tragjedi

rodos.jpg
ent ela09:18 | 11/02/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Djali i tyre vetëm 12 vjeç ka humbur tragjikisht jetën të dielën në Rodos, në rrethana ende të paqarta. Sipas CNN grek, i mituri u gjet nga autoritetet pa ndjenja në ujë, në zonën e Zefyros.

12-vjeçari u transportua me ambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Autoritetet Portuale në Rodos, të cilët po kryejnë hetimet paraprake, kanë urdhëruar kryerjen e ekzaminimit mjekoligjor, që pritet të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes së të miturit. Mediat fqinje nuk japin detaje rreth identitetit të 12-vjeçarit apo familjes së tij./tvklan.al

emigrantet-933x445.jpg
ent ela17:42 | 19/01/2019

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në ujërat e Mesdheut. Një barkë me 120 emigrantë, u fundos vetëm pak pas nisjes nga brigjet libiane. Fatkeqësisht ka vetëm 3 të mbijetuar.

117 emigrantë rezultojnë të zhdukur pranë brigjeve libiane. Barka e tyre e nisur nga Tripoli, u fundos vetëm pak milje në det të hapur. Në bordin e saj ishin 120 persona, mes tyre gra e fëmijë. Vetëm tre arritën të mbijetonin. Ata u shpëtuan nga roja bregdetare italiane dhe rrëfyen tragjedinë sapo mbërritën në portin e Lampeduzës. Sipas dëshmisë së të mbijetuarve, barka e tyre mori ujë pas më shumë se 11 orësh në det. Autoritetet italiane dhe ato libiane nisën operacionet e kërkimit për trupat e të mbyturve, por asnjë prej tyre nuk u gjet.

Pas ngjarjes reagoi edhe Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, i cili akuzoi sërish vendet europiane për tragjeditë e njëpasnjëshme të ndodhura në ujërat e Mesdheut. “Për sa kohë portet europiane qëndrojnë të hapur, për sa kohë është dikush që vazhdon të ndihmojë trafikantët, për fat të keq skafistët do të vazhdojnë të bëjnë biznes e të vrasin”, tha Salvini.

Qëkurse ka ardhur në pushtet, Ministri i Brendshëm ka ushtruar një politikë të ashpër duke urdhëruar mbylljen e porteve italiane. Salvini akuzon vendet europiane se kanë braktisur Italinë dhe Spanjën në luftën kundër krizës së emigrantëve dhe trafikimit të paligjshëm të tyre./abcnews.al

NINTCHDBPICT000462767063.jpg
ent ela17:20 | 19/01/2019

Në përpjekje për të vjedhur benzinë duke shpuar ilegalisht një depozitë, më shumë se 20 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e zjarrit që shpërtheu disa minuta më pas si pasojë e ndërhyrjes. ngjarja ndodhi në Meksikë.

Të paktën 66 persona kanë humbur jetën e dhjetera të tjerë janë plagosur rëndë në Meksikë si pasojë e një zjarri të madh të shpërthyer në një impiant nafte. Lajmi  është konfirmuar nga kryebashkiaku i Hidalgo, Omar Faiad. Rezervuari që mbante një sasi të madhe benzine shpërtheu pasi është shpuar në mënyrë të paligjshme, kur disa persona u përpoqën të vidhnin benzinë me kova.

Zjarri  i madh ndodhi në një qytet të vogël, 100 kilometra në veri të Meksikos. Dëshmitarë  okularë u shprehën se karburanti nisi të rridhte në orën 17 të ditës së premte, ndërsa shpërthimi ndodhi dy orë më vonë. Rreth  1000 persona ndodheshin në vendngjarje në përpjekje për të marrë benzinë me mjete rrethanore.

Ministria meksikane e mbrojtjes konfimroi se një repart ushtarak është vendosur në gadishmëri në zonë për arsye sigurie./abcnews.al

MBULIM-EMIGRANTET-TRAGJEDIA.mpg_snapshot_00.31-1280x724.jpg
G. P.11:47 | 06/11/2018

Të paktën 17 emigrantë kanë humbur jetën gjatë një tentative për të mbërritur në brigjet e Spanjës, pasi u nisën me anije nga veriu i Afrikës. Shërbimi i shpëtimit i Madridit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka shpëtuar 80 persona nga dy varka në hapësirën detare mes Spanjës dhe Marokut. Kjo zonë është shndërruar në itenerar të ri për emigrantët që kërkojnë të arrijnë në vende të BE-së. Në këtë hapësirë detare u gjetën 13 trupa të pajetë.

Ndërsa në një tjetër incident, rojet bregdetare spanjolle kanë rikuperuar dhe 4 trupa të tjerë të pajetë dhe ka shpëtuar 22 persona. Të gjithë emigrantët e shpëtuar janë dërguar në Melija. Ndërkohë, sipas të dhënave të OKB-së, 2160 emigrantë kanë humbur jetën këtë vit gjatë tentativave për të mbërritur në Evropë përmes detit Mesdhe./abcnews.al

fierii.png
G. P.09:41 | 16/10/2018

Policia e Fierit ka kapur dhe ndaluar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.  Albert Gega ishte dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”. Ky person u arrestua ne fshatin fshatin Kurjan gjatë një operacioni për kapjen e personave në kërkim. 

Pas 10 vitesh është vënë në pranga një prej trakantëve të tragjedisë së Butrintit. I dënuar me 10 vjet burg, Albert Gega u kap në fshatin Kurjan. Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, Gega në bashkëpunim me 5 persona  të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.  Gjykata e Sarandës e ka dënuar 36-vjeçarin me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kujve”. Për ngjarjen janë dënuar ndërkohë bashkëpunëtorët e Gegës Këto janë pamje në momentin që Policia e Shtetit ka arrestuar  Albert Gegën në fshatin ku edhe fshihej, në Kurjan të Fierit. Ngjarja ndodhi në 19 tetor të 2008.   Në ujërat e kanalit të Butrintit humbën pesë persona mes tyre edhe një fëmijë 3 vjeç dhe nëna e saj 22-vjeçare.   Hyqmet Sollaku, Brahim Madhi, Dashamir Mane dhe Albert Gega, po transportonin me një barkë përmes liqenit të Butrintit, me qëllim mbërritjen në Greqi, 21 persona. Por gjatë udhëtimit, varka përmbyset.

VIKTIMAT

Ndriçim Myftari, 17 vjeç,

Lushnjë Elvira Jaho, 22 vjeçe,

Berat Kea Jaho, 3 vjeç,

Berat  Amarildo Kuka, 20 vjeç, Fier

Festim Hoxha, 27 vjeç, Fier

Të dënuar për tragjedinë:

Hyqmet Sollaku – 21 vjet heqje lirie dhe 8 milione lekë gjobë

Brahim Madhi – 16 vjet heqje lirie dhe 8 milionë lekë gjobë

Dashamir Mane – 17 vjet heqje lirie dhe 8 milionë lekë gjobë

Albert Gega – 10 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë/abcnews.al

 

 

 

 

EMIGRANTET-TURQI-1280x720.jpg
ent ela12:46 | 14/10/2018

Vijojnë aksidentet tragjike me emigrantë. Pas atij në Greqi, ku humbën jetën 11 persona, edhe në Turqi u vranë 22 emigrantë si pasojë e një aksidenti rrugor. Mes viktimave ka edhe fëmijë.

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Turqi. Të paktën 22 persona, mes tyre dhe fëmijë, kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në provincën Smirne, që gjendet në perëndim të Turqisë. Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadollu. Emigrantët ishin vendosur në brendësi të kamionit, I cili ishte nisur nga Ajdin për në Smirne kur është përmbysur për shkaqe ende të panjohura në afërsi të qytetit Izmir.

Ambulanca të shumta mbërritën menjëherë në vendngjarje. Kombësia e emigrantëve të paligjshëm ende nuk dihet, por dyshohet të jenë nga Siria. Në këtë aksident tragjik, mbetën të plagosur dhe 11 persona të tjerë. Video të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë një kamion të përmbysur në një lum, plotësisht të shkatërruar. Gjithashtu shikohen edhe disa nga sendet personale të emigrantëve që janë përhapur në vendngjarje.

Ndërkohë, mëngjesin e së shtunës 11 emigrantë humbën jetën pasi kamioni me të cilin udhëtonin ilegalisht mori flake si pasojë e përplasjes së fortë. Shoferi i kamionit, i cili e ka braktisur mjetin menjëherë pas përplasjes mbeti i plagosur. Ngjarja tragjike ndodhi në Kavalla të Greqisë rreth orës 5 të mëngjesit së të shtunës. Automjeti me refugjatët në bord po shkonte në Selanik. /abcnews.al

limuzina.png
G. P.09:09 | 08/10/2018

Një festë u kthye në tragjedi për 20 persona në New York të dielën.

Kjo pasi limuzina ku udhëtonin pjesa më e madhe e tyre u përfshi në një aksident rrugor. Sipas policisë, shkaqet mbeten të paqarta, por mësohet se mjeti ishte nisur për në një festë. Në të gjendeshin 18 persona, të cilët humbën jetën të gjithë. Makina përplasi edhe dy këmbësorë, të cilët gjithashtu vdiqën në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi në Schoharie. Fillimisht u raportua se viktimat në limuzinë ishin pjesë e një dasme, por më vonë rezultoi se ata po udhëtonin për një festë ditëlindjeje. Emrat e personave që humbën jetën nuk janë bërë publike, por sipas New York Times bëhet fjalë për katër motra dhe dy çifte të sapomartuar. Shoferi mbeti gjithashtu i vdekur.

Policia e shtetit në New Yotk deklaroi më vonë se pasagjerët nuk kishin vënë rripin e sigurimit, çka rezultoi fatale për ta./abcnews.al

cunamiiiiiii.png
G. P.21:11 | 30/09/2018

Të paktën 832 persona kanë mbetur të vdekur deri më tani nga tërmeti dhe cunami i fuqishëm që goditën ishullin indonezian të Sulawesi-t.

Zëdhënësi i agjencisë për katastrofat kombëtare, Sutopo Purwo Nugroho, tha gjatë një konference se shumë persona raportohet se kanë ngecur në mbetjet e ndërtesave që u shkatërruan nga tërmeti 7.5 ballësh.

Lëkundjet shkaktuan një cunam, valët e të cilit arritën deri në 6 metra lartësi. Qyteti Palu është më i prekuri deri tani, ndërsa forcat e kërkimit për të mbijetuarit janë duke gërmuar me duar për shkak të mungesës së mjeteve.

cunami
cunami1
cunami2
cuanmi3
cunami4
cunami5
cunami6
cunami7
cunami8
cunami10
cunami11

“Ajo çfarë duam domosdoshmërisht në këto momente janë disa makina të rënda që të pastrojnë mbetjet. I gjithë stafi im është në tokë, por është e pamundur të mbështetemi vetëm në forcën e tyre për të pastruar gjithë këtë”, tha kreu i agjencisë së kërkim-shpëtimit.

Zëvendëspresidenti Jusuf Kalla u shpreh për mediat vendase se numri i viktimave mudn të shkojë në mijëra. Gjithashtu në një qytet tjetër, Donggala, akoma nuk një pamje të qartë se çfarë impakti ka pasur cunami.

Kryqi i Kuq ka vlerësuar se më shumë se 1.6 milionë njerëz janë prekur nga pasojat e tërmetit dhe cunamit, i cili përshkruhet si një tragjedi që mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Tashmë për autoritetet indoneziane ka vetëm një garë, atë kundër kohës për të shpëtuar sa më shumë të mbijetuar./abcnews.al

MBULIM-MOTI-NIGERI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.10-1280x607.jpg
G. P.19:34 | 28/09/2018

Rreth 200 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq në Nigeri. Lajmi raportohet nga Al Xhazira. Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave të Nigerisë bëri të ditur se viktimat kanë humbur jetën për shkak të daljes së dy lumenjëve nga shtrati. Shirat e rrëmbyer kanë rënduar tepër situatën në shumë zona të Nigerisë. Përveç kësaj, autoritetet I druhen përhapjes së një epidemie kolere pasi Kombet e Bashkuara njoftuan që në dy javët e fundit janë regjistruar 3 mijë raste të kolerës në veri të vendit. Prej këtyre, 97 persona kanë humbur jetën./abcnews.al

SPITALLA-DURRES-PLERAT_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
G. P.15:25 | 26/09/2018

Për pesë mijë banorët që jetojnë në zonën e Spitallës nuk është bërë asgjë që ata të jetojnë në kushte normale. ABC News sjell situatën e banorëve që bashkëjetojnë prej vitesh me ndotjen mjedisore, duke u rrezikuar shëndetin.

Një jetë mes plehrave dhe erës mbytëse. Ndoshta janë banorët më pa fat në zonën e Durrësit. Për ankesat e tyre prej dy dekadash nuk pyet askush. Ndërhyrjet sporadike nga autoritet vendore nuk kanë qenë mjaftueshëm për t’i dhënë një zgjidhje rrezikut.

Kanali i ujërave të larta në Spitallë të Durrësit, i cili kalon mes përmes banesave të afro 5 mijë banorëve mbetet një kërcënim real. I hapur, i mbushur me ujëra të ndotur dhe plehra që rëndojnë çdo ditë shëndetin e banorëve. Në verë kthehet në vatër infeksionesh, kurse në kohë reshjesh shkakton përmbytje të shtëpive, bizneseve dhe rrugës kryesore.

Banori 1: “Është bërë disa herë, është mbushur disa herë vjen uji nga lart dhe dalin kanalet e ujërave të zeza. Kjo punë është e përhershme këtu”.

Banori 2: “Ky kanal është kështu që prej 15 vitesh kur kam ardhur unë. Ky sjell erën që nuk durohet. Ka pasoja sa të duash, është i pambuluar dhe i papastruar”.

Banorët kërkojnë pastrimin e kanalit, mbylljen e tij si dhe kthimin në një vend të gjelbërt në dobi të komunitetit.

Banori 3: “Dikush ta vejë dorën në zemër, për ta rregulluar këtë vend. Mund që të vejnë dorë, ta mbulojnë dhe ta shtrojnë për lodra fëmijësh, në dobi të komunitetit.”

Në 20 vite, banorëve të Sitallës u është premtuar shumë, por ajo që u është ofruar është vetëm ky kanal i ndotur. E tashmë që vapa iku bashkë me frikën e infeksioneve, banorëve nuk ju mbeten gjë tjetër veçse të përballen më përmbytjet sapo shirat e vjeshtës të nisin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono