tragjedia

ostren.jpg
ger ta17:34 | 15/02/2020

Mes dhimbjes dhe lotëve janë përcjellë sot për në banesën e fundit, nëna dhe dy fëmijët e saj që u gjetën të vdekur në banesë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Ostren të Bulqizës ditën e djeshme.

Nëna, Rajmonda, 45 vjeçe, vajza Rudina, 22 vjeçe dhe djali Fatjoni, 14 vjeç u gjetën pa shenja jete nga të afërmit paraditen e djeshme. Ndërkohë në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, vajza tjetër, Merita 16 vjeçe, dhe po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, një prej të afërmeve është shprehur sot për mediat se duan të zbardhet ngjarja, pasi sipas tij ekspertët kanë hedhur poshtë pretendimin e helminit nga rrjedhja e gazit.

“Asgjë nuk ka pasur. Të gjithë kanë qenë në të njëjtën dhomë. Çfarë do thotë ekspertiza, ne presim atë. Të zbardhet. Nuk ka pasur asgjë, as sobë asgjë”, ka thënë ai. I pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt , ai ka mohuar dhe ka thënë se pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave.

Tragjedia ka tronditur të afërmit, ndërsa shkaqet vijojnë të jenë enigmë./abcnews.al

meta-ilir-1.jpg
ger ta18:46 | 14/02/2020

Presidenti Ilir Meta ishte në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen e Merita Tolës, 16-vjeçarja që i mbijetoi tragjedisë në familjen Tola.

Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se fatmirësisht gjendja e vajzës është e mirë, ndërkohë që shprehu edhe njëherë ngushëllimet për familjen Tola.

Gjendja e vajzës është e mirë dhe e qendrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Dua të shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera për familjen Tola. Dhe të sigurojmë se do jemi pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme”, tha Meta.

Nëna Rajmonda Tola, 45 vjeçe,  vajza Rudina Tola, 22 vjeçe, dhe djali Fatjon Tola, 14 vjeç  ndërruan jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër Merita Tola ndodhet në spital, në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Abcnews.al ka mësuar se Rudina ishte nënë e katër fëmijëve. Vajza e madhe ishte e martuar, ndërsa Rudina që ndërroi jetë ishte e fejuar dhe pritej të martohej këtë vit. Po kështu humbi jetën edhe djali 14 vjeçar, ndërsa tragjedisë i shpëtoi vajza 16 vjeçe.

/abcnews.al

 

shtepia-bulqize.jpeg
nev ila14:46 | 14/02/2020

Kjo është shtëpia ku ndodhi tragjedia në Bulqizë e cila tashmë ka hapur dyert e mortit. Kryefamiljari Ylber Tola ka humbur bashkëshorten bashkë me dy fëmijë ndërkohë që fëmija tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.

3 pjesëtarët e familjes së tij humbën jetën tragjikisht si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda banesës së tyre. Ata u gjetën pajetë nga një afërme e tyre e cila menjëherë njoftoi ambulancën për ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, në Ostrem të Bulqizës.

/abcnews.al

lulzim-basha-intervista-1.jpg
nev ila14:08 | 14/02/2020

Tragjedia që ndodhi sot në Bulqizë, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit u helmuan 3 pjesëtarë të një familje, nëna me dy fëmijë, dhe një fëmijë tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën, ka sjellë reagimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore“, shkruan kreu i demokratëve./abcnews.al

Kobe-Bryant.jpg
Veronik Istrefaj23:35 | 26/01/2020

Ndarja nga jeta e Kobe Bryant ka tronditur të gjithë botën e sportit sot, me legjendën e NBA që ndërroi jetë në moshën 41 vjecare. Basketbollisti amerikan dhe vajza e tij, Gianna Maria (13 vjeçe), janë dy nga pesë viktimat që shkaktoi përplasja e helikopterit në Kaliforni.

Karriera e Kobe Bryant është e papërsëritshme. 33 mijë e 643 pikë në total, 1346 ndeshje në NBA, pesë herë kampion i NBA, 2 Medalje Ari në Lojërat Olimpike, 2 herë MVP në NBA, 2 herë i pari në listën e pikëve të shënuara, numri 8 te Lakers ka dalë në pension për nder të tij, gjithashtu dhe numri 24. Fitoi çmimin Oscar në vitin 2018 për film me metrazh të shkurtër, dokumentar i xhiruar nga vetë Kobe Bryant dhe me titullin: “I dashur basketboll…” Një legjendë e përjetshme e botës së sportit…

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
Kobe-Maria.jpg
Veronik Istrefaj22:24 | 26/01/2020

Bota e sportit është tronditur sot nga vdekja e basketbollistit legjendar, Kobe Bryant. 41 vjeçari u nda nga jeta pas një përplasje me helikopter pak minuta më parë në Kaliforni.

Së bashku me Bryant, kanë mbetur të vdekur dhe katër persona të tjerë dhe pak çaste më parë, u konfirmua se vajza e tij, Gianna Maria, ka ndërruar jetë. Vetëm 13 vjeçe, Maria po udhëtonte me babanë e saj me helikopter drejt “Mamba Academy”, akademia e sporteve e Kobe Bryant.

Tjera lajme të dhimbshme këto, ndërsa dyshohet se dhe një nga tre vajzat e tjera të Kobe Bryant ka qenë në bord./abcnews.al

tragjedia-vlore.jpg
ger ta18:56 | 09/01/2020

16 vjet pas tragjedisë së 9 janarit ku humbën jetën 28 persona, familjarët e viktimave nga Shkodra dhe rrethinat e saj janë mbledhur në Vlorë.

Ata kanë hedhur lule në det për të kujtuar të afërmit e tyre që gjëtën vdekjen në ujërat e detit Jon në afërsi të Karaburunit.

Për të 16 vitin radhazi, familjarët kërkojë drejtësi për 28 viktimat. Ata shpresojnë se ngritja e SPAK do të çojë para drjtësisë përgjegjësit kryesor të kësaj ngjarje.

“Ngjarja për ne është e zbardhur. Ne na i ka vrarë shteti. Nëse ka drejtësi duhet të hyjnë në burg. SPAK, BKH ta marrë këtë çështje në dorë dhe mos i lënë këto familje të veshura në zi”,shprehet një prej familjarëve.

Në 9 janar 2004 për shkak të motit keq dhe dallgëve të mëdha gjetën vdekjen 28 nga 36 persona që ndodheshin në bordin e gomones e cila  synonte të arrinte brigjet e Italisë. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra dhe Lezha./abcnews.al

avionet.jpg
nev ila13:05 | 30/12/2019

Një komunikimi i gabuar për pak sa  nuk shkaktoi një përplasje fatale në ajër midis dy avionëve me 268 njerëz në bord, të cilët kishin për destinacion Madridin.

Tragjedia më e rëndë në qiellin europian në tridhjetë vitet e fundit, u shmang brenda 19 sekondave, në errësirë ​​dhe në mbi 9 mijë metra lartësi.

Sipas leximit të dokumenteve zyrtare ishte vetëm fati që bëri të shpëtonin 268 jetë, pasi, as sistemi i sinjalizimit në bordin e njërit prej aeroplanëve të përfshirë, dhe as personeli në tokë, nuk e kuptuan atë që po ndodhte; Pra që mund të kishte një përplasje fatale mes dy avionëve që fluturonin me shpejtësi mbi 430 kilometra në orë.

Ngjarja e zbuluar vetëm dje ka ndodhur në orën 20:20 në datën 10 nëntor 2018, rreth një vit më parë, mbi Gadishullin Iberik.

Në këtë ngjarje u përfshi një ‘Airbus A320’ të kompanisë ‘Wizz Air’ që ishte nisur nga Krakova, në Rumani, me 169 persona në bord, dhe një ‘Embraer E195’ i kompanisë ‘Aeronova’ i cili ishte nisur nga Venecia me 99 persona. Të dy avionët kishte destinacion final Madridin.

Të dhënat e fluturimit, sipas dokumentit zyrtar, nuk u morën nga kutitë e zeza sepse kur hetuesit morën raportin e përplasjes së mundshme, “kutive u ishte fshirë informacioni”.

Dinamika filloi 200 kilometra larg nga aeroporti Spanjoll. Fluturimi i ‘Wizz Air W6 3763’ ishte në lartësi 9,450 metra dhe me shpejtësi 501 kilometra në orë, ndërsa ‘Aeronova’ fluturonte në lartësi 8,840 metra dhe me shpejtësi 431 kilometra në orë. Dy avionët fluturonin vetëm 61 m mbi njëri tjetrin./abcnews.al

familja-greku.jpg
nev ila16:20 | 16/12/2019

Katër familje që humbën njerëzit e tyre të dashur në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit janë strehuar në banesat sociale në Shkozë. Abc News ishte pranë familjes Greku, që humbi 3 anëtar.

Dorjani është kthyer nga Franca për t’i qëndruar pranë familjes. Ai thotë se tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të ishin njoftuar se banesa e familjes së tij në Thumanë ishte e pabanueshme që pas tërmetit të 21 shtatorit.

Familja Greku ka humbur 3 anëtar nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët banonin në katin e dytë të një pallati në Thumanë. Djali i vetëm që mbijetoi është Dorjani 33-vjeç. Ai ndodhej në Francë bashkë me  gruan dhe dy fëmijët ku mësoi për tragjedinë.

Ka humbur vëllain e Saimirin bashkë me nënën Çelike dhe babain Pëllumb. Dorjani Greku jeton prej gati një jave në banesat sociale në Shkozë por i mungon pjesa tjetër e të afërmve të tij.

Dorjani dikur ka qenë futbollist dhe dëshiron që këtë pasion t’ia lë djalit të tij, Amaris.

Ajsela ka shumë ëndrra… ajo është 5 vjeçe, pikturon dhe kërkon që bëhet  balerinë në të ardhmen. Por kërkesa kryesore është të marr pjesë në emisionin “Piter Pan”.

Ende nuk e di që shoqja e saj e ngushtë Ariela Lala nuk jeton më.

Nëna e dy fëmijëve kërkon vetëm shkollim dhe një punë për bashkëshortin e saj.

Në fund Dorjani thekson se nëse dikush nga instancat qeveritare do ti kishte njoftuar se banesa e tyre ishte e pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit atëherë tragjedia në familjen e tij mund të ishte shmangur./abcnews.al

ccc.png
in a10:27 | 28/11/2019

Përcillet sot në banesën e fundit, 15-vjeçarja Drita Cakoni. Ajo humbi jetën në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit, bashkë me të atin Kastriot Cakoni.

Ata u nxorën nga gërmadhat e pallatit të shembur në Thumanë.

Sot, mësueset dhe shoqet e klasës janë mbledhur për ti dhënë lamtumirën Dritës…

Kamera e Abc News ka fiksuar këto momente tejet prekëse kur mësueset përpiqen të ngushëllojnë shoqet e Dritës.

“Ju lutem, mësuesja ajo po na pret”, shprehet mësuesja e cila nuk mundet të përmbahet dhe shpërthen në lot. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono