turi

profimedia-0232331913-1280x757.jpg
nev ila14:09 | 18/07/2019

Turi i Francës është një sukses i madh sportiv, por edhe promovim i turizmit. Gara më e vjetër e çiklizmit në botë tërheq çdo vit miliona njerëz.

Ky qytet përfitoi shumë në fare pak ditë.

Brukseli, kryeqyteti i Belgjikës, besohet se ka futur në xhep rreth 60 milionë euro vetëm sepse organizoi nisjen e Turit të Francës, pra etapën e parë të tij.

Rreth 1 milionë turistë vizituan qytetin historik, me hotelet, transportin dhe shitoret e gjithçkaje, që patën të ardhura të mëdha.

“Le Grande Bukle”, gara e madhe franceze, është më e lavdishmja e çiklizmit në të gjithë botën, një sukses sportiv, por edhe financiar.

Rreth 15 milionë spektatorë e ndjekin Turin në rrugët e Francës çdo vit, ndërsa mbi 20 milionë të tjerë e shohin nga televizori.

Kjo do të thotë turizëm i pastër, dhe reklamë e fuqishme e vendeve më të bukura, historike, gjeografike apo artistike të shtetit të famshëm të Europës Perëndimore.

Kështjella, sheshe e rrugë të veçanta, masive pyjorë, fshatra turistikë, liqene e lumenj, filmohen me helikopterë apo dronë dhe promovohen në gjithë rruzullin.

Vetë Parisi ka 50 milionë turistë në vit, për shumë arsye, ndërsa Francës i shtohen miliona sa herë vjen korriku, thjesht nga çiklizmi.

Në Angli, numri i turistëve u rrit me 12 për qind, dhe shpenzimet totale të tyre arritën në 465 milionë paundë stërlina, në vetëm pak ditë që ndoqën etapat që kaluan në ishull, pak vjet më parë.

Kompanitë e ndryshme japin nga 200 000 deri në 500 000 euro për të qenë pjesë e karvanit çdo vit, ndërsa xhiroja vjetore e Turit arrin në 150 milionë euro, me fitimet që janë mbi 30 milionë euro.

Vetë çiklistët, protagonistët kryesorë të, nuk është se kanë fitime kaq të mëdha.

Fituesi merr 500 000 euro, shumë herë më pak sesa një yll i futbollit apo sesa emrat e mëdhenj të tenisit, basketbollit apo futbollit amerikan.

Që nga vendi i 20-të e më pas, çdo çiklist merr vetëm nga 1 000 euro, diçka qesharake./ABC News Albania 24/7

teastri-ne-fshat-1280x719.jpg
nev ila15:59 | 16/07/2019

Për herë të parë teatri i kukullave realizoi turin artistik  veror në 9 fshatra të Shqipërisë. Fëmijët shijuan jo vetëm teatrin  e gjallë në natyrë, por ata u përfshinë edhe në aktivitete interaktive.

Personazhet  e dashur të fëmijëve, kukullat, nga teatri kësaj here kanë shkuar tek fëmijët. Drejtori i teatrit të kukullave Fatjon Sulstarova e cilëson një eksperiencë të veçantë, pasi shumë prej fëmijëve shijuan për herë të  parë  një shfaqje me kukulla.

Krahas projektimit të shfaqjeve, nuk munguan edhe aktivitetet interaktive si dhe dhurimi i librave për fëmijë.

Edhe pse sezon pushimesh, teatri i kukullave po punon edhe për premierën e shtatorit dhe projektin për 75 vjetorin e çlirimit theksoi Sulstarova.

Projekti “Erdhi teatri”,  është hera e parë që aplikohet në fshatra pas viteve 90-të  si bashkëpunim i Qendrës Kombëtare të Fëmijëve dhe Ministrisë së Kulturës./ABC News Albania 24/7

egel-1280x707.jpg
Sej rie17:45 | 07/07/2019

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka vijuar turin e tij ballkanas duke u ndalur në Shkup. Në takimet me Kryeministrin Zaev dhe kryeparlamentarin Xhaferri janë konfirmuar marrëdhëniet e mira mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut./ABC News Albania 24/7

Basha-Turi-kombetar-1280x733.jpg
G. P.15:26 | 09/04/2019

Asnjë dialog nuk do të nisë pa larguar kryeministrin Edi Rama. Është ky mesazhi që ka përsëritur Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimet që ka zhvilluar në Kukës e Kurbin.

Tur kombëtar ka nisur Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë javë. Në të gjitha takimet mesazhi që përcjell është një:

Asgjë nuk do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, pa larguar shkaktarin dhe arkitektin e narko-shtetit. Dhe mesazhi që kumbon kudo është ky: Nuk do të ketë më demokraci fallco, nuk do të pranojmë më parlament fallco, nuk do të pranojmë më drejtësi fallco, nuk do të pranojmë më ekonomi fallco. Është koha për Shqipërinë e demokracisë së vërtetë, lirisë së vërtetë, Shqipërinë e vlerave të vërteta evropiane”, ka thënë Basha.

Në takimet në Kukës dhe Kurbin kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të jenë pranë qytetarëve njësoj si në fushatë për të afruar ditën e largimit të kryeministrit më të korruptuar në Evropë sipas tij.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do t’i jepnin mandatin qeverisës Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Por miqtë e mi, zgjedhjet nuk do të mbahen nesër. Dhe zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë pa garantuar kushtet dhe standardet që kurrë më krimi dhe kriminelët, hajdutët dhe oligarkët, të mos diktojnë një tjetër fallco-parlament dhe një tjetër fallco-qeveri” deklaroi ai.

Mazhoranca e ka veç propagandë reformën në drejtësi sipas Lulzim Bashës. Drejtësia e vërtetë nuk bie mbi të pafajshmit e të varfrit theksoi ai.

“Nesër vendi do të ketë një drejtësi të vërtetë, jo me dy standarde, por me një standard, jo një drejtësi që burgos të pafajshmit, fukarenjtë, që s’paguajnë dot faturat e dritës, që nuk ushqejnë dot fëmijët me bukë, ndërkohë që ministrat e korruptuar e të lidhur me krimin livadhisin, kalërojnë, këndojnë karaoke, dhe nuk gjejnë dot vend të mjaftueshëm për të fshehur tonelatat e thesit të eurove që kanë vjedhur nga populli më i varfër. Janë kapur duke vjedhur. Ata do të jenë në burg, ata do të jenë para drejtësisë, dhe jo qytetarët e pafajshëm. Ndaj, pika e parë e ndryshimit që po vjen është drejtësia që nuk do t’i mbrojë, por do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin. Do t’i çojë në burg ata që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, lekët e shqiptarëve, pasuritë e shqiptarëve”.

Kreu i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 13 Prillit për t’i dhënë vetes dhe vendit mundësinë te drejtohen nga një qeveri, e cila, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, do ta lidhë fatin e saj me atë të qytetarëve.

“Kjo është beteja që duhet të çojmë deri në fund përpara ndeshjes në kushte të barabarta, ku padyshim, Partia Demokratike ka një program fitues dhe ju ofron ndryshimin për jetën e çdo shqiptari”, tha Basha./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

POMPEO-VIZITA.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela17:30 | 12/02/2019

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo ka nisur një tur vizitash në Europë, ku fillimisht është ndalur në Budapest ku është takuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Një rast për të përballur me këndvështrime të ndryshme. Sekretari Amerikan i Shtetit Majk Pompeo, viziton Europën qendrore e rreshtuar në NATO, por e tunduar nga Putin. Ai transmeton fjalën e administratës Tramp, në vështirësi me Kinën, por skeptike me Nato-n dhe jo shumë e sigurtë ndaj Gjermanisë. Pompeo në Budapest u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe ministrin e jashtëm. Ky i fundit u shpreh se ka një hipokrizi të pabesueshme në Europën Perëndimore për sa i përket Rusisë. Kritikat janë të forta por në të njëjtën kohë firmosen marrëveshje prej miliona eurosh mes sipërmarrjeve të Europës Perëndimore dhe atyre ruse. Ai premtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mbështeten tek Hungaria si një aleat ushtarak.

Pavarësisht akrobacive verbale të kreut të diplomacisë hungareze, faktet janë ndryshe për sa I përket marrëdhënieve të Budapestit me Moskën dhe konflikett ekzistuese dhe të mundshme në Europë. Në fakt Pomepo theksoi mbështetjen amerikane ndaj Hungarisë, e cila jo domosdoshmërisht është në një linjë me interesat hungareze.

Pompei deklaroi se presidenti rus Putin nuk mund të lejohet të futet ndërmet Natos dhe miqve të sajjj. Dhe hungarezët sipas tij e dinë shumë mirë për shkak të historisë së tyre, se Rusia nuk do të jetë asnjëherë mike e lirisë dhe sovranitetit të popujve të vegjël.

Por opozita në Hungari u shpreh e zhgënjyer me sekretarin amerikan të shtetit Pompeo pasi ai nuk bëri asnjë kritikë për masat e ndërmarra nga ekzekutivi i Budapestit. /abcnews.al

vlcsnap-error159-1280x720.jpg
us er14:46 | 27/12/2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur turin e paralajmëruar ku në takime me qytetarët ai ka paralajmëruar thirrjen e tyre në protesta në muajin Janar të vitit të ardhshëm. Nga Kombinati, Basha i tha shqiptarëve të bashkohen kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Si e pati paralajmëruar, javën e fundit të Dhjetorit do e përdorte për të ftuar qytetarët në protest. Kreu i Partisë Demorkatike, nga Kombinati foli për fate të vulosura.

“Politikisht, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama  dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar.

Për Lulzim Bashën marrëveshja e 18 Majit duket jo vetëm e vdekur, por edhe imazh i asaj që sipas kryedemokratit, nuk mund të ndodhë më.

“Ajo tregoi para shqiptarëve që zgjidhja hibride nuk funksionon. Që pa larguar shkaktarin e kësaj të keqe, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.”- u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Kreu i Partisë Demokratike tha se kjo betejë ka në thelb jo më politika specifike por vetë mbijetesën e demokracisë.

Beteja për Kushtetutën është betejë për demokracinë, është betejë për drejtësinë, është betejë për ekonominë dhe ajo sapo ka nisur e ne do ta çojmë deri në fund.

Basha i bëri thirrje qytetarëve të reagojnë duke mos u pajtuar me të keqen e duke u ngritur në protestë të bashkuar, në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë./abcnews.al

 

vlcsnap-error526-1.jpg
us er11:42 | 24/12/2017

Kreu i demokratëve,Lulzim Basha, pritet të nisë turin e takimeve me qytetarët në javën e fundit të muajit Dhjetor. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se takimet, të cilat organizohen në fomë bashkëbisedimi në funksion të protestave së janarit 2018, do të nisin në qytetin e Lezhës, Lushnjes dhe Kavajës. Aleatët e Partisë Demokratike janë shprehur mbështetës dhe të angazhuar maksimalisht në sigurimin e mbështetjes ndaj kauzës që opozita ka marrë, duke e nisur aksionin opozitar pikërisht me protestat e paralajmëruara për javët e para të janarit.
Por në fokus të takimeve do të jetë jo vetëm gjendja politike në vend, e ndezur nga ajo që opozita quan krizë kushtetuese, por edhe ajo ekonomiko-sociale. Javët e para të janarit do të shpalosin edhe protestat e thirrura nga opozita e bashkuar, të cilat nisën me atë të mbajtur jashtë parlamentit teksa zgjidhej Kryeprokurorja e përkohshme në atë që opozita dënon si akt antikushtetues./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono