turistet skandinave

1000x563_rassemblements-au-maroc-en-hommage-aux-deux-touristes-scandinaves-tuees.jpg
ent ela13:53 | 23/12/2018

Me një seri tubimesh në disa qytete, marokenët kanë mbajtur zi për turistet skandinave të vrara nga militantë të Shtetit Islamik. Me parulla në duar, qytetarët kërkuan ndjesë për episodin që tronditi mbarë botën.

Qindra marokenë morën pjesë në një marshim të mbajtur në kryeqytetin Rabat, në nder të dy turisteve skandinave të vrara barbarisht ditën e hënë. Me parulla ku kërkohej falje, ata u mblodhën për të përkujtuar Maren Ueland dhe Luiza Jeshpersen përpara ambasadave të Norvegjisë dhe Danimarkës. Në prani edhe të diplomatëve nordikë, qytetarët mbajtën një minutë heshtje dhe disa prej tyre derdhën edhe lotë. Ndërkohë, disa qindra persona të tjerë u mblodhën në një tubim të ngjashëm në fshatin Imlil, pranë vendit ku u gjetën trupat e pajetë të turisteve, si dhe në Marakesh. Ueland, 28 vjeç dhe Jeshpersen, 24, e para nga Norvegjia dhe e dyta nga Danimarka, kishin mbërritur në Marok më 9 dhjetor për një tur njëmujor dhe synonin të ngjisnin malin Tubkal, maja më e lartë e Afrikës Veriore. Trupat e tyre u gjetën të pajetë në një çadër të ngritur në këmbët e malit, rreth 10 kilometra nga fshati Imlil. Ditën e premte, policia norvegjeze deklaroi se videoja ku shfaqej njëra nga turistet teksa i prihej koka ka të ngjarë të jetë origjinale. Për vrasjet u arrestuan 4 persona, të moshave nga 25 në 33 vjeç, të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik. Ndërkohë, 9 të tjerë u arrestuan të premten, të dyshuar si organizatorë të vrasjes së dyfishtë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono