Torino

Berenguer.jpg
Igli Nikolli13:59 | 15/12/2019

Të tjerë gola në Verona-Torino dhe janë sërish miqtë që shënojnë. Ajehandro Berenguer ia anulloi VAR-i një gol në pjesën e parë, por tashmë mund të festojë lirisht. Lojtari spanjoll realizoi një gol fantastik në minutën e 55-të dhe Torino udhëheq 0-3 kundër ekipit të Kumbullës dhe Rrahmanit.

24-vjeçari “djeg” kapitenin e Kosovës në sprint, e driblon pasi shpejtësia ulet dhe dërgon topin në trekëndësh. Gjashtë minuta më vonë erdhi dhe goli i tretë. Sërish Ansaldi autor, ndërsa Verona ka gjetur golin e nderit me një penallti të kthyer në gol nga Pazzini. /abcnews.al

Kumbulla-1.png
Igli Nikolli13:11 | 15/12/2019

Marash Kumbulla ka lënë pas krahëve problemet fizike dhe është rikthyer të luajë si titullar për Veronën. Mbrojtësi 19-vjeçar e ka nisur në formacion ndeshjen që po luhet kundër Torinos, njësoj si Amir Rrahmani.

Dueli i zhvilluar në stadiumin “Bentegodi” të Veronës është zhbllokuar dhe miqtë kanë kaluar në avantazh. Christian Ansaldi është autori i golit në minutën e 36-të dhe Torino ka hedhur një hap drejt arritjes së fitores së tretë rresht në kampionat.

Argjentinasi mori një pasim nga Verdi dhe lëshoi një të majtë të fortë që përfundoi në trekëndësh. Miqtë gjetën golin më herët, por VAR-i frenoi gëzimin e Torinos dhe anuloi golin e Berenguer. /abcnews.al

Balotelli.jpg
Igli Nikolli16:56 | 08/12/2019

Emanuele Ndoj ka fituar derbin me Etrit Berishën. Një gol i Mario Balotellit në pjesën e dytë i dhuroi tre pikë të arta Brescias në fushën e Spal. Të dy lojtarët e kombëtares e nisën si titullarë këtë ndeshje, teksa mesfushori i “Dallëndysheve” u largua në minutën e 66-të nga fusha.

Fitorja bën që Brescia të parakalojë Spal dhe në tani renditet ekipi i Berishës në vend të fundit. Cagliari vazhdon të mos mposhtet. Sassuolo shënoi dy herë në pjesën e parë, por ekipi sard reagoi në të dytën, shënoi dy gola dhe u largua me një pikë të rëndësishme.

Renditja e kampionatit italian

Barazimi e ngjit Cagliarin në vend të katërt me 29 pikë, pozicion që e ndan me Romën, teksa kjo ishte ndeshja e 13-të pa humbje në Serie A. Ndeshja e drekës midis Lecces dhe Genoas u mbyll në barazim 2-2 dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë. /abcnews.al

Rezultatet e Serie A
selmani-turqi-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj18:16 | 29/11/2019

Gentian Selmani u largua këtë verë nga skuadra e Laçit për të bërë hapin e radhës në karrierë, duke u transferuar në Turqi, tek ekipi i Menemenspor. Me këtë skuadër, Selmani po bën paraqitje të shkëlqyera, duke marrë vlerësime njëra pas tjetrës.

Paraqitjet e Selmanit kanë bërë që dy skuadra të vihen pas tij. Torino dhe Lecce janë ekipet e interesuara për shërbimet e Selmanit, me Torinon që shihet si ekipi favorit. Portieri aktual, Salvatore Sirigu, i ka kaluar vitet më të mira dhe po zhgënjen mes shtyllave.

Kjo gjë, ka bërë që Torino të mendojë seriozisht për transferimin e Selmanit në janar. Selmani, vetëm 21-vjeç, është objektivi kryesor i Torinos dhe në rast se ky transferim nuk konkretizohet, Leçe është gati për të përfituar./abcnews.al

Lukaku-1.png
Veronik Istrefaj23:16 | 23/11/2019

Torino nuk i ka hapur aspak probleme Interit në sfidën që sapo u mbyll, e vlefshme për javën e 13-të në Serie A. Zikaltërit e Antonio Contes triumfuan me rezultatin e pastër, 0-3, duke e dominuar sfidën.

Ishte Lautaro Martinez ai që shënoi golin e parë të sfidës, në minutën e 12-të. 20 minuta më vonë, mbrojtësi De Vrij dyfishoi për të besuarit e Contes, duke siguruar në një farë mënyre fitoren. Brenda 10 minutave të para të pjesës së dytë, Lukaku çon shifrat në 3-0 dhe vulos rezultatin final të sfidës.

Me këtë fitore, zikaltërit e Antonio Contes ngjiten në kuotën e 34 pikëve dhe nuk i ndahen Juventusit kryesues, që kanë një pikë më shumë./abcnews.al

Serie A, java 13

Torino – Inter  0-3
Lautaro 12, De Vrij 32′, Lukaku 55′

Lautaro-Martinez-Inter.png
Veronik Istrefaj21:11 | 23/11/2019

Interi po luan në transfertë përballë skuadrës së Torinos dhe të besuarit e Antonio Contes kanë arritur të kalojnë të parët në avantazh. Në minutën e 12-të, sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, gjen rrjetën.

Numri 10 i Interit i shpëton mbulimit të mbrojtjes vendase dhe iu drejtua me shpejtësi zonës kundërshtari. Me një diagonale me të djathtën, Martinez mposht gardianin Sirigu dhe 0-1 për Interin./abcnews.al

Serie A, java 13

Torino – Inter   0-1
Lautaro 12′

selmani-turqi-1280x853.jpg
Vladimir Prenga10:54 | 21/11/2019

Gentian Selmani po paraqitet mirë në Turqi me Menemenspor, klub që garon në ligën e dytë turke. Portieri i Shqipërisë U21, i grumbulluar disa herë edhe me kombëtaren A, mund të ndryshojë ekip në janar ose në verë.

“Calciomercato.it” shkruan Selmani është në fokusin e dy klubeve të Serie A, Lecce dhe Torino. Vetë menaxheri i portierit, Deniz Uysal, ka mohuar të ketë bisedime me klubet e sipërpërmendura, por zbulon se 21-vjeçarin e duan në Gjermani dhe në Superligën turke.

“Ne nuk kemi pasur kontakte zyrtare me këto dy klube. Por presidenti i Menemenspor na ka thënë se dëshironte të bisedonte me disa klube italiane. Na kanë ardhur oferta për Selmanin nga klube të Superligës turke dhe nga Bundesliga gjermane”, ka deklaruar Uysal. /abcnews.al

De-Ligt-1-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj22:49 | 02/11/2019

Derbi i Torinos është fituar nga Juventusi. Ka mjaftuar një gol i Mathijs De Ligt që “Zonja e Vjetër” të triumfojë sërish në derbi. Ky gol, ishte i pari me fanellën e Juves për mbrojtësin holandez. Ndeshja nisi shumë pragmatike, me të dyja skuadrat që luftuan fort në mesfushë dhe që nuk i lejuan shumë hapësira njëra-tjetrës.

Megjithatë, Juventusi filloi të marrë në dorë frenat e lojës dhe të krijojë aksione të rrezikshme. Ronaldo e Ramsey patën rastet e tyre, por goli do të vinte vetëm nga një goditje këndi. Në zhvillimet e saj, topi përfundon në shtyllën e dytë, aty ku ndodhet i lirë Bonuçi. Italiani ka një kënd të pamundur për të goditur vetë dhe e kthen topin në qendër, aty ku është i lirë De Ligt.

Me një goditje fluturimthi, holandezi shënon një gol shumë të bukur, duke i fituar një tjetër derbi Juventusit. Me këtë triumf, “Zonja” vazhdon të ruajë vendin e parë, në kuotën e 29 pikëve pas 11 javëve. Interi në vend të dytë, ka vetëm një pikë më pak se të besuarit e Sarrit./abcnews.al

Serie A, java 11

Torino – Juventus  0-1
De Ligt 70′

De-Ligt.jpg
Veronik Istrefaj22:14 | 02/11/2019

Mathijs De Ligt ka gjetur golin e parë me fanellën e Juventusit. Mbrojtësi holandez u transferua nga Ajaxi këtë verë dhe shumicën e takimeve, i ka luajtur titullar. Edhe në takimin e sotëm, derbin kundër Torinos, De Ligt e nisi titullar, madje u bë protagonist në dy episode.

Fillimisht, mbrojtësi preku një top me dorë në zonën e tij, por gjyqtari nuk akordoi penallti. Kjo gjë shkaktoi shumë polemika në rrjetë. Por në minutën e 70-të, holandezi arrin të gjejë rrjetën, duke shënuar një gol shumë të bukur nga zhvillimet e një goditje këndi. Ky ishte goli i parë i De Ligt me fanellën e “Zonjës së Vjetër”./abcnews.al

Serie A, java 11

Torino – Juventus  0-1
De Ligt 70′

Gattuso-1280x713.png
Igli Nikolli14:11 | 31/10/2019

Torino nuk fiton në kampionat prej 26 shtatorit, ditë kur mposhti Milanin 2-1 në shtëpi. Më pas janë tre humbje në transfertë dhe dy barazime në shtëpi. Disfata e thellë 4-0 kundër Lazios ka tronditur pozitat e trajneri Walter Mazzarri.

Urbano Cairo e konfirmoi trajnerin pas humbjes së mbrëmjes së kaluar, por ka qenë i detyruar ta bëjë diçka të tillë. Të shtunën është derbi kundër Juventusit dhe presidenti i klubit granata e di mirë që një ndryshim pankinë në këtë moment nuk ka vlerë.

Ekipi duhet të reagojë, pavarësisht vështirësisë së madhe të përballjes së ardhshme. Mazzarri rrezikon postin dhe në skenë ka dalë emri i Gennaro Gattusos sipas raportimeve të mediave italiane. 41-vjeçari u shkarkua nga Milani në fund të sezonit të kaluar dhe po pret një ofertë serioze për t’u rikthyer në stol.

Torino do të ishte një opsion i mirë për të, por duhet pritur ende. Torino numëron 11 pikë pas javës së dhjetë dhe renditet në vend të 12-të, shumë larg pretendimeve të drejtuesve dhe tifozëve. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono