transporti

082339042-d3808262-7834-4f28-a7c5-b4f528377783.jpg
ent ela09:40 | 24/07/2019

Fillon greva e përgjithshme për transportuesit e trenave, metrove, autobusëve dhe anijeve me orare të ndryshme nga qyteti në qytet në Itali.

Sindikatat konfederale e refuzuan kërkesën për shtyrje dhe konfirmuan mobilizimin. “Arsyet qëndrojunë”, thotë Filt-Cgil, Fit-Cisl dhe Uiltrasporti, pas një takimi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, duke synuar ta bindin qeverinë që të fillojë një konfrontim. E premtja u takon avionëve. “Qëndrimi i kompanisë është i papranueshëm”, pohojnë pilotët dhe shoqëruesit e fluturimit Alitalia, por greva u reduktua në vetëm 4 (nga 10 deri në 14) orë me urdhër të MIT.

“Në respekti të së drejtës për të bërë grevë me garancinë e shërbimeve për qytetarët në një periudhë të tillë të veçantë”, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nxjerrë një urdhër për të reduktuar kohën e grevës së transportit ajror Alitalia për të premten 26 korrik në 4 orë

Greva  erdhi pas mungesës së dialogut dhe thirrjeve përkundër problemeve serioze të transportit, nënvizuan sindikatat e transportit Filt-Cgil, Fit-Cisl dhe Uiltrasporti, duke përsëritur mosgatishmërinë për të shtyrë kërkesën. Ndërkaq është pranuar propozimi i paraqitur nga Toninelli për të ngritur një tryezë, që hap debatin mbi problemet dhe mungesën e rregullave për konkurrencën dhe aferat kontraktuale, për të shmangur përkeqësim të mëtejshëm të grevës.

/abcnews.al

MBULIM-SHOQATA-E-TRANSPORTIT.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela14:02 | 05/04/2019

Shoqata Kombëtare e Transportit Ndërqytetas i kërkon Ministrisë së Infrastrukturës që të shfuqizojë nenin që ka të bëjë me hipjen dhe zbritjen pa ndalesa të pasagjerëve.

Në një kërkesë dërguar këtë të enjte, Shoqata e Kombëtare e Transportit Ndërqytetas kërkon edhe anulimin e të gjitha masave administrative, deri në zgjidhjen e përbashkët të konfliktit mes Shoqatës së Transportit dhe Ministrisë.

Kjo shoqatë bën me dije se, nëse Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i kalon në heshtje kërkesat e tyre deri më 15 Prill, do të pezullohet shërbimi i transportit të udhëtarëve në të gjithë vendin.

/abcnews.al

TRANSPORTI-NE-GJIROKASTER_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 28/03/2019

Për shkak të protestës së autobusëve në Gjirokastër trasnporti i udhëtarëve është në kaos. Shumë banorë kanë mbetur në këmbë dhe nuk kanë patur me çfarë të lëvizin nëpër destinacione të ndryshme.

Kane mbetur në rrugë dhe thonë se ndoshta do të ikin në këmbë. Paralizimi i transportit si shkak i protestës në Gjirokastër ka sjellë situatë kaotike për udhëtarët.

Ata nuk kane me çfarë të leëvizin drejt një destinacioni. Drejtuesit e linjave të transportit në Gjirokaster janë në protestë prej së martës.

Përfaqësuesit e dy firmave thonë se nga Ministria e Transportit ende nuk ka asnjë reagim zyrtar. Në mungesë të një zgjidhjeje do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën nacionale.

Të mërkurën pati një takim midis përfaqësuesve të Task Forcës dhe atyre të linjave të transportit. Por nuk u arrit në një konsensus.

Protesta nisi për shkak të konkurencës së pandershme. Drejtuesit e autobusëve thonë se në Gjirokastër kanë hyrë firma pirate, por edhe furgonë të palicensuar. Dhe këtë të enjte ata u ulën në mes të rrugës duke mos lejuar lëvizjen e autobusë të tjerë. Policia ndërhyri për largimin e tyre. /abcnews.al

PROTESTA-NE-FIER-MBULIM-ABC-M-4-T-1-HD.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
ad min09:58 | 05/11/2018

Prindërit e më shumë se 30 fëmijeve të fshatrave Mujalli dhe Greçalli të Fierit që shkojnë në shkollë me urban publik kanë protestuar. Ata kërkojnë një mjet të posaçëm pasi sipas tyre, fëmijët mbasi mbarojnë mësimin duhet të presin autobusin e linjës.

Pasi shkolla e tyre u mbyll, fëmijeve të Mujallisë dhe të Greçallisë në Fier iu duhet të hipin çdo mëngjes në urbane publike. Pese kilometra larg ndodhet shkolla e re në fshatin Daullas.  Vendimi është marrë nga Drejtoria e Arsimit që nxënësit të shkojnë me autobusin e linjës së udhëtarëve. Por kjo gjë për prindërit është e padrejtë pasi ata u duhet të qëndrojnë edhe shumë kohë mbas mbarimit të mësimit për të pritur autobusin e linjës

Prindi 1: “Fillorja mbaron më shpejt. Rrijnë 2 orë presin autobusin.”

Prindi 2: “Fëmijët tanë transportohen me një autobus publik që ka 23 vende dhe kapaciteti që hipin fëmijët janë 70-80.”

Prindi 3: “Fëmijët tanië hipin në autobus si shalqinj.”

Prindi 4: “Janë rreth 22 fëmijë që hipin në një transport publik pa asnjë lloj kushti, pa asnjë lloj përkujdesi nga mësuesit.”

Banorët  protestuan dhe kërkuan një mjet në dispozicion për t’i  çuar në shkollë dhe për t’i marrë.  Bëhet fjalë për më shumë se 30 nxënës. Prindërit thonë se nëse nuk gjejnë zgjidhje do detyrohen të largojnë fëmijët e tyre nga mësimi. Një burim nga Drejtoria e Arsimit i tha ABC News që kjo çështje po shqyrtohet dhe shumë shpejt do të dilet me nje vendim./abcnews.al

 

 

ZVICER-GJOBA.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ad min22:19 | 03/09/2018

Një 92-vjeçare është gjobitur me 100 franga në Zvicër pasi u ngjit në autobusin e linjës katër minuta para kohe. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer debatet pro dhe kundër vendosjes së gjobës për këtë rast.

Zvicra njihet si një nga vendet që respekton më shumë oraret edhe pse këtë herë çdo gjë shkon përtej normales. Një 92 vjeçare është gjobitur me 100 franga pasi u ngjit në autobusin e linjës katër minuta para kohe. Ngjarja ka ndodhur në Zyrih. E moshuara kishte një abone që e lejon të përdorë transportin publik që nga ora 9 e mëngjesit. Por fatorino ka parë se ajo është ulur në autobus në orën 8 e 56 e për këtë arsye është gjobitur.

E moshuara u shpreh për gazetarët se ishte shumë e zemëruar pasi do të kishte mjaftuar vetëm një paralajmërim. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagimet pro dhe kundër vendosjes së gjobës në këtë rast. Një zëdhënës i kompanisë së transportit publik pranoi se në këtë rast fatorino mund të kishte bërë një përjashtim. Por nga ana tjetër duhet mbajtur një qëndrim i prerë, pasi raste të tilla do të kishin pasoja në kontrollet normale në linjat e transportit publik./abcnews.al

TRAFIKU-NE-RRUGEN-E-KOMBIT-1280x720.jpg
ent ela13:56 | 06/07/2018

Si rrallëherë në Rrugën e Kombit sot pati një trafik të rënduar. Kjo për shkak se për disa orë u realizua një operacion për transportimin e disa pajisjeve të rëndësishme në drejtim të Kosovës. Mosvënia në funksion e shtatë urave të reja bllokoi në rrugë pushuesit që ishin nisur për fundjavë në Shqipëri.

Pamjet që shikoni janë të kamionëve që po bëjnë një transport të veçantë drejt Kosovës. Atë të pajisjeve për central që prodhojnë energji.

Manovratorëve të mjeteve transportuese u është dashur kohë të kalojnë në shtatë urat.

Kjo për shkak se pesë urat e reja të përfunduara akoma nuk janë lidhur me autostradën, kurse dy tjera janë akoma në ndërtim.

Në këto pika rruga ngushtohet dhe një transport i tille është i vështirë dhe paraqet rrezik.

Për këtë arsye i gjithë karvani u shoqëruar me makina të policisë rrugore, ndërsa vargu i mjeteve në pritje ishte i gjatë.

Qarkullimi normal ka nisur vetëm pasi është përfunduar operacioni.

Ky është rasti i dytë brenda një muaji që kryhet një transport i tillë i shoqëruar me vonesa të shumta nga Kukësi në Morinë.

Lidhja e urave të përfunduara me autotsradën është në kompetencë të ARRSH, por ende nuk dihet kur do të jetë afati i përfundimit të plotë të këtij investimi në Rrugën e Kombit. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Kukës:  Bujar Muçmata

damian-gjiknuri-ke.jpg
ad min15:59 | 20/06/2018

Shqipërisë i nevojitet mbështetja financiare e Komisionit Evropian që të realizojë objektivat në fushën e transportit. Të vetëm nuk mund t’ia dalim deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

24 milionë euro do të shkojnë në fushën e transportit. Kjo shifër u bë publike në prezantimin e implementimit të Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planin e saj të Veprimit 2016-2020.

Damian Gjiknuri: “Që ne të realizojmë të gjitha objektivat dhe standardet aty ku e kërkojmë duhet një mbështetje financiare nga Komisioni Europian. Dhe prandaj dhe unë e them kudo që integrimi në Bashkimin Europian dhe progresi në këtë drejtim nuk është vetëm forcimi i institucioneve, nuk është vetëm një demokraci më e mirë dhe funksionale por mbi të gjitha krijon dhe një akses  për vende si Shqipëria që të kenë mundësi të adresojnë fondet e konsoliduara të BE që janë gjithmonë mënyra më e lirë për të financuar shumë nga objektet tona”.

Ministri Gjiknuri tha se janë aktualisht disa projekte të financuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian si ai i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas që ka hyrë në një fazë të përzgjedhjes së kontraktorit. Gjithashtu edhe ndërtimi i dy bypass-eve të Fierit dhe Vlorës pas ngërçit ka kaluar në fazën e rizhvillimit të garës, e cila ndodhet në hapat e fundit për të rinisur punën.

Damian Gjiknuri: “Ne kemi marrë një mbështetje financiare nga Komisioni Europian siç është ndërlidhja me Greqinë dhe me Maqedoninë si dhe rehabilitimi i gjithë hekurudhës në drejtim të Hanit të Hotit, pra kjo bën që Shqipëria të bëhet pjesë e rrjetit hekurudhor ndërkombëtar. Mbështetje do të kemi edhe me investimet që do të ndodhin shumë shpejt në portin e Durrësit, përfshirë edhe thellimin, por edhe investimet e BERZH-it për zgjerimin e kalatave aty do të bëjë të mundur që të rriten kapacitetet përpunuese”.

Një nga përfitimet e mbështetjes buxhetore nga programet IPA është ai i asistencës teknike për rritjen e kapaciteve të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë përsa i takon çështjeve të Partneritetit Publik-Privat./abcnews.al

vlcsnap-error284-1-1280x720.jpg
ent ela12:47 | 21/02/2018

Pas linjës së gjelbër, me autobusë elektrikë, e cila do të funksionojë shumë shpejt brenda kryeqytetit, edhe ne linjen Tiranë-Rinas, qe lidh kryeqytetin me aeroportin “Nënë Tereza”, do të operojne autobusë elektrikë. Keshtu ben te ditur  Bashkia e Tiranës, qe ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e aeroportit për të mundësuar një linjë transporti publik me autobusë të ashtuquajtur te gjelbër. Këto mjete, sipas kryetarit Veliaj mbrojnë mjedisin dhe rrisin cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” i kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës dy automjete të reja për heqjen e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit, si dhe iu bashkuan nismës për mbjelljen e pemëve. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i falenderoi ata për përgjegjësinë sociale që treguan, duke kontribuar për një qytet të pastër dhe më të gjelbër./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error698-1280x720.jpg
ad min13:22 | 10/12/2017

Në Dibër, prej më tepër se një jave është krijuar një konflikt midis drejtuevse të mjeteve që kanë kryer ndër vite transportin e udhëtarëve drejt Tiranës, me shoqërinë e re të autobuzëve që është futur në linjë. Ata kanë dalë të papunë dhe për këtë arsye kërkojnë zgjidhje.

Në ditën e tetë të protestës. Por nuk kanë zgjidhur asgjë. Shoferët e autobuzëve të Dibrës bllokojnë terminalin drejt Tiranës. Ata nuk lejohen të kryejnë transportin e udhëtarëve pasi në vend të tyre shteti ka licensuar një shoqëri autobuzësh. Por protestuesit akuzojnë se kjo shoqëri ka hyrë në treg duke falsifikuar licensën.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i pronarit të shoqërisë. Ai thotë se posedon licensë të rregullt dhe ka mjetet e nevojshme për të plotësuar oraret e udhëtarëve.
Megjithatë, në Dibër duket se protesta e shoferëve të furgonëve që prej vitesh kanë bërë transportin e udhëtarëve drejt Tiranës, po kthehet në problem serioz. Çdo ditë ata bllokojnë terminalin dhe kërkojnë që dikush të ndërhyjë që ta të rinisin aktivitetin e tyre./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono