trupi

trupi-i-pajete.jpg
G. P.11:23 | 19/08/2019

Zjarrfikësit në Gramsh gjetën mëngjesin e kësaj të hëne në breg të lumit Devoll një trup të pajetë. Sipas policisë, viktima është Besnik Tabaku 53 vjeç me banim në fshatin Çekrez.

53-vjeçari ishte larguar të dielën nga shtëpia bashkë me qenin e tij dhe nuk ishte kthyer më. Kanë qenë familjaret ata që fillimisht njoftuan policinë. Disa banorë e kishin parë që 53-vjeçari kishte shkuar drejt lumit.

Kërkimet nisën që pasditen e një dite më parë, por trupi i pajetë në lum u arrit të gjendej mëngjesin e sotëm. Qeni nuk ishte larguar nga vendngjarja dhe ka qëndruar tek rrobat e të zotit derisa mbërritën familjarët me zjarrfikësit.

Nga të dhënat e derinatshme burri nuk kishte pirë ujë qe sipas hetuesve ai mund të ketë patur ndonjë sulm në zemër. I ndjeri ishte beqar dhe jetonte me nënën e tij.

/ABC News Albania 24/7

rezervuar.jpg
ent ela11:59 | 30/06/2019

Është gjetur sot trupi i 31 vjeçarit të mbytur dje në rezervuar në Maminas. Policia njofton se trupi i pajetë u gjet nga Polumbarët e Forcave RENEA dhe gjatë këqyrjes nuk u konstatuan shenja dhune

Njoftimi i Policisë

Më datë 29.06.2019, në Rubjek, Shijak, shtetasi A.A.,31 vjeç, banues në Maminas është mbytur në rezervuar.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga Polumbarët e Forcave Renea,u gjet trupi i pajetë , ku gjatë këqyrjes nuk u konstatuan shenja dhune. /abcnews.al

eb19ef7a-55b1-4be5-834d-65a8c4726a80.jpg
Sej rie13:20 | 15/05/2019

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, që humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, mbërriti sot në drekë në atdhe me një avion ushtarak. Nesër paradite, tek Muzeu Historik Kombëtar do të zhvillohen homazhe nderimi për oficerin e vrarë në Letoni, para se ai të përcillet për në banesën e fundit.

Major  Klodian Tanushi u nis drejt Letonisë 6 muaj më parë në krye të kontigjentit shqiptar në misionin e NATO-s. Por trupi i tij mbërriti në Rinas i pajetë, në një arkemort të mbuluar me flamurin kombëtar kuq e zi.

Arkemorti që mbante trupin e majorit ishte përcjelle me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e kontigjentit shqiptar ne Letoni.

Avioni ushtarak që sillte trupin e oficerit të vrarë në krye të detyrës në një tokë të huaj, u ul në aeroportin e Rinasit pak pas mesditës.

Ceremoni shtetërore dhe nderime ushtarake nga drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komandës së Forcave tona të Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku, kolegë, familjarë e miq të ushtarakut të vrarë në krye të detyrës ishin të pranishëm.

Arkivoli me trupin e Major Tanushit, i mbuluar me flamurin kombëtar u mbajt në krahë nga kolegë të tij. Të enjten nga ora 10:00 deri në 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar do të zhvillohen homazhe nderimi, para se major Klodian Tanushi të përcillet në banesën e fundit.

Trupi i major Klodian Tanushit do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. 16 maji u shpall ditë zije kombëtare, në nder të major Klodian Tanushit, i cili u shpall njëherësh edhe dëshmor i atdheut.

Në incidentin e shpërthimit të minave gjatë misionit të NATO-s në Letoni, në datën 6 maj, humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj si dhe u plagos rreshteri, Julian Kapaj.

/ABC News Albania 24/7

durres.jpg
ent ela15:30 | 07/03/2019

Dy trupa të pajetë u gjetën ditën e sotme në Durrës dhe në Elbasan. Trupi i pajetë që u gjet në lagjen Currila në Durrës, ishte pa kokë dhe pa gjymtyrë. Ende nuk dihet identiteti i tij, por policia sqaron se trupi ishte i dekompozuar dhe se dallgët e kanë nxjerrë në breg të detit. Paraprakisht dyshohet se gjymtyrët janë shkëputur për shkak të dekompozimit. Për të sqaruar dyshimet do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila pritet të saktësojë mënyrën dhe shkaqet e vdekjes. Ndërsa trupi tjetër u gjet në afërsi të fshatit Muriqan në lumin Shkumbin. Banoret e zonës njoftuan policinë, e cila bëri identifikimin e tij. Ai është Ibrahim Çakerri 80 vjeç i cili kishte disa muaj që ishte shpallur i humbur. /abcnews.al

trupi-skrapar-931x445.jpg
G. P.11:39 | 01/12/2018

Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e kësaj të shtune anës lumit Guahak të Skraparit. Viktima është një 44-vjeçar, i cili u gjet nga patrulla e policisë. Në këto pamje të mbërritura në redaksinë e tvklan.al nga një qytetar, shihet pikërisht momenti kur polumbarët nxjerrin nga rrjedha e lumit trupin e pajetë.

Për tvklan.al, qytetari thotë se viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Franca, ku iu ishte refuzuar kërkesa për azil. Që prej asaj kohe, 44-vjeçari mësohet se konsumonte në mënyrë të rregullt alkool. Dyshimet paraprake janë se viktima mund të jetë vetëmbytur. Kjo edhe sipas burimeve zyrtare.

“Rreth orës 08:00, në Skrapar, në anën e lumit të Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur. Nga verifikimet e para rezulton se shtetasi M.Xh, 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Megjithatë, për ngjarjen është ngritur një grup hetimor dhe pritet që shkaku i vdekjes të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore./tvklan.al

TRUPI-I-KACIFAS-MBULIM.mpg_snapshot_00.16.jpg
G. P.08:49 | 07/11/2018

Trupi i pajetë i Kostandino Kaçifas u mor nga familjarët e tij pasi prokurori firmosi tërheqjen e tij. Bashkë me trupin i cili u dërgua ne Bularat të Gjirokastrës, atyre iu është dorëzuar edhe kopje e përfundimeve të ekspertizës. Burime për ABC News bëjnë me dije se 35-vjeçari do të varroset i veshur me rroba ushtarake. Funerali për të do të mbahet nesër në orën 13:00 dhe do të paraprihet nga një meshë për nder të tij. Mediat greke flasin për shumë persona që pritet të jenë të pranishëm gjatë varrimit të tij. Konstantinos Kaçifa u vra gjatë një përplasje me armë zjarri me RENEA./abcnews.al

bularat-1280x746.jpg
G. P.17:18 | 30/10/2018

Trupi i Kostandinos Kaçifas do ti nënshtrohet një ekspertize të dytë në Tiranë. Vendimi u mor pas kërkesës së prindërve. Ngjarja po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Kostandinos Kaçifas mbeti i vrarë të dielën në Bularat pasi qëlloi me armë policinë.

Pas shumë orë qëndrimi në morgun e spitalit të Gjirokastrës trupi i Kostandinos Kaçifas do i nënshtrohet një ekspertize të dytë në Tiranë. Vendimi u mor pas kërkesës së famljarëve për një autopsi më të specializuar. Mësohet se çështja i ka kaluar  për hetim Krimeve të Rënda. Në Bularat tek familja e të ndjerit shkuan dhe përqafësues të Avokatit të Popullit.

Petrit Azemaj, perfaqësues i Avokatit të Popullit: “Qëllimi i ardhjes sonë si instuticion ishte që të kryejmë një hetim të pavarur administrativ, që do të thotë të mbledhim të dhën në lidhje me ngjrjen në veprimet e kryera edhe nga unonjës të policisë dhe pastaj do të konkludojmë.”35 vjeçari u vra të dielën në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat e Reneas. Këto të fundit mbërriten në fshat me kërkesë të policisë lokale, e cila u përball me breshëri armësh nga Kaçifa.

Gjatë kohës që u rrethua nga RENEA, Kaçifas nuk pranoi të dorëzohej dhe ka vazhduar të qëllojë me armë drejt uniformave blu./abcnews.al

Përgatiti: Orges Sako, gazetar i ABC News

 

 

 

gjirokastra.png
G. P.11:50 | 30/10/2018

Trupi i pajetë i Kostandinos Kaçifas ndodhet ende në morgun e Gjirokastrës, edhe pse ekspertiza mjeko-ligjore ka përfunduar. Familjarët kërkojnë përsëritjen e ekspertizës nga një mjek ligjor grek. Por sipas prokurorisë, kjo mund të kryhet privatisht nga familjarët, pasi ta kenë tërhequr trupin e viktimës nga morgu. Për vrasjen e 35 vjeçarit minoritar po interesohet edhe Avokati i Popullit.

Familja  Kaçifa nuk ka tërhequr trupin e të ndjerit nga morgu në Gjirokastër. Gazetari i ABC News Orges Sako, raportoi se ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të viktimës nga pala shqiptare është kryer. Por familja e të ndjerit ka depozituar një kërkesë për kryerjen e një tjetër ekspertize nga ekspertë grekë. Në këto kushte prokuroria lokale është përgjigjur që çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që ekspertiza nga pala shqiptare ka përfunduar. Prokuroria ka bërë të ditur se familja mund ta tërheqë trupin e 35 vjeçarit dhe më pas ka të drejtën e saj të bëjë ekspertizë tjetër në shtetin grek. Në familjen e të ndjerit shkuan dhe përfaqësues të popullit.

Petrit Azemaj, perfaqësues i Avokatit të Popullit: “Qëllimi i ardhjes sonë si instuticion ishte që të kryejmë një hetim të pavarur administrativ, që do të thotë të mbledhim të dhën në lidhje me ngjrjen në veprimet e kryera edhe nga unonjës të policisë dhe pastaj do të konkludojmë.”

Nga ana tjetër, në vendin ku mbeti i vrarë Kostandinos Kaçifa është ngritur një memorial me gurë dhe të afërmit kanë vendosur lule. 35 vjeçari u vra të dielën në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat e Reneas. Këto të fundit mbërriten në fshat me kërkesë të policisë lokale, e cila u përball me breshëri armësh nga 35 vjeçari. Gjatë kohës që u rrethua nga RENEA, Kaçifas nuk pranoi të dorëzohej dhe ka vazhduar të qëllojë me armë drejt uniformave blu./abcnews.al

 

 

AVOKATET-ENEA-FTOI-1280x720.jpg
ent ela17:09 | 04/07/2018

Avokatët e zgjedhur nga familja e Enea Ftoit kane kundershtuar ekspertizën mjeko – ligjore, sipas së ciles, i riu vdiq për shkaqe natyrore. Ata i kërkuan Prokurorisë së Korçës, riekspertim të organeve të 27 vjeçarit, nga një grup tjetër ekspertësh mjeko- ligjorë. Avokatët e familjes Ftoi kanë depozituar në Prokurorinë e Korçës kërkesën për kundërshtimin e konkluzioneve të aktit të ekspertimit. Organet e Enea Ftoit ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në këto kushte, nuk është i nevojshëm zhvarrimi i trupit. Prokuroria ka afat 10 ditë për të vendosur mbi kërkesën e avokatëve, që përfaqësojnë familjen e 27 vjeçarit, i cili gjeti vdekjen në ambjentet e Komisariatit të Korçës. Për ngjarjen Prokuroria ka ngritur akuzën e mosdhënies së ndihmës, për tre efektive të Komisariatit të Korçës. /abcnews.al

FAMILJARET-E-XHAVIT-OSMANIT-NE-MORG-1280x720.jpg
ent ela15:07 | 07/05/2018

Familjarët e 60-vjeçarit nga Mitrovica Xhavit Osmani që u gjet i djegur brenda makinës së tij në fshatin Derven të Fushë-Krujës janë ende në pritje të tërheqjes së trupit të tij të pajetë. Do të jenë përgjigjet e analizave të ADN-së ato të cilat do të përcaktojnë ekzaktësisht se i kujt i përket trupi i karbonizuar brenda në automjet.

Pas lajmit të kobshëm të gjetjes së një personi të karbonizuar brenda një automjet në zonën e Dervenit në Fushë-Krujë, që dyshohet se i përket Xhavit Osmanit nga Mitrovica e Kosovës, famijarët e këtij të fundit iu drejtuan Institutit të Mjekësisë Ligjore për të marrë konfirmimin zyrtar.

Mesa duket zvarritjet institucioane por edhe mungesa e kryerjes së analizave të ADN-së, bëri që familjarët e personit që rezulton i humbur prej datës 4 maj të mos marrin përgjigje nga morgu i Tiranës.

Ndërkohë, i vetmi institucion që ka ka mundësinë për të bërë anazilat e ADN-së në vendin tonë është laboratori Policisë Shkencore. Do të duhet të pritet edhe të paktën 1 javë për të përcaktuar se i kujt i përket trupi i shkrumbuar i gjendur mesditën e së shtunës në periferi të Fushë-Krujës.

Familjarët e Xhavit Osmanit u njohën edhe me sendet rrethanore që iu gjetën të ndjerit në automjet por, përsëri ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin nëse ishin apo të viktimës.

Sipas të dhënave të pikës së Kalimit kufitar të Morinës, Shtetasi kosovar kishte hyrë me mjetin e tij tip “Volkswagen Touran” në Shqipëri më 29 prill. Ka dyshime të forta se ai mund të jetë marrë peng për t’i nxjerrë ndonjë informacion, e më pas është eliminuar.

Po kështu dyshohet ka fjetur në disa hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, ku është bërë e mundur edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë për të hedhur më shumë dritë se kush kanë qenë personat e fundit me të cilët ka qëndruar viktima. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono