totana

TOTANA-RVp8L087VGVX5Pos4l3Nf2K-624x385@La-Verdad.jpg
G. P.09:16 | 29/03/2019

Mediat spanjolle kanë bërë publike emrin e shqiptarit, i cili u ekzekutua me një plumb pas koke në Spanjë. Bëhet fjalë për një person që njihej me emrin Deda, 46 vjeç.

Shqiptari jetonte në Mazarron. Miqtë e tij kanë treguar, se më parë ai punonte si roje sigurie në klube dhe bare me muzikë, ndërsa tani punonte si truprojë.  Veçanërisht muajt e fundit, ai kishte punuar në zonën Marbella në Malaga.

Autoritetet dyshojnë se 46-vjeçari është ekzekutuar për shkak të prishjeve të pazareve të drogës ose për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur si pasojë e profesionit që ushtronte.

Trupi i pajetë i tij u gjet të mërkurën pasdite në Totana. Një banor i zonës lajmëroi autoritetet se kishte parë një makinë që nuk kishte lëvizur që prej të hënës së kaluar.

Kur agjentët shkuan gjetën kufomën e 46-vjeçarit, i cili kishte shenja dhune. Ata nuk përjashtojnë mundësinë që Deda të jetë dhunuar në një vend tjetër dhe trupi është sjellë aty për të zhdukur gjurmët./abcnews.al

TOTANA-RVp8L087VGVX5Pos4l3Nf2K-624x385@La-Verdad.jpg
G. P.18:05 | 28/03/2019

Një shqiptar është vrarë në Spanjë. Policia është duke hetuar ngjarjen, por paraprakisht dyshohet për vrasje mafioze për shkak të punës që bënte si truprojë ose për prishje të pazareve të drogës.

Deri më tani identiteti i shqiptari nuk është bërë i ditur. Mediat spanjolle shkruajnë se ai dyshohet se është vrarë të hënën e kaluar disa kilometra larg Totana-s. Megjithatë trupi i tij u gjet dje.

Bëhet fjalë për një shqiptar, i cili më parë ka punuar në disa klube nate dhe bare, ndërsa kohët e fundit kishte filluar të punonte si truprojë. Ai jetonte në Mazarron. Policia po fokusohet te kontaktet dhe marrëdhëniet që ka pasur viktima pasi puna që kryente së fundmi mund ta ketë bërë shënjestër të krimit të organizuar.

Mësohet se ai është qëlluar me një plumb pas koke. Trupi i tij u gjet në një zonë pranë lumit Guadalentin. Ishte një banor i zonës që ngriti alarmin pasi kishte parë një makinë që që nuk lëvizte.

Pasi policia shkoi në vendin e ngjarjes, pak metra larg mjetit gjeti kufomën e shqiptarit, i cili kishte shenja dhune. Autoritetet nuk mundën të gjejnë shumë prova prej vështirësive të zonës, me shkurre dhe mbeturina.

Për sa i përket autorëve, dyshohet se janë profesionistë për shkak të ftohtësisë dhe saktësisë që kanë vepruar. Kjo ka vënë në dyshim autoritetet për të kuptuar nëse shqiptari është vrarë në vendin ku u gjet, apo është vrarë diku tjetër./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono