Tiranës

spaho-1-1280x717.jpg
ad min15:30 | 06/08/2019

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari duke e akuzuar për marrje të kompetencave të pushtetit lokal duke thirrur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Kamzës. Në një deklaratë nga selia blu, nënkryetari i PD, Edmond Spaho deklaroi se me urdhër të kryeministrit Rama, Prefektja Jahollari ka thirrur një mbledhje për konstituimin e Këshillit të ri bashkiak, kompetencë e cila sipas ligjit i takon sekretarit aktual.

Numri dy i PD theksoi se mbledhja e paligjshme e Këshillit Bashkiak të Kamzës është një rast më shumë që tregon se kryebashkiakët ilegjitimë të 30 Qershorit nuk do t’i shërbejnë interesit publik dhe nuk do të marrin vendime në interes të qytetarëve ndërkohë që kryeministrit Edi Ramës nuk i pritet që të pushtojë Bashkinë e Kamzës.

Sekretari aktual i Bashkisë së Kamzës kishte thirrur mbledhjen e radhës në 14 Gusht, por me një urdhër të Prefektes së Tiranës konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak në Kamëz do të bëhet paraditen e të mërkurës. Në zyrën e mbajtur prej tre mandatesh nga Xhelal Mziu, nesër do të hyj ish-deputeti socialist Rakip Suli./ABC News Albania 24/7

b624d29a-420d-4311-8f27-29b8ba4111d1-1280x854.jpg
ad min14:10 | 08/07/2019

Mbi 20 mijë studentë nga universitetet e Tiranës janë pajisur me Kartën e Studentit. Por sipas Bashkisë së Tiranës, një risi në këtë proces është edhe pajisja me kartë e studentëve të Akademisë së Sigurisë në Tiranë.

 Më shumë se 20 mijë studentë nga universitetet e Tiranës janë pajisur me Kartën e Studentit, duke përfituar mbi 100 shërbime publike dhe private falas ose me çmime të reduktuara. Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se për herë të parë edhe studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë kanë nisur të pajisen me kartën e studentit.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë:Besoj se deri nga mesi i korrikut do e kemi përfunduar pajisjen e studentëve tuaj me karta, ndërkohë që në total në gjithë Tiranën kemi shpërndarë mbi 20 mijë copë. Sot, shumë kompani, duke filluar nga qendrat e mëdha të shoppingut, deri tek dyqanet e vogla të kancelarisë, madje edhe ndonjë berber apo floktore, i janë bashkuar nismës, duke vendosur një stiker te dritarja, për të treguar se e pranojnë kartën e studentit dhe aty ka ulje për ta. Dua t’i falënderoj të gjithë privatët që na janë bashkuar. Jam shumë i lumtur që Bashkia e Tiranës e ofron këtë shërbim edhe për studentët e Akademisë së Sigurisë”.

Edhe Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj falënderoi Bashkinë e Tiranës për pajisjen me karta të studentëve të Akademisë së Sigurisë. Procesi i pajisjes me Kartën e Studentit në Akademinë e Sigurisë ka nisur prej datës 24 Qershor dhe deri më tani atë e kanë marrë rreth 150 studentë nga 325 që janë në total./ABC News Albania 24/7

64309404_2300327036890072_2368068624247160832_n.jpg
ad min12:30 | 14/06/2019

Ardian Mema do të jetë trajneri i Tiranës edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmi u konfirmua nga klubi bardheblu në faqen zyrtare në “Facebook”.

Lajmi u konfirmuar nga vetë skuadra kryeqytetase që njoftoi se teknikut do t’i besohet roli i trajnerit për sezonin e ardhshëm si dhe do të nisë puna për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri.

“Ardian Mema rikonfirmohet në krye të skuadrës. Një vit kontrate me opsionin për të vijuar sërish ne drejtimin bardheblu. Klubi ka nisur punën për të bërë gati skuadrën e sezonit të ri dhe i pari është rikonfirmuar trajneri. Mema prej muajit Tetor ka marrë drejtimin e Tiranës dhe tani e nis nga e para sërish me skuadrën e sezonit 2019-2020”, thuhet në njoftimin e skuadrë së Tiranës.

droga.jpg
ad min12:30 | 09/06/2019

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës, në saj të operacionit të koduar “Propocione”. Gjatë aksionit policia sekuestroi 974 gram kanabis të ndarë në doza gati për t’u shitur. Në pranga ranë shtetasit me inicialet  S.K. 34 vjeç dhe I.K. 24 vjeç, si dhe u proceduan e po hetohen në gjendje të lirë 23-vjeçari italian P.Z. dhe 27-vjeçari me iniciale L.Z. Dy të arrestuarit u kapën me lëndën narkotike në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, ndërsa dy personat e tjerë të proceduar po ndihmonin të sipërpëmendurit për shpërndarjen e kanabisit. Akuza ndaj tyre është prodhim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike./abcnews.al 

veliaj-4-1280x724.jpg
ad min19:50 | 07/06/2019

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon të fitoje një mandat të dytë zhvilloi takim me banorët e njësisë Nr. 6 në kryeqytet dhe prezantoi kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak. Veliaj bëri një rezyme të projekteve që kanë transformuar zonën e kësaj njësie gjatë këtij mandati, që sipas tij ishte lënë jashtë në harresë.

Sipas Veliajt, në 4 vitet e ardhshme në njësinë nr. 6 do të vihen në zbatim projekte mjaft të rëndësishme siç është zona ekonomike mes Kombinatit dhe Kasharit që do iu vijë në ndihmë kompanive të huaja

Gjatë takimit me qytetarët në Kombinat, Veliaj tha se transformimi i Tiranës do të vijojë pavarësisht dallimeve nëse votohet nga socialistët apo demokratët./ABC News Albania 24/7

tirnae-1280x722.jpg
ad min16:30 | 05/06/2019

Produktet bio të kryeqytetit janë ekspozuar në një panair të posaçëm në sheshin “Skënderbej”. I pranishëm kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se promovimi i produkteve është dëshmi e prioritetit tonë për zhvillimin e ekonomisë lokale.

“Shijo Produktet Lokale të Tiranës” ishte panairi i cili u zhvillua në sheshin “Skënderbej”, për të promovuar produktet bio e zonës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa vizitoi panairin tha se hapja e këtij panairi kushtuar produkteve bujqësore dhe blegtorale, konfirmon vëmendjen e Bashkisë së Tiranës për ekonominë lokale.

 

Erion Veliaj: “Sot tregu ka ardhur tek sheshi, edhe pse kemi disa tregje shumë të mira si Pazari i Ri apo tregjet e hapura nëpër lagje, por unë besoj se vetëm kur e sjellim në qendër të qytetit bujqësinë, do të thotë se e kemi seriozisht këtë punë, tregojmë që në sheshin tonë kryesor i kushtojmë tre ditë të gjithë atyre që jetojnë me djersë, ndershmëri, duke punuar tokën, duke punuar fermat e tyre, që sot është një realitet krejt tjetër në Tiranë”.

Veliaj u shpreh se për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka thyer monopolin e tregut të shumicës dhe fermerët do të mund të tregtojnë produktet e tyre në tregje me standarde.

Erion Veliaj: “Nuk mund të kemi një monopol ku çdo fermer i yni duhet të paguajë një taksë shumë të lartë që të hyjë te një privat, që e kishte nga ish-qeveria e kaluar. Kemi vendosur që bashkia, në anën tjetër të qytetit, në zonën e Farkës dhe të Lundrës, të hapim një treg agro-ushqimor të shumicës, për t’i thënë njerëzve që ke dy mundësi: tregun e shtetit dhe atë të privatit. Ndodh që në Bashkinë e Tiranës e bëjmë më mirë dhe më lirë të njëjtën punë që privati e bën shumë më shtrenjtë”.

Bashkia e Tiranës në këto katër vite ka pasur në fokus edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në zonat rurale, duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve, por njëkohësisht duke afruar edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me tregjet e Tiranës./ABC News Albania 24/7

bokse-1280x721.jpg
ad min19:00 | 01/06/2019

“Shpellari” i amerikanit Rob Beckett po interpretohet në teatrot e vendit nga Erdit Asllanajt. Duke folur për “Thumb” aktori i “Portokallisë” jep detaje nga promoja që i ka bërë. Ai thotë se e kaloi me sukses edhe këtë sfidë, ndërsa publiku e ka mirëpritur shfaqjen e tij.

Kilda: Promoja që ke bërë për shfaqjen “Shpellari” duke dalë rrugëve të Tiranës i veshur si shpellar. E kishe me siklet që njerëzit që gjatë kohës që xhiroje të shikoni ty? Kishte reagime?

Erdit Asllanajt: Ka qenë një liri e plotë sepse unë isha i maskuar me paruke me syze dhe isha për qejfin tim. Më shumë ngacmoja unë sesa më ngacmonin. Në fakt na erdhi edhe policia na bëri pyetje dhe na e bëri pak problem, po u zgjidh shumë shpejt.

Kilda: Po pse çfarë problemi kishte policia?

Erdit Asllanajt: Po se nuk ishte aq e hijshme thjesht paraqitja lakuriq dhe ndoshta ishte pak problematike.

Kilda: Po bokse kishe veshur?

Erdit Asllanajt: Po kisha një palë bokse të kohës së shpellarit.

Kilda: Ku mbanin shpellarët bokse?

Erdit Asllanajt: Gjethe pra…/abcnews.al

61498869_2236414013288761_7919949092875141120_n.jpg
ent ela10:30 | 31/05/2019

Përfaqësuesi i Unicef në vendin tonë, Roberto De Bernandi, vlerësoi Bashkinë e Tiranës si një partner të rëndësishëm dhe të besueshëm ku mund të mbështetet në realizimin e projekteve të përbashkëta për mirëqenien e fëmijëve, por jo vetëm.

“Besoj dhe do e bëj me shumë kënaqësi dhe krenari si përfaqësues i UNICEF, dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë dhe administratën e Bashkisë për organizimin e sotëm, por më  shumë rëndësi se kaq, gjithë stafin e saj për mirëmenaxhimin e mirë në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe me interesin e  fëmijëve. Faleminderit që UNICEF mund të mbështetet në një partner kaq të rëndësishëm. Pasi organizata jonë ëshë sigurisht e fokusuar tek të drejtat e fëmijëve”, tha Roberto De Bernandi.

Përfaqësuesi i Unicef prezantoi edhe rezultatet e një anketimi ku shumica e të rinjve e vlerësonin Tiranën si një qytet miqësor.

“Në një sondazh të realizuar së fundmi, Tirana është vlerësuar si një qytet miqësor me të fëmijët. Në videomaterialin e prezantuar, disa prej të intervistuarve vlerësuan mobilitetin”, deklaroi ai.

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Danaj ftoi edhe bizneset që të përshtasin ambientet e tyre për të qenë sa më miqësore për fëmijët.

“Ky është një partnership mes tre pjesëve që kontribuojnë në komunitet: Ministria e Financave, bashkia dhe vetë komuniteti. Është e rëndësishme çfarë ka bërë qeveria në këto vite në fusha të ndryshme, dhe do të përmendja decentralizimin. Është e rëndësishme që ne në këtë projekt decentralizimi të vendosim objektiva, dhe të masim performancën. Në këtë konferencë ne do të mësonim se cilat do të ishin kriteret për ta bërë qytetin edhe më miqësor me fëmijët. Do të ftoja bizneset të shihnin këtë qasje sot, dhe të shohin se çfarë mund të bëjnë që të kthejnë ambientet e tyre në sa më të përshtatshme për fëmijët”, tha Danaj.

Balluku-dhe-Veliaj-1280x761.jpg
ad min18:40 | 30/04/2019

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit hidrik të Tiranës. Realizmi i këtij investimi, me vlerë 10.5 milionë euro, pritet të jetë gati në gusht të vitit të ardhshëm dhe fale tij do te përmirësohet kapaciteti i furnizimit me ujë për kryeqytetin dhe zonat përreth. 

Në ceremoninë e përurimit të nisjes së punimeve për rehabilitimin e rrjetit hidrik, ishte e pranishme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo.

Ministrja Balluku ka vlerësuar angazhimin e Bashkisë së Tiranës në 4 vitet e fundit për të menaxhuar në mënyrën më të mirë sistemin hidrik të qytetit dhe për të garantuar furnizimin me ujë të qytetarëve.

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: “Furnizimi me ujë të pijshëm i kryeqytetit është një nga ato sfida, ku rritja dhe zhvillimi i shpejtë i gërshetuar me një trashëgimi shumë të keqe të situatës së investimeve në këtë sektor në të shkuarën, e bëjnë nevojën për ndërhyrje edhe më emergjente. Ndaj dhe sot jemi këtu bashkë me drejtuesit e bashkisë së Tiranës dhe me partnerët e miqtë tanë italianë, për t’i dhënë udhë një projekti shumë të rëndësishëm, që synon të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës”.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se falë këtij investimi afatgjatë Tirana do të përjetojë një revolucion hidrik që do të plotësojë nevojat e banorëve.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës: “ Ju e dini fare mirë që uji në Tiranë ka këto tre stacione: stacioni i parë, ku mblidhen ujërat, është ky i Bovillës; stacioni i dytë është impianti ku filtrohet, dhe stacioni i tretë është rrjeti dhe çezma e secilit prej përdoruesve të shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës. Ky investim lidh dy stacionet e para. Sot realisht po nis një revolucion hidrik për Tiranën. Jam i lumtur që falë kësaj ndarje të punës, teksa qeveria dhe ambasada fokusohen nga Bovilla në impiant, ne fokusohemi nga impianti në zonat tona problematike, kryesisht zona e Astirit, e Kasharit, zona ku ish-komuna kishte dhënë leje për pallate pa fund me puse uji”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se si pasojë e mirëmenaxhimit, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës i ka çuar arkëtimet në nivelin 97-98%.

I pranishëm në nisjen e punimeve edhe ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo e cilësoi investimin qe po bëhet me financimin e Qeverisë Italiane, përmes Kooperacionit Italian në Tiranë, si një vepër me ndikim dhe rëndësi të madhe teksa solli në vëmendje se ky investim është pjesë një programi të gjerë të qeverisë italiane për rehabilitimin e sektorit hidrik të Tiranës, një program i cili ka pasur një financim të përgjithshëm prej 27 milionë eurosh./ABC News Albania 24/7

1555790929_tirana4.jpg
ad min23:00 | 20/04/2019

Skuadra e Kukësit ka fituar ndaj Tiranës me shifrat e pastra 2-0. Një gol për secilën pjesë realizuan verilindorët ndërkohe që kryeqytetasit nuk përfituan nga barazimi i rivalit direkt për mbijetesë me Kastriotin.

Tirana nuk ia del të marrë pikë në sfidën ndaj Kukësit. Verilindorët fituan me shifrat e pastra 2-0 ndërkohe që bardheblutë nuk përfituan nga ndalesa e Kastriotit, rivalit direkt për mbijetesë. Sfida nis e qetë dhe pa shumë raste shënimi ndërkohe që shkëndija e parë e cila përfundoi në gol erdhi në minutën e 34.  Athemi përfiton nga je gabim i Dokës pason për Shkurtaj i cili realizon qetësisht me portën e boshatisur.

Tirana i afrohet golit numër minutën e 47 me hoxhallarin nga goditja e dënimit e cila përfundoi në traverse. Të pafat bardheblutë.

Në pjesën e dytë Tirana është me kërkuese por nuk ka shumë qartësi para portës ku mungon finalizimi.

Ishte minuta e 86 ku Rexhinaldo pati mundësinë për të mbyllur ndeshjen por godet jashtë.

Tre minuta me pas është Tirana që i afrohet golit me imamin por Frashëri devijon në këndore.

Tirana shpërdoron dhe Kukësi vulos takimin në minutën e 5 shtesë. Vasil Shkurtaj realizon një gol mjaft të bukur për shifrat 2-0.  Pas javës se 30 Kukësi rendite në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 51 pikëve. Sa i përket Tiranës, bardheblutë pozicionohen në vendin e tetë me 36 pikë, 5 pikë më shumë se Kastrioti./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono