tragjik

aksidenti-shkoder.jpg
nev ila15:30 | 09/11/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas raportimit të gazetarit të ABC News Gjergj Figuri, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Balldrenit, ku një automjet ka përplasur një motor.

Raportohet për një person të vdekur, por ende nuk dihet identiteti dhe rrethanat e aksidentit.

Sic shihet nga pamjet është automjeti tip “Ford” që ka përplasur motorrin. Ndërsa policia ka njoftuar se në kryqëzimin e Balldrenit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës Zef Stenaj, 61 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

“Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit“./abcnews.al

aksidenti-korce-leshnice-1280x960.jpg
nev ila19:33 | 15/09/2019

Ka ndërruar jetë një person që mbeti i plagosur në një aksident në fshatin Leshnicë të Korçës. Në aksident u përfshinë dy automjete, ndërsa mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit“./abcnews.al

aksidenti-fier-1280x718.jpg
nev ila10:17 | 28/08/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Fermë Çlirim të Fierit, në afërsi të një karburanti. Një 14 vjeçar, ka humbur jetën në vend, pasi u godit nga një mjet.

Sipas burimeve policore, 14 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, së bashku me mamanë e tij, kur është përplasur për vdekje në njërin anë të trotuarit të rrugës Fier – Fermë Çlirim nga një automjet tip fuoristradë.

Ndërkohë gruaja e cila ishte së bashku me djalin e saj në motor, është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Fierit.

Sipas një informacionit të policisë së Fierit, drejtuesi i mjetit pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por është kapur nga shërbimet e policisë.

Njoftimi i policisë së Fierit:

“Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”, shtetasi R.S, 20 vjeç, banues në Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasen M.B, 36 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve si dhe djalin e saj 14 vjeçar i cili ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit R.S pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por u kap nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes e plotë të ngjarjes“./abcnews.al

 

aksident-2-933x445.jpg
nev ila20:49 | 30/06/2019

Dy gra kanë humbur jetën dhe një fëmijë është në gjendje kritike për jetën në një aksident që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin Korçë-Kapshticë.

Një mjet tip ML ka përplasur tre këmbësoret të cilët ishin duke kaluar rrugën pranë fshatit Kapshticë.  Për pasojë gjetën vdekjen dy gra dhe u plagos rëndë një fëmijë.

I mituri është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Olsi Belortaja i cili po udhëtonte  në gjendje të dehur./ABC News Albania 24/7

aksidenti-sauk-logo-1.jpg
nev ila09:22 | 16/06/2019

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, kur familja Biba nga Mirdita, ka humbur 3 pjesëtarë të saj. Viktimat janë babai, nëna dhe vajza e tyre, ndërsa ka mbetur e plagosur vajza tjetër e çiftit si dhe i fejuari i saj. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia 150-170 kilometra në orë, më të cilën po e ngiste makinën dhëndri i familjes.

Një gëzimi familjar ka rezultuar fatal për tre pjesëtarët e familjes Bibaj me orgjinë nga Mirdita e banues në Tiranë. Ditëlindja e 22-të e Floridës rezultoi edhe e fundit për të. Bashkë me babain e saj, 62-vjeçar Bardhok Bibaj humbi jetën edhe e ëma Valentina 54-vjeçe.

Në drejtim të automjetit BMW X5 ishte Arlintin Alia, i cili është i fejuari i Xhuljana Bibaj, të dy këtë ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Të pestë personat ktheheshin nga Elbasani ku kishin darkuar më herët 22-vjetorin e lindjes së Floridës, ndërsa aksidenti fatal ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës ne rrethrrotullimin e një qendre tregtare në zonën e Saukut.

Në pamundësi për të frenuar drejtuesi Alia, ka përshkruar mespërmes rrethin, ku gjurmët janë evidente.  Përplasjet me bordurën nga njëra anë në tjetrën ka vijuar edhe më tej.

Aq e fortë ishte përplasja sa pjesë të makinës të copëtuar u gjetën rreth 200 metra larg vendit nga ku nisi aksidenti.

Sipas ekspertëve të Policisë Rrugore, dyshohet se drejtuesi i mjetit, Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, ka qenë me shpejtësi 150-170 km/h, ku në rrethrrotullim shpejtësia e lejuar e lëvizjet është deri në 40 km/h.

Ende nuk është përcaktuar nëse Alia ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes apo ngjarja tragjike mund të ketë ndodhur për shkak të përgjumjes ose humbjes së kontrollit nga 32-vjeçari./abcnews.al

f04248b4ff3e46ddbf2907317d17dbfa_18.jpg
ad min23:10 | 01/06/2019

Anija e mbytur në kryeqytetin e shtetit Hungarez duket se ka lënë pas më shumë se 27 viktima. 7 persona janë shpëtuar, 7 janë gjetur të vdekur ndërsa për 21 turistët e tjerë nuk ka asnjë informacion dhe dyshohet se janë mbytur në këtë aksident.
Ndërkohë që shpresat janë shuar për shpëtimin e atyre që ende mungojnë nga përplasja vdekjeprurëse e anijes  në Budapest, Ministri i Jashtëm i Hungarisë u tha gazetarëve të premten se autoritetet po punojnë të heqin rrënojat nga uji.

35 persona ndër të cilët 33 ishin turistë nga Koreja e Jugut ishin në bordin e anijes turistike në momentin që ajo u përplas me një anije më të madhe në lumin Danub në Budapest. Deri tani janë konfirmuar 7 persona të vdekur dhe 7 të tjerë janë evakuuar dhe dërguar në spital ndërsa 19 të tjerë janë ende të zhdukur.  Ministri i jashtëm Hungarez, Peter Szijjarto, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun Korean Kang Jung Uha deklaroi për gazetarët  se qëllimi i qeverisë është të rimëkëmbë dhe zbulojë sa më shpejt anijen e aksidentuar si edhe viktimat  për të nxjerrë të gjithë të mbeturit në rrënojat e kësaj anijeje. Ai shtoi po ashtu se kushdo që do të bëjë ndonjë lëvizje për të penguar këtë proces do të përballet me masa ekstreme.

Szijjarto bëri me dije për gazetarët se disa zhytës kanë tentuar vazhdimisht ti afrohen anijes por mungesa e dritës nën lum e ka bërë këtë proces të pamundur deri më tani.

Ka mundësi që anija e mbytur të mos ndodhet më pranë zonës në të cilën u mbyt dhe të ketë lëvizur me rrymën, pasi qeveria Hungareze e ka zgjeruar kërkimin përgjatë gjithë lumit Danub duke bashkëpunuar edhe me autoritetet Serbe.

Sipas policisë Hungareze, Për mjetin lundrues Mermaid u deshën vetëm 7 sekonda për t’ u mbytur .

Asnjë prej viktimave nuk ka patur veshur jelekët e shpëtimit ndërsa deri tani janë identifikuar 2 prej turistëve Koreano Jugur. Ndërsa prej 7 të mbijetuarve nga ky aksident gjashtë janë larguar nga spitali dhe njëri po vijon të qëndroi pasi i janë thyer brinjët.

Ka dyshime se ky aksident ka ardhur si pasojë e një pakujdesie nga drejtuesi i anijes së madhe, shtetasin Ukrahinas, të njohur me emrin ‘JURI’. Ai u mor në pyetje nga specialistët e forcave policore të cilat po merren me hulumtimit të kësaj ngjarje. Këtë lajm e bëri me dije vetë Ministri i Jashtëm Holandez ditën e premte.

Menaxheri drejtues i agjencisë turistike Japoneze ka kërkuar ndjesë për ngjarjen dhe i ka përcjell ngushëllimet e tij familjarëve nëpërmjet një gazetë në Seul.

Në guitënfatkeqe mosha mesatare ishte e mesme ndërsa më i vjetri ishte një 70 vjeçar e ndërsa më e vogël ishte një fëmijë 6 vjeçar. Viktimat ndodheshin në ditën e 5të nga 7 të turit.

Qytetar të shumtë kanë vendosur lule dhe qirinj pranë ambasadës Koreane në Budapest në nder të viktimave./ABC News Albania 24/7

aksidenti-kavaje.jpg
ad min13:10 | 15/05/2019

Policia ende nuk ka nxjerrë shkakun e aksidentit tragjik me tre viktima në Kavajë. Por ekspertiza e vendngjarjes ka saktësuar se gruaja që mbeti viktimë bashkë me dy vajzat, po ecnin në mes të rrugës, ku nuk lejohen këmbësorët.

Gruaja me dy vajzat e saj ishin në korsinë e dytë të rrugës hyrëse të Kavajës kur Benzi i dy të rinjve erdhi me shpejtësi.

Ato po kalonin nga njëra anë në anën tjetër dhe këtu nuk ka viza të bardha, apo sinjalistikë tjetër për të lejuar këmbësoret.

Disa metra para tyre  23 vjeçari që e drejtonte makinën, tentoi devijimin por pa shmangur përplasjen me tabelën e një karburanti.  Pamjet që po shikoni tregojnë momentin fatal. 

Të vdekur në vend mbetën 46 vjeçarja Lumturie Demrozi dhe pasagjeri i makinës Gentian Belba. Orëve të para të kësaj të mërkure ndërroi jetë në spital edhe i riu tjetër Vilson Cara.

Kurse njëra nga vajzat e viktimës Xhesika Demrozi 21 vjeçe ndodhet në spitalin e Durrësit. Fatmirësisht vajza e dytë nuk pësoi dëmtime.

Dy djemtë do të shkonin në një festë e cila niste në mesnatë. Cara i cili punonte kamarier në Golem kishte organizuar 23 vjetorin e tij. Por nuk arriti.

Rruga hyrëse e qytetit të Kavajës kalon përmes qendrave të banuara. Në të dy anët e saj ka shtëpi  dhe biznese.

Këtu, 100 metra më larg nga vendi ku ndodhi tragjedia me tre të vdekur, ka viza të bardha për këmbësore. Por banoret tregojnë se nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe rrethanat e saj. Por paraprakisht është saktësuar që gruaja me dy vajzat ndodheshin në mes të rrugës, aty ku ndalohet kalimi i këmbësoreve./ABC News Albania 24/7 

aksidenti-Shkoder-1280x681.jpg
ad min13:30 | 11/04/2019

Policia rrugore në Shkodër ka arrestuar drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin me dy viktima në Kryebushat. Sipas ekspertëve ai ishte duke folur me pasagjeret kur goditi makinën para.

Dy makinat që u përplasen dhe dy gra humben jetën, kurse pesë njerëz të tjerë u plagosen, po udhëtonin në drejtim të Shkodrës. Foristrada e cila  drejtohej nga Jak Perjaku ishte me shpejtësi dhe goditi nga pas mjetin tip Audi që drejtohej nga Lutfi Kubaçi.

Në këtë konkluzion dolën ekspertët e qarkullimit rrugor në policinë e Shkodrës. Perjaku është vënë në masë arresti nga policia, kurse të dëmtuarit e tjerë po marrin mjekim në spital.

Në momentin e përplasjes në Kryebushat, shoferi Perjaku ishte duke biseduar me një nga pasagjerët në mjetin e tij. Ekspertët saktësojnë se ai nuk kishte as vëmendjen më të vogël për mjetin para deri në çastin kur ndodhi goditja.

Në aksidentin e pasdites së mërkurë në Kryebushat, dy gra mësuese Luljeta Zefi dhe Diana Mjeshtri humben jetën në vend. Të plagosur mbeten Lutfi Kubaci, Emanuel Perjaku, Jak Perjaku, Beta Mata dhe Pjeter Zefi./abcnews.al

aksidenti-2-1280x687.jpg
ent ela22:25 | 16/02/2019

Katër ditë pas tragjedisë që ndodhi në fshatin Llaskarcë, banorët  e këtij fshati ende kujtojnë mbrëmjen e trishtë të 13 Shkurtit. Ky fshat tashmë në opinion është shndërruar në ‘simbol solidariteti’. Një ekip i Klan Maqedoni u kthye në vendin e aksidentit që i kushtoi jetën 15 personave.

Të parit që vrapuan në vendngjarje për të parë se çfarë po ndodhte ishin banorët e fshatit Llaskarcë. Ata siç deklarojnë për mikrofonin tonë, fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë të madhe dhe kur kanë vrapuar në vendin e ngjarjes kanë parë  pamje të tmerrshme të autobusit të kthyer përmbys dhe njerëzve që kanë bërtitur për ndihmë.

Sipas banorëve, intervenimet e kompetentëve kanë qenë të vonuara, prandaj të njejtit me mjete të ndryshme janë munduar që të nxjerrin udhëtarët nga autobusi dhe me makina private i kanë transportuar të lënduarit nëpër spitale.

Para se Prokuroria të marrë vendimin nëse shkaku për fatkeqësinë është tek autobusi, vozitësi, apo dicka tjetër, Prokuroria do të grumbullojë dëshmi dhe deklarata. Nga atje paralajmërojnë se javën e ardhshme do të dërgojnë ftesë për të marrë në pyetje vozitësin e autobusit. Ekspertizë do ti bëhet edhe celularit të tij. Priten edhe rezultatet e obduksionit, dokumentacioni mjekësor, por edhe dokumentacioni i kompanisë “Durmo Turs”./abcnews.al

77-1-1280x677.jpg
ent ela22:45 | 14/02/2019

Gostivari do të mbajë 3 ditë zie për viktimat e aksidentit të një dite më parë në aksin Shkup-Tetovë, për faktin se një pjesë e 14 viktimave ishin nga ky qytet. Ndërkohë, zëvendës ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu ka garantuar të afërmit e viktimave se hetimet mbi tragjedinë vazhdojnë.

Dhjetëra qytetarë dhe familjarë ishin grumbulluar para komunës së Gostivarit, të cilët deklaruan se kjo ngjarje ishte një tragjedi e madhe. Ndërkaq, mbledhje përkujtimore u mbajt edhe në komunën e Vrapçishtit, ku morën pjesë përfaqësues të lartë politikë dhe përfaqësues fetarë.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje përkujtimore deklaroi se akoma po hetohet rasti dhe nuk është gjetur shkaku që ka çuar në këtë tragjedi.

Ndryshe, qyteti i Gostivarit dhe komunat përreth janë tronditur nga kjo ngjarje tragjike ku janë ndërprerë në mes jetët e 14 udhëtarëve të cilët ktheheshin nga Shkupi për në Gostivar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono