tubimi

basha-17.jpg
Sej rie21:30 | 25/05/2019

21:27 – Përfundon protesta e opozitës. Ajo zgjati rreth dy orë e gjysmë. Tubimi nisi përpara Kryeministrisë dhe më pas u zhvendos përpara Parlamentit. Përgjithësisht gjatë gjithë zhvillimit të saj nuk pati incidente, përveç një rasti përpara Kuvendit.

Aty u hodhën mjete piroteknike dhe flakadanë, çka solli dhe reagimin e policisë që hodhi ujë në drejtim të protestuesve. E gjithë situata zgjati pak minuta, pasi Basha u zhvendos shumë shpejt drejt selisë së Partisë Demokratike.

21:20 – Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalimit përmbyllës në selinë blu u bëri ftesë qytetarëve t’u bashkohen protestave të ardhshme. Gjithashtu ai deklaroi se vetëm largimi Ramës mund t’i hapë rrugë zgjidhjes politike.

“Shkaktari do largohet, kjo i jep rrugë zgjidhjes politike. Këtë e dinë të gjithë, e di dhe Europa. Rama ik, hapi rrugë zgjidhjes politike. Beteja jonë po shkon drejt fundit që paracakton historia për kombëtar që nuk pranojnë të keqen. Beteja jonë po shkon drejt çlirimit të Shqipërisë ndaj krimit, kërkesa ime është të qëndrojmë në këmë dhe gati për ta çuar misionin tonë deri në fund”, tha Basha.

21:06 – Lulzim Basha zhvendoset në drejtim të selisë së PD-së. Pavarësisht tërheqjes së tij, një pjesë e protestuesve vijuan të qëndrojnë përpara Kuvendit. Është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, që i bën thirrje pjesës që vijon të qëndrojë që t’i bashkohen masës tjetër që lëvizte drejt selisë.

21:04 – Pak minuta pas arritjes së tyre para Kuvendit, protestuesit kanë hedhur tymuese, kapsolla dhe lëndë piroteknike. Ndërkohë policia është kundërpërgjigjur dhe ka hedhur ujë në drejtim të protestuesve. Siç raporton gazetari i ABC News pranë ambienteve të Parlamentit, në përgjithësi situata ka qenë e qetë, ndryshe nga herë e tjera, ku është përdorur edhe gaz lotsjellës.

20: 30- Pas përfundimi të fjalës së tij para Kryeministrisë, Basha u ka kërkuar protestueseve që të drejtohen drejt Kuvendit. Ai u ka kërkuar që të ndezin dritat e telefonit duke i quajtur ata dritat e shpresës, dhe tubimi u zhvendos nga Kryeministria tek Parlamenti.

20: 00- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të mbledh tek Kryeministria. Ai është shprehu se mesazhi i popullit është i qarët “Rama Ik”, ku sipas tij shumë shpejt do bëhet realitet.

“Në këtë bashkim historik të zemrës dhe mendjes, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i sovranit dhe janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Sonte shikojnë sytë tuaj, dëgjojnë zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, unë dhe gjithë Evropa, shpresën e këtij kombi të ngritur. Është mbushur ky shesh, me kurajo dhe vendosmëni dhe më një mesazh që duhet ta dëgjojë gjithë bota: Rama ik! “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” Ky është mesazhi, kjo është aspirata, ky është misioni që thonë shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt, të këtë tubim të 6-të. Nuk ka në Evropë Kryeministër që të kapet duke vjedhur zgjedhjet. Nuk ka në Evropë politikanë, kriminelë, përdhunues, dhe trafikantë. Atje ata shkojnë para drejtësisë. Sot e derisa të bëhet realit një mesazh ka populli: Rama ik!” Zëri juaj u dëgjua, po dëgjohet, nuk do të ketë asnjë fund tjetër për këtë betejë përveç largimit të qeverisë së krimit. Mjerë ai që nuk ka vesh dhe nuk dëgjon, e dëgjoi gjithë Shqipëria, e dëgjoi gjithë bota. Zgjedhje demokratike pa opozitën nuk do të ketë. Jepjani përgjigjen ta dëgjojë deri në Surrel, ta dëgjojë në çdo bunker që futet: Rama ik”, tha Basha.

19:43 – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, del nga selia blu dhe niset drejt Kryeministrisë.

19:00 – Nis protesta e 6-të kombëtare e opozitës së bashkuar, kundër qeverisë Rama. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, protestuesit u grumbulluan në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Partitë opozitare kërkojnë largimin e Ramës, për krijimin e një qeverie tranzitore, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërsa Drejtoria e Policisë ka dhënë leje për tubimin nga ora 19:00 deri në mesnatë. Uniformat blu kanë kaluar në gatishmëri, por të pranishme do të jenë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Reparti Special RENEA.

Ashtu si në të gjitha tubimet e opozitës, policia ka rrethuar me gardh metalik institucionet ku pritet të kalojnë protestuesit. Ndërsa thuhet se do të jenë 1500 forca policie, që do angazhohen për mbarëvajtjen e protestës./abcnews.al

RAMA-kryesia-1280x720.jpg
Sej rie22:36 | 11/05/2019

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për protestën e opozitës. Në një postim në rrjetet sociale ai i uron shërim të shpejtë policëve të plagosur.

“Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, thotë Rama.

Në një postim tjetër më herët gjatë protestës, Rama theksoi se zjarri ndaj Kryeministrisë nuk i bën dëm aspak qeverisë, por i bën shumë dëm vendit.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruante se: “Një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan Rama në Twitter./abcnews.al

 

policia-1-1-1280x707.jpg
Sej rie18:59 | 11/05/2019

Tubimi i opozitës ka bërë që forca të shumta policie të blindojnë Kryeministrinë, aty ku po zhvillohet edhe protesta e katër kombëtare e partive opozitare. Përmes këtyre protestave masive kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama, krijimi i qeverisë tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkohë forca të shumta policia janë të vendosura para Kryeministrisë, por perimetër sigurie është vendosur edhe tek Kuvendi. Ende nuk janë bërë të ditur skenarët  që do të ndjekë opozita në protestën e mbrëmjes së sotme dhe se kur do të përfundojë.  Partia Demokratike ka kërkuar leje deri në mesnatë për të protestuar, por nga ana tjetër policia i ka dhënë vetëm dy orë leje./abcnews.al

54254980_2312356418815526_1781799115827445760_o-1280x853.jpg
ent ela10:29 | 17/03/2019

Të paktën 33 persona janë proceduar për veprimet e dhunshme në protestën e 16 Marsit, ku precipitoni në dhunë dhe përplasje me policinë para parlamentit, ku u përdor edhe gazi lotsjellës nga ana e uniformave blu. 14 persona janë arrestuar, 11 në gjendje të lirë dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Mbi të proceduarit  rëndojnë akuzat e “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”. Ndër personat e proceduar është edhe Gazment Bardhi, si organizatori i protestës.

Burime për ABC News bëjnë të ditur se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Bardhi kishte marrë leje në polici vetëm për të zhvilluar protestë përpara Kryeministrisë dhe jo përpara parlamentit.  Gjithashtu, policia ka sekuestruar 130 kapsolla, duke i cilësuar si të rrezikshme për jetën. Grupet e punës të policisë po vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së 16 Marsit./abcnews.al

protesta-4-1280x691.jpg
ent ela21:24 | 16/02/2019

Edhe pse u angazhuan një numër ikonsiderueshëm efektivësh policie, përsëri nuk u bë e mundur ndalimi i protestuesve të dëmtonin dyert e kryministrisë. Për të shpërndarë tubuesit e dhunshëm, forcat e Gardës së Republikës hodhën gaz lotsjellës.

Ndërkohë të asfiksuar mbetën shumë persona. Kronika sjell detaje nga fillimi deri në mbyllje të protestës. Protesta e organuzuar nga opozita ishte njoftuar nga Policia e Shtetit se do të ishte e dhunshme dhe për këtë arsye në të gjitha pikat hyrëse të Tiranës kishte postoblloqe të uniforamve blu.

Garda e Republikës, ishte stacionuar në godinat e sigurisë së veçantë, ndërsa policia e Rendit, RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpjetë, ishin në të katërta anët e kryeministrisë.

Fillimi i tubimit në duke ishte i qetë, madje kishte edhe nga protestues që i dhuronin policisë karafila. Por lulet shumë shpejtë u zëvendësuan nga gurë dhe shkopinj.

Protestuesit  nuk u tërhoqën dhe drejtimit tyre ishte kryeministria, ndërsa policia zgjodhi të mos reagonte. Duke parë që situata por agravonte, nga tarraca e kryeministrisë, u hodhën tymuese dhe gaz-lotësjellës.

Shumë tubues u asfiksuan. Më e rëndë gjendja ishte për këtë protestues që kishte mbetur në skelat e kriministrisë.

Sulmi i dytë frontal u organizuar në këtë mënyrë… teksa hedhja e gazit lotësjellës largonte tubuesit nga dera e Kryeministrisë. Pas 5 orësh përballje me uniformat blu, protestuesit u larguan në drejtim të selisë së Partisë Demokratike.

Në fund të tubimit Ardi Veliu kreu i policisë përshëndeti sakrificën e vartësve të tij. I gjithë sheshi përballa kryeminsitrisë u rrethua me shirita, i konsideruar si skenë krimi. Prokurorët Ekled Gjini dhe Kreshnik Ajazi, asituan oficerët e policisë gjyqësore në mbledhjen dhe dokumentimin e provave materiale./abcnews.al

126-1280x622.jpg
ent ela16:03 | 16/02/2019

Është mbyllur në orën 15:58 protesta e opozitës përballë Kryeministrisë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falenderoi pjesëmarrësit në protestë dhe u la takim ditën e enjte për një protestë tjetër, kësaj radhe përpara Parlamentit.

“Sot çdo kush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeministër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante. Dua që në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve që i dhanë zë revoltës që po e dëgjon gjithë bota. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje do vazhdojë deri në përmbysjen e Ramës. Të enjten në orën 10:00 vijon protesta”, tha Basha.

Protesta e së shtunës zgjati rreth 5 orë. Ajo u shoqërua me tensione pothuajse qysh prej fillimit, ku u ça kordoni i policisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në total kanë mbetur të lënduar 15 perona, policë, protestues dhe gazetarë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono