turistike

kosove-shqiperi-1280x724.jpg
Sej rie16:40 | 22/05/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi bashkë me një grup operatorësh turistikë vizituan Kosovën. Klosi bisedoi me homologun e tij Fatmir Matoshi mbi mundësinë për oferta të përbashkëta turistike.

Kosova dhe Shqipëria janë duke shqyrtuar mundësinë që sivjet të fillojnë me oferta të përbashkëta turistike.

Për këtë qëllimi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë Blendi Klosi bashkë me kryetarët e bashkive të Vlorës, Himarës e Durrësit dhe një grup operatorësh turistikë vizituan Kosovën.

Endrit Shala Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë: “Biseduam për mundësinë e krijimit të ofertave të përbashkëta për turistë si për detin e Shqipërisë dhe pakon turistike malore të Kosovës”.  

Sipas ministrit Klosi s kjo ofertë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të pengohet nga barrierat administrative.

Blendi Klosi Ministër Turizmit dhe Mjedisit: “Një ndër zonat që do tu ofrohet turistëve në të dyja anët e kufirit pa pengesa janë malet e Pashtrikut”.

Fatmir Matoshi Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: “U dakroduam që të vijmë në përfundime për memorandumet dhe kryesorja që është se edhe këtë vit do të përmbyllet për malin e  Pashtrikut dhe zonën e Vërmicës. Kjo punë do të përfundoj më 28 nëntor në Ditën e Flamurit tonë kombëtar, do të jetë moment i veçantë për tu shënuar”.

Gjithashtu të dyja vendet janë pajtuar për të punuar bashkarisht në fushën e ruajtjes së mjedisit./ABC News Albania 24/7

klosi-1280x669.jpg
ent ela18:40 | 03/04/2019

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shpërndarë 72 certifikata për udhërrëfyesit e guidave turistike. Ministri Blendi Klosi gjatë ceremonie deklaroi se guidat turistike do të bëhen vetëm nga profesionistë, në mënyrë që të kemi një imazh pozitiv dhe shërbim korrekt ndaj turistëve.

Shpërndahen 72 certifikatat e para për udhërrëfyesit turistikë të licencuar. I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave, ministri Blendi Klosi theksoi se do të kemi një informacion më cilësor për të përcjellë tek turistët.

Sipas ministrit Klosi është me rëndësi të kemi një objektiv të qartë që guidat të bëhen vetëm nga profesionistë dhe të evidentohen zonat që vizitohen më shumë.

Sipas të dhënave nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit për guida profesionale të certifikuara kanë aplikuar 99 aplikantë, nga të cilët vetëm 72 kanë e kaluar me sukses, ndërsa të tjerët janë në procesin e plotësimin të dokumentacionit./abcnews.al

turiste-1280x724.jpg
ent ela17:45 | 28/03/2019

Edhe udhërrëfyesit turistikë do të formalizohen. Së shpejti Ministria e Turizmit do të certifikojë personat që shoqërojnë apo u shërbejnë turistëve.

Ministria e mjedisit dhe turizmit do të certifikoje se shpejti udhërrëfyesit e parë turistik. Gjatë interpelancës me operatoret turistik ministri Klosi bëri me dije se tashmë edhe kjo fushë do të formalizohet duke vënë në shërbim të turistëve persona të trajtuan dhe specializuar.

“Aktualisht kemi 3 subjekte (Tirana Training Center- Kategoria Kombëtar dhe Kategoria Lokal, NATGA Training Center- Kategoria Kombëtar dhe Kategoria Lokal, Federata Shqiptare e Rafting- Kategoria- Specialiteti i Veçantë Rafting/Kajak dhe Kanoe/ Hidrospeed/ Kanionim dhe Kacavjerrje) që Ministria ju ka akredituar programet e udhërrëfyesit turistik të ofruara prej tyre”.

Sa i takon udhërrëfyesve turistik të huaj, ministri Klosi bëri me dije se nëse ai nuk është i certifikuar në Shqipëri mund të shërbej si shoqërues turistësh por duhet të ketë gjithashtu dhe një udhërrëfyes turistik të certifikuar. E nëse nuk e zbatojnë këtë pikë ata ndëshkohen me 150 000 lekë gjobe./abcnews.al

klosi-1280x702.jpg
ent ela16:16 | 23/01/2019

Ministri i Turizmit Blendi Klosi deklaron se në Shqipëri do të rritet edhe më tej numri i turistëve të huaj. Klosi i bëri deklarata gjatë prezantimit në Shqipëri të paketave turistike dimërore nga Mali i zi.

 Klosi“Oferta turistike e Shqipërisë dhe Malit të Zi, pothuajse tashmë të jetë e rakorduar edhe të ketë një dakordërsi 100% ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit”.

Hoxhiq: “Në 2018 patëm një rritje të shqiptarëve që bëjnë pushimet në Malin e Zi. Por, edhe anasjelltas. Dy vitet e fundit shumë shtetas të Malit të Zi, pushimet verore i kalojnë në Shqipëri”.

Klosi vuri në dukje objektivin e Ministrisë që drejton për të përfshirë Shqipërinë në ofertën e përbashkët turistike të rajonit./abcnews.al

dibra-1280x654.jpg
G. P.10:39 | 04/03/2018

Dibra do të ketë një zyrë turistike që do të promovojë dhe të afrojë informacion për çdo të interesuar. Përmes kësaj zyre të celebruar nga diplomatë të huaj kërkohet rritja e numrit të turisteve, dhe njohja e tyre me një vend resursesh si Dibra. Në ceremoninë e inagurimit ishte përfaqësuesja e USAID në Shqipëri, Catherine Jonson, si dhe shefja e bashkëpunimit për zhvillim e Ambasadës Suedeze, Birgitta Jansson. Kjo zyrë është e rikonstruktuar në kuadër të projektit “Dibra Turizëm dhe Traditë”, financuar nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveria suedeze dhe zbatuar nga Fondacioni Fhqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale në partneritet të ngushtë me Bashkinë Dibër./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono