Trump

MBULIM-TRUMP-DEKLARIMI-ABCM1T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela15:54 | 07/10/2019

Presidenti amerikan Donald Tramp duhet t’I dorëzojë prokurorit të Manhatanit deklarimin e pasurisë së tij personale dhe të biznesit, të tetë viteve të fundit.

Urdhri është dhënë nga një gjykatës federal i Nju Jork sipas të cilit kreu i shtëpisë së Bardhë nuk mund të pengojë ekonomistët që janë marrë me llogaritë e tij që të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Vendimi rrëzon në këtë mënyrë pretendimin e Trump sipas të cilit një president në fuqi ka imunitet dhe nuk mund të ndiqet penalisht.

Me anë të këtij vendimi, që sipas gjykatësit është marrë pasi asnjeri nuk mund ta ketë këtë imunitet, prokurori urdhëroi dorëzimin e deklarimit të pasurisë. /ABC News Albania 24/7

donald-trump-1280x785.jpg
ent ela10:13 | 05/10/2019

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp është sërish në qendër të vëmendjes për sa i përket çështjes që tashmë njihet si “Ukrainagate”. New York Times shkruan se një drejtues i dytë i shërbimit amerikan të inteligjencës mund të denoncojë Presidentin për ndërveprimin e tij me Ukrainën.

Një tjetër drejtues i shërbimit amerikan të inteligjencës i alarmuar nga ndërveprimi i Donald Trump me Ukrainën po merr në konsideratë nëse duhet të bëjë një denoncim të dytë ndaj kreut të Shtëpisë së bardhë, dhe të dëshmojë në Kongresin Amerikan.

Lajmi është raportuar nga New York Times që citon dy persona në dijeni të ngjarjes. Bëhet fjalë për një person i cili ka informacione më të drejtpërdrejta për ngjarjen në krahasim nga denoncuesi i parë i cili akuzoi Tramp se po përdorte pushtetin e tij që Ukraina të hetojë ndaj Biden dhe djalit të tij.

Për këtë arsye demokratët kanë nisur procedurat e “Impechmeant”. Agjenti i dytë i shërbimit amerikan të inteligjencës është mes atyre që janë marrë në pyetje nga inspektori i përgjithshëm për të vërtetuar akuzat e denoncuesit të parë.

Nuk është ende e qartë nëse ai ka nevojë të bëjë një denoncim për të përfituar mbrojtje ligjore sepse dëshmitarët të cilët flasin me inspektorët e përgjithshëm janë të mbrojtur nga ligjet federale. /ABC News Albania 24/7

merlin_157839495_cefd040f-4bdc-45f5-a1fc-3c2259318f40-superJumbo-1280x854.jpg
ent ela11:50 | 02/10/2019

Një rezervuar me gjarpërinj dhe krokodilë si dhe një mur i elektrizuar për të ndaluar emigrantët nga Meksika që të hyjnë në territorin amerikan. Janë këto propozimet e kreut të shtëpisë së bardhë sipas asaj që raporton Nju Jork Tajms.

Nju Jork Tajms shkruan se Donald Trump ka folur shpesh me bashkëpunëtorët e tij për idenë e përforcimit të murit në kufi me Meksikën, me një rezervuar me gjarpërinj dhe krokodilë. Sipas të përditshmes amerikane, që citon dhjetëra drejtues amerikanë, Presidenti ka folur disa herë për këtë temë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka propozuar dhe që emigrantët të qëlloheshin në këmbë nëse përpiqeshin të kalonn kufirin. Këtë propozim ai e bëri gjatë një takimi në muajin mars me këshilltarët në studion ovale. Nju Jork Tajms bazohet në disa intervista me zyrtarë të ndryshëm të administratës së Shtëpisë së Bardhë që kanë qenë pjesë e takimit.

Dhe gjatë një fjalimi në muajin nëntor Trump kishte sugjeruar që të qëlloheshin emigrantët që gjuanin me gurë. Por ai u tërhoq kur i thanë se ishte diçka e paligjshme. Më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë kaloi në idenë e një rezervuari me gjarpërinj dhe krokodilë si dhe në elektrizimin e murit në kufi. /ABC News Albania 24/7

donald-trump-1280x785.jpg
ent ela11:00 | 02/10/2019

Presidenti amerikan Donald Trump e ka konsideruar si një grusht shteti iniciativën e demokratëve për ta shkarkuar nga post. Ndërkohë Associated Press raporton se ish i dërguari special amerikan në Ukrainë do të dëshmojë të enjten në kongres në një seancë me dyer të mbyllura.

“Teksa po dëgjoj më shumë e çdo ditë, arrij në përfundimin se ajo që po ndodh nuk është një impeachment, por është një grusht shteti për t’i marrë pushtetin njerëzve, votat, lirinë, amandamentin e dytë, fenë, ushtrinë, murin në kufi dhe të drejtat e tyre si qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Është ky mesazhi më i fundit i kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp pas zhvillimeve të fundit në çështjen e “Ucrainagate”.

Ndërkohë ish i dërguari special amerikan në Ukrainë, Kurt Volker konfirmoi se do të dëshmojë të enjten në kongres, në një seancë me dyer të mbyllura, në kuadër të hetimeve për shkarkimin e presidentit Tramp.

Lajmi raportohet nga Associated Pres e cila citon një burim të kongresit amerikan. Volker dha dorëheqjen një ditë pasi emri i tij figuroi në denoncinimin për telefonatën e Tramp me presidentin ukrainas Zelenski. Volker ishte ai që vendosi në kontakt një këshilltar të Zzelenskit me Rudi Xhulianin avokat personal i Presidentit, i cili kërkonte nisjen e hetimeve për Bajden. /ABC news Albania 24/7

50497420-df11-11e9-adfb-d983c8e65a37.jpg
ent ela12:22 | 29/09/2019

Qytetarët amerikanë kanë ndryshuar trend sa i takon mundësisë së inkriminimit të presidentit Donald Trump. Sipas kryetares së demokratëve Nensi Pelozi, pas publikimit të të dhënave të reja mbi skandalin “Ukraina-gejt”, qytetarët mbështesin hetimin e presidentit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi ka deklaruar se opinioni publik në Shtetet e Bashkuara është pro proçedimit të presidentit Donald Trump. Sipas Pelozit, pas publikimit të informacioneve të reja mbi bisedën telefonike të kreut të shtetit me homologun ukrainas, situata ka ndryshuar.

“Në radhët e opinionit publik batica ka ndërruar drejtim. Mund të ndryshojë sërish, por tani, pasi kanë parë të dhënat e reja qytetarët amerikanë e kanë marrë një vendim”, ka deklaruar Pelozi. Ajo ka shtuar se ndihet e kënaqur që insistimi i saj për të nisur hetimet për inkriminimin e Trump u transformua me kalimin e kohës nga një thirrje e moderuar në një proces të mirëfilltë, përpara zgjedhjeve të 2020-s.

“Është e papranueshme që presidenti i Shteteve të Bashkuara të përdorë ndihmën ushtarake të paguar nga taksapaguesit për të ushtruar presion ndaj liderit të një vendi tjetër për t’i plotësuar favoret që kërkon”, ka thënë Pelozi, duke shtuar se kjo tashmë është mëse e qartë.

Në telefonatën e zhvilluar më 25 korrik, Trump i kërkonte Zelenskit që të ndikonte tek prokuroria ukrainase që të hetonte ish-zëvendës presidentin Xho Bajden dhe të birin Hanter, i cili kishte qenë anëtar i bordit në një kompani ukrainase të energjisë. Si Bajden, që pretendon të jetë sfidanti i Trump në 2020-n, ashtu dhe i biri kanë mohuar të kenë kryer ndonjë shkelje.

Nga ana e tij, Trump ka kundërshtuar hetimet që mund të çojnë në inkriminimin e tij duke i cilësuar një gjueti shtrigash të motivuar politikisht. /ABC News Albania 24/7

INKRIMINIMI-TETOR.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela22:26 | 27/09/2019

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të lëvizin me shpejtësi në hetimet që mund të çojnë në inkriminimin e presidentit Donald Trump. Procesi, sipas mediave amerikane, mund të përfshijë edhe sekretarin e Drejtësisë, Uilliam Berr dhe atë të Shtetit, Majk Pompeo.

Hetimi për një inkriminim të mundshëm të presidentit Donald Trump në lidhje me skandalin ukrainas është përshpejtuar. Sipas disa ligjvënësve demokratë, akuzat e para ndaj kreut të shtetit mund të jenë gati brenda muajit tetor. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi ka deklaruar se demokratët do të lëvizin me shpejtësi në këtë drejtim, por jo në mënyrë të pakujdesshme. Sikurse shkruajnë mediat amerikane, hetimi rrezikon të zgjerohet dhe të ketë efekte anësore mbi figura me peshë të politikës amerikane, si prokurori i përgjithshëm Uilliam Berr dhe sekretari i Shtetit Majk Pompeo, dy njerëz të besuar të presidentit. I pari sepse nuk kishte abstenuar në një dosje ku shfaqej edhe emri i tij, ndërsa i dyti për përfshirjen e të paktën dy diplomatëve amerikanë në përpjekjet e Rudi Xhulianit, avokati personal i Trump, për të bindur Ukrainën që të hetonte Xho Bajden. Sipas “Uashington Post”, vetë Xhuliani është takuar me pesë prokurorë dhe ish-prokurorë ukrainas që nga fillimi i vitit për të marrë informacione mbi Hanter Bajden, i biri i ish-zëvendës presidentit, që punonte si administrator në një kompani energjitike ukrainase. Duke reaguar, Xho Bajden ka hedhur poshtë akuzat ndaj djalit të tij, duke thënë se askush në familjen e tij nuk ka bërë ndonjë gjë të gabuar. /ABC news 24/7

5d8cfdae2e22af64e2076457-1136-852.jpg
ent ela18:30 | 27/09/2019

Informatori që denoncoi presidentin Trump dhe përpjekjet e tij për të fshehur telefonatën me homologun ukrainas është një oficer i CIA-s. Sipas mediave amerikane, vetë Trump është vënë në kërkim të identitetit të informatorit, të cilin e akuzon për tradhti.

Informatori, denoncimi i të cilit ka çuar në nisjen e procedurave të inkriminimit për presidentin amerikan Donald Trump është një oficer i CIA-s. Kështu shkruajnë mediat amerikane, sipas të cilave oficeri në fjalë dikur ka punuar në Shtëpinë e Bardhë. Informatori pretendon se zyrtarë të selisë presidenciale u përpoqën të fshihnin detajet e një bisede telefonike mes Trump dhe presidentit ukrainas. Vetë Trump është përpjekur të zbulojë informatorin, të cilin e ka cilësuar një “tradhtar”, si dhe burimin e tij. Në telefonatën e 25 korrikut, Trump i kërkoi homologut Zelenski të hetonte rivalin e tij politik Xho Bajden, që ka gjasa ta sfidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Denoncimi i publikuar të enjten thotë se transkriptimi i bisedës nuk u regjistrua në sistemin e zakonshëm kompjuterik, por në një sistem të veçantë të përdorur për informacione të klasifikuara. Inkriminimi është një proces politik me dy faza, rrallë herë i aplikuar, përmes të cilit një president mund të shkarkohet nga detyra për keqqeverisje. Por edhe nëse presidenti Trump inkriminohet nga Dhoma e Përfaqësuesve ka pak gjasa që ai të detyrohet të lërë Shtëpinë e Bardhë, pasi republikanët kontrollojnë Senatin. Sidoqoftë, që nga nisja e procedurave të inkriminimit nga demokratët, fushata e Trump për rizgjedhjen ka përjetuar një rritje të grumbullimit të fondeve, duke shkuar deri në 13 milionë dollarë. Por skandali i Ukrainës ka bërë gjithashtu që të rriten donacionet edhe për rivalin e tij Bajden. Stafi i tij bëri të ditur se ish-zëvendës presidenti kishte patur javën më të mirë të mbledhjes së fondeve që nga nisja e fushatës. /ABC news Albania 24/7

hillary-clinton-1280x720.jpg
nev ila13:41 | 27/09/2019

Në një intervistë për rrjetin amerikan CBS ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton e cilësoi kreun aktual të shtëpisë së bardhë si një tornado njerëzor të korruptuar dhe një kërcënim për vendin

Donald Trump është një rrezik i qartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata vjen nga Hillary Clinton në një intervistë për CBS. Ish sekretarja amerikane e shtetit e cilëson presidentin si një tornado njerëzor të korruptuar.

Sipas saj nuk ka rëndësi nëse je demokrat apo republikan, kur një president i cili është betuar për të mbrojtur kushtetutën, përdor postin e tij për t’i marrë diçka një qeverie të huaj për qëllimet e tij politike

Ish sekretarja amerikane e shtetit i referohet kontakteve mes presidentit ukrainas Zelenski dhe Trump. Ky i fundit i kërkoi Zelenskit të kontaktonte me ministrin amerikan të drejtësisë William Bar, për të diskutuar rreth mundësisë së nisjes së hetimeve për korrupsion ndaj Bajden dhe djalit të tij.

Për Clinton, Trump ka tradhtuar vendin dhe ky është një realitet ndaj të cilit duhet reaguar. Sipas saj kreu i shtëpisë së bardhë është një rrezik për gjërat që i bëjnë amerikanët të fortë dhe të lirë./ABC News Albania 24/7

IRANI-SHBA.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela21:24 | 25/09/2019

Presidenti iranian Hasan Ruhani është shprehur i gatshëm për modifikimin e marrëveshjes bërthamore të 2015-s, por ka deklaruar se u takon Shteteve të Bashkuara të bëjnë më shumë në këtë drejtim. Në fjalimin e tij në OKB, Ruhani ka refuzuar çdo dialog me Uashingtonin përsa kohë sanksionet do të jenë në fuqi.

Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara “duhet të paguajnë më shumë” për një marrëveshje që të shkojë përtej asaj të vitit 2015, të cilën Amerika e braktisi. Ruhani refuzoi edhe një takim eventual me presidentin Trump, edhe pse të dy ndodhen në selinë e OKB-së në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë Kombëtare. Në fjalimin e tij, Ruhani paralajmëroi liderët botërorë se rajoni i Gjirit Persik është shumë pranë, sipas tij, të marrit flakë.

“Rajoni është në buzë të greminës. Nga një gabim i vogël mund të bjerë një zjarr i madh”, tha Ruhani, i cili refuzoi edhe ofertën e Uashingtonit për bisedime. “Përgjigjia jonë ndaj ofertës për bisedime nën presion është jo”, theksoi presidenti i Republikës Islamike. Përballja SHBA-Iran është përshkallëzuar që prej vitit të kaluar, kur presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e 4 viteve më parë dhe rivendosi sanksionet që kanë drobitur ekonominë iraniane. Trump kërkon një marrëveshje që shkon përtej asaj të vitit 2015 dhe që frenon më shumë programin bërthamor të Teheranit, kufizon programin e raketave balistike dhe i jep fund mbështetjes për fraksionet rebele në Lindjen e Mesme. “Nëse doni më shumë, nëse kërkoni më shumë, atëherë duhet të jepni dhe të paguani më shumë”, theksoi Ruhani. /ABC news Albania 24/7

C_2_articolo_3233980_upiImagepp.jpg
ent ela17:13 | 25/09/2019

Shtëpia e Bardhë ka publikuar detaje të një bisede telefonike midis Presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas ku i kërkonte që të fillonte një hetim për Jo Biden dhe djalin e tij.

Në bisedën telefonike të 25 korrikut, kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkon kërkoi Volodymyr Zelensky që të hetojë kandidatin demokrat Joe Biden dhe djalin e tij. i cili ka punuar për një firmë të gazit në Ukrainë.

C_2_documento_1291_upfDocumento

Donald Trump i kërkoi presidentit ukrainas Voldymyr Zelenski të kontaktonte ministrin e drejtësisë amerikane, Ëilliam Barr, për të diskutuar hapjen e mundshme të një hetimi ryshfeti për Joe Biden dhe djalin e tij. Kjo konfirmohet nga transkriptimi i thirrjes telefonike të 25 korrikut midis presidentit amerikan dhe liderit ukrainas. “Më bëj këtë favor – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë -Çfarëdo që të bësh, është e rëndësishme që ta bësh atë, nëse është e mundur”.

Teksti i bisedës u bë publik pa modifikime nga administrata e Trump. Në pesë faqet e transkriptit të intervistës lexohet se Trump i kërkoi Zelensky të kontaktonte, përveç Ministrit Barr, edhe avokatit të tij personal Rudolph Giuliani për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono