truproja

61427118-andrej-plenkovic-plenkovic-1280x720.jpg
nev ila14:59 | 19/07/2019

 

Kryeministri i Kroacisë, Andreja Plenkovic ka hyrë në diskutimin e Komisionit Parlamentar për ministrat e rinj i shoqëruar nga truproja.

Ky veprim ka shkaktuar polemika të shumta në vend dukë bërë që gjesti të marrë përmasat e skandalit.

Sipas protokollit, anëtarët e sigurimit nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhje zyrtare qeveritare. Në raste të tilla, konsiderohet se parlamenti apo qeveria është në rrezik të demokracisë.

Mediat kroate shkruajnë se kryeministri Plenkovic frikësohet pas konfliktit fizik me Nikola Grmojo./ABC News Albania 24/7

 

56887128_2131189926916420_7005791421617668096_n.jpg
Sej rie21:35 | 14/04/2019

Me pankarta në duar dhe mikrofonë të lidhur me zinxhirë , kjo ka qenë simbolika që kanë përdorur gazetarët për të protestuar para Prokurorisë së Përgjithshme. Gazetarët kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të truprojës së prokurores Arta Marku, i cili dhunoi gazetarin e Klan Plus. Gjithashtu ata kanë dënuar çdo  formë dhune dhe kërcënimi  ndodhur kohët e fundit ndaj gazetarëve në Shqipëri.

Me pankarta në duar dhe me mikrofonë të lidhur me zinxhirë një grup gazetarësh të rinj kane protestuar para Prokurorisë se Përgjithshme për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Renaldo Salianji nga truproja i Prokurores se Përgjithshme Arta Marku dhe një sërë kërcënimesh të tjera të ndodhur kohët fundit ndaj disa gazetarëve. Ata kërkojnë  që Prokurorja Marku të kërkojë falje publike gazetarëve dhe të shkarkohet menjëherë truproja që vuri dorë mbi gazetarin.

Ata janë të vendosur të protestojnë jo vetëm kësaj here, por kundër çdo padrejtësie që u bëhet komunitetit të gazetarëve në Shqipëri,  në disa prej pankartave shkruhet: “Gazetarët nuk janë zëdhënës”, “Heshtja nuk blihet, fjala nuk shitet”./abcnews.al

MACRON-INTERVISTA-1280x720.jpg
ent ela22:09 | 19/09/2018

I paraqitur për një interpelancë në Senat për veprimet e dhunshme ndaj disa protestuesve më 1 maj, ish-truproja e Emanuel Macron ka mohuar që të ketë punuar për sigurinë e presidentit dhe ka deklaruar se pistoletën e mbante për arsye personale. Një justifikim ky i konsideruar “banal” nga mediat, me qëllim për të mbrojtur popullaritetin në rënie të ish-shefit të tij.

Ish-truproja e presidentit Macron, i cili u filmua teksa dhunonte disa qytetarë në një protestë, është mbrojtur kur ka dalë për të raportuar në Senatin francez. Alexandre Benalla kishte shërbyer si pjesëtar i stafit të sigurisë së Macron gjatë kohës së fushatës elektorale dhe veprimet e tij gjatë manifestimit kanë cënuar popullaritetin e shefit të pallatit Elize. Sidoqoftë, gjatë seancës që ka zgjatur dy orë ai nuk është pyetur për trazirat e 1 Majit, por për statusin e tij. “Nuk kam qenë kurrë oficer policie dhe as trurojë e Macron”, ka thënë Benalla përpara senatorëve, një deklaratë që është interpretuar si një përpjekje për të mbrojtur ish-shefin e tij.

Më herët efektivi kishte rëfuzuar të bashkëpunonte me senatorët, duke e quajtur kërkesën e tyre ilegjitime dhe kryetarin e tyre një kukull. Por të mërkurën u tërhoq duke deklaruar se e respekton dhomën e lartë të Parlamentit. Në vijim të interpelancës, Benalla ka shtuar se për Macron ka punuar vetëm si organizator i udhëtimeve të tij dhe se pistoletën e mbante për arsye personale. Duke komentuar dëshminë e tij, gazeta franceze “Le Monde” i ka cilësuar banale justifikimet e Benalla./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono