Trepçën

plum-xhufi-1280x717.jpg
G. P.21:00 | 08/02/2019

Historiani Pëllumb Xhufi ishte i ftuar në “Provokacija” ku ka folur për idenenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është shprehur se këtë ide nuk e shpiku Thaçi. Sipas tij, korigjimi i kufijve mund të ndodhë dhe se Kosova kurrsesi nuk duhet të heqë dorë nga Trepça.

“Për aq sa duhet të jepte dhe për fazën në të cilën është debati, negociatat me palën serbe, ai foli. Ai sinjalizo se ka një moment, se duhet zgjidhur problemi me Serbinë. Por ka një presion nga jashtë nga fuqitë e mëdha dhe nuk e shpiku Thaçi këtë gjë. Do jetë një gjë e vështirë, një negociatë e vështirë ku Kosava do të fitojë. Nëse do të bëhet në asnjë mënyrë Trepça nuk duhte lëshuar edhe liqeni i Ujmani nuk duhet lëshuar. Ai nuk duhet të ngelet në kufi por duhet të  jetë brenda kufirit të Kosovës. Problemet tjera pastaj janë çështje negociatash. Sigurisht një ripiketim kufitar ka gjithmonë problemet e veta”.

Teksa fliste që edhe Serbia do dilte e fituar nga korrigjimi i kufijve, historiani u shpreh se: “Të ndash në dysh qytetin e Isa Boletinit ësntë gjë e dhimbsshme për shqiptarët”.

I pyetur se ai është kritikuar shumë pasi ka dal hapur dhe është pro ndryshimit të kufijvë , Xhufi tha: “Shqiptarë më shumë e vrasin mendjen kur plotësojnë një skedinë sesa për probleme të tilla të mëdha”.

Më tej ai është shprehur se BE dhe SHBA po ushtrojnë presion të madh mbi Beogradin.

“Nuk bëhet fjalë për ndarje, sepse këtu në Tiranë thonë po na ndahet Kosova. Bëhet fjalë për një korrektim, shkëmbim territoresh, që bëhet më vullnetin e përbashkët të dy palëve, nëse bëhet dhe po flasim për nivelin e dijenisë që kemi. Këto janë negociata dhe paranegociata që ruajnë konfidencialitetin.

Bisedimet duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe nuk duhet të bëhen me presion nga jashtë. Duhet të bëhet nga të dyja palët dhe të kapin të gjithë gamën e problemeve pa përjashtim dhe të shikohen me vizion dhe me syrin e të ardhmes. Autoritet e Beogradit janë si asnjëherë në presion, që nga BE, SHBA, të cilat kanë qenë vëshguese të rrepta të politikave të Beogradit në drejtim të Kosovës, në drejtim të vendeve të tjera të Ballkanit, në drejtim të Rusisë.  

Por ajo që u pa në Këshillin e Sigurimit ku ishin përfaqësues të fuqive të mëdha ishte se ata thanë se çmblidhemi kot për një shtet që është sovrasn dhe për gjëra që janë në kopetencën e shtetit sovran dhe që i takon Kosovës t’i zgjidhi. U pranua në një farë mënyre edhe në presionin e ambasadores së Kosovës Vlora Çitaku, e cila mbajti një flaë të shkëlqyer. Këto mbledhje janë një dëshirë e Serbisë për ta mbajtur formalish, se Kosova nuk është një vend i pavarur. BE dhe Gjermani i kanë thënë Serbisë se pa njohur Kosovën nuk hyn në BE”./abcnews.al

HARADINAJ-PER-TAKSEN-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.00.jpg
ent ela17:30 | 05/02/2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është përgjigjur ashpër deklaratës së Maja Konçijançiç sipas së ciilës dhe Trepca duhet të jetë temë diskutimi në dialogun me Serbinë. Haradinaj tha se Bashkimi Europian ka humbur rrugën për sa i përket Kosovës

Pas mbledhjes së qeverisë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinajjj deklaroi dhe njëherë më shumë se taksa 100 për qind e vendosur ndaj produkteve serbe do të qëndrojë derisa Kosova të njihet si shtet i pavarur nga Beogradi.

Ai sqaroi se vendosja e taksës është një vendim i Kosovës, i argumentuar dhe se kushtëzimi id ialogut me Beogradin është i papranueshëm. Haradinaj tha se nëse do të bënte Kosova një listë kushtesh, atëherë Serbia duhet të kërkojë fillimisht falje për krimet që janë bërë në Kosovë, kthimin e të pagjeturve e kështu me radhë. Sipas tij kushti për heqjen e taksës është një shantazh i pastër nga pala serbe.

Më herët Haradinaj reagoi dhe ndaj deklaratave të Maja Koçijançiç, zëdhënëses së shefes për politika të jashtme në Bashkimin Europian, Federika MOgerini, lidhur me Ligjin për Trepçën ku ripërsëriti se Brukseli ka humbur rrugën në oborr. Ai theksoi s efutja e kësaj teme në dialog është ftesë për destabilizim, dhe se Kosova i ka bërë detyrat e  shtëpisë për sa i përket Trepçës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono