trafiku

krimet-e-renda-te-arrestuarit-1280x651.jpg
nev ila11:41 | 20/11/2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën ditën e sotme për 3 të akuzuarit e trafikut, të sasisë së konsiderueshme, prej 613 kilogramë kokainë, të kapur në portin e Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i “Arbi Garden”, i akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve, për Donaldo Lushaj 16 vjet burg dhe për Armando Pezakun 13 vite burg.

Sipas pretencës së prokurorisë ajo që fakton se Arber Çekaj trafikonte kokainën, është fakti se në prill të 2015, në një bisedë zhvilluar mes Çekajt dhe një shtetasi spanjoll, nga PC e tij, është zhvilluar një bisedë ku Çekaj tregon se i kishte ndodhur diçka e keqe.

Biseda e transkriptuar nga Prokuroria:

Çekaj: Më ka ndodhur diçka e keqe. S’më lanë të kthehem.

Spanjolli: E di, e di. Je pa faj…”

Sipas prokurorisë, në këtë periudhë në Ekuador është bllokuar një sasi e madhe kokaine, në trafikimin e së cilës dyshohet të ketë qenë përfshirë Arbër Çekaj.

Të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Krimeve të Rënda më herët pranoi kërkesën e tyre, duke bërë të mundur që sipas ligjit të 3 të akuzuarit, të përfitonin ulje me 1/3 e dënimit.

Kështu Arbër Çekaj duke përfituar nga ulja e dënimit rrezikon të dënohet me 14 vite burg, Donaldo Lushaj me 10.8 vite burg dhe Armando Pezaku me 8.8 vite burg.

Të pandehurit nëpërmjet avokatëve të tyre, kanë mohuar akuzat e Krimeve të Rënda. Avokatët kanë kërkuar gjithashtu prova konkrete në lidhje me implikimin e tyre në ngjarje, pasi pretendohet pafajësia dhe mospërfshirja e tyre./abcnews.al

trafiku-tirane-1280x705.jpg
nev ila14:52 | 07/11/2019

Në shumë prej qyteteve të vendit reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të lartë deri të premten. Meteorologët nuk përjashtojnë përmbytjet në zona të caktuara. Ndërkohë në Tiranë kanë shkaktuar trafik të rënduar.

Të mbërrish në orar në destinacion në një ditë me shi në Tiranë është një mision i vështirë.  Me trafik të rënduar  automjetesh përballesh në thuajse çdo rrugë të kryeqytetit.  Situatë të ngjashme duket se do të përjetojmë dhe ditët në vijim.

Reshjet parashikojnë meteorologët në pjesën më të madhe të vendit do të vijojnë deri të premten.  Në zona të caktuara nuk përjashtohen dhe përmbytjet.

Përmirësim të motit  sipas  Shërbimit “Meteoalb” pritet të kemi mbrëmjen e të premtes, por reshjet parashikohet të rikthen gjatë fundjavës. Sa i përket temperaturave meteorologët thonë se ato do të jenë 1 deri në 2 gradë më të larta se normalja e muajit.

10 ditshi i parë i nëntorit parashikohet të mbyllet me mot të paqëndrueshëm./abcnews.al

e4d6e86f-9c4d-4124-b07b-42b63421682d.jpg
ent ela09:31 | 29/10/2019

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për trafik të lëndëvë narkotike, ndërsa ka sekuestruar  12.4 kg cannabis sativa.

Operacioni i koduar “Ferma” u zhvillua në zonën e Fermës, në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës.

Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit R. R.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, Policia ka ndaluar edhe një 45 vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge. Ndalimi i tij u bë pasi është dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. /abcnews.al

kastrijot-ahmati.jpg
nev ila20:37 | 27/10/2019

Pak ditë pas tragjedisë së 39 personave që u gjetën të pajetë në një kamion frigoriferik në Angli, media britanike “DailyMail” ka publikuar një artikull pasi një gazetar i saj ka zhvilluar një investigim, sipas të cilit një shqiptar “minimizon” tragjedinë dhe për më tepër premton kalimin ilegalisht për në Britaninë e Madhe kundrejt 14 mijë paundëve si pagesë.

Media britanike e identifikon atë si Kastriot Ahmati. Ai jeton në Londër dhe prej andej është pjesë e një grupi trafikimi klandestinësh për në ishull. “DailyMail” thotë se gjatë investigimit ka përdorur një gazetare të maskuar si person që kërkonte të hynte ilegalisht në Britaninë e Madhe.

“Rrugët që i ofron trafikanti janë dy. E para, përmes dokumentacioneve false dhe nisjes nga Tirana me avion kundrejt 17 mijë paundëve. E dyta është hyrja në Angli si klandestin duke u fshehur në një kamion që niset nga Belgjika, që kushton 14 mijë paundë”, thotë “DailyMail”.

Media britanike thotë se përveç kësaj, shqiptari Kastriot Ahmati e publikonte nëpër rrjetet sociale aktivitetin e tij, përmes pseudonimit Kaçe Kaçe, madje duke postuar edhe numrin e telefonit ku mund të kontaktohej.

“Ahmati reklamonte shërbimet që ofronte dhe postonte numrin e tij të telefonit në Facebook në faqen “Albanian in London”, që ka më shumë se 16 mijë ndjekës”, thuhet në artikull.

“DailyMail” pretendon se herën e fundit që gazetarja e infiltruar ka komunikuar me Ahmatin në telefon ka qenë ditën e premte, vetëm dy ditë nga tragjedia e Eseksit, ku 39 klandestinë aziatikë u gjetën të vdekur në një kamion frigoriferit.

Ka qenë e shkruar!”, citon media britanike të ketë thënë në telefon trafikanti shqiptar.

Sipas DailyMail, gazetarja e infiltruar i thotë se pas këtij rasti ka shumë frikë që të udhëtojë me kamion për në Angli. Por, Ahmati e qetëson duke i thënë se nuk ka asnjë rrezik dhe se edhe ai vetë kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe duke u fshehur në një kamion.

Kur pyetet për detajet e udhëtimit nga Belgjika me kamion, shqiptari i thotë se udhëtimi mund të zgjasë nga 12 deri në 16 orë, në varësi të trafikut që mund të haste kamioni gjatë rrugës.

E kam bërë vetë këtë rrugë, ndaj po mundohem të të gjej ty rrugën më të thjeshtë”, citohet Ahmati.

DailyMail thotë se Ahmati besohet se është nga qyteti i Hasit në Shqipëri. I kontaktuar në telefon nga kjo media, Ahmati ka konfirmuar se ndodhej në Londër. Se sa kohë ka në Angli, media nuk mund ta japë si përgjigje të saktë, por thotë se prej të paktën një viti në rrjetet sociale gjen postime të tij nga kryeqyteti britanik.

Ndërkohë, llogaria me pseudonimin “Kaçe Kaçe”, e përdorur prej Kastriot Ahmatit aktualisht rezulton e mbyllur në Facebook. DailyMail thotë se nga investigimi që ka kryer, Ahmati është njëri nga të paktën katër shqiptarë të tjerë që përdornin faqen “Albanians in London” për të rekrutuar klandestinë kundrejt shumave të majme me para.

Agjencitë ligjzbatuese britanike kanë ngritur shpesh shqetësimin mbi rritjen e aktiviteteve të paligjshme me autorësi shtetas shqiptarë. Vitin e kaluar, shifrat ofruan një rritje me 80 % të trafikut njerëzor krahasur me 2016, duke shkuar në rreth 7 mijë persona. Rreth 20 % e personave që besohet se kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe për 2018 besohet se janë shqiptar./abcnews.al

trafiku-thumane-1280x727.jpg
nev ila19:11 | 27/10/2019

Fundjava me trafik në aksin Thumanë – Fushë Kruje.

Në segmentin e rrugës nacionale Thumanë – Fushë Krujë , fluksi i madh i automjeteve ka shkaktuar trafik  mjaft të rëndë.

Në kahun e linjës në drejtim të Fushë Krujës, rruga është e bllokuar dhe në pjesën e autostradës, vargu i mjeteve arrin deri në 5 apo 6 km, ndërsa patrullat e shërbimit rrugor mungonin.

Pjesa e rrugës nacionale Thumanë – Fushë Krujë mbetet problematike nga qarkullimi i mjeteve gjatë fundjavave, sikurse është shfaqur e tillë dhe në sezonin veror./abcnews.al

72454363_1408942602615590_7817495040325844992_n.jpg
ent ela16:43 | 12/10/2019

Nesër kryeqyteti do të mirëpresë për të katërtin vit radhazi Maratonën e Tiranës, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga shumë shtete të botës. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash. Shefi i Kontrollit të Territorit  në Bashkinë e Tiranës, Toni Beni,  ka sqaruar edhe itinerarin dhe ndryshimin e qarkullimit të automjetit në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës.

“Starti dhe finishi i maratonës do jetë sheshi ‘Skënderbej’. Edhe transporti urban do vijojë në rrugët alternative. Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit nuk ka munguar asnjëherë. Është shtuar numri i policëve bashkiake të angazhuar. Po fokusohemi në këtë aktivitetet, që të sigurojmë sa më shumë qytetarët dhe pjesëmarrësit në garë. Duam që qytetarët e Tiranës të na mirëkuptojmë për ato pengesa që do hasin përgjatë itinerarit ku do kalojë maratona. Këtë vit risi është fakti, që kemi një njësi me biçikleta të Policisë Bashkiakë, të cilët do të jenë aktivë gjatë këtij aktiviteti. Edhe një apel i fundit qytetarëve për t’iu bashkuar kësaj maratone, për të ndihmuar garuesit në ato raste kur është e nevojshme, dhe për të treguar qytetarinë e Tiranës”, deklaroi Toni Beni.

Kufizimi i qarkullimit (dhe i parkimit) të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

  • Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në lulishten “Këshilli i Europës”, nga ora 09:00 deri në orën 12:00 të datës 12 Tetor 2019. Në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar. pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.
  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
  1. a) Në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri” dhe “Papa Gjon Pali II;
  2. b) Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
  3. c) Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
  4. d) Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
  5. e) Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
  6. j) Në kryqëzimin e b.l.v. “Zhan D’Ark” me urën e rrugës së “Elbasanit”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e b.l.v.”Zhan D’ Ark” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 1.1. Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjës urbanë do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar si më poshtë:
  • Linja Nr 1/A “Selitë-Kristal-Qendër –Stacioni i Trnit-Allias dhe 1/B”Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon te “Myslym Shyri” detyrues djathtas për të vazhduar te “Ibrahim Rugova”- b.v.l “Gjergj Fishta”. Pjesa tjetër e linjës devijon te (Ministria e  Drejtësisë) nga “Zogu 1″drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr “Barikadave”.
  • Linja Nr. 2 “Teg- Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Uillsin”.
  • Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon në “unazën e mesme” te sheshi Mustafa Qemal Ataturku” (21 Dhjetori) dhe sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
  • Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
  • Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon duke u kthyer te ura e rrugës “Elbasanit”.
  • Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
  • Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” detyruese majtas për të vazhduar në rrugën “Ismail Qemali” – “Papa Gjon Pali II” – b.l.v “Bajram Curri” – “Elbasanit”.
  • Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” detyruese majtas për të vazhduar në rrugën “Ismail Qemali” – “Papa Gjon Pali II” – b.l.v “Bajram Curri” – “Elbasanit”. Pjesa tjetër e linjës devijon te (Ministria e Drejtësisë) nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr. “Barrikadave”.
  • Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e “Kavajës” te “Kisha”.
  • 10/B “Qendër – Mihal Grameno – Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
  • Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” te kryqezimi i sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin “Karl Topia” (Zogu i Zi) – “ish-stacioni trenit” dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Reshit Petrela”.
  • 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” në kryqëzimin e sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Ferit Xhajko”.
  • Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Uillson” dhe te (Ministria e Drejtësisë) nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr. “Barrikadave”.
  • Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri” (drejtoria policisë).
  • Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te rruga e “Kavajës” te “Kisha ortodokse” dhe pjesa tjetër në rrugën e ” Dibrës” në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” detyruese drejt (prapa TOB).

1.1 Linjat “ndërqytetëse ushqyese” të Kamzës dhe Vorës do devijojnë në sheshin “Karl Topia”.

1.2. Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Dervish Hima” duke lejuar hyrjen nga rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, “Ismai Qemali” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri “Ibrahim Rugova”. Segmenti rrugës së “Elbasanit” nga kryqëzimi i rrugës “Arben Broci” te ura e “Elbasanit”, segmenti i bulevardit “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën “Sami Frashëri” (Drejtorisë së Policisë) deri te ura e rrugës së “Elbasanit”, ura e rrugës së “Elbasanit”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e rrugës “Ali Demi” deri te ura “Sami Frashëri” (Drejtorisë së Policisë), rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi

Toptani”, segmenti i “Unaza e vogël” nga kryqëzimi me rrugën e ” Dibrës” deri tek “Zogu I” rruga “Ded Gjon Luli”, segmenti i rrugës së ” Kavajës” nga kryqëzimi me “Ded Gjon Luli” deri me “Muhamet Gjollesha”, rruga “Ibrahim Rugova”, segmentit të rrugës “Adem Jashari” dhe rruga “Lek Dukagjini”, nga data 13 Tetor 2019 nga ora 05:00 deri ne orën 14:00. Ne te gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, pezullohet sensi dalës për nga këto rrugë.

  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:
  1. a) Në “Unazën e Mesme” përveç segmentit të b.l.v. “Bajram Curri” nga ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”. “Luigj Gurakuqi”, e “Dibrës”, “E Barrikadave”, “Zogu 1” nga kryqëzimi me “Unaza e Mesme” deri te rruga “Fortuzi”, “E Durrësit” nga rrethrrotullimi “Karl Topia” deri te “Mine Peza”, “E Kavajës” nga “ura teknologjike” deri “21 Dhjetori”, “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Muhamet Gjollesha” deri tek “Sami Frashëri”, “Vaso Pasha”, “Ismail Qemali” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri tek “Sami Frashëri”, “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimin me sheshi “Uillson” deri tek “Vaso Pasha”.
  2. b) Në kryqëzimin e rrugës “E Elbasanit” me rrugën “Ismail Qemali”, në drejtim të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje nga rruga “Papa Gjon Pali II”.

c)Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe B.l.v. “Zhane D’Ark” me urën e Elbasanit” drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.

  1. d) Në kryqëzimin e rrugës “E Barrikadave” me rrugën “E Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në rrugën “Zogu 1”.
  2. e) Në kryqëzimin e rrugës “Zogu 1” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Zogu l” me dalje në “Unazën e vogël”.
  3. f) Në kryqëzimin e rrugës “E Durrësit” me rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “E Durrësit” me dalje në rrugën “Unazën e Vogël”
  4. g) Në kryqëzimin e “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
  5. h) Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
  6. i) Në kryqëzimin e “urës së policisë” drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e b.l.v “Bajram Curri” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
  7. j) Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
  8. k) Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
  9. I) Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
  10. m) Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
  • Linja Nr. l/A”Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe l/B”Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon ng b.l.v. “Bajram Curri” (pranë urës së policisë) detyruese djathtas për në rrugën “Sami Frashëri”. Pjesa tjetër e linjës devijon nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr “Barrikadave” në kthim.
  • Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Uillson”.
  • Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon në “unazën e mesme” te sheshi Mustafa Qemal Ataturku” (21 Dhjetori) dhe sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
  • Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
  • Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktoreve – Qendër” devijon te Ura e “Brrylit” në b.l.v. “Bajram Curri” detyruese djathtas për të vazhduar në rrugën “Konti Leopold Bertold”.
  • Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi)
  • Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr “Barrikadave” në kthim.
  • Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “Elbasanit” rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
  • Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – “Jordan Misja” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr.”Barrikadave” kurse pjesa tjetër e linjës në rrugën e ” Elbasanit” të rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
  • Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura “Ali Demi”.
  • 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qendër” devijon te rruga “Petro Nini Luarasi” pranë Shkollës së Baletit.
  • Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” te kryqëzimi i sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin “Karl Topia” (Zogu i Zi) – “ish-stacioni trenit” dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Reshit Petrela”.
  • 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” te kryqëzimi i sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin “Karl Topia” (zogu i zi) – “ish-stacioni trenit” dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Ferit Xhajko”.
  • Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Uillson” dhe pjesa tjetër nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” në kthim.
  • Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura “Ali Demi” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri” (Drejtoria e Policisë).
  • Linja Nr. I5 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te sheshi “Mustafa Qemal Ataturku” (21 dhjetori”) detyruese djathtas për të vazhduar në rrugën “Muhamet Gjollesha” – b.l.v. “Gjergj Fishta – “Ura teknologjike” dhe pjesa tjetër në rrugën e “Dibrës” në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” detyruese drejt (prapa TOB).

 

SHKODER-ARME-DROGE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela13:37 | 17/09/2019

Dy vëllezër të shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda janë kapur dhe vendosur në pranga. Ata janë Erneset dhe Markeljan Peçi 23 dhe 21 vjeç të cilët akuzohen se tentuan të trafikonin armë dhe kanabis në drejtim të Malit te Zi. Vëllezërit Peçi u kapën në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe. Në Mars të një viti më parë atyre iu kapën 74 kg kanabis dhe një armë zjarri që po i trafikonin në drejtim të Malit të Zi. Të rinjtë arritën ti iknin policisë duke përfituar nga terreni dhe errësira. /ABC News Albania 24/7

drejtori-i-policie.jpg
ad min13:34 | 14/09/2019

Me qëllim shmangien e trafikut ditën e parë të shkollës, Policia Bashkiake në Tiranë ka hartuar një plan masash. Shërbime të përforcuara të uniformave blu do të jenë në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, ndërsa qytetarëve u kërkohet që të shmangin përdorimin e automjeteve personale.

Shmangni makinat personale për të dërguar fëmijët në shkollë. Drejtori i Policisë Bashkiake në Tiranë këtë apel ja drejton prindërve në prag të nisjes së vitit të ri mësimor, me qëllim evitimin e trafikut të rënduar në rrugët e kryeqytetit.

“Do fillojnë në ditën e parë të shkollës rreth 55 mijë nxënës në Bashkinë e Tiranës. Nëse të gjithë prindërit dhe mësuesit do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë me mjet, trafiku do të vështirësohet. E mira është që të na mirëkuptojnë dhe ditën e parë të shkollës t’i shmangin sa më shumë mjetet në ato distanca të shkurtra që mund të arrihen qoftë në këmbë, me mjete të transportit publik etj”, tha Kapllani.

Shërbimet e Policisë Bashkiake tregoi Kapllani do të jenë të pranishme në rrugët hyrëse të qytetit për të mos lejuar lëvizjen e furgonëve që transportojnë mallra në orët e mëngjesit.

Bizneset të shmangin orarin e kufizimit të lëvizjes së mjeteve. Që është ora 07:00 deri në orën 09:00”, tha ai.

Nën monitorim do të jenë dhe automjetet që dërgojnë nxënësit nëpër shkolla. Ato duhet të jenë të licensuar pranë Bashkisë së Tiranës dhe duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e sigurisë./ABC News Albania 24/7

MBULIM-KLANDESTINET.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela16:03 | 09/09/2019

Dy persona u prangosën nga policia e Tiranës dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi, akuzohen për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit të koduar “Itinerari” u godit tentativa e kalimit të paligjshëm të kufirit të klandestinëve sirian me qëllim dërgimin në vende të BE-së. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se me makinat e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 emigrantë në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë. Më pas klandestinës do të dërgoheshin drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. /ABC News Albania 24/7

THUMANE-1280x712.jpg
ad min22:00 | 09/08/2019

Aksi i rrugës nacionale nga Thumana deri në Fushë Krujë është përfshirë në trafik të rënduar gjatë ditës së sotme, ndërkohë që në mbrëmje situata është paraqitur edhe më kritike. Thuajse aksi është tërësisht i bllokuar.

Vargu i automjeteve ka kaluar dhe ne superstrade, madje janë regjistruar dhe aksidente, fatmirësisht pa pasoja, si ky që shihet pranë rrethrrotullimit në Thumanë.

Efektivet e Policisë Rrugore janë të instaluar në disa pjesë të aksit me problematik, me qëllim normalizimin e trafikut, por zhbllokimi i rrugës është e pamundur nga fluksi i madh i lëvizjeve të automjeteve. Mjetet e tonazhit të lartë pas orës 15:00 nuk kanë të drejte qarkullimi, por situata duket se është e njëjte.

Prej afro një muaji situata në këtë aks rrugor është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve. E njëjta situatë pritet të vijojë deri në fundin e këtij muaj, që përkon me ardhjen e emigrantëve dhe fluksin e pushuesve nga vendet fqinje./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono