tkurret

ekonomia-gjermane-1280x720.jpg
nev ila16:30 | 14/08/2019

Ekonomia gjermane ka përjetuar një tkurrje në tremujorin e dytë të vitit. Ekspertët kanë dhënë alarmin se, rënia ekonomike e verifikuar për periudhën prill-qershor do të ketë pasoja për tremujorin pasardhës dhe sidomos për tregun e punës.

Ekonomia gjermane u tkurr gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti. Një rënie e ndjeshme e eksporteve ndëshkoi rritjen ekonomike, që vjen në një kohë kur institucionet i druhen një rënieje në rang global.

Konkretisht, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 0.1 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave.

Këto ndryshime e çojnë kuotën e rritjes vjetore në 0.4 për qind. Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, për pak i shpëtoi reçesionit vitin e kaluar. Ndërkohë, sinjalet paraprake për tremujorin e tretë duken ogurzeza, ka deklaruar Endriu Keningam, shef për seksionin e Europës në grupin Kapital Ekonomiks.

Sipas tij, të dhënat mbi biznesin e manifakturës për muajin korrik, që sapo kaloi, ishin po ashtu të zymta.

“Dhe ndërsa sektori i shërbimeve do të vazhdojë të mbahet më mirë, ka tregues që sugjerojnë se rënia ekonomike po prek tregun e punës”, ka deklaruar Keningam.

Ndërsa shifrat në tërësi kanë qenë negative, shpenzimet familjiare dhe ato qeveritare janë rritur bashkë me investimet jashtë sektorit të ndërtimit.

Vetë ndërtimi pësoi një rënie pas një tremujori të parë pozitiv për shkak të motit të butë.

Ndërkohë, lufta tregtare SHBA-Kinë dhe dalja e Britanisë nga BE-ja, sidomos në rast se bëhet pa një marrëveshje, janë faktorë që prekin besimin tek ekonomia globale./ABC News Albania 24/7

britani-1280x623.jpg
Sej rie14:45 | 09/08/2019

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar ka pësuar një rënie shokuese në tremujorin e dytë të vitit, duke vështirësuar rrethanat e daljes së vendit nga Bashkimi Europian. Duke komentuar të dhënat e fundit, ekspertët deklarojnë se nuk ka asnjë dyshim që ekonomia po hyn në ngërç.

Ekonomia britanike u tkurr në tremujorin e dytë të vitit, për herë të parë që prej 2012-s, një sinjal negativ ky teksa vendi bëhet gati të largohet nga Bashkimi Europian më 31 Tetor. Sipas mediave ndërkombëtare, stërlina ra në nivelin më të ulët të 31 muajve të fundit kundrejt dollarit, pasi të dhënat tregonin se të ardhurat në ekonominë e pestë më të madhe në botë ranë me 0.2 për qind në tre muajt e dytë të vitit, krahahsuar me ato të tremujorit të mëparshëm.

Me qeverinë e Boris Xhonson që është zotuar të largohet nga BE në datën e caktuar, me apo pa një marrëveshje tranzicioni, parashikimi për pjesën tjetër të 2019-s është i pasigurtë.

Rritja ekonomike ndërkohë ka rënë në 1.2 nga 1.8 për qind që ishte në tremujorin e parë, konfirmoi zyra britanike e statistikave. Sipas ekspertëve, nuk ka vend për dyshim se ekonomia po hyn në ngërç, pavarësisht se të dhënat nuk janë shumë të qëndrueshme.

Në këto rrethana, kanë shtuar ata, ekonomia britanike mbetet në buzë të humnerës sa i takon ecurisë së saj në tremujorin e tretë. Kjo, nisur nga fakti se rritja ekonomike në qershor ishte më e dobëta që prej gushtit të vitit 2013, vetëm 1 për qind. Situatës së vështirë i shtohet edhe pasiguria e shkaktuar nga lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono