tre

MAQEDONI-1280x707.jpg
ad min09:45 | 28/06/2019

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi riformatimin e Qeverisë. Deputetët miratuan propozimin e Kryeministrit Zoran Zaev për emërimin e pesë ministrave të rinj. Riformatimi i Qeverisë pason të ashtuquajturin procesi “Fshesa”, të cilin Zaev e kishte paralajmëruar gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Me 65 vota “pro” dhe 25 “kundër” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kaloi propozimi për zgjedhjen e pesë ministrave të rinj në Qeveri. Kryeministri Zaev në fjalën e tij përfundimtare theksoi se në kushte kur vendi deri në fund të vitit pret hyrje në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në duhet të maksimalizohen efektet e reformave.

Zoran Zaev : “Në një situatë të këtillë maksimalisht duhet të përkushtohemi për reforma të përgjithshme në vend, me impakt maksimal, për të cilët besoj se pjesa më e madhe e reformave janë në përgjegjësinë tonë personale e individuale duke filluar nga Kryeministri, Ministrat por edhe qytetarëve, për ta rritur kapacitetin e përgjegjësisë, ndershmërisë. Padyshim se kjo është periudha që nuk duhet ta lëshojmë”.

Debati dyditor për riformatimin qeveritar në Kuvend, kaloi në debate të ashpra mes opozitës dhe pozitës, nëse riformatimi është sa për sy e faqe apo thelbësor.

Nikola Micevski: “Për shkak të paaftësisë vendosët të sakrifikoni një pjesë të vogël të bashkëpunëtorëve tuaj të pasuksesshëm, por pjesa më e madhe që dëshmuan se nuk kanë kapacitete minimale për të udhëhequr institucionet, mbetën në pozitat e tyre që ti shkaktojnë edhe më tej dëme shtetit”.

Për Ministra të rinj janë zgjedhur Naser Nuredini, Ministër i Ambientit Jetësorë, Goran Milevski, Ministër i Pushtetit Lokal, Sadulla Duraku, Ministër për Sistem Politik, Trajan Dimkovski, Ministër i Bujqësisë dhe Hysni Ismaili, Ministër i Kulturës. Pozita e Ministrit të Financave mbetet e zbrazët, prej se Kryeministri Zoran Zaev tërhoqi kandidaturën, por do ta udhëheq këtë resor deri në zgjedhjen e Ministrit të ri. Pas votimit Ministrat e sapoemëruar dhanë deklaratë solemne./ABC News Albania 24/7

presidenca-1280x714.jpg
ent ela13:40 | 27/06/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta  zhvilloi sot takime në Presidencë me drejtues të disa partive opozitare, në përpjekje për të zgjidhur krizën politike në vend, kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga zgjedhjet vendore.

Pas takimit me kreun demokrat Lulzim Basha dhe drejtues të partive të tjera politike, aktualisht Meta po zhvillon takim me të tre ambasadorët më të rëndësishem të selive diplomatike në vend. Në takim janë ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadori britanik, ambasadori francez dhe ambasadorja gjermane.

Presdienti Meta iu drejtua dje me një ftesë dy liderëve politikë Rama dhe Basha, duke deklaruar se i priste sot në takime në zyrën e tij, nga ora 5.00 deri në 13.00.

Por Kryeminsitri Rama vazhdon të refuzojë ftesën e kreut të shtetit për të qenë pjesë e takimeve të veçuara të Metës./abcnews.al

sh-1280x613.jpg
ent ela21:00 | 20/06/2019

Në kohën kur kryeministri Edi Rama po mbante takimin elektoral në Vaun e Dejës, protesta-marshim, e paralajmëruar nga simpatizantët e PD-së në Shkodër, është mbajtur mes tensionesh.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë për të arritur në sheshin ku do të mbante Kryeministri Rama mitingun e radhës, pas atij ne Vaun e Dejës.

Por policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Turma është shpërndarë dhe më pas është afruar serish duke gjuajtur me gurë dhe mjete të tjera rrethanore efektivet e policisë.

Mësohet se nëndrejtori i Policisë Shkodër, një burrë dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar nga gazi lotsjellës ndërsa një grua ka humbur ndjenjat.

Protesta e simpatizantëve të opozitës ka vijuar deri rreth orës 21.00, kur Kryeministri Edi Rama ishte larguar nga qyteti i Shkodrës.

Vendi ku u organizua marshim-protesta e simpatizantëve të PD-së është pranë zonës ku u zhvillua takimi elektoral i Kryeministrit Edi Rama. Qëllimi i protestuesve ishte pikërisht pengimi i mitingut të Partisë Socialiste.

Protesta është udhehequr nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, e cila theksoi se, me anulimin e zgjedhjeve nga Presidenti Meta mitingu i PS ishte i paligjshëm./ABC News Albania 24/7

120319_KQZ_19_1.jpg
ad min16:20 | 02/05/2019

Tre deputetë të tjerë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit. Ata janë: Kostaq Papa e Ares Ypi nga Qarku Tiranë dhe Krenar Rryçi nga Qarku Durrës. Është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të shqyrtojë dhënien apo jo të mandatit te këtyre tre deputetëve për të kaluar më pas në seancën e javës së ardhshme ku do të bëjnë betimin./ABC News Albania 24/7

greqi-1280x852.jpg
ad min11:48 | 11/04/2019

Fëmija e parë në Evropë me ADN-në e tre prindërve ka lindur në Greqi. Vogëlushi ka ADN- në e nënës së tij, babait dhe të një gruaje të tretë. Kjo metodë shërben për të shmangur lindjen e fëmijëve me sëmundje të rënda gjenetike.

Ka lindur në Greqi falë një teknike kontroverse, por që mund të ndihmojë çifte të tjera, në të gjithë botën, që nuk mund të kenë fëmijë. Protagonisti i vogël peshon tre kilogramë, dhe është krijuar me anë të një metode eksperimentale që përdor një vezore të nënës, por dhe vezore të një dhurueseje. Një teknikë e tillë duhet të shmangë sjelljen në jetë të fëmijëve me sëmundje të rëndë trashëguese. Por nga pikëpamja etike ka pasur shumë polemika,

Nëna, një 32-vjeçare, kishte kryer katër cikle të fekondimit in vitro, por të katërta përpjekjet dështuan. Kjo teknikë ka të bëjë me mitokondritë, në rast se janë difektoze ato zëvendësohen duke injektuar një miksim të trashëgimisë gjenetike. Sipas mjekëve, ADN-ja e gruas së tretë nuk do të ndikojë në pamjen e jashtme të të sapolindurit.

Rasti i parë në botë ishte ai i Abrahim Hassan, një fëmijë me origjinë jordaneze, i lindur në vitin 2016 në Meksikë, I cili kishte ADN-në e tre prindërve./abcnews.al

ravik-gurra.jpg
ent ela19:27 | 25/03/2019

Pas ekzekutimit të tipit mafioz të avokatit Ravik Gurra, në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së premtes nga persona ende të panjohur, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, vendosi që avokatët në gjithë vendin të mos marrin pjesë në proceset gjyqësorë për tre ditë; të mërkurë, të enjte dhe të premte.

Çdo avokat që thyen këtë rregull do të ndëshkohet me masë disiplinore nga kryesie e dhomës së Avokatisë. Sipas kreut të Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia, avokatët do të lejohen të marrin pjesë vetëm në seancat për masat e sigurisë. Më  herët dhoma e avokatisë së Elbasanit vendosi të bojkotojë proceset gjyqësore për 3 ditë.

Nëpërmjet këtij vendimi, dhoma e Avokatisë kërkon që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të vihen para drejtësisë. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes ende nuk ka një të dyshuar konkret. Ka dyshime të forta se autori është paguar, ndërsa konsiderohet vrasje për shkak të detyrës./abcnews.al

77-1-1280x677.jpg
ent ela22:45 | 14/02/2019

Gostivari do të mbajë 3 ditë zie për viktimat e aksidentit të një dite më parë në aksin Shkup-Tetovë, për faktin se një pjesë e 14 viktimave ishin nga ky qytet. Ndërkohë, zëvendës ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu ka garantuar të afërmit e viktimave se hetimet mbi tragjedinë vazhdojnë.

Dhjetëra qytetarë dhe familjarë ishin grumbulluar para komunës së Gostivarit, të cilët deklaruan se kjo ngjarje ishte një tragjedi e madhe. Ndërkaq, mbledhje përkujtimore u mbajt edhe në komunën e Vrapçishtit, ku morën pjesë përfaqësues të lartë politikë dhe përfaqësues fetarë.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje përkujtimore deklaroi se akoma po hetohet rasti dhe nuk është gjetur shkaku që ka çuar në këtë tragjedi.

Ndryshe, qyteti i Gostivarit dhe komunat përreth janë tronditur nga kjo ngjarje tragjike ku janë ndërprerë në mes jetët e 14 udhëtarëve të cilët ktheheshin nga Shkupi për në Gostivar./abcnews.al

herpoina-1280x755.jpg
ent ela13:43 | 02/02/2019

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre personat e arrestuar pas sekuestrimit të 5 kilogram heroine në kryeqytet. Ndërsa për një tjetër të ndaluar gjatë operacionit “Vollga” u dha masa detyrim paraqitje. Tre nga persona e arrestuar për 5 kg heroinë do të qëndrojnë në qeli kurse i katërti detyrim paraqitje. Masat janë dhënë nga gjykata e Durrësit.

Trupi gjykues gjatë seancës se zhvilluar me dyer të mbyllura vendosi të lere në fuqi kërkesën e prokurorit të çështjes Madrid Kullolli. Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe la në burg Besmir Dashi, Amir Troci dhe Nexhmi Uka.

Ky i fundit rezulton i dënuar në herët për të njëjtën vepër penale. Masa  detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore një herë në muaj u dha për Alban Raiten.

Hetimet për rastin nisi vitin e kaluar. Zbulimi dhe më pas arrestimi  shtetasve u bë nga policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.  Në operacionin e koduar “Vollga” u sekuestruan 5 kg heroinë, një sasai parash, tre automjete dhe disa telefona. Dyshohet se të ndaluarit janë pjesë e një grupi kriminal që merret me drogat e fortë dhe kishin rolin e transportuesit. Policia ka shpallur në kërkim poseduesit e heroinës së sekuestruar e cila do të shitej në kryeqytet./abcnews.al

rama.jpg
ent ela12:03 | 02/02/2019

Pas paralajmërimit të pedagogeve të Universitetit të Tiranës për grevë pa afat, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili thotë se po mbajnë peng realizimin e kërkesave të studentëve. Në një bashkëbisedim me një grup studentësh shefi i qeverisë i sugjeron t’u bëjnë pedagogëve tri pyetje për të mësuar arsyen e protestës së tyre.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës të cilët kanë paralajmëruar grevë pa afat, kryeministri Edi Rama i akuzoi se po keqpërdorin lirinë universitare.

Arsyeja e grevës aludoi kryeministri është përgjigjia e tre pyetjeve, të cilat nxiti studentët që takoi në sallën e re te studimit në konviktet e Mjekësisë t’ja bënin pedagogëve.

“A janë dakord me vlerësimin e titujve akademikë dhe të thonë si dhe kur e duan? Por këtë nuk e thonë këtë.
Keni parë që thonë të ndalohet denigrimi i pedagogëve, por për cfarë? A janë dakord ata që të ndalohet tregtaria e librave të pedagogëve për notën? Dhe pyetja e tretë është, a janë dakord që cdo vit studentët të bëjnë një vlerësim të performancës së pedagogëve, e përdor gjithë bota? Aty do të kuptojmë nëse e bëjnë grevën për ju, apo se nuk duan të përgjigjen për këto tre pyetje”.

Ndërkohë që nxitoi të shfajësohej se nëse kërkesat e studentëve nuk plotësohen nuk është faji i tij.

“Po s’na solli sekretaria që kemi kaq me ndihmë ekonomike dhe kaq me 9 e dhjeta, ku ti cojmë ne lekët. Se ti do të bllokosh univeristetin për kë? Për Saliun, Lulin, Monikën?

Autonomia universitare sqaroi kryeministri nuk lejon qeverinë të dërgojë policinë për të çliruar fakultetet pa kërkesë të titullarit të insitucionit të arsimit të lartë. Kryeminstri Edi Rama gishtin e akuzës e drejtoi tek Rektori I Universitetit të Tiranes Mynyr Koni.

“Çfarë borxhi i kanë rektorti prindërit e kësaj vajze këtu?

Në këtë pikë Kryeministri nxiti studentët të reagojnë.

Për kushtet e vështira të konvikteve përgjegjëse vijojë të bëjë qeverinë e shkuar. Për të ilustruar situatën, studentëve iu tregoi një rast.

Gjeti rast për t’i dërguar një përgjigje dhe ish-Presidentit të Republikës Bujar Nishani i cili e ka paditur për shpifje.

Megjithëkëtë kryeministri tha se puna për rehabilitimit e institucioneve të arsimit të lartë e konvikteve ka nisur. Ashtu si dhe për ndërtimin e Kampusit Universitar punimet do të kryhen në partneritet me privatin.

Nderkohe kryeministri kishte dhe një merak. Atyre që e kritikojnë për mënyrën sesi vishet dhe sesi flet, nisur dhe nga seanca e fundit parlametare iu dërgoi këtë mesazh.

“Pika e parë e besnikërisë është të them atë që mendoj të vishem ashtu siç dua dhe në vitin 2018-19-20 të jap kontributin tim q ënjërezit të mos jenë kaq të prapamendur me si e tha, si u vesh, gjithë muhabete katundi”.

abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono