turiste

ferri1.jpg
G. P.12:52 | 24/07/2018

Vijon të mbetet dramatike situate në Greqi si pasojë e zjarrve. Pamjet që vijnë nga vendi fqinj janë tronditëse me turistë që futen në ujë për ti shpëtuar flakëve. Ndërkohë që në një ndërtesë janë gjetur trupat e pajetë të 26 personave.

Jo të gjitha pamjet dhe fotografitë që vijnë nga Greqia mund të publikohen për shkak të përmasave tragjike të situatës ku ndodhet vendi. Trupa të djegur në rrugë dhe pranë zonave të banimit, njerëz të dëshpëruar që kërkojnë ndihmë dhe duke u futur në det për t’i shpëtuar flakëve.

Janë tronditëse imazhet që vijnë nga plazhi i Argyri Akit në Nea Makri, ku qindra turistë hynë në det për t’u mbrojtur nga zjarri shkatërrues që po djeg Atikën lindore. Me zjarrin që kishte përfshirë qytetin dhe  shtëpitë e djegura, ata u futën në det për t’i shpëtuar flakëve.

Deri tani janë raportuar mbi 50 të vdekur dhe mbi 170 të plagosur, teksa bilanci i viktimave pritet të rritet në vijim pasi ka mjaft njerëz që figurojnë të zhdukur.

Kushtet metereologjike, temperaturat e larta dhe erërat e forta po favorizojnë disa vatra zjarri përreth kryeqytetit grek. Ndërsa në një ndërtesë të shkrumbuar janë gjetur trupat e pajetë të 26 personave./abcnews.al

turisrte.jpg
G. P.14:45 | 23/07/2018

Të huajt po zgjedhin gjithnjë e më tepër Shqipërinë për të kaluar pushimet, ndërsa vetë shqiptarët po largohen jashtë shtetit.

Qershorin e këtij viti, sipas Institutit të Statistikave rreth 496 mijë turistë vizituan vendin tonë. 13.3 % më shumë se Qershorin e vitit të kaluar. Vizitorët nga Maqedonia kanë pësuar rritjen më të madhe me 58.3% ndërsa turistët nga Anglia kanë pësuar rënie me 10.9%.

Sa i përket gjashtë muajve të parë të vitit, INSTAT vë në dukje se fluski i turistëve u rrit me 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kryesojnë polakë,t pas tyre vijnë maqedonasit, gjermanët e grekët.

Rritje të numrit me 7.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017 kanë shënuar dhe shqiptarët që kanë dalë jashtë vendit për të pushuar. Rreth 411 mijë persona, sipas Institutit të Statistikave të cilët kryesisht tërhiqen nga Turqia dhe Greqia. Sa i përket gjashtë muajve të parë të vitit, krahasuar me një vit më parë  rritja është përllogaritur 5.9 %./abcnews.al

fluksi.jpg
G. P.12:10 | 11/07/2018

Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e shqiptarëve të Kosovës që udhëtojnë drejt bregdetit të Shqipërisë. Vetëm në orët e para të mëngjesit nga ora 5 deri në orën 9, në dogane u regjistrua një fluks i lartë. Sipas Policisë Kufitare brenda këtij harku kohor kaluan traun 3 mijë persona dhe një mijë automjete. Autoritetet doganore dhe ato të policisë janë kujdesur të kryejnë procedura të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata. /abcnews.al

anijaaaaaa.jpg
G. P.16:03 | 28/06/2018

Anijet që operojnë në liqene dhe në det po i nënshtrohen një kontrolli nëse janë të licensuara dhe plotësojnë kushtet për të transportuar turistë. Operacioni po kryhet në Shkodër dhe në qytete të tjera, ndërsa drejtori i Përgjithshëm Detar, Paulin Ndreu, tha nga Vlora se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e turistëve.

Në liqenin e Komanit dhe të Shkodrës po bëhet një operacion për kontrollin e anijeve turistike që transportojnë turistë.

Inspektimet dhe verifikimet e mjeteve ujore do të jenë për kushtet në të cilat ndodhen anijet, nëse janë të regjistruara apo përbëjnë rrezik për turistët që lëvizin në këto liqene.

Të gjitha anijet që nuk plotësojnë kushtet do të bllokohen. Për masat e marra, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu, zhvilloi  një takim me operatorët e anijeve turistike në Vlorë.

Një udhëzim i nxjerrë nga Drejtoria Detare përcakton edhe kushtet mbi të cilat do të operojnë edhe mjetet ujore.

Anijet pasagjerë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në ujërat e brendshme brenda datës 01.07.2018, duhet të pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij aktiviteti. Mosplotësimi i dokumentacionit do të sjellë bllokimin e tyre./abcnews.al

fatmir-xhafaj.jpg
G. P.15:40 | 15/06/2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, inspektoi Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar të Muriqanit për të parë nga afër zbatimin e masave lehtësuese në kuadër të sezonit turistik veror. Ministri i Brendshëm ka kërkuar performancë të lartë nga punonjësit e policisë, shërbim sa më cilësor, eleminim të radhëve duke krijuar lehtësi, forcim të kontrollit dhe evidentimit e goditjes së trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka theksuar se institucioni i tij do të mbështesë Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Shkodër me forca shtesë të FNSH-së apo shërbimeve të tjera si në Pikat e Kalimit në Muriqan, ashtu edhe në kufirin e gjelbër./abcnews.al

qendra-shendetesore.jpg
G. P.14:40 | 13/06/2018

Ndonëse fluksi i pushuesve nuk ka nisur akoma në bregdetin tonë, por në Vlorë qendrat shëndetësore janë hapur. Aktualisht aty po u jepet ndihmë banorëve përreth dhe mjekët presin fluks në fillim të muajit Korrik.

Edhe pse ende nuk ka fluks nga 1 Qershori në Vlorë nisi funksionimi i qendrave shëndetësore në plazhin e vjetër dhe në plazhin e ri. Ato do të jenë të hapura 24 orë dhe të pajisur me aparatet e emergjencës.

Aktualisht në këto qendra nuk ka patur kërkesa për shërbim nga turistët. Por banorë të lagjeve përreth po.
Qendra shëndetësore e Plazhit të Vjetër, por edhe në zonën e plazhit të ri është e pajisur me të 52 llojet e barnave dhe 25 artikuj materialesh mjekësore. Përveç këtyre qendrave në bregdet do të ketë edhe urgjneca të lëvizshme për t’u ardhur në ndihmë të pushuesve.

Bluzat e bardha presin që fluksi të shënohet në fillim të Korrikut. Nga përvoja e sezoneve të kaluara ka patur shumë pushues e turistë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono