trajtimi

spitali-hygeia.jpg
nev ila15:35 | 08/11/2019

Ekipi i Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me eksperiencë mbi 30-vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive urologjike, Prof. Dr. Spyridon Gouvalis (Spiridon Guvaliiiis),ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës.

Sipas mjekut grek, Prof. Dr. Gouvalis(Guvaliiiis) kura më e mirë për të tilla probleme shëndetësore është parandalimi dhe trajtimi i tyre në kohë i tyre.

Nëntori është muaji që në rang botëror i dedikohet rritjes së ndërgjegjësimit ndaj sëmundjeve që prekin meshkujt siç janë sëmundjet e prostatës, kanceri i prostatës, kanceri i testikujve, kanceri i vezikës urinare etj.

Edhe Spitali Hygeia nëpërmjet Drejtorit të Departamentit të Urologjisë të këtij spitali, Prof. Dr.Spyridon Gouvalis, bëjnë thirrje për të kryer kontrolle mjekësore periodike si mënyra e vetme dhe më e mirë për të parandaluar në kohë të tilla sëmundje sidomos ato me natyrë malinje.

“Duhet thënë që 1 në 7 meshkuj preken nga kanceri i prostatës përpara moshës 80 vjeç dhe si faktorë rreziku për tu prekur nga kjo sëmundje janë historia familjare dhe mosha. Meshkujt që kanë patur familjare të prekur nga kanceri i prostatës duhet që, duke filluar nga mosha 40-45 vjeç, të kryejnë check-up-in e prostatës ku përfshihen analizë urine, PSA- në si dhe një eko të prostatës. Ndërsa për kategorinë tjetër të meshkujve ne rekomandojmë se duke filluar nga mosha 50 vjeç e lart të kryejnë check-up të prostatës të paktën 1 herë në vit . Trajtimi që ne realizojmë për keto raste është trajtimi në rrugë kirurgjikale që konsiderohet si gold standart për nga rezultatet që arrihen por mund të rekomandohet edhe trajtim me Radioterapi, trajtime këto që ofrohen të dyja në Spitalin Hygeia ku ne disponojmë teknologjinë dhe aparaturat më bashkëkohore”, tha ai.

Drejtori i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Hygeia, Prof.Dr. Gouvalis jep këshilla edhe për meshkujt në moshë të re.

“Ne si mjekë specialistë Urologë krahas patologjive të prostatës diagnoztifikojmë dhe trajtojmë edhe  patologjitë e fshikëzës së urinës, veshkave dhe testikujve. Në fund kam edhe një këshillë për meshkujt në moshë të re. Të jenë të kujdesshëm sidomos përsa i përket kancerit të testikujve, duke qenë se hasim raste të tilla dhe mënyra më e mirë për të parandaluar këtë patologji duhet që të kryejnë kontrolle te mjeku por edhe të vetëkontrollohen dhe nëse vënë re diçka të pazakontë të drejtohen për konsultë te mjeku. Kjo vlen sidomos për meshkujt të  cilët i janë nënshtruar operacionit të Kriptorkizmit, por pa përjashtuar edhe të gjithë të tjerët. Pra kujdes: Kura më e mirë është parandalimi”, theksoi Gouvalis.

Ekipi i Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me experiencë mbi 30-vjeçare në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit te patologjive urologjike, Dr.Spyridon Gouvalis ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të prostatës dhe jo vetëm. /abcnews.al

cmimi-nobel-2019.jpg
nev ila12:01 | 07/10/2019

Tre shkencëtarë që studiuan se si qelizat përcaktojnë nivelin e tyre të oksigjenit u është dhënë çmimi “Nobel” në Mjekësi.

William G. Kaelin, Jr., i Universitetit të Harvardit, Sir Peter J. Ratcliffe, i Universitetit të Oksfordit dhe Gregg L. Semenza, nga Universiteti Johns Hopkins morën së bashku çmimin e rëndësishëm.

Sipas fjalëve të komitetit Nobel:

“Ndjesia e oksigjenit është thelbësore për një numër të madh sëmundjesh. Zbulimet e bëra nga laureatët e këtij viti kanë rëndësi thelbësore për mjekësinë dhe i kanë hapur rrugën premtimit të strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera”, deklaruan ata.

Qelizat e trupit tonë përdorin oksigjenin për ta kthyer ushqimin në energji të përdorshme dhe 3-shja – William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza – zbuluan se si qelizat përshtaten kur niveli i oksigjenit bie./abcnews.al

vlcsnap-error020-2-1280x720.jpg
ad min14:19 | 19/12/2017

Rreth 45 milionë euro do të përdoren në rajon për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.Vendi ynë përfiton 6 milionë prej tyre. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit e dha lajmin në çeljen e punimeve të Konferencës së Palëve të Konventës së Barcelonës që po zhvillohet në vendin tonë.

 

Shqipëria merr 6 milionë euro nga Konventa e Barcelonës për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme. Konferencës së Palëve të kësaj  Konvente që për herë të parë zhvillon punimet në Tiranë u çel nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit iu tregoi përfaqësuesve të 22 shteteve pjesëmarrëse masat që po ndërmerr qeveria për ta kthyer Shqipërinë në një vend të pastër.

Ndalimi dhe kontrolli i hedhjes në treg të qeseve plastike nën 30 mikron është një prej tyre.

Qëllimi kryesor i Konventës së Barcelonës është zvogëlimi i  ndotjes në Detin Mesdhe dhe mbrojtja e përmirësimi i mjedisit në zonën detare, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka Presidencën 2- vjeçare të Konventës si shtet pritës i këtij takimi./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono