trafik

0cc76db3-3ad8-4fc2-9391-df1a91afea63.jpg
R D18:06 | 14/02/2020

Në pikën kufitare të Morinës ka patur një fluks të lartë lëvizje pasditen e kësaj të premteje. Qindra automjete kanë hyrë në Shqipëri, por sakaq edhe shumë të tjera kanë shkuar drejt Kosovës.

Korespondenti i Kukësit, Bujar Muçmata thotë për Abc News se shumë qytetarë shqiptarë kanë shkuar në Kosovë për të festuar Shën Valentinin. Ndërsa qytetarët e Kosovës shprehen se vijnë në Shqipëri për të kaluar fundjavën me rastin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar për shkak të radhëve të gjata . /abcnews.al

auto_auto-arrestim-itali1544907054_1544948118-2282461544951841.jpg
eri Ida18:41 | 07/02/2020

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët akuzohen për trafik të armëve të zjarrit. Mediat italiane bëjnë me dije se fllimisht, për posedim të paligjshëm të armëve dhe municioneve, u arrestua 35-vjeçari me iniciale A.A, ndërsa një ditë më pas u arrestua edhe një 31 vjeçar shqiptari.

Sipas mediave një person me inciale 35 vjeçari i është afruar shtetasit me iniciale H.E. ku pas shkëmbimit të bisedave mes tyre iu afrua një autobusi të parkuar nga ku mori një pako dhe më pas e vendosi në një skuter. A.A. më pas la në bordin e makinës së tij me të cilën kishte mbërritur në vend pak kohë më parë.

Ndërkohë i dyshuari u ndalua nga policia pas një ndjekje, por humbi gjurmët e burrit tjetër, i cili u largua me skuterin. Atij i shpëtoi pakoja me 5 pistoleta brenda dhe 85 plumba.

Armët iu nënshtruan konfiskimit, ndërsa do të verifikohen nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale. Hetimet e menjëhershme të kryera nga operativët lejuan të identifikojnë të arratisurin me iniciale H.R. duke e arrestuar.

Ndërkohë dy shqiptarët janë lënë në burg nga Gjykata e Barit./abcnews.al

trafik34.jpg
Autor E16:28 | 06/02/2020

Policia në Indi ka gjetur së fundmi një plan të zgjuar për të ulur ndotjen nga zhurmat që cdo ditë mushin qytetet.

Dhe ideja “brilante” është pikërisht duke i bërë automjetet të presin më gjatë për dritën e gjelbër të semaforit.

Policia e Mumbait zhvilloi një gjyq në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar që matësat e decibel ishin të lidhur me polet e semaforit.

Nëse matësi do të regjistronte një zhurmë prej 85 decibelësh ose më shumë, drita e kuqe e semaforit do të qëndronte më gjatë, transmeton albeu.com.

Pranay Ashok, një zëdhënës i policisë, tha për CNN se eksperimenti u zhvillua në disa kryqëzime të rëndësishme për 15 minuta në ditë.

Një tjetër veprim i tillë pritet të bëhet në 10 vende të tjera gjatë muajit tjetër. Me një veprim të tillë, policia shpreson që matësi i zhurmës të hyjë në funksion të menaxhimit të trafikut.

Policia Mumbai postoi në Tëitter në fund të janarit një video e cila ishte parë 3 milion herë.

Sipas statistikave, Mumbai renditet si qyteti i katërt më i populluar në botë në vitin 2019.

Indeksi vlerëson se drejtuesit e automjeteve në Mumbai vitin e kaluar humbën tetë ditë dhe 17 orë të mbërthyer në trafik.

A mendoni se kjo ide do t’i vinte në punë dhe shqiptarëve?/albeu.com

trafikante-630x450.jpg
in a07:02 | 13/12/2019

Operacioni i përbashkët i forcave të sigurisë greke dhe italiane në koordinim me Eurojust, Njësia Europiane e Bashkëpunimit Gjyqësor, ka goditur një rrjet trafikantësh, të cilët transferonin dhjetëra migrantë të Greqisë drejt jugut të Italisë. 99 migrantë klandestinë, 29 persona të përfshirë në këto trafiqe të paligjshme mes Greqisë dhe Italisë u identifikuan dhe u lëshuan 13 mandat arreste”, njofton policia italiane.

“Rrjeti ishte i përbërë nga dy celula, një italiane, e drejtuar nga një italian dhe tjetra greke, e drejtuar nga një kurd sirian”, theksoi policia italiane në një komunikatë.

“Migrantët, të nisur nga vendi i tyre i origjinës, mbërrinin në Turqi dhe prej andej kalonin në Greqi, ku priteshin nga anëtarët e organizatës kriminale dhe strehoheshin në Athinë në pritje për t’u nisur”, sipas të njëjtit burim.

“Kur mbërrinte momenti i nisjes, migrantët transportoheshin kryesisht në ishullin e Korfuzit, ku strehoheshin në struktura turistike anonime para se të ngjiteshin në bordin e varkave që shkonin në Itali, në rajonin e Salentos, në Pulia”, shtoi policia. Celula greke e kësaj organizate merrej kryesisht me paratë që jepnin migrantët para nisjes, 6 000 euro për person./abcnews.al

klani.png
in a22:04 | 02/12/2019

Në rrethinat e Napolit në Itali vetëm një vit më parë u shkatërrua një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës. Si pjesë e operacionit, janë arrestuar gjithsej 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Prokurori publik italian Dda D’Alessio ka lexuar akt-akuzën për anëtarët e klanit La Torre, drejtuar nga Tiberio La Torre, djali i bosit të njohur të drogës Augusto La Torre, shkruajnë mediat italiane.

Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë që synojnë trafikun e lëndëve narkotike, posedim dhe tregtim të drogës, pastrim parash dhe akuza të tjera. Prokuroria italiane kishte zhvilluar hetime për këtë grup dhe kishte arritur në përfundimin se anëtarët e grupimit zhvillonin tregti të paligjshme droge.

Sipas hetimeve, ky grup bënte tregti droge në komunën Mondragone, të sasive të konsiderueshme të drogave të tipit kokainë e hashash, me furnizime nga zona e Napolit, ku ndër të tjera ka edhe bashkëpunëtorë shqiptarë./abcnews.al

dua-lipa.jpg
ger ta07:32 | 17/11/2019

Këngëtarja nga Kosova më famë botërore Dua Lipa është padyshim një nga femrat më me influencë. Ndërkohë këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi Dua ka tërhequr vëmendjen e fansave me një postim. Teksa udhëtoi për në Mumbai për të mbajtur një koncert, këngëtarja tregoi edhe vështirësitë që ka hasur. Ajo ka ngecur në trafik, por duket se ka ditur ta kalojë me sportivitet këtë situatë, madje duke edhen edhe “spektakël”.

Në një postim në Instargram Dua shfaqet teksa ka dalë në dritaren e makinës. “Asgjë si trafiku në Mumbai”, ka shkruar ajo në diçiturë. /abcnews.al

MBULIM-HABILAJT-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ad min12:41 | 30/10/2019

Shtyhet sërish gjyqi “Habilaj” në Gjykatën për Krime të Rënda. Pas ndarjes së çështjes me të pandehur Moisi Habilajn, Nezar Seitin, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn, të cilët kanë tashmë dijeni për zhvillimin e procesit gjyqësor, arsyeja e shtyrjes është mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës.

Lidhur me çështjen “Habilaj”, të pandehurit Florjan Habilaj, Armando Sulaj, Sebastian Çelaj dhe Trigens Mesuraj janë jashtë këtij procesi pasi nuk janë njoftuar me dërgimin e letërporosive. Për këtë arsye, gjykata, për të vijuar procesin gjyqësor pa vonesa ka bërë ndarje. I vetmi që është i arrestuar në Shqipëri, Armando Koçerri, gjithashtu vijon gjykimin i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

Ata akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, ne tentative, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”./abcnews.al

droga-itali-1280x724.jpg
nev ila12:00 | 22/10/2019

Gjatë një operacioni të policisë së Barit është arrestuar një 48 vjecar Italian cili po transportonte me skaf në Pulia rreth gjysmë ton drogë. Skafi vinte nga Ballkani për në Itali mbrëmjen e së hënës dhe ishte sinjalizuar si i dyshimtë sipas një mission të kontrollit të kufijve të jashtëm të Bashkimit europian.

Aktivizimi i menjëhershëm i rojeve bregdetare mundësoi bllokimin e skafit të gjatë 6 metra, dhe me një motor të jashtëm, rreth 18 miljelarg brigjeve të Barit.

Policia sekuestroi 450 kilogramë hashash dhe marijuanë të paketuar në qese prej 10 kilogramësh. Të gjitha ishin shënuar me ngjyra të ndryshme në bazë të zonës ku ishin prodhuar./abcnews.al

trafiku.jpg
ad min22:49 | 13/10/2019

Trafik i çmendur ne aksin Thumanë-Fushë Krujë, vargu i automjeteve rreth 7 km.

Prej orëve të pasdites së kësaj fundjave segmenti i rrugës në të dalë të superstradës pranë Thumanës deri në Fushë Krujë,  ka rezultuar me fluks mjaft të madh automjetesh, ndërsa në orët e mbrëmjes, mjetet e shtuara në drejtimin jugor, arritën deri në dy korsitë e superstradës.

Lëvizja më drejtim të Fushë Krujës është vështirësuar, ndërsa asnjë patrullë policore nuk është parë në segment rrugor. Kujtojmë se gjatë sezonit veror ky aks rrugor ka mbartur probleme nga trafiku i rëndur thuajse gjatë gjithë sezonit turistik./ABC News Albania

policia-tiranes6-933x445-933x445-1.jpg
ad min09:18 | 27/09/2019

Një i ri është vënë në pranga në kryeqytet ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas finalizimi të operacionit “Fraud”. Policia ka njoftuar këtë të premte se pas informacioneve të marra në rrugë operative të tre këta persona do të trafikonin në Gjermani me qëllim shfrytëzimin për prostitucion një 20-vjeçare.

I arrestuar në flagrancë është 31-vjeçari me iniciale A.B. Ndërkohë në kërkim u shpallën bashkëpunëtorët e tij E.K. dhe B.B. Gjithashtu po punohet për identifikimin e një personi tjetër, i cili është përfshirë në këtë vepër penale.

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit E. K., B. B. dhe një shtetas tjetër ende të paidentifikuar kishin organizuar trafikimin në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, të një shtetaseje 20-vjeçare”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono