titull

PARTIZANI-ME-I-MIRE-1280x720.jpg
ent ela17:51 | 22/09/2018

Partizani mund të quhet pa frikë pretendent për titull, pas paraqitjes që bëri ndaj Flamurtarit. Suksesi i skuadrës së trajnerit Gega u arrit falë dominimit me lojë.

Duhej të vinte java e pestë për t’u bindur sado pak. Partizani, po, që mund të quhet pretendent për titull në këtë kampionat, siç u pa qartë në fitoren ndaj Flamurtarit në kryeqytet.

Formacioni i trajnerit Skënder Gega tregoi një dominim kaq të madh, ndaj një ekipi padyshim të fortë, saqë nuk mund të mos e mendosh si konkurrent për Skënderbeun apo çdo ekip tjetër që synon kurorën.

Lojë sulmuese, harmoni mes reparteve dhe lojtarë që luajtën për njëri-tjetrin. E qartë që ky nuk është Partizani i vjetshëm, me egot e shumta si Moxhi, Iuliano apo Starova.

Flitet për ekipin e një trajneri që, edhe pse nuk e dimë nëse do të bëhet i madh, është padyshim një autoritet që i jep seriozitet postit të tij.

Ai e bëri një parashikim para ndeshjes. Kryeqytetasit nuk e patën problem që lojtarë si Batha apo Torasa janë larguar, madje ishin kundërshtarë këtë të premte, ndërsa të rinjtë luajtën me besim.

A mund të quhet ky sezoni i Partizanit?

Është e parakohëshme ta vlerësosh kështu, pas vetëm një ndeshjeje shumë të mirë, sidomos me një Skënderbe që mbetet në krye.

Sidoqoftë, mund të thuhet pa frikë se gabon, se kryeqytetasit nuk do të jenë sërish një zhgënjim. /abcnews.al

napoli.jpg
ad min09:20 | 19/04/2018

Gara për titullin në Serinë A mbetet e hapur. Juventusi gaboi, ndërsa Napoli arriti një fitore të vështirë, duke qenë tani vetëm 4 pikë larg
Një tjetër roveshatë ndëshkon kampionët.
Pas asaj që i ndodhi me Cristiano Ronaldon në Champions, ja goditja e radhës, këtë herë në kampionat, në fushën e modestes Crotone.
Ishte një nigerian shtatlartë, me emrin Simi, që realizoi golin vërtet të veçantë që i hoqi Juventusit fitoren nga dora, dhe ia ndërlikoi rrugën drejt titullit.
Barazim 1-1 dhe diferencë e shkurtuar në 4 pikë ndaj Napolit ndjekës, kur duhen edhe 5 ndeshje deri në përfundim të Serisë A.
Ja që edhe kampionët mund të gabojnë, e të mos jenë të përsosur, ndonëse mbeten favoritë për suksesin përfundimtar, duke pasur 85 pikë ndaj 81 të napolitanëve.
Juve kaloi në epërsi me golin e Alex Sandros që në minutën e 16 dhe u mendua se do të fitonte, por nuk ia doli.
Napoli përfitoi, ndonëse e pati tepër pisk ndaj Udinese, brenda në “San Paolo”.
Fitoi 4-2 pasi u ndodh dy herë në dizavantazh, duke treguar se nuk i mungon karakteri edhe kur gjendja duket e pashpresë.
Insigne, Albiol, Milik e Tonelli ishin autorët e golave për ekipin e trajnerit Maurizio Sarri, që kishte sërish si titullar mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Nëse gara për titull mbetet e çelur, edhe më e hapur është ajo për kualifikim në Champions.
Lazio, Roma e Interi janë në garë, dhe diferenca mes tyre është vetëm 1 pikë.
Lacialët e Tomas Strakoshës kaluan një dramë në Firence, duke ia dalë në fund ndaj Fiorentinës.
Përfundoi 4-3 në stadiumin “Artemio Franki”, ku fillimisht pati dy kartonë të kuq e pastaj 7 gola.
Për kryeqytetasit shënuan Luis Alberto, Martin Casseres, Felipe Anderson dhe sërish Luis Alberto.
Rivalët e tyre, po ashtu nuk gabuan me Romën që kaloi 2-1 Genoan në stadiumin “Olimpico” dhe me Interin që mposhti 4-0 Cagliarin, një ditë më parë.
Nga Championsi abdikon Milani pas barazimit 1-1 në fushën e Torinos.
Ky rezultat e lë ekipin e trajnerit Gatusso10 pikë pas, një diferencë që praktikisht nuk mund të kapërcehet.
Në renditje, Lazio e Roma kanë nga 64 pikë, Interi 63, ndërsa Milani 54./abcnews.al

vlcsnap-error978-1280x719.jpg
ad min19:42 | 26/12/2017

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura është vlerësuar me titullin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”. Ky titull iu dorëzua ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Muzika e tyre kanë shoqëruar përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme, kanë pritur e përcjellë personalitete nga e gjithë bota.
Për të gjitha këto banda frymore e forcave të armatosura merr mirënjohjen e Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku i Tiranës nënvizon rëndësinë që kanë uniformat ushtarake dhe jo vetëm në kohë kur të gjithë të tjerët festojnë apo pushojnë.
Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka, shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që janë pjesë e Forcave të Armatosura Ushtarake.
Banda Frymore e Forcave të Armatosura është krijuar në vitin 1944 me 20-25 pjesëtarë të bandës së xhandarmërisë dhe asaj mbretërore që u inagurua si formacion në paradën e 28 nëntorit 1944./abcnews.al

Gazetare e ABC News: Yllka Kamenica

vlcsnap-error256-1280x719.jpg
ad min11:10 | 10/12/2017

Interi ia doli të merrte një pikë në Derbin e Italisë të zhvilluar në fushën e Juventusit, për Serinë A. Vendasit krijuan më shumë raste, por nuk arritën të shënonin asnjë gol.

Kaloi një provë të madhe në rrugën drejt një titulli të mundshëm
Barazimi në fushën e kampiones në fuqi është gjithnjë një rezultat i madh, pavarësisht sesi arrihet dhe Interi i trajnerit Spaleti nuk do të gjykohet aspak për lojën, nëse në fund të sezonit realizon objektivin.
Derbi i Italisë në Torino nuk ishte një nga ndeshjet më të bukura të Serisë A, por padyshim një nga më të rëndësishmet dhe tregoi se këtë sezon Juventusi nuk mund të ndryshojë situatën në përballjet vendimtare.

Vetë fakti që Interi mori rezultat në një fushë ku gjithnjë është thyer, është tepër i rëndësishëm.
Vendasit patën epërsi në raste edhe pse jo gjithnjë në lojë, por e patën të pamundur të shënonin qoftë edhe një gol.

Në një përballje të fortë fizike, juventinët u dukën më të rrezikshëm para portës së miqve, por sulmuesi kroat, Mario Manxhukiç, nuk pati fat as në pjesën e parë, dhe as pas pushimit.
Interistët protestuan fort për një prekje me dorë të Benatias në zonë, që ata e kërkuan penallti.
Prekja me dorë ishte, ndërsa gjyqtari e quajti të pavullnetshme, madje as nuk denjoi që të kërkonte ndihmën e teknologjisë VAR.
Skuadra e Spaletit mori atë që deshi, ndonëse jo në mënyrë edhe aq bindëse.

Mbajti shumë topin, bëri edhe shpesh presion, por thuajse nuk krijoi asnjë rast të rrezikshëm.
Sidoqoftë, ishte sukses që nuk pësoi gol në fushën e ekipit që shënon më shumë gola në Serinë A, ndërsa e mbajti Juventusin 2 pikë larg në renditje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono