transformimi

auto_Screenshot_11544080702.jpg
ad min10:15 | 05/08/2019

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për të transformuar Bulevardin “Zogu i Pare”. Për rreth 18 muaj qarkullimi i automjeteve në këtë zonë do të kufizohet. Trajektorja e lëvizjes së makinave do të ndryshoje sipas fazave të punimeve.

Bulevardi “Zogu i I” ne Tirane do të ndryshojë pamje. Bashkia parashikon ta ktheje zonën në një rrugë tregtare të rehabilitojë fasadat e ndërtesave dhe të krijojë lulishte të vogla. Punimet do të kryhen në katër faza, do të shoqërohen me devijime të trafikut të automjeteve dhe pritet të përfundojnë pas 18 muajve.

Qarkullimi i makinave në këtë zonë ka nisur të kufizohet.  Ndërkohë Bashkia e Tiranës bën të ditur ndryshimin e lëvizjes për automjetet. Gjatë fazës së parë të punimeve makinat nuk do të lejohet të kalojnë nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzim me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi në këtë zonë do të kryhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit veri-jug. Ndalohet parkimi dhe pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Ferit Stermasi”.

Në fazën e dytë të punimeve do të ndalohet lëvizja e automjeteve në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Vokshi”. Qarkullimi do të bëhet me dy sense lëvizje sipas drejtimit veri-jug. Ndërsa hyrje daljet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” nuk do te pengohen.

Gjatë fazës së tretë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Lëvizja do të kryhet sipas drejtimit jug veri ndërsa parkimi i mjeteve në këtë zone do të ndalohet. Ndërkohë do të pezullohen dhe hyrje-daljet në rrugën “Maliq Muço”.

Ndërsa në fazën e katër të punimeve automjetet nuk do të lejohet të qarkullojnë nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Vokshi”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit jug –veri ndërkohë që parkimi i mjeteve është i ndaluar.

Bulevardi “Zogu i Parë” në Tiranë parashikohet të jetë si në këto pamje të projektit të publikuara nga bashkia pas rreth një viti e gjysmë kur dhe pritet të përfundojnë punimet./ABC News Albania 24/7

veliaj-parku-1280x708.jpg
nev ila14:19 | 20/07/2019

 

Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin e Parkut Rinia. Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se do të kthehet në një oaz çlodhës në kryeqytet ndërsa numri i frekuentuesve do të dhjetëfishohet.

Shumë shpejt parku “Rinia” në qendër të Tiranës do të marrë këtë pamje.

Bashkia ka nisur punimet për ta transformuar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkoi për t’i inspektuar ndërkohë iu dha dhe një përgjigje kritikeve e projektit.

Sa herë plas historia e ‘skandal, skandal, skandal’, në portalet e gjumit, është muzikë për veshët e mi sepse them: Ka filluar një tjetër punë e bashkisë. Ndaj, kur lexova portalet që shkruanin: ‘skandal te parku “Rinia”, po betonizohet’, thashë më në fund filloi puna dhe nuk do presim katër vjet që të mbajmë premtimet. Do të shkojmë nga një park estetik për syrin, që përdoret nga vetëm disa qytetarë, në një park të transformuar që do të përdoret nga dhjetëfishi i qytetarëve që e frekuentojnë sot atë; një park, i cili do të rikonceptohet si një park ‘butik’ i asaj zemrës së Tiranës”

Pas çlirimit nga ndërtimet pa leje në parkun “Rinia” kane munguar investimet. Rehabilitimin e tij kryetari i bashkisë thotë se e ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore të 30 qershorit.

“Nuk kemi pritur as 4 javë që të fillojmë mbajtjen e premtimeve të 30 qershorit, një prej të cilave ishte rehabilitimi i total i parkut “Rinia”, një park i cili shpëtoi falë kryebashkiakut Edi Rama në mandatin e tij, që u çlirua nga “republika e rrumpallës”

Duam që ky park të mos jetë vetëm një fjetinë e madhe për ata që i kap dremitja e drekës në park ose për ata që vandalizojnë ‘Monumentin e Pavarësisë’, por të rikonceptohet totalisht, për të pritur disa grupmosha qytetarësh”

“Monumenti i Pavarësisë” parashikohet të rrethohet nga një basen ujor. Një hapësirë e veçantë do ti dedikohet atyre që dëshirojnë të luajnë me katërputroshet. Projekti parashikon krijimin e minishesheve për fëmijë e të moshuar dhe shtrimin e rrugicave me gurë dekorativ./ABC News Albania 24/7

 

Veliaj-gjate-takimit-me-urbaniste-dhe-arkitekte-ne-Roterdam-1-1280x853.jpeg
ad min14:20 | 11/07/2019

Arkitektura e Tiranës dhe transformimi i saj gjatë viteve të fundit ka qenë temë diskutimi në një takim në Roterdam. Veliaj tha se politikanët duhet t’i shfrytëzojnë njohjet me zyrtarët e huaj për ta promovuar Shqipërinë dhe jo për ta dëmtuar atë.

Transformimi që ka pësuar arkitektura e Tiranës në këtë 4 vite ka marrë vlerësime të shumta në Roterdam, aty ku u zhvillua një takim me arkitektë e urbanistë të njohur nga vendet e ulëta të Evropës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh entizuast pas këtyre diskutimeve, ndërsa tha se takime të tilla janë një mënyrë e mirë për të të përmirësuar imazhin e Shqipërisë, sidomos në vende skeptike si Holanda.

“Jam shumë krenar për Tiranën, për faktin që është përzgjedhur këtë vit nga ‘Baumeister’, revista më prestigjioze e arkitekturës dhe urbanistikës në vendet e ulëta, si Belgjika, Holanda, Gjermania, ku vëmendja ka qenë tek transformimi i qytetit. Është posaçërisht kënaqësi kur e bëjmë këtë në Holandë, një vend që duhet ta pranojmë, është skeptik, ka nevojë për më shumë informacion, ka nevojë të kuptojë se Shqipëria është një vend evropian, dhe rreziku nuk vjen nga Shqipëria e vogël kur sheh gjithë këto transformime. Bëhet sfidë komunikimi i historisë së suksesit të Shqipërisë në Holandë, sidomos kur kemi një pjesë të politikës që ka lidhje me Holandën dhe që mundohet që sherret, mëritë, zemëratën, e debatet e Shqipërisë t’i kalojë edhe në Holandë. Do të doja që të ishim një ‘antidot’ dhe do të jemi më të pranishëm në Holandë me takime të tilla, për t’u siguruar që dëgjohet e gjithë historia”.

Gjithashtu, kryetari i Bashkisë së Tiranës  u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që mos bëjnë politika që dëmtojnë mbi të gjitha interesat e qytetarëve shqiptarë./ABC News Albania 24/7

SHESHI-SKENDERBEJ-VLERESOHET-ME-NJE-TJETER-CMIM-1280x720.jpg
ent ela12:15 | 08/05/2019

Sheshi “Skënderbej” fiton çmimin e dytë nga BE për arkitekturën bashkëkohore më të mirë në Europë. 393 projekte garuan për këtë çmim, ndërsa sheshi ‘Skëndërbej’, u vlerësua për fuqinë transformuese, fokusin tek këmbësorët, qëndrueshmërinë dhe gjelbërimin. Rezultati ishte 4-3 ku çmimin e parë e fitoi projekti ‘Lacaton-Vasal’ me godinat e banimit dhe shërbimit të qytetit francez, Bordo. I pranishëm në ceremoninë e organizuar për marrjen e çmimit të Bashkisë së Tiranës ishte nënkryetari, Arbjan Mazniku.  Ky është çmimi i dytë i fituar për sheshin e kryeqetetit Shqiptar, pas atij të marrë në Barcelonë një vit më pare “Hapësira Publike Urbane 2018”. /ABC News Albania 24/7

r-1-1280x697.jpg
ent ela17:07 | 19/01/2019

Katër  vite pas shpalljes së kompanisë fituese italiane që përfaqesohet Pier Paolo Tambureli, partner i kahershëm i Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama prezantoi projektin për kampusin universitar që do të ndërtohet  në “Qytetin Studenti” në Tiranë.

Arsyeja pse u desh kaq kohë për të nisur punën sipas shefit të qeverisë është zaptimi i territorit.

Gishtin e akuzës kryeminsitri e drejtori nga politikanë pjesë e Partisë Demokratike të cilët sipas tij regjistruan pronat në emër të tyre.

 “Tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi këtu, në Qytet Studenti. Morën nga studentët energjinë e madhe, për të transformuar Shqipërinë nga një regjim komunist në një demokraci dhe ajo që bënë për Qytetin Studenti ishte thjesht t’i merrnin dhe pronat. Nga viti 1990 deri në ditët tona, në Qytetin Studenti kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopike, siç është përshembull, ndërhyrja e përmirësimit të kësaj salle, apo ndonjë gjë tjetër, por nuk është bërë asgjë për të përballuar ndryshimin e madh që njëkohësisht ka shoqëruar procesin e transformimit shoqëror, me rritjen e numrit të studentëve. Në të njëjtat godina prezumohet se do strehohet një numër shumë më i madh studentësh. Ashtu sikundër ka ndodhur dhe me universitetin në tërësi. Simboli i këtij zaptimi është marrja e mensës së madhe të Qytetit Studenti, nga vëllai i një presidenti republike, ose më saktë, nga Presidenti i Republikës për vëllain, se po të ishte vëllai vetëm, pa presidentin, nuk do merrte dot as një lugë, jo të merrte gjithë mensën dhe kthimi i mensës në loto”.

Që këto territore t’i kthehen “Qytetit Studenti” qeveria duhet të shpronësojë pronarët.

“Pasi e përdhunuan Qytetin Studenti për kaq shumë vite, me loto e me klube striptizmi, tani do t’i marrin edhe paratë me të cilat mund të rindërtoheshin gjithë këto hapësira, sepse janë pronarë që duhen shpronësuar”.

Kryeminsitri Rama premton se Kampusi Universitar do të jetë gati brenda mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë. Premtim që duket dhe si një rikonfirmim i Erion Veilajt për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Ajo që mbetet ambicia jonë është që brenda këtij mandati, të gjitha konviktet të jenë në një situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, sëbashku me Bashkinë e Tiranës, ne të fillojmë ndërtimin e këtij Kampusi dhe brenda mandatit tjetër të Kryetarit të Bashkisë, ne të përfundojmë Kampusin universitar”.

“Ajo që konsiston në Kampusin e ri ka të bëjë së pari më shtimin e 11 godinave në qytetin studenti. Fokusin më të madh do ta kemi në ato që quhen hapësira të përbashkëta. Planifikojmë që të ndërtojmë një megabibiliotekë, tjetra është menca”.

Kjo sipas Kryeministrit është një fazë transformimi i arsimit lartë por ndërsa po shprehej së bazë për të është ligji një zë u dëgjua nga salla… Një studente u dëgjua të kërkonte plotësimin e kërkesave ndërsa i thotë Kryeministrit se paguhet nga taksat e qytetarëve. Ky i fundit i tregon derën. Sa i  përket Ligjit të Arsimit të Lartë Kryeministri tregohet i prerë..

“Kontradikta mbi ligjin e Arsimit të Lartë është një kontradiktë që nuk rri as në qiell, as në tokë. Është njësoj si të thuash meqenëse njerëzit nuk lidhin rripin e sigurimit, të heqim ligjin për rripin e sigurimit dhe të bëjmë një ligj tjetër, që t’i lidhim, nuk e di në çfarë forme, njerëzit”.

Ndërsa për kërkesat e studentëve Kryeministri thotë se po marrin zgjidhje përmes paktit për universitetin./abcnews.al

Kuvendi-i-kosoves.jpg
ent ela10:46 | 14/12/2018

Kosova tashmë ka ushtrinë e saj. Parlamenti i vendit miratoi me vota unanime nga të gjitha partitë shqiptare  tre projektligjet për transformimin e forcës së sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Projektligji i për Forcën e Shërbimit në Forcën Sigurisë së Kosovës, i fundit nga pakoja e projektligjeve, është votuar sot në lexim të dytë nga 107 deputetë. Të gjitha votat kanë qenë pro, ndërsa asnjë deputet kundër.

Deputetët e Kuvendit të KOSOVËS votuan përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhej me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtuan kategorikisht formimin e ushtrisë.

Projektligji i parë, për të cilin votuan 106 pro dhe një abstenim, ktheu Ministrinë e FSK’së në ministri të Mbrojtës, e tashmë Rrustem Berisha bëhet ministri më i ri i ekzekutivit Haradinaj.

Miratimi për krijimin e ushtrisë u shoqërua nga një duartrokitje e gjatë në sallën e parlamentit me deputetët që u ngritën në këmbë ndërsa në sfond u intonua himni.

Pas disa përpjekjeve të dështuara për të formuar ushtrinë, së fundmi, Qeveria e Kosovës realizoi transformimin e FSK-së në ushtri.

Kjo nismë erdhi pas kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se kishte marrë përkrahjen nga Sekretari amerikan e Mbrojtjes, Xhejms Mattis, që ushtria të formohej sipas ligjit.

Por Kosova, e cila u bë me ushtri pas 10 vjetësh pavarësi, nuk ka marrë përkrahjen nga të gjithë aleatët e saj. Shumë shtete, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, i kanë kërkuar Kosovës që të mos nxitohej dhe të priste që ushtria të formohej me ndryshime kushtetuese. /abcnews.al

thumbnail_Veliaj-gjate-degjeses-per-buxhetin-2019-ne-Njesine-6-3-1280x854.jpg
ent ela13:34 | 25/10/2018

“Kombinati do të jetë një nga poliqendrat e reja të Tiranës, kurse zona e Astirit do të funksionojë si një lagje më vete, me shërbime dhe infrastrukturë më të mirë për banorët”. Duke folur nga shkolla e re “Betim Muço”, si simbol i transformimit që ka pësuar zona e Kombinatit, Veliaj tha se në 3 vite Tirana ka bërë një progres të jashtëzakonshëm.

“Më vjen mirë që shumica e gjërave që nuk ishin prekur prej 30 vitesh tashmë kanë marrë udhë, ndërsa ne do të vijojmë të punojmë me optimizëm e kurajo, për t’i bërë të gjitha. Kemi bërë studimin për rikualifikimin e gjithë zonës së Qytetit të Nxënësve, e cila është në kufi mes Njësisë 5 dhe Njësisë 6; kemi futur për projektim rehabilitimin e sheshit “Garibaldi”, i cili është financa kryesore e Kombinatit; jemi duke punuar në bulevardi kryesor, i cili do të jetë tamam si bulevardi i Korçës; kurse, për zonën e Astirit, do të hapim shumë shpejt njësinë e re aty”, u shpreh Veliaj.

Në fjalën e tij me banorët e Kombinatit, Veliaj shprehu keqardhjen për opozitën, e cila nuk merr pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, duke dashur të bllokojë edhe projektet me impakt të drejtpërdrejtë në komuntet. “Kemi një opozitë, të cilën nuk e mbaj mend kur ka ardhur për herë të fundit në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, kurse për socialistët nuk mbaj mend të kenë munguar ndonjëherë. Opozita nuk vjen as kur votohet ndihma ekonomike, as kur votohet pagesa për personat me aftësi të kufizuar, as kur votohet çeku i bebes, as kur bëjmë shpronësime për varrezat në Sharrë, as kur kalon rruga e Kombinatit, as kur financohet blloku në “Misto Mame”, e as kur u votua për ndërtimin e shkollës së re “Betim Muço”, tha Veliaj. Ndaj, kreu i bashkisë kërkoi mbështetjen maksimale të banorëve në zgjedhjet e ardhshme, për të siguruar numrat e nevojshëm edhe në Këshill, si një garanci për të ruajtur ritmin e punës në kryeqytet.

“Na duhet një mazhorancë absolute në Këshillin Bashkiak, që të kemi mundësi t’i marrim vetë këto vendime, të ecim shpejt, të bëjmë më shumë, të fitojmë gjithë kohën e humbur. Shpresoj shumë që me votat e Kombinatit të kemi më shumë se 2, pse jo 3-4 anëtarë në Këshillin Bashkiak. Na duhen sepse kur të vijë opozita pas 4 vitesh për të kërkuar votat, që kur e kishin bashkinë flinin gjumë, e tani që janë në opozitë prapë në gjumë, t’u themi: – Ej, shok, ku je ti? Për çfarë e do ti votën, kur nuk shkon në Këshill Bashkiak? Si guxon nuk voton ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, shërbimet sociale, banesat sociale, bonusin e qirasë?”, tha ai.

Nisur nga botimi në media i deklaratës së Ismail Kadaresë lidhur me Teatrin Kombëtar, kryebashkiaku Veliaj e përshëndeti shkrimtarin e madh shqiptar, i cili në një botim libri kishte theksuar nevojën për një teatër të ri dhe se godina aktuale nuk është gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme, që pushtuesit italianë e kishin sajuar për zbavitjen e ushtarëve.

“Njerëzit e mëdhenj janë si Ismail Kadare! Nuk është njeri i madh dikush që thotë: Ah, unë jam shumë i madh, nuk përzihem me këto muhabete! Jo, një njeri i madh i prek gjërat me dorë, një njeri i madh përzihet dhe jep opinionin e vet, një njeri i madh nuk është një njeri asnjanës, pa bindje. Ti mund të jesh asnjanës, pa parti, por ke bindje. Ke bindje nëse duhet ta lëmë qytetin të degradojë apo ta çojmë përpara, nëse duhet të ndërtojmë shkolla të reja apo nëse do të vazhdojmë të rrimë në padije dhe në injorancë. Unë dua ta falenderoj publikisht të madhin Ismail Kadare, ikonën e mendimit modern shqiptar, për mbështetjen për një teatër të ri”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku renditi disa nga investimet e suksesshme të realizuara në Kombinat, zonë e cila ka problematika të mbartura prej 30 vitesh. Në këto tre vite, bashkia ka rehabilituar varrezat e Sharrës dhe rrugën lidhëse “Lek Zaharia”, si dhe kanalin që shkaktonte përmbytje në zonën e Rr. “Vangjel Ceco”, rikonstruksionin e bllokut që kufizohet me rrugët “Konferenca e Pezes” – “3 Dëshmorët” – “Ali Jegeni”, rikualifikimin e bllokut të kufizuar nga Rr. “Llambi Bonata”, Rr. “Haki Stermilli” “Musine Kokalari” dhe rikonstruksionin e Rr. “Zyber Zeneli”, vazhdim i rrugës “Ali Kelmendi”. Gjithashtu, është ndërhyrë edhe në 42 rrugë të tjera ose 6 herë më shumë se në kohën e administratës së mëparshme.

Por, puna nuk ndalet me kaq. Veliaj dha lajmin e mirë për nisjen e punës për rikualifikimin urban të zonës së “Qytetit të Nxënësve”, që kufizohet nga Rr. “Sabaudin Gabrani”, Rr. “Vasfi Samini”, ndërkohë që do të kryhet edhe rehabilitimi i sheshit “Garibaldi” në qendër të Kombinatit. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës po rindërton edhe mbikalimin e aksit në Kombinat.

Kreu i Bashkisë së Tiranës deklaroi se falë investimit të ri do të marrë fund edhe problematika e furnizimit me ujë të pjshëm e Kasharit dhe e Unazës së re, e cila do të ketë një linjë të dedikuar. “Një nga punët më të mira që është bërë, ka qenë puna e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës: kemi patur një zonë me problematika jetike, sot ende ka probleme, por prapë është bërë mjaftueshëm punë, dhe me projektin e ri që sjell ujë direkt nga Bovilla në zonën e Astirit dhe të Unazës së Re, do të jetë një investim që zgjidh një herë e mirë problemin, që uji i Kombinatit të mos ndahet me zonën e Astirit”, u shpreh Veliaj. Ai sqaroi se po punohet edhe për impiantin e ujërave të zeza në Kashar.

Në këtë zonë do të ndërtohet tregu i fruta-perimeve në Rr. “Fabrika e Qelqit”, do të nisë edhe rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga Rr. “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezes”, “Besim Alla” dhe “Jorgo Panajoti”. Duke u ndalur në investimet për sistemin e edukimit dhe arsimimit në Njësinë 6, Veliaj tha se rikonstruktuar 3 Kopshte, 1 çerdhe, 1 shkollë dhe është ndërtuar një çerdhe dhe një shkollë e re.

Një investim i bashkisë është edhe rehabilitimi i varrezave të Sharrës, ku krahas projektit të varrezave murale, shumë shpejt do të nisë sistemimi dhe shtimi i parcelave. “Sot Sharra është si dita me natën. Njerëzit trajtohen me respekt, përcillen me dinjitet nga kjo botë, ka një transformim total. Për herë të parë filluam me ambasadën italiane të ndërtonim varrezat murale, ndërkohë kemi planifikuar që përveç varrezave murale, të bëjmë një tjetër sistemim për shtimin e parcelave në Sharrë”, deklaroi Veliaj.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës, në këto tre vite të punës së saj, bashkia i ka kushtuar një vëmendje edhe mbështetjes sociale për njerëzit në nevojë. Në të gjithë kryeqytetin janë hapur 7 qendra sociale, ku një prej tyre është në zonën e Kombinatit.

Kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe tek vendimet e fundit të qeverisë shqiptare, ai për ndalimin e lojërave të fatit dhe kazinove, që pritet të sjellë një impakt pozitiv në të gjithë vendin. “U jam pafundësisht mirënjohës deputetëve që votuan ligjin kundër basteve. Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, që i kthen të gjitha këto para në familjet tona, kthen të gjithë kohën e humbur nëpër baste, në vatrën familjare të çdo qytetari në Kombinat dhe gjithë Shqipërinë. Bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë kemi bërë një llogari: Vetëm lekët që harxhohen në baste dhe që përfundojnë në 3-4 të fortë janë baraz, ndoshta edhe më shumë se i gjithë buxheti i Bashkisë së Tiranës. Praktikisht, jo vetëm buxheti që kalon Bashkia për punët publike, por dy herë aq do të ngelen në Tiranë, falë faktit që do mbyllen bastet”, deklaroi Veliaj.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i qeverisë është edhe vendimi që çdo lek që fitohet për shpifje në gjykata të shkojë për laboratorë nëpër shkolla ku fëmijët mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. “Pata mundësinë që të isha i pari, pasi filloi kjo historia e shpifjeve, të fitoja një gjyq dhe që gjykata të jepte një dëmshpërblim për shpifje. Ata që e kishin Tiranën për katër vjet, kishin mundësi të bënin gjithë këto punë në Kombinat, por s’prekën gjë me dorë, tani ngaqë nuk punuan vetë, shpifin për këdo që punon. Më vjen mirë që me 1 milion lekët që fituam në gjykatë, shkolla ‘Isa Boletini’ në Kodër-Kamëz mori dy kompjuterë të rinj. Më vjen mirë që vendimi i Edi Ramës për gjyqet e fituara ndaj shpifjeve është: Çdo lek që fitohet nga bastet, ta investojmë në shkolla për laboratorë kompjuterësh, pajisje në kopshte e çerdhe, si mënyra më e mirë për t’i thënë po punës, jo shpifjes”, nënvizoi Veliaj. /

41790372_802288236829191_8312067963343601664_n-1280x853.jpg
ent ela18:15 | 15/09/2018

Në rrugëtimin e saj transformues, për t’u shndërruar në një qytet europian, Tirana ka rrëmbyer një tjetër vlerësim të rëndësishëm në Lisbonë. Pas çmimit në Barcelonë për sheshin “Skënderbej” dhe atij në Londër për Pazarin e Ri, kryeqyteti shqiptar është përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare, si një ndër qytetet që ka pësuar transformimin më të thellë në Europë.

Kandidatët e finalistë për të rrëmbyer Çmimin e Aksionit më Transformues 2018 u zbuluan në Festivalin URBACT, i mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, ku kryeqyteti shqiptar u rendit mes Bolonjës dhe Ghentit.

Çmimi, i cili jepet nga ICLEI – Qeveritë Lokale për Qëndrueshmërinë, Rajoni Bask dhe Qyteti i Aalborg (Danimarkë), shpërblen veprat transformuese në vijim ose të përfunduara në kategori socio-kulturore, transformimin socio-ekonomik dhe teknologjik.

Nga një garë e fortë prej 40 aplikimesh u përzgjodhën tre qytete: Tirana (Shqipëri), për rritjen e hapësirës së gjelbër urbane rreth qytetit, duke luftuar shtrirjen urbane; Qyteti i Bolonjës (Itali), për marrëveshjen e bashkëpunimit me qytetarët e tyre, për të rritur angazhimin qytetar dhe rigjenerimin e qendrave urbane; si dhe qyteti i Ghent (Belgjikë) për transformimin e sistemit vendor të ushqimit të qytetit, nëpërmjet modeleve të pjesëmarrjes së qeverisjes.

Anëtarja e jurisë dhe kryetarja e Komisionit, Cor Lamers, tha: “U ndjeva jashtëzakonisht e lumtur kur zbulova se Çmimi i Aksionit më Transformues 2018, tërhoqi aq shumë aplikantë nga e gjithë Evropa. Këto projekte pjesëmarrëse i bëjnë komunitetet dhe ekonomitë tona lokale më përfshirëse, të gjelbra dhe të qëndrueshme. Si rezultat, ata u japin qytetarëve tanë një cilësi më të mirë jetese. Shpresoj se këto nisma do të shërbejnë si shembuj që do të përsëriten kudo dhe do të krijojnë një reaksion zinxhir të aksioneve transformuese në rajonet dhe qytetet tona”.

Duke përgëzuar kandidatët e përzgjedhur, Hakan Lucius, anëtar i jurisë dhe shefi i Divizionit të Shoqërisë Civile, në Bankën Europiane të Investimeve, tha: “Duke përfaqësuar diversitetin gjeografik të Evropës, këto tre qytete arritën të adresonin komponentë të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm, veçanërisht përfshirjen sociale, zhvillimin urban dhe ushqimin, duke përfshirë në mënyrë kuptimplotë të gjitha palët e interesuara. Veprimet e tyre inovative janë sfida kryesore për të ardhmen tonë të përbashkët dhe duhet të jenë frymëzues për të gjithë aktorët e angazhuar për qëndrueshmëri”.

Pylli Orbital, një balancë mes qytetit dhe rizbulimit të natyrës

Në një kohë kur disa vende po flasin për mure, Tirana është duke ndërtuar një “mur” pemësh, për t’i dhënë oksigjen qytetit. Objektivi strategjik numër një i Planit të Përgjithshëm Vendor të Boerit, propozon një “Pyll Orbital” prej 2 milionë pemësh, që do të rrethojnë Tiranën, e që do të shërbente si një brez i gjelbër, për të parandaluar shtrirjen urbane. “Mos e nënvlerësoni fuqinë e fëmijëve,” thotë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: “Një qytet për fëmijët tanë, është një qytet për të gjithë ne. Unaza pyjore është dendësuar nga “pemët e ditëlindjeve” të fëmijëvë, të cilat janë mbjellë nga prindërit. Ne jo vetëm krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, por gjithashtu rrisim fëmijë që do ta mbajnë të sigurt të ardhmen”.

41842831_419850961875113_784775316223557632_n
41790372_802288236829191_8312067963343601664_n
41920141_527391921022638_4578450109791993856_n
41797193_741330779532958_9196016080181526528_n
41897927_2209830689305096_4067602310149177344_n
JONI-BABOCI-1280x720.jpg
ent ela13:16 | 02/06/2018

Në intervistën e javës në vijim do të flasim për një projekt mjaft interesant që është ai i transformimit të piramides së Tiranës në një qendër multifunksionale për të rinjtë, e parashikuar të jetë më e madhja në rajon! Ky është një projekt i cili aktualisht zbatohet edhe në Londër, Paris dhe Jerevan, dhe Tirana është pikerisht qyteti i 4. Intervista e javës së gazetares Viol Xhafaj me Joni Baboçin, drejtor i përgjithshëm i planifikimit e zhvillimit të territorit pranë bashkisë së Tiranës. /abcnews.al

olsi-rama-1280x720.jpg
ent ela13:06 | 02/04/2018

Partizani ka ndryshim rrënjësor që pas ardhjes së Olsi Ramës si drejtor sportiv. Skuadra është pranë Europës, ndërsa mbetet mister arsyeja që e detyroi vëllanë e Kryeministrit që të bëhej pjesë e klubit.

Kishte kohë që flitej se ishte pjesë e projektit. Olsi Rama ishte emri i artikuluar më shumë tek Partizani, dhe si për t’i vërtetuar ato që thuheshin, vendosi të bëhej zyrtarisht i kuq.

Drejtori i sotëm sportiv vlerësohet nga burime pranë klubit si njeriu me ndikimin kryesor tek ndryshimi thuajse i plotë i kryeqytetasve javët e fundit.

Pasi mori licencën nga Federata Shqiptare e Futbollit, nisi shfaqej thuajse përditë në stërvitje, dhe po ashtu në konferencat për shtyp, duke lënë në hije Luçiano Moxhin, apo drejtorin tjetër, Antonelo Preitin.

Besohet se ka qenë ai kryesori në largimin e trajnerit Starova, dhe caktimin në vend të tij të ish-ndihmësit Klevis Dalipi, ndërsa rezultatet e javëve të fundit duket se i japin plotësisht të drejtë.

Fitoret janë tre në 4 sfidat e fundit, ekipi është ngjitur në vend të tretë, ndërsa synohet edhe vendi I dytë që normalisht të çon në Champions.

Largimi i Starovës ka qetësuar ambientin, mendohet të dëmtuar për shkak të sjelljes agresive të ish-trajnerit me futbollistët.

Përse Rama është kaq i rëndësishëm te 18 herë kampionët?

Flitet se ai ka aksione, ndërsa drejtori përgjigjet kështu.

Gjithsesi, burime pranë klubit pohojnë se lidhja e tij me Partizanin nuk është thjesht teknike, ndërsa thuhet se zoti Rama gjykoi se mund të ndikonte për të rikthyer ekipin në shina, vetëm duke qenë vetë në krye të punëve.

Kjo edhe po ndodh, ndërsa kualifikimi për në Europë cilësohet vetëm minimumi i kërkuar për të justifikuar shpenzimet e mëdha të sezonit.

Emra të Moxhi, Iuliano, Preiti apo Edgar Çani kanë pasur kosto vërtet të lartë, që duhet justifikuar.

Shqetësimi tjetër i tifozëve është lidhur me kompleksin sportiv, i cili ka nisur prej kohësh, por ende nuk ka përfunduar.

Ngërçi besohet se ka të bëjë me llojin e kontratës me kompaninë që po e ndërton, ndërsa thuhet se do të zgjidhet shpejt.

Punimet pritet të nisin këto ditë dhe kompleksi të jetë gati shumë shpejt. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono