tottenham

Pochettino.jpg
Klejdi Kaimi12:32 | 15/11/2019

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, e ka një dëshirë për sezonin e ardhshëm. Argjentinasi kërkon të transferojë në Londër Philippe Coutinhon. Dyshja kanë një të kaluar së bashku, kur braziliani qëndroi 6 muaj në huazim tek Espanyoli i Pochettinos.

Pochettino e kërkon Coutinhon për në merkaton e verës, pra në momentin kur huazimi i tij tek Bayerni mbaron. Sipas ‘The Sun’, trajneri i ‘Spursave’ e kërkoi 27-vjeçarin dhe verën e kaluar, por ai përfundoi në Gjermani.

Braziliani nuk ka shumë hapësira në formacionin bavarez dhe një kalim në Londër mund ta tundojë atë. Ai ka shënuar vetëm 2 gola në 14 ndeshje këtë sezon me Bayernin. Ndërkohë, Tottenham momentalisht ndodhet në vendin e 14 në renditje dhe shpreson ta hedh pas krahëve nisjen jo të mirë të sezonit. /abcnews.al

DEpay.jpg
Veronik Istrefaj18:51 | 12/11/2019

Memphis Depay u konsiderua si një transferim i dështuar disa vite më parë, kur iu bashkua Manchester United. Te “Djajtë e Kuq”, ylli holandez nuk ia doli të tregojë potencialin e tij, duke u larguar në Francë te skuadra e Lyon.

Dy sezonet e fundit, Depay është shndërruar në një nga sulmuesit anësorë më të mirë në botë, pasi ka dhuruar spektakël dhe ka arritur statistika të frikshme në Ligue 1. Si pasojë, dhe skuadrat e interesuara për të janë shtuar tepër.

Siç raportohet nga Anglia, po përgatitet një ofertë prej 50 milionë euros nga Tottenham për shërbimet e Depay dhe me shumë gjasa, akordi mes dy klubeve do të arrihet. Mbetet për t’u parë nëse vetë Depay do të dëshirojë të rikthehet në Premier League./abcnews.al

Rumenigge.png
Vladimir Prenga16:57 | 11/11/2019

Shumë emra po qarkullojnë për pankinën e Bayern Munchen. Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë nuk po nxitohen për të gjetur pasardhësin e Niko Kovac dhe Uli Hoeness deklaroi se nevojiten tre javë për të vendosur përfundimisht.

Jose Mourinho, Arsene Wenger dhe Erik Ten Hag janë kandidaturat më të përfolura, teksa Football Insider zbulon edhe preferencën e klubit bavarez. Ai është Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham.

Transferimi i argjentinasit në këtë moment është i pamundur, pavarësisht vështirësive që po has në stolin e Spurs. Bayern e dëshiron për sezonin e ardhshëm, teksa nuk përjashtohet mundësia që Hans-Dieter Flick të mbyllë sezonin në stolin bavarez. /abcnews.al

Eriksen.jpg
Igli Nikolli15:13 | 11/11/2019

Tottenham e ka zgjedhur përfundimisht pasardhësin e Christian Eriksen. Danezit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe pritet të shitet në janar. BBC raporton se drejtuesit e nënkampionëve të Evropës janë gati ta zëvendësojnë organizatorin me Hakim Ziyech.

26-vjeçari i Ajaksit po zhvillon një tjetër sezon fantastik dhe karriera e tij mund të vazhdojë në Premier League. Tottenham po përgatit një ofertë bindëse për kampionët e Holandës dhe do tentojë afrimin e tij që në merkaton e janarit.

Spurs kanë mbetur të befasuar nga kualiteti i Ziyech që prej gjysmëfinaleve të sezonit të kaluar në Champions League. Klubi londinez nuk e ka nisur mirë kampionatin, ndërsa ndryshon situata në Evropë. Kualifikimi në fazën e 1/16 në Champions është çështje kohe. /abcnews.al

Richarlison.png
Veronik Istrefaj18:05 | 09/11/2019

Janë mbyllur 5 nga 6 sfidat e sotme të Premier League. Chelsea luajti përballë Crystal Palace në “Stamford Bridge” dhe arriti të marrë një tjetër fitore, falë golave të Abraham dhe Pulisic në pjesën e dytë. Tottenham ka marrë një tjetër goditje të rëndë, pasi ka lënë dy pikë në shtëpi kundër Sheffield United.

Son shënoi i pari në këtë sfidë (58′), duke kaluar në avantazh Tottenhamin, por Basham barazoi për miqtë, të cilët morën një pikë të vyer. Burnley ka shkatërruar 3-0 ekipin e West Ham dhe goli i tretë në këtë takim, ishte i pabesueshëm. Portieri i West Ham, Roberto, grushton topin në portën e tij, duke shënuar ndoshta autogolin e vitit.

Newcastle fitoi me përmbysje 2-1 kundër Bournemouth, duke u larguar edhe më tepër nga zona e ftohtë e renditjes. Everton triumfoi 1-2 në fushën e Southampton, sfidë ku sërish ishte vendimtar braziliani Richarlison./abcnews.al

son-celebration-1280x718.jpg
Klejdi Kaimi12:56 | 07/11/2019

Tottenham arriti një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në Beograd duke mposhtur Crvena Zvezda me rezultatin e thellë 0-4. Sulmuesi i londinezëve, Heung-min Son, përpos situatës jo të mirë psikologjike që po kalon pas ndërhyrjes ndaj Andre Gomes të dielën, arriti të shënojë dy gola duke ia dedikuar portugezit të Everton-it.

Anësori nga Korea e Jugut la fushën e lojës në lot pas ndërhyrjes të ashpër ndaj Gomesit. Ai i dërgoi një mesazh personal mesfushorit, duke i kërkuar falje dhe duke i uruar shërim të shpejtë. Pas ndeshjes së mbrëmshme në Champions, Son u prononcua për herë të parë për mediat.

“Nuk dëshiroja të festoja kur shënova. Dua të respektoj situatën. I uroj Andresit shërim sa më të shpejtë dhe të kthehet në fushën e lojës sa më shpejt që të jetë e mundur. Kalova një moment të vështirë, i falenderoj të gjithë ata që më qëndruan pranë. Nga kjo që ndodhi kuptova sa me fat që jam. Falënderoj dhe tifozët, të cilët më kanë mbështetur”, mbyll 27-vjeçari.

Ndërkohë, Andre Gomes ka postuar një video në ‘Instagramin’ e tij duke deklaruar: “Kalova një moment të vështirë. Tani ndodhem në shtëpi me familjarët pranë meje. Ju falenderoj të gjithë për mesazhet e sinqerta që më keni dërguar. Do të mundohem të rikthehem sa më shpejt në stërvitje”. /abcnews.al

Son.png
Igli Nikolli22:43 | 06/11/2019

Son Heung-Min fik ëndrrat e Crvena Zvezdës. Koreano-jugori ka shënuar dy gola brenda 4 minutave dhe Tottenhami udhëheq 0-3 në mes të Beogradit. Son konkretizoi dy kundërsulme të Spurs dhe shfrytëzoi në maksimum dy asistet e Delle Ali dhe mbrojtësit Rose.

Kjo fitore i dërgon nënkampionët e Evropës në kuotën e 7 pikëve në grupin B (pesë me pak se Bayerni kryesues) dhe kualifikimi është gjithnjë e më afër. Crvena mbetet e treta me vetëm 3 pikë dhe ëndrra për t’u kualifikuar merr fund.

Son dëmtoi rëndë në fundjavë Andre Gomes të Evertonit dhe dy golat e sotëm janë për të. Lojtari i Tottenham e vuajti shumë diçka të tillë dhe i kërkoi falje portugezit gjatë festimit të dygolëshit. /abcnews.al

Tottenham.png
Veronik Istrefaj21:39 | 06/11/2019

Tottenham ka kaluar në avantazh përballë Crvena Zvezdës, në minutën e 34-ët. Ishte fantazisti agjentinas, Giovani Lo Celso ai që shënoi, duke gjetur rrjetën e parë me fanellën e Tottenhamit pas transferimit të tij te Real Betis.

Ishte Kane fillimisht ai që gjuajti shtyllën, më pas portieri i Crvena bëri dy pritje. Mbrojtja vendase largoi dhe dy topa të tjerë në vijën fatale, ndërsa Son goditi traversën. Në fund, topi shkoi në këmbët e Lo Celso, i cili shënoi. Një gol që ngjason me video-game FIFA! E pabesueshme…/abcnews.al

UEFA Champions League

Crvena Zvezda – Tottenham  0-1
Lo Celso 34′

Lloris.png
Igli Nikolli08:47 | 04/11/2019

Hugo Lloris mbush 33 vjeç në dhjetor, ndërsa kontrata me Tottenhamin i përfundon në verën e vitit 2022. Portieri francez është një garanci, por drejtuesit e klubit anglez po mendojnë për të ardhmen.

Emri që pëlqehet shumë është Andre Onana. 23-vjeçari po shkëlqen me Ajaksin dhe cilësohet si ndër portierët e së ardhmes. The Sun raporton se Spurs e duan kamerunasin në Londër në verë.

Kampionët e Holandës nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga një prej pikave më të forta të ekipit, por gjithçka varet nga oferta e nënkampionëve të Evropës. Drejtuesit e Tottenhemit nuk duan të nxitohen dhe pritet të përgatisin qetësisht ofertën e duhur që do të bindë Ajaksin dhe vetë Onanën. /abcnews.al

Andre Onana, portieri i Ajaksit
Everton-Tottenham-1280x872.jpg
Veronik Istrefaj20:12 | 03/11/2019

Është mbyllur sfida mes Evertonit dhe Tottenhamit, me rezultatin e barabartë 1-1. “Gjelat” e Londrës kaluan të parët në avantazh, me anë të Dele Alli, që shënoi në minutën e 63-të. Tosun barazoi për Everton në sekondat e fundit të sfidës, 90+8′.

Rezultati dhe e gjithë ndeshja kaloi në plan të dytë, pasi mesfushori i Everton, Andre Gomes, pësoi një dëmtim të tmerrshëm. Ishte Heung-Min Son ai që ndërhyri ashpër ndaj mesfushorit, duke i thyer plotësisht këmbën. Momente shoku dhe paniku te të gjithë lojtarët, madje Son, i cili edhe u ndëshkua me karton të kuq, la fushën duke qarë.

Pjesa tjetër e lojtarëve u munduan të qetësonin Andre Gomesin, i cili kaloi në shok. Pamje shumë të rënda në “Goddison Park”, ndërsa pas 100 minutave lojë, ekipet ndanë nga një pikë./abcnews.al

Premier League, java 11

Everton – Tottenham  1-1
Tosun 90+8′ / Alli 63′


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono