tritol

vlcsnap-error351-1-1280x720.jpg
us er15:00 | 14/01/2018

Policia e Shkodrës nuk ka gjetur akoma autorët e atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës, por ka zbuluar mekanizmin se si ka ndodhur ngjarja.

Janë momentet e para pas shpërthimit të fuqishëm në Shkodër. Drejtorin e policisë, Xhopvalin Loken, e njoftojnë sapo ai mbaroi fjalinë për festën e policisë, kurse gazetari i Abc News Simon Shkreli, vrapon i pari në vendin e ngjarjes. Shkodra u përfshi në panik. Zhurma alarmoi banorët e saj.
Një ditë më pas policia ka zbardhur detaje të reja. Nga hetimet rezulton se në motorrin ku ishte vendosur sasia prej 400 gramë tritoli, ishte parkuar vetëm pak minuta para se Lulzim Kulla të hipte në makinë.
Për këtë ngjarje janë shoqëruar në polici nëntë persona, por që ende nuk është gjetur një dëshmi rreth autorëve.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise te lokaleve prane objektit ku ndodhi shperthimi ne lagjen Rus te Shkodres.
Sipas të dhënave të përcjella nga policia, saktësohet se tre nga të dëmtuarit, midis tyre dhe Lulzim Kulla, i cili ishte objektivi i sulmit, janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.
Dhe pas kësaj panorame vjen apeli i shefit të policisë kriminale Saimir Rrustemi: “Do ul kokën para prokurorëve e gjyqtarëve: Boll më! Vendi ka nevojë për pjesën tuaj të drejtë e të ndershme!”, shkruan ai në mesazhin e tij në ‘Facebook’. Shpërthimi në Shkodër shkaktoi plagosjen e tetë personave./abcnews.al

vlcsnap-error492-1280x720.jpg
ent ela15:09 | 13/01/2018

8 persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i një sasie tritoli në Shkodër. Dyshohet se objektivi i atentatit ka qenë Lulzim Kulla , një biznesmen me precedentë penalë.

Shkodranët u zgjuan në fundjave  të alarmuar.

Në lagjen “Rus e njohur ndryshe edhe si Merkata pati një shpërthim të fuqishem.

Në fillim u mendua për një bombul gazi, por më pas policia njoftoi se kishte ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive.

Pasojat janë 8 të plagosur, biznese dhe mjete të shkatërruara.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ishte Lulzim Kulla. Mesohet se tritoli ishte vendosur në një motoçikletë dhe në momentin, kur Kulla po hipte në makinë  eksplozivi shpërtheu.

Ai mbeti i plagosur rëndë dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e  Traumës në Tiranë së bashku me dy të tjerë. Kurse 5 të lënduarit më lehtë janë në Shkodër.

Dëshmitarë në vendngjarje ishin edhe një grup xhirimit i televizionit shtetëror malazez.

Ekipi i gazetarëve kishte ardhur për të përgatitur një reportazh mbi Shkodrën dhe shtetasit nga Mali i Zi që vijnë në këtë qytet për tregti. Gazetarja Marija  Kaleziq tregon momentin e shpërthimit.

Marija Kaleziq- Gazetare nga Mali I Zi: “Ne erdhëm nga Mali i Zi për një reportazh me tregtarët këtu. Në momentin që ishim duke biseduar me tregtarët dëgjuam një shpërthim të madh. U përhap  panik , njerëzit iknin nga të gjitha anët, pamë të plagosur, gjak, kështu edhe ne ikëm me vrap. Dikush tha më pas se shpërtheu bombula e gazit, por më vonë u mor vesh se kemi të bëjmë me eksploziv.

Kulla është pronar i objektit dy katësh pranë të cilit ndodhi shpërthimi. Një grup hetimor po heton për të shkuarën e biznesmenit . Ai njihet si person me precedentë penalë.  Në qershor të vitit të kaluar,  Kulla u arrestua nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai u lirua pas gjashtë muajsh qëndrimi në burg. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, të cilët mund të kenë filmuar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive. Në komisariat u shoqëruan disa persona për t’u marrë në pyetje dhe janë ngritur pika kontrolli për të kapur autorët./abcnews.al

Gazetar ABC News, Shkodër: Simon Shkreli

vlcsnap-error538-1280x720.jpg
ent ela09:13 | 12/01/2018

Janë rikthyer frikshëm shpërthimet me eksploziv në Fushë Krujë.  Një sasi tritoli është vënë në shtëpinë e shtetasit Agron Voga në fshatin Halil të Krujës.  Ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe nga shpërthimi për fat të mirë nuk ka të lënduar. Është dëmtuar vetëm makina e Vogës, i cili mësohet se është polic rrugor në Tiranë.  Ai është në këtë detyrë prej 13 vitesh. Dyshohet se ngjarja të lidhet me detyrën e Agron Vogës por po hetohen edhe pista të tjera. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

vlcsnap-error310-1280x720.jpg
us er12:40 | 06/01/2018

Një shpërthim u dëgjua rreth orës 02:00 në lagjen  “Tre Herojt” ne Shkodër. Lënda plasëse u vendos në oborrin e përbashkët të banesave të vëllezërve me inicialet F. P. dhe M. P. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të lehta materiale në mjetin tip Citroen me targë AA 505 BA. Në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.

Policia po heton për autoret e vendosjes së tritolit./abcnews.al

vlcsnap-error464-1280x720.jpg
us er12:26 | 15/12/2017

Një sasi e vogël lëndë plasëse është hedhur në oborrin e një shtëpie trekatëshe në qytetin e Fushë Krujës. Godina që shërbente edhe për biznes dhe për banesë është në pronësi të një polici në Kamëz Fatmir Isufit. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëmtime të vogla dhe jo në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

 

fushekruje-660x330.jpg
us er21:50 | 08/12/2017

Një kallëp tritoli është hedhur në oborrin e një banese në qytetin e Dibrës mbrëmjen e sotme.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në fshatin Pjeçë të Njësisë Administrative Melan.

Mësohet se kallëpi i tritolit u hodh në oborrin e shtëpisë së qytetarit me iniciale Z.S.

Si pasojë e shërthimit të lëndës plasëse, është është dëmtuar pjesërisht automjeti tip “BMW X5” në pronësi të qytetarit me iniciale Y.T. Mjeti ishte parkuar pranë banesës ku ishte vendosur tritoli dhe i janë thyer xhamat. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin./abcnews.al

vlcsnap-error407-1280x720.jpg
us er10:16 | 30/11/2017

Një sasi eksploziv hodhi në erë automjetin e parkuar të nje biznesmeni në kryeqytet.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Atentati  mendohet se mund të ketë ndodhur për arsye konkurencë.

Automjeti i një biznesmeni inertesh shpërtheu me eksploziv pranë Kopshtit Botanik ne Tirane, mengjesin e së enjtes

 Këto janë pamjet pak çaste pas shpërthimit të telekomanduar,që ndodhi vetem 3 minuta pasi drejtuesi i mjetit kishte zbritur.

Makina  tip Volskwagen është dëmtuar plotësisht, por fatmiresisht nuk u lëndua askush.

 Sipas te dhenave të para, dyshohet se shpërthimi mund të jetë një mënyrë kërcënimi apo shantazhi ndaj administratorit të një firme inertesh Ndok Rajta, nga konkurentë në biznes.

 Sipas uniformave blu, 42-vjeçari ashpjegoi gjatë marrjes së tij në pyetje se nuk ka pasur konflikt me askend. Dyshimet e grupit hetimor deri në këtë faze janë se, atentati i mbetur në tentative ndaj Ndok Rajtas, lidhet me konkurencën në aktivitetin e tij privat.

Ekspertët e Xhenios dyshojnë se janë përdorur rreth 200 gram lëndë plasëse e llojit C4 për shpërthimin e automjetit të 42-vjeçarit.

Fuqia shpërthyese ka qenë shumë e madhe, por nuk ka persona të lënduar pasi automjeti në momentin e shpërthimit ka qenë në parkim./abcnews.al

vlcsnap-error971-3-1280x720.jpg
us er15:09 | 27/11/2017

Rikthehen atentatet me tritol. Makina e drejtuar nga një 25 vjeçar me precedentë penalë në Vlorë shpërtheu sot, ndërsa ishte në lëvizje në qytet. I riu ka pësuar dëmtime të rënda, kryesisht në këmbe. Policia ende nuk ka asnjë pistë për autoret e shpërthimit.

Janë momentet e para pas shpërthimit të tritolit. Makina që drejtonte i riu Ines Hajrrulla u shkatërrua e gjitha.

Besohet se u përdoren 300 gramë tritol për të shkaktuar një akt të tillë në Vlorë.

Kurse 25 vjeçari që drejtonte furistraden, ku djali që shikoni në pamje u dëmtua rendë në gjymtyrë.

Shpërthimi pranë degës së Sigurimeve Shoqërore, në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit. Makina lëvizi 70 metra dhe më pas u godit  me një tjetër automjet te parkuar ne zone.

Llamarrinat e saj u përhapen në një rreze të madhe.

Drejtuesi u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mjekët thonë se ka marrë plagë të forta.

Njërën kembe ata u detyruan ta operonin. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes treguan dëgjuan një shpërthim të fuqishëm, dhe më pas automjeti u përfshi nga flakët.

Eskpertët mendojnë paraprakisht se lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e përparme te furistrades.

Sipas policisë Ines Hajrulla është person me precedentë penalë.

Në vitin 2013 është akuzuar për grabitje të një pike lloto bashkë me persona të tjerë, kurse në Dhjetor të vitit 2016 u arrestua me dy pistoleta çeke.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./acbnews.al

vlcsnap-error747-1280x720.jpg
us er10:39 | 27/11/2017

Një makinë tip fuoristradë u hodh në erë, ndërsa ishte në lëvizje në qytetin e Vlorës, pranë degës së Sigurimeve Shoqërore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por siç shihet dhe nga pamjet shpërthimi ka qenë i fuqishëm aq sa pjesët e makinës, që shpërtheu kanë fluturuar në largësi. Sipas informacioneve të para, makina drejtohej nga 25 vjeçari Ines Hajrulla, i cili është djali i një biznesmeni në qytetin e Vlorës.

Drejtuesi i mjetit u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mjekët thonë se ka marrë plagë të rënda. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët. Eskpertët mendojnë paraprakisht se lënda shpërthyese i është vendosur automjetit në pjesën e përparme te tij. Pas shpërthimit, automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë./abcnews.al

vlcsnap-error912-1280x720.jpg
us er08:50 | 23/11/2017

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Zeze të Niklës  në Krujë. Sipas policisë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Eksplozivi i ishte vendosur dyqanit në pronësi të Gëzim Metës. Kjo është hera e dyte që këtij tregtari ushqimor i vendosin lëndë plasëse, por autorët ende nuk janë kapur./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono