pensionistët Manushi me humor të mirë administrojnë bujtinën e tyre në liqenin e Seferanit.

E kishin ëndërr këtë gjë, ndaj Fatmir Manushi, inxhiner, së bashku me bashkëshorten lanë qytetin dhe erdhën të banojnë në fshat. Duan të kalojnë pleqërine në paqe aty mes natyrës.

Fatmir Manushi: “Ideja për të ardhur në të gjithë këtë format të bujtinës sot erdhi jo rastësisht. Ne, bashkë me time shoqe me daljen në pension e kishim ëndërr”.

Ky nuk është i vetmi vend kënaqësie dhe relaksi në Belsh. Një tjetër bujtinë të mirëpret. Në hyrje të Bujtinës së Trëndafilave, një ekspozitë me punime të ndryshme nga autorë të gatshëm ta ekspozojnë këtu artin e tyre.

“Fshati ka ndryshuar rrënjësisht shumë sepse banorët po aktivizohen, po bëjnë diçka ndryshe. Po bëjnë diçka vetë, duke nisur që nga shtëpitë e tyre, qoftë për të ofruar për të ofruar akomodim apo për të bërë diçka të bukur sepse duke parë duke bërë”.

Më pas gjejmë vendin e degustimit ku të gjitha produktet tradicionale të zonës mund të shijohen. Në Seferani kanë mbërritur turistët.

“Një ditë ndryshe shumë e bukur. Shumë bukur ambient dhe ngrënia në restorant”.

“Të gjitha. Natyra, ushqimi, degustimi i këtyre gjërave tradicionale”.

Seferani është bërë tashmë pjesë e projektit të qeverisë së 100 fshatrave, ku do të ndërhyhet për promovim dhe zhvillim.  Puna ka nisur dhe perspektiva është e mirë.

Kështu Belshi është kthyer në destinacionin më të ri turistik në vend. Historia, liqenet karstikë dhe sëfundmi edhe infrastruktura po e bëjnë atë një nga zonat më atraktive./abcnews.al

avionii.jpg
G. P.16:17 | 13/05/2018

Superavioni amerikan Boing 777 është ulur në aeroportin e Rinasit. TSC Expeditions, një prej kompanive më ë mira në botë të turizmit elitar që kryen udhëtime me avion privat e ka vendosur Tiranën si pjesë të intenerarit të saj.

Botues, gazetarë, industrialistë, pronarë të mëdhenj fermash, një ish-kundër admiral i flotës dhe një ish-nënsekretar Shteti ishin pjesë e një grupi që erdhën për tëvizituar vendin tonë.

Ata shprehën falenderimet për pritjen e rezervuar nga bashkia, guidat, restorantet dhe hotelet që i mikpriten. Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, shprehu ndjesitë pozitive që Shqipëria është destinacion i një turizmi të tillë.

Ndërsa theksoi se një bashkim i forcave mund ta kthejë vendin tonë në destinacion tërheqës për grupe të tilla./abcnews.al

durreso.jpg
G. P.14:26 | 04/05/2018

Infrastruktura merr pjesën më të madhe të buxhetit të Bashkisë së Durrësit, por në shumë rrugë të qytetit nuk është investuar. Kjo ka ndikuar në cilësinë e jetës së banorëve rezidentë, por edhe në largimin e vizitorëve.

Të ndotura dhe të dëmtuara. Mbetje urbane dhe inerte të hedhura kudo. Me këto rrugë identifikohet Durrësi në brendësi të tij. Jetesa këtu është e vështirë jo vetëm në kohë reshjesh, kur uji përmbyt. Por edhe në thatësirë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes.

I sapokthyer nga Italia ky banor thotë se ka turp të ftojë miqtë e tij Italian. Në lagjen e tij nuk ka ujë dhe infrastruktura është e dëmtuar. Rrugë të tilla në Durrës po i largojnë turistët. Banorët tregojnë se shumë vizitorë mbesin të habitur.

“S’i merr dot njeri nuk vjen dot njeri. Është turp. Unë nuk sjell dot njeri në shtëpinë time”.

Plazhi i Durrësit në vite thith numrin më të madh të turistëve. Por, mungesa e infrastrukturës dhe një serë shërbimesh të tjera po ndikojnë negativisht. Rrugët marrin buxhetin më të madh të bashkisë së qytetit por, të pamjaftueshme për të zgjidhur njëherë e mirë gjendjen e tyre./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono