tunizi

3500.jpg
nev ila08:15 | 28/06/2019

Dy atentate vetëvrasëse kanë tronditur të enjten kryeqytetin e Tunizisë. Sulmet kanë patur si objektiv forcat e policisë, por kanë lënë të lënduar edhe shumë civilë.

Dy atentatorë u hodhën në erë në dy sulme të ndryshme vetëvrasëse në kryeqytetin e Tunizisë, në përpjekje për të goditur forcat e policisë. Për pasojë, një oficer humbi jetën, si dhe disa agjentë dhe qytetarë civilë mbetën të plagosur.

Ende nuk dihet se kush fshihet pas sulmeve, që vijnë disa muaj para një procesi zgjedhor dhe pikut të sezonit turistik, gjatë të cilit Tunizia shpreson të shënojë një numër rekord vizitorësh. Atentatori i parë vuri në shënjestër një patrullë policie në rrugën “Sharl de Gol”, në qendër të Tunizit, duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër, bashkë me 3 civilë.

Të dhënat u konfirmuan nga Ministria e Brendshme vendase. Ndërkohë, sulmi i dytë u verifikua vetëm pak momente më vonë pranë një komisariati policie, duke lënë të plagosur 4 persona. Më pas, efektivë të forcave speciale rrethuan dy vendngjarjet, njëra prej të cilave ndodhej rreth 200 metra larg ambasadës franceze.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tuniziane deklaroi se atentatorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të fortë e të mos bien pre e panikut. Në shenjë sfide, rreth 300 persona u mblodhën në të njëjtën rrugë ku ndodhi një prej sulmeve, duke ngritur parulla të tipit “Nuk kemi frikë nga terrorizmi” dhe duke kënduar himnin kombëtar./ABC News Albania 24/7

REPORTERI-TUNIZIN.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
G. P.14:42 | 25/12/2018

Vetëvrasja e një reporteri ka shkaktuar trazira dhe protesta në Tunizi. I riu u bëri apel moshatarëve të tij të mbrojnë të drejtat e tyre për punësim.

Postoi një video në Facebook para se ti vërë flakë vetes në sheshin e martirëve në Kaserin, Tunizi. Viktima është një reporter Tunizin i Telvza tv, i cili ndërroi jetë pak orë më vonë në spital. Në video gazetari shpjegon arsyet e gjestit dramtik duke u bërë apel të papunëve në rajon që të protestojnë për të drejtat e tyre dhe për një të ardhme më të mirë. I riu kritikon dhe qeverinë pasi ka harruar rajonin e Kaserin. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje policisë i është dashur të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup të rinjsh që protestonin, për të drejtat e tyre dhe një të ardhme më të mirë pas vetëvrasjes së reporterit.

Sindikata kombëtare e gazetarëve tunizinë shpalli grevë të përgjithshme në vend. Sipas deklaratës për shtyp shteti ka kontribuar në përhapjen e korrupzionit sidomos në botën e medias duke kontrolluar pjesën më të madhe të tyre. Gjendja sociale dhe ekonimike në Tunizi, sidomos në zonat e varfëra është shumë e vështirë, ndërsa papunësia tek të rinjtë është në nivelin e 30 për qindëshit./abcnews.al

emigrante.jpg
G. P.21:39 | 19/12/2018

Tunizia kundërshton fuqishëm riatdhesimet e njëanshme të emigrantëve. Ministri i Jashtëm tunizin denoncoi praktikën e disa prej vendeve pritëse, të cilat ndërmarrin iniciativa riatdhetësimi të njëanshme.

Jo riatdhetësimeve të dhunshme. Tunizia kundërshton në mënyrë kategorike ato vende pritëse që kanë ndërmend të riatdhesojnë emigrantët me vendime të njëanshme.
Është ky mesazhi i fortë dhe i qartë i dhënë nga ministri tunizian i çështjeve sociale. Tunizia është vendi me numrin më të madh të zbarkimeve të emigrantëve në vitin 2018. Por sipas të dhënave të fundit janë më shumë se 200 mijë emigrantët e paligjshëm tunizinë të shpërndarë nëpër botë. Janë vetëm një pjesë e 1.3 milionë të shpërndarë në të gjithë botën.

Nga ana tjetër janë 600 mijë emigrantët e vendeve të tjera që ndodhen në Tunizi. Sipas ministrit të Tunizisë, qeveria e vendit të tij i njeh të drejtën e integrimit emigrantëve që do të riatdhesohen dhe është gati ti mirëpresë nëse do të duan të kthehen. Por jo nëse një gjë e tillë ndodh me vendimin e njëanshëm të vendeve pritëse. Kjo sepse sipas tij problem i emigracionit mund të zgjidhet vetëm me marrëveshje ndërkombëtare./abcnews.al

tunizi-proteste.jpg
G. P.08:22 | 11/12/2018

Jehona e protestave të “Jelekëve të verdhë” në Paris jo vetëm ka tejkaluar kufijtë e Francës, por ka shërbyer si model edhe për vende të tjera. Në Tunizi, vend i njohur për ndikimin francez, është krijuar një lëvizje analoge që ndryshon vetëm nga ngjyra.

Modeli francez i protestave, që prej 4 javësh ka futur në kaos Parisin dhe qytete të tjera, i ka kaluar kufijtë. Kështu, në Tunizi ka marrë jetë lëvizja simotër e “Jelekëve të verdhë”, “Jelekët e kuq”.

Grupimi është prezantuar përmes rrjetit social Facebook, ku merr përsipër të luftojë për dinjitetin e të rinjve, të drejtën për një jetë më të mirë dhe për të denoncuar aferat e klasës politike dhe hendekun e thellë mes saj dhe qytetarëve tunizianë.

Në profilin e saj, lëvizja njofton se për momentin është vetëm virtuale dhe njëkohësisht paqësore, por shumë shpejt do të ngrejë pika koordinimi në mbarë vendin. Ndërkohë, Federata e Përgjithshme për Arsimin, një sindikatë e dorës së dytë në Tunizi, ka njoftuar se do të nisë një mobilizim afatgjatë për më shumë të drejta.

Më datë 12 dhjetor, sindikata ka paralajmëruar mbajtjen e së ashtuquajturës “Dita e Rebelimit”, me një manifestim në kryeqytetin e vendit, Tuniz. Ndërkohë më 19 dhjetor është parashikuar një tubim përpara selisë së Ministrisë së Arsimit.

Tunizia është vendi ku dhjetorin e vitit 2010 nisën protestat masive kundër regjimit të presidentit Ben Ali, të cilat zgjatën disa muaj deri në rrëzimin e tij, e që i dhanë jetë asaj që më vonë u përhap në vendet fqinje dhe u njoh si Pranvera Arabe./abcnews.al

anijaaaa.jpg
G. P.12:25 | 18/07/2018

Organizata ndërkombëtare për emigracionin, bëri të ditur se janë gati 1500, personat që kanë humbur jetën në Mesdhe, në përpjekje për të arritur në brigjet e Europës. Ndërkohë një anije me 40 emigrantë në bord është bllokuar prej ditësh, në brigjet e Tunizisë. Tunizia, Italia dhe Malta nuk lejojnë zbarkimin e tyre në portet përkatëse.

Një anije me 40 emigrantë në bord është bllokuar prej ditësh në brigjet e Tunizisë. Tunizia, Italia dhe Malta nuk lejojnë zbarkimin e tyre në portet përkatëse. Emigrantët ishin nisur nga Libia, një javë më parë dhe pas një avarie qëndruan në det për pesë ditë pa ushqim dhe ujë. Ekuipazhi i anijes ka bërë të ditur se ka në bord persona të plagosur dhe një grua shtatzënë.

Një nga anëtarët e ekuipazhit tregoi se situata është kritike dhe ka rezerva ushqimore vetëm për dy ditë. Autoritetet tuniziane shpjeguan se nuk duan të presin emigrantë pasi nuk dëshirojnë të bëhen një port i sigurtë për shtetet europiane.

Emigrantët vijnë nga Egjipti, Mali, Nigeria dhe Bangladeshi. Ata u sinjalizuan nga punëtorët e një platforme nafte tuniziane, të cilët i ndihmuan me ushqim dhe ujë.

Ndërkohë organizata ndërkombëtare për emigracionin bëri të ditur se janë gati 51 mijë refugjatët që kanë mbërritur në Europë nëpërmjet detit që nga fillimi i 2018-s. Ndërsa për të njëjtën periudhë janë 1.443 personat që kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur brigjet europiane. Itenereari i Mesdheut qendror drejt Italisë mbetet më vdekjeprurësi me 1.104 viktima që nga fillimi i vitit 2018./abcnews.al

Belgium-vs-Tunisia.jpg
ent ela16:35 | 23/06/2018

Belgjika nuk e pati aspak të vështirë të fitonte thellë ndaj Tunizisë në Kupën e Botës. Europianët ia dolën 5-3 duke qenë shumë pranë kualifikimit në Grupin G

Një nga të paktat e këtij Botërori. Nuk pati duel në stadiumin e Spartakut të Moskës, mes Belgjikës dhe Tunizisë, me një diferencë jo karakteristike për turneun rus.

Europianët, të cilësuar si skuadër tepër e rrezikshme për pretendentët, triumfuan 5-2 dhe bënë atë që deshën në fushën e lojës.

Tashmë, janë shumë pranë kualifikimit. Kapiteni Eden Hazar dhe sulmuesi Romelu Lukaku shënuan nga dy gola, ndërsa formacioni I trajnerit Martinez, vazhdoi aty ku e la në pjesën e dytë ndaj Panamasë.

Realizues ishte edhe Miçi Baçuai, ndërsa për tunizianët arritën të gjenin rrugën e rrjetës Bron dhe Hazri.

Lukaku u barazua me Kristiano Ronaldon, me nga 4 rrjeta secila, si golshënuesit më të mirë të Kupës së Botës.

Vetë Tunizia pati jo pak faj në humbjen e rëndë që pësoi.

Krejt ndryshe nga sfida me Anglinë, luajti hapur, dhe u ndëshkua sepse ishte përballë një kundërshtari shumë më cilësor, sidomos në sulm.

Ky sukses, bashkë me atë të ndeshjes së parë, bën që Belgjika të ketë të njëjtin numër golash në Kupën e Botës, sa Rusia, nga 8, pra ekipet më shumë shënues.

Po ashtu, në grupin G gjërat po qartësohen, sidomos për belgët, që tashmë mund të quhen ndër pretendentët e kampionatit.

E pamundur që nga shtatori i vitit 2016, Belgjika duket tepër e fortë me yje të tillë si Hazar, Lukaku, De Brujn apo Mertens. /abcnews.al

southgate.jpg
ent ela16:45 | 18/06/2018

Një tjetër pretendente e Botërorit zbret sot në fushë. Anglia luan me Tunizinë në Vollgograd dhe shpreson të mos ketë fatin e Argjentinës, Gjermanisë apo Brazilit.

I ndodhi kështu 22 vjet më parë. Gareth Sauthgate humbi penalltinë që solli eleminimin e Anglisë ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e Euro 1996-ës, dhe sot si trajner i kombëtares, shpreson që fati të jetë me të.

Trajneri 47-vjeçar nuk ka përvojë të madhe, lojtarët e tij janë po ashtu pa eksperiencë, por tifozët shpresojnë që ata t’i japin fund dështimeve kronike në Botërorë.

Gareth Sauthgate: “Le të mos mendojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën. Ka pasur breza shumë të mirë që nuk kanë arritur të fitojnë, dhe pse disa herë kanë qenë shumë pranë. Ky grup është ndryshe, pasi ka shumë të rinj që e kanë të ardhmen përpara, dhe që kanë pak përvojë. Ka pasur shumë histori për lojtarët tanë në të kaluarën, por nuk kanë qenë të vërteta. Ka shumë rëndësi për publikun që të dijë sesa të përkushtuar janë ata në kombëtare”.

Ja edhe kapiteni i ri, sulmuesi Harry Kane.

Harry Kane: “Mendoj se jemi gati për këtë turne të madh. Anglia është një skuadër e bashkuar ku të gjithë lojtarët luajnë për njëri-tjetrin, dhe besoj se jemi përgatitur mirë. Po ashtu, jemi shumë të lidhur me publikun dhe shpresoj të bëjmë një Kupë Bote të suksesshme, duke nisur nga kjo ndeshje. Sa për mua personalisht, jam po i njëjti, dhe shiriti i kapitenit nuk ka ndryshuar asgjë”.

Trajneri i Tunizisë, Nabil Malul, është nga ata që e di se çfarë është durimi. Ai ishte trajner i ekipit U23 në Olimpiadën e vitit 2004, kur një penallti u desh të gjuhej gjashtë herë para se të pranohej si gol. Malul premton se ndaj Anglisë do të luhet me durim, por në sulm.

Nabil Malul: “Ne jemi në formë. E dimë se jemi në një grup shumë të vështirë, por e kemi rritur lojën tonë, sidomos në aspektin atletik. Jemi të vendosur të hyjmë në histori. Do të luajmë në sulm. U kam thënë lojtarëve se nuk të qëllon shpesh të luash ndaj më të mirëve, ndaj duhet të kënaqemi në këtë Botëror”.

Ndeshja luhet në 20:00 në stadiumin e qytetit historik të Vollgogradit, ku kanë shkuar me mijëra tifozë anglezë. Edhe Tunizia nuk do të jetë pa mbështetje. /abcnews.al

vlcsnap-error952-1280x720.jpg
us er16:11 | 14/01/2018

Mbi 800 të arrestuar dhe rreth 100 të plagosur është bilanci tragjik i protestave antiqeveritare në Tunizi. Për të shuar valën e demonstratave, qeveria aprovoi një sërë masash për të ndihmuar familjet në nevojë.

803 persona të arrestuar, 97 agjentë të policisë të plagosur, 87 makina të dëmtuara dhe disa kazerma policie të djegura. Ky është bilanci i javës së fundit të përleshjeve dhe trazirave në Tunizi mes manifestuesve të rinj kundër çmimeve të larta dhe forcave të rendit. Mes të arrestuarve janë edhe 16 ekstremistë islamikë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Khalifa Chibani.

Gjithashtu është regjistruar dhe një i vdekur në fillim të javës në trazirat në Tebourba. 43-vjeçari, Khemaies Yeferni, u shpall i vdekur në spitalin Rabta në Tunis. Lidhur me rrethanat e vdekjes së tij është hapur dhe një hetim.

Sipas burimeve mjekësore, 43-vjeçari kishte mbërritur në gjendjen e asfikësisë në spital dhe me disa plagë në trup. Ministria e Brendshme e Tunizisë thekson se ai kishte mbërritur në dhomën e urgjencës në një gjendje asfiksie si pacient me astmë.

Ndërkohë, qeveria e unitetit kombëtar njoftoi një sërë masash në favor të familjeve në nevojë me një fond prej 23.5 milionë euro. Ky vendim erdhi për të shuar valën e protestave anti-qeveritare që vazhduan për më shumë se një javë./abcnews.al

tunisia_23.jpg
us er11:55 | 01/11/2017

Dy agjentë policie në shërbim para parlamentit në Tunizi janë sulmuar me thikë nga një i dyshuar si ekstremist islamik. Njëri prej tyre u plagos në fyt ndërsa tjetri në kokë. Lajmi u konfirmua nga ministria e brendshme tuniziane në një deklaratë për shtyp duke theksuar se një nga agjentët e plagosur ndodhet aktualisht në terapi intensive. Autori i sulmit u arrestua dhe prani se prej trej vjetësh mbështeste ideologjinë xhihadiste.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono