trafik i qenieve njerezore

filma-1280x618.jpg
G. P.15:26 | 24/03/2018

Çdo person duhej të paguante 20 mijë stërlina për të shkuar si emigrant i paligjshëm në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Kanada. Ky është vetëm një nga detajet që e përditshmja britanike Daily Mail ka publikuar pas zbulimit të rrjetit kriminal shqiptar të trafikut të qënieve njerëzore.

Një operacion ndërkombtar policie ka zbuluar një rrjet kriminal që merrej me emigracionin e paligjshëm nga Shqipëria në Britaninë e Madhe. Kështu nis raportimin e saj “Daily Mail”, duke shtuar se falë këtij operacioni është zbuluar se më shumë se 50 persona të përfshirë përfitonin me miliona euro duke dërguar emigrantë nga 17 vende të ndryshme të botës në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani të Madhe.

39 të dyshuar që vepronin në 10 vende, përfshirë dhe Britaninë e Madhe akuzohen se kanë transportuar rreth 150 emigrantë të paligjshëm, ku secili prej tyre paguante 20 mijë stërlina për t’u larguar nga Shqipëria. 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Katër agjentë të Policisë Kufitare shqiptare rezultojnë ndër të arrestuarit, pasi akuzohen se kanë ndihmuar bandat kriminale. Policia sekuestroi automatikë, municione dhe më shumë se 25 mijë stërlina cash, një kuti me pasaporta dhe mjete të tjera identifikimi, vula, printer me ngjyra dhe 28 kompjuterë që përdoreshin për falsifikimin e dokumenteve.

Më tej “Daily Mail” bën një rindërtim se si funksiononte rrjeti kriminal, fillimisht itenerari për në Mbretërinë e Bashkuar niste nga Italia dhe Franca, por pas operacioneve policore të të duja vendeve kundër këtij fenomeni, itenerari ndryshoi duke kaluar nëpërmjet Malit të zi, Serbisë, Gjermanisë dhe veriut të Spanjës, ku më pas emigrantët transportoheshin me anije për në brigjet jugore britanike.

Gjysma e emigrantëve të transportuar nga rrjeti kriminal, 750 prej tyre, përfunduan në Britaninë e Madhe. Nëntë nga dhjetë shqiptarët e trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar besohet se kanë kaluar kufirin duke përdorur pasaporta false, ku nënshtetësia e tyre ishte italiane, franceze dhe spanjolle.

Sipas të përditshmes britanike, operacioni ka nisur pikërisht pasi “Daily Mail” publikoi lajmin për numrin e madh të emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe ku pjesa më e madhe e tyre bënin seflie dhe filmonin veten të fshehur nëpër kamionë rrugës për në territorin britanik.

Agjencia kombëtare britanike për krimin ka paralajmëruar se grupet kriminale shiptare kanë vendosur rrënjë të forta në mbretërinë e bashkuar dhe kanë lidhje me krimin e organizuar britanik. Ata merren me furnizimin me kokainë në vend si dhe me prostitucion përveç trafikimit të qënieve njerëzore.

Shqiptarët aktualisht janë grupi i tretë më i madh i personave të burgosur në Angli dhe Uells, pas irlandezëve dhe polakëve duke u kushtuar 53 milionë stërlina taksapaguesve britanikë.

Fakti që Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht në vendet e BE-së vetëm me pasaportë, por u duhen vizat për në Britaninë e Madhe dhe në Amerikën e Veriut. Shqiptarët një vit më parë ishin të dytët në listën e fëmijëve të pashoqëruar, që kërkojnë azil në Britaninë e madhe, pas atyre sirianë./abcnews.al

hetimet-1280x653.jpg
G. P.17:25 | 18/03/2018

ABC News zbulon bazën qëndrore se ku i përgatisnin dokumentat e falsifikuara, grupi i strukturuar kriminal që dërgoi në mënyrë të jashtëligjshme 1 mijë persona drejt SHBA, Anglisë e Kanadasë. Laboratori ndodhet në zonën e “Freskut” në kryeqytet, ndërsa kishte edhe 6 filiale në qytetet e tjera të vendit.

Në këtë zonë, midis pallateve, fare pranë rrugës që të dërgon për në Dajt, ishte ngritur një nga shtatë laboratoret, që përdorershin për falsifikimin e dokumentave.

Abc News ka siguruar nga grupi hetimor, bllokun e shënimeve që anëtërët e grupit kriminal përdornin për regjistrimin e veprimeve dhe te personave që kërkonin të udhëtonin në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi ynë.

Përveç Tiranës, ku ishte baza qëndrore e krimijimit të dokumentave të falisifikuara, i njëjti operacioni nga policia u krye në Lezhë, Kukës, Fier, Dibër, Shkodër dhe Korçë.

Hetimi nga uniformat blu, kishte nisur rreth një vit më parë në bashkëpunimin edhe me prokurorinë e krimeve të rënda, ku numri i personave të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore është 51. 39 prej u prangosën, mes tyre 4 policë, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë.

Informacioni për këtë grup të strukturuar kriminal kishte mbërritur në shkurt të 2017 në policinë e Shtetit nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky informacion i klasifikuar kërkonte që të hetoheshin se si 1200 persona me kombësi shqiptare kishin mundur të hyrin në mënyrë ilegale në territorin e SHBA-së, gjatë viteve, 2013-2018.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, deklaroi zyrtarisht gjatë koferencës për shtyp se, 1000 shtetas kishin ikur në mënyrë të jashtëligjshme drejt, Anglisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kandasë. Ndërkohë që në “sitën” e uniformat blu janë edhe 500 persona të tjerë, të cilët dyshohen se, kanë ikur duke falsifikuar dokumentat drejt vendeve ku nuk lejohet qëndrimi i tyre pa dokumenta të rregullta.

Fitimet e rrjetit kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore ishte 35 milionë euro. Aktivitetit sipas policisë, dyshohet se kishte nisur disa vite më parë, ndërsa pagesat varionin nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25 mijë dollar për në Amerikë e Kanada. Banda kishte degë të saj edhe në, Bullgari, Spanjë, Francë, Itali, Britani dhe Irlandë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono