Torino

Parma-Verona.png
Vladimir Prenga11:43 | 23/02/2020

Italia po përballet me një situatë të vështirë, teksa të prekurit nga Coronavirus vijojnë të shtohen. Ka pasur edhe viktima, ndërkohë që më problematike shikohet gjendja në zonën e Lombardisë. Nisur nga situata e krijuar, janë anuluar edhe disa ndeshje të Serie A.

Një ditë më parë u vendos që tre prej tyre të mos zhvillohen, ndërkohë që në momentet e fundit është vendosur që të shtyhet edhe sfida mes Torino-Parma, që ishte programuar të zhvillohet sot prej orës 15:00.

NDESHJET E TJERA – Në zonën e Lombardisë janë anuluar më shumë se 40 ndeshje. Një prej ndeshjeve të anuluara është ajo mes Interit dhe Sampdorias. Edhe ndeshjet e dy ekipeve të shqiptarëve janë shtyrë.

Atalanta e Berat Djimsiti nuk do të përballet me Sassuolo sot, sikurse edhe Hellas Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit do të duhet të presë se kur do ta luajë takimin me Cagliari. / abcnews.al

Leao-Rebic-Milan.jpg
Vladimir Prenga22:31 | 17/02/2020

Europa nuk është një ëndërr për Milanin. Skuadra e madhe italiane shpreson pas fitoreve në Serinë A, falë Zlatan Ibrahimovic e kroatit Rebic

Edhe kur duket sikur nuk është, mbetet i rëndësishëm. Zlatan Ibrahimovic mund të marrë një vlerësim aspak pozitiv për atë që bëri këtë të hënë, por personaliteti i suedezit të madh e ndihmoi Milanin që të arrinte një tjetër sukses.

Nota e “La Gazzetta dello Sport” nuk ishte më e lartë se 6-të, veçse rëndësi ka prania në fushë e Ibrës, edhe kur humbet gol të sigurt.  Skuadra kuqezi mposhti 1-0 Torinon, duke bindur trajnerin Stefano Pioli se e ardhmja është e mire, madje mund të synohet edhe Europa.

“Sonte ishte një ndeshje shumë pozitive, – u shpreh trajneri milanist, – ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, dhe mund të arrijmë aty ku duhet. Duhej ta kishim vrarë ndeshjen në pjesën e dytë kur kishim rastet. Gjithsesi, i përballuam vështirësitë, duke luajtur të bashkuar e duke pësuar shumë pak rreziqe. Kjo ishte, pra, një tjetër javë e mirë”.

Kroati Ante Rebic shënoi golin e vetëm në “San Siro”, në fitoren që ndihmoi Milanin të ngjitej në kuotën e 35 pikëve, duke qenë tani në një nivel me Parmën e Veronën, dhe jo larg Romës, pra me shpresë për kualifikim të paktën për në Ligën e Europës.

Për sulmuesin e marrë hua ishte goli i 6-të në 7 ndeshjet e fundit. “EuroMilan nën shenjën e kroatit, – titullon “La Gazzetta dello Sport”, që ka pikërisht Rebiçin si foto të kopertinës, ndërsa bën lojë fjalësh me mbiemrin e tij dhe shkronjën anglisht “ë” për fitoren”.

Edhe pse mbeten ende dyshime, sërish skuadra e madhe milaneze duket si e rikthyer. Ndoshta, jo me një projekt afatgjatë, por gjithsesi me ndihmën e Ibrës mund të arrihen fitoret, të shtohen të ardhurat, dhe të synohet sërish lavdia e dikurshme në Itali dhe në Champions. /abcnews.al

mazz1.jpg
Klejdi Kaimi13:27 | 04/02/2020

Klubi i Torinos ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Walter Mazzarri. Bordi drejtues vendosi për shkarkimin e italianit pas 4 humbjeve radhazi ndërmjet kampionatit dhe Kupës së Italisë, ku ekipi shënoi vetëm 3 gola dhe pësoi 16. Mazzari qëndroi në krye të pankinës në 88 ndeshje, ku regjistroi 37 fitore, 24 barazime dhe 27 humbje në të gjitha kompeticionet.

Drejtuesit nuk kanë humbur kojë për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe menjëherë kanë zyrtarizuar Moreno Longo në krye të ekipit. Longo do ta drejtojë Torinon deri në fundin e këtij sezonit dhe më pas mund të ketë një rinovim të kontratës.

Italiani nuk është një i huaj për klubin “Granata”. Ai është nga Torino dhe ka luajtur si mbrojtës krahu për ta në vitet 1994-1997. Gjithashtu, Longo ka qenë dhe trajneri i ekipit të moshave, ku ka fituar kampionatin dhe Kupën me ta. Përpara se të pranonte rolin, 43-vjeçari fillimisht duhet të mbyllte marrëveshjen me Frosinonen edhe pse është shkarkuar që në dhjetorin e vitit 2018. /abcnews.al

 

Moreno Longo, trajneri i ri i Torinos
Ibra.png
Veronik Istrefaj23:42 | 28/01/2020

Milani ka mposhtur pas 120 minutash Torinon me rezultatin 4-2, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-2 dhe në shtesë, Milani tregoi superioritet.

Calhanoglu çoi shifrat në 3-2, ndërsa Ibrahimoviç vulosi gjithçka pak minuta më vonë, duke shënuar golin e katërt për kuqezinjtë. Milani arrin kështu gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, aty ku do të përplaset me Juventusin për një biletë në finale./abcnews.al

Ibra-11.jpg
Veronik Istrefaj22:44 | 28/01/2020

Ndeshja mes Milanit dhe Torinos ka shkuar në shtesë. E vlefshme për Kupën e Italisë, kjo sfidë u mbyll në barazim 2-2. Ishte Bonaventura që kaloi në avantazh Milanin, ndërsa mbrojtësi Bremer shënoi dy gola për Torinon.

Calhanoglu shënoi në minutën e 90+1′ për të çuar skuadrat në shtesë, por Ibra pak sekonda pak fundit, kishte një shans të artë për të shënuar. Bomberi suedez i befason të gjithë, pasi me portën e boshatisur nga një distancë e afërt, e çon sferën mbi tra. Edhe 30 minuta tjera në San Siro./abcnews.al

Bremer-Torino.jpg
Igli Nikolli22:17 | 28/01/2020

Torino ka përmbysur rezultatin kundër Milanit. Braziliani Bremer po zhvillon një ndeshje të madhe dhe ka shënuar dy golat e ekipit mik. Pasi barazoi rezultatin në pjesën e parë, qendërmbrojtësi brazilian ka shënuar sërish.

Bremer shfrytëzoi një kros të Aina në minutën e 71-të dhe mposhti me kokë Donnarummën. Ekipi granata është shumë afër kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. /abcnews.al

Milani.jpg
Igli Nikolli20:59 | 28/01/2020

Vjen goli i parë në “San Siro” dhe nis festa kuqezi. Milani ka zhbllokuar ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Torinos dhe ka kaluar në avantazh në minutën e 12-të.

Castillejo rikuperoi një top në mesfushë dhe pasoi menjëherë drejt Ante Rebic. Veprim i bukur i kroatit në krahun e majtë dhe asist në zonë për Jack Bonaventurën që nuk e ka të vështirë për të dërguar topin në rrjetë. /abcnews.al

Ilicic.jpg
Veronik Istrefaj22:40 | 25/01/2020

Atalanta është rikthyer të jetë e frikshme pas disa ndeshjeve jo në nivelin e duhur. Të besuarit e Gasperinit kanë shkatërruar Torinon me rezultatin e thellë 0-7, duke mos treguar aspak mëshirë kundër një kundërshtari që bëri një ndeshje për t’u harruar.

Ilicic shënoi tripletë në këtë takim dhe mëngjarashi, ishte njeriu i ndeshjes. Madje, goli i dytë i tij, ishte fenomenal. Lojtarët e Torinos prekin topin me dorë në mesin e fushës dhe gjyqtari akordon faull.

Sulmuesi i Atalantës nuk mendohet dy herë dhe gjuan fort nga distanca, duke i shtangur të gjithë dhe duke shënuar një gol të çmendur. Gosens dhe Zapata shënuan gjithashtu në pjesën e parë, ndërsa dopieta e Muriel në minutat e fundit, vendosi rezultatin final të sfidës në 0-7./abcnews.al

Atalanta.jpg
Igli Nikolli21:21 | 25/01/2020

Atalanta vijon të tregojë forcën e saj në Serie A. Ekipi bergamask ka lënë pas krahëve humbjen surprizuese në shtëpi kundër Spal dhe ka zgjidhur shumë shpejt duelin ndaj Torinos. Djemtë e Gasperinit kanë shënuar dy gola në ndeshjen jashtë fushe me anë të Ilicic dhe Gosens.

Slloveni zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të pas një insistimi të Palominos në krahun e majtë. Argjentinasi kreu një veprim të bukur dhe dërgoi një top drejt zonës, ndërsa Ilicic nuk e pati të vështirë për të shënuar me portën bosh. 12 minuta më vonë erdhi edhe goli i sigurisë.

Gjermani Gosens përfitoi nga një goditje këndi dhe goditi fort fluturimthi topin e rikthyer duke mposhtur portierin Sirigu. Si titullar për miqtë e ka nisur sfidën edhe Berat Gjimshiti dhe Atalanta është shumë afër arritjes së fitores. /abcnews.al

roma-torinio.jpg
Vladimir Prenga09:52 | 06/01/2020

Roma u mposht mbrëmë nga Torino me rezultatin 0-2, në një ndeshje që u vendos nga sulmuesi Andrea Belotti. Goleadori italian i shënoi të dy golat në portën e verdhekuqve. Fundi i ndeshjes pati goxha polemika.

Kjo për shkak të penalltisë së dhënë për skuadrën nga Torino. Një prekje e topit me dorë nga Chriss Smalling u konsiderua e parregullt. Fillimisht atij i ra topi në trup dhe më pas e zhvendosi me dorë dhe për këtë arbitri akordoi penallti. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono