trinjake

alfonie-cota-1280x690.jpg
G. P.14:22 | 11/09/2019

Në maternitetin e Librazhdit një nënë ka lindur trinjake. 32-vjeçarja ka kryer dy operacione të vështira të cilat zgjatën 6 orë. Alfonia Çota ishte në rrezik për jetën, por një infermiere e spitalit është ofruar për të dhuruar gjak dhe tani ajo gëzon shëndet të plotë.

Alfonie Çota sapo ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Nëna i është nënshtruar dy operacioneve në spitalin gjinekologjik “Fadil Sinani” të cilat kanw zgjatur mbi gjashtë orë.

Për shkak të hemorragjisë ajo rrezikonte jetën, por infermierja Sadete Anastasi dhuroi gjak duke i shpëtuar jetën. Alfonia sëbashku me bebet gëzojnë shëndet te plotë.   Ndihet e lumtur për ardhjen në jetë të tre fëmijëve të saj, por është e shqetësuar për rritjen e tyre.

Bashkëshorti i saj punon emigrant në Greqi dhe herë pas here sjell të ardhura, por jo të mjaftueshme për të mbajtur familjen dhe trinjakët. Ccifti ka dy vajza 9 dhe 5 vjeçe. Tani familjes i janë shtuar edhe trinjakët Ambla, Elisjanoja dhe Damjani./ABC News Albania 24/7

RAMA-BONUS-PER-TRENJAKE.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela15:01 | 12/02/2019

Kryeministri Edi Rama ka dhënë çekun e bebes trinjakëve të parë për vitin 2019, që erdhën në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Tre foshnjat përfituan 120 mijë lekë të reja secila.

Këshillat për të lindur sa më shumë ia dëgjoi një nënë e re në Tiranë. Jo një as dy pro tre fëmijë solli në jetë të cilëve iu dorëzua çeku i bebes nag vetë kryeministri Edi Rama.

 “Me këtë rast sqaruam atë pyetjen e famshme, “si është bonusi kur janë tre?” Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot”.

Nga 1 janari i këtij viti, 2200 të sapolindur kanë përfituar bonusin e bebes. Çeku i Bebes përcakton shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë. Për nënat që lindin binjakë masa e përfitimit është në masën 80 mijë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë e më shumë, masa e përfitimit është në masën 120 mijë lekë për secilin fëmijë. Prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës së porsalindur në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar edhe procedurën e regjistrimit fillestar të të porsalindurve.

 

vlcsnap-error759-1280x720.jpg
G. P.12:38 | 31/01/2018

Në qytetin që u shpall me lindshmëri më të ulët në Shqipëri, një familje është shtuar me trenjakë. Ndërsa duhej të gëzohej, kjo familje vrapon çdo ditë, për të mundesuar një ndihmë ekonomike për foshnjat.

Në periferi të Kukësit në zonën industriale, një hapësire nga ish-fabrika e miellit, Qerim Nërguti e ka përshtatur për shtëpi.

Në fakt edhe këtu jeton me qera.

Në Dhjetor, familja e tij u bekua me trinjakë, dy vajza e një djalë.

Së bashku me tre femijët e parë të familjes, ata janë tetë vetë.

Jetesa për Nërgutët është e vështirë.

Aq sa nuk patën as kohë t’u gëzohen ardhjes në jetë të trinjakëve.

Qerimi vrapon çdo dite pas procedurave burakratike për të përfituar nga skema e ndihmës ekonomike. Edhe pse të regjistruar në gjendjen civile, sistemi i Shërbimit Social shtetëror nuk ka përditësuar të dhënat.

Për këtë shkak, i mohohen të paktën nëntë mijë lekë të reja në muaj për Dhjetorin, Janarin dhe Shkurtin.

Një fond jo i pakët, kur aktualisht jetojnë vetëm me 530 lekë në muaj.

Kurse nëna e trinjakëve e ka akoma dhe më të vështirë. Ajo kërkon së paku afrimin e shërbimit shëndetësor.

Një vizitë në shtëpi apo ndihmë të shpejtë për foshnjet, pasi s’ka asnjë mundësi transporti.

Drejtoria e Ndihmës Ekonomike të Bashkisë thotë se po trajtohet me përparësi ky rast, por sistemet e Shërbimit Social Shtetëror kanë krijuar pengesa, jo vetëm për këtë familje.

Vetëm pak ditë më parë, INSTAT e rënditi Kukësin ndër katër qytetet me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri. Lindja e trinjakeve ishte rasti që shteti të kthente vëmendjen. Por mësohet që për Nërgutet dhe për shumë familje nga viti 2015 nuk është bërë akoma likujdimi prej 5 mijë lekësh nga Gjendja Civile.

Bujar Muçmata, gazetar i ABC News, Kukës


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono