Tom Doshi

tom-doshi.jpg
G. P.13:40 | 17/04/2018

Deputeti Tom Doshi refuzoi sot t’i përgjigjej interesimit të gazetarëve për një reagim të tij pasi Departamenti i Shtetit vendosi t’i ndalojë hyrjen në Amerikë atij dhe familjes për shkak të përfshirjes në korrupsion. Një ditë më parë, deputeti i Shkodrës ishte shprehur se ai nuk ka pasur detyra në qeveri dhe nuk është marrë me tendera.

Një ditë pas shpalljes person non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, deputeti Tom Doshi iu drejtua kryesisë së Kuvendit por refuzoi t’i përgjigjej interesimit të gazetarëve për situatën.

Tom Doshi: “A jeni ne terezi? Unë jam prononcuar dje”.

Në sallë nuk qëndroi më shumë se 5 minuta, për t’u larguar mes batutave duke përsëritur deklaratën e një dite më parë.
Të njëjtën deklaratë deputeti i mazhorancës e njoftoi menjëherë pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit anullimi i vizës dhe shpallja persona non grata në SHBA.

Përmes mediave, deputeti deklaroi se është opozitar, se s’ka firmosur ndonjëherë dhe 13 vjet kam deputet, por asnjëherë në pushtet. Për të bërë korrupsion duhesh të jesh ministër e kryeministër u shpreh ai, duke deklaruar se është taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që ka.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi vendimin për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkaura të Amerikës të deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij, për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Vendimi e sekretarit amerikan të Shtetit e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij përmes një njoftimi për shtyp me 16 Prill ku deklaronte se sipas ligjeve amerikane, kur ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është i përfshire në raste madhore korrupsioni apo shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushte i ndalohet hyrja në Amerikë./abcnews.al

A6384916-DC80-4BDF-8D87-22457C07E1E1_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s.png
ent ela19:25 | 16/04/2018

Departamenti Amerikan i Shtetit i ndalon hyrjen në SHBA deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Vendimi i sekretarit amerikan të Shtetit është bërë i ditur sot dhe si shkak jepet përfshirja në raste madhore korrupsioni. Doshi bëhet zyrtari i dytë shqiptar pas Llallës që I ndalohet hyrja në Amerikë.

Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Vendimin e Sekretarit amerikan të shtetit e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, që përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se sipas ligjeve amerikane, kur ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në njoftimin që u bë publik thuhet se deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur, nuk lejohen të hyjnë në Amerikë./abcnews.al

vlcsnap-error331-1-1280x720.jpg
us er16:14 | 19/12/2017

Moskrijimi i Gjykatës Speciale Antikorrupsion, SPAK, duket se ka futur në një rreth vicioz çështjen me të pandehur deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bami. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për dërgimin e saj tek Krimet e Rënda, këto të fundit e kanë ridërguar dosjen në Gjykatën e Lartë.

Durim Bami ishte të martën tek Krimet e Rënda për zëvendësimin e masës “arrest shtëpiak” dhënë për të 2 vite e 9 muaj më parë nga Gjykata e Lartë. Ai është një nga tre të akuzuarit për fabrikimin e provave të rreme të një skenari për vrasjen e deputetit Tom Doshi në vitin 2015. Të pandehurit Bami iu desh të rikthehej në banesë i shoqëruar nga policia pasi Krimet e Rënda nuk e shqyrtojnë dot më kërkesën e tij.

Dosja ku Durim Bami është i bashkëpandehur me deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku është ridërguar në Gjykatën e Lartë.
Burime të “ABC News” konfirmuan se Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencë për shqyrtimin e dosjës. Në këtë mënyrë, aktet i janë përcjellë Gjykatës së Lartë, e cila në tetor 2017 shpalli po ashtu moskompetencë. Gjykata e Lartë hoqi dorë nga shqyrtimi i dosjes, bazuar në ndryshimet kushtetuese për llogari të Reformës në Drejtësi ku gjykimi i akuzave ndaj deputetit, sic është rasti i Doshit, bëhet nga Gjykata Speciale Anti-korrupsion e njohur si SPAK. Por derisa ky institucion ende nuk është formuar, duket se asnjë gjykatë nuk do të vazhdojë shqyrtimin e dosjes “Doshi-Frroku-Bami”.

Prokuroria e Përgjithshme pretendon se tre të pandehurit e kësaj dosjeje në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar prova të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, aktualisht President i Republikës./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error199-1280x720.jpg
us er17:56 | 11/12/2017

Gjykata për Krimet e Rënda merr në dorë dosjen penale me të pandehur deputetin Tom Doshi. Në këtë procedim penal anëtari i Kuendit akuzohet për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurisë”. Dosja në fjalë është regjistruar ditët e fundit tek Krimet e Rënda, ku pritet të shqyrtohet nga një trupë e kryesuar nga gjyqtarja Liljana Baku. Ky procedim u zhvendos në këtë gjykatë nga Gjykata e Lartë, e cila në nëntor 2017 shpalli moskompetencë.
Sipas prokurorisë, deputeti Tom Doshi nuk ka deklaruar disa transaksione financiare të kryer prej tij në harkun kohor 2005-2017./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono