Tiranë

policiaaaa.jpg
ad min14:41 | 29/10/2019

Rreth 200 forca policie morën pjesë në një operacion blic të zhvilluar paraditen e sotme në ambientet e doganës së Tiranës. Për kontrollin e territorit, krahas punonjësve të Policisë, u përdorën drone dhe qen antidrogë.

Pas kontrolleve blic në Portin e Detar të Durrësit, në sitë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt kaloi Dogana e Tiranës. Këto janë pamje nga kontrolli i zhvilluar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të doganës.

Rreth 200 forca policie morën pjesë paraditen e martës, ku krahas kontrollit të punonjësve të administratës u përdorën nga uniformat blu edhe drone e qen antidrogë.  Operacioni u ndoq nga afër nga kreu i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj dhe Gjovalin Loka, përgjegjës për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit.

Në skaner të forcave të rendit kaluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona. Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 pistoletë, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme.

Forcat Lëvizëse Operacionale shoqëruan 7 persona por nuk specifikohet për çfarë vepre penale akuzohen. Ky operacion u krye në zbatimi të planit të masave nga policia e Shtetit për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit, doganave dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë.

Më herët, një kontroll i tillë u krye në qytetin e Durrësit dhe te Vlorës, ku u shoqëruan disa persona që i fshiheshin drejtësisë./ABC News Albania

aksioni-blic.jpg
ad min12:43 | 29/10/2019

Aksioni blic që u zhvillua disa ditë më parë në qytetin e Durrësit  ka vijuar këtë të martë në kryeqytet. Abcnews.al mëson se rreth 100 forca policie kanë blindur zonënn e Doganës në Tiranë.

Objekt i këtij operacioni është goditja e paligjshmërisë. Oficerët e policisë kanë kryer kontrolle ndaj automjeteve dhe personave që dyshet se lëvizin me armë apo fshehin lëndë narkotike.  Deri më tani nuk dihet rezultati i këtij aksioni, nëse ka apo jo persona të arrestuar pasi policia nuk ka dalë në një informacion zyrtar.

Sot ka pasur edhe pjesëmarrje të FNSH të cilët kanë qenë në mbështetje të njësisë Shqiponja dhe forcave të rendit. Gazetari Andi Qosja ka raportuar për abcnews.al se aksioni pritet të shtrihet në qytetet e tjera të vendit, ku është marrë një plan masash për të prangosur personat me rekorde kriminale./abcnews.al

d430720f-82a4-4124-866b-56ae0f31c66f.jpg
ent ela12:52 | 28/10/2019

Policia e kryeqytetit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes të drogave të forta në lokale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor i koduar “Astiri”, ku në pranga përfundoi një 32 vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë 32-vjeçari me iniciale A. T. u shpërndante kokainë, në formë dozash klientëve në një lokal, në zonën e Astirit.

Policia sekuestroi 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i Policisë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, arrestoi në kuadër të operacionit policor të koduar “Astiri”, shtetasin:

  1. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;

dy shishe me përzierës lënde narkotike;

peshore elektronike;

dy aparate celulare.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /abcnews.al

policia-korce-vrasje-933x445.jpg
ent ela09:47 | 28/10/2019

Një konflikt për motive pronësie mes dy kushërinjve ka përfunduar me plagosje. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ku pas një konflikti për motive pronësie 44 vjeçari me iniciale R. H., vjeç ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn tij me iniciale K. H., 36 vjeç.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdes mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar 44 vjeçarin.

Edhe në të kaluarën kushërinjtë janë konfliktuar me sende të forta ndërmjet tyre dhe shkak kryesor ka qenë pretendimi i pronësisë për një pjese toke që ndodhet në zonën Kodër Kasharit.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”. /abcnews.al

avokate.jpg
Autor E09:22 | 28/10/2019

Avokatja e njohur Denisa Daka rrëfen përmes një postimi në Facebook një fenomen të përhapur në vend, siç është kërkimi i favoreve seksuale në këmbim të vendit të punës.

Ajo publikoi rastin e një vajze të re që nuk guxoi të vijonte betejen me punëdhënësin e saj, baba i tre fëmijëve, i cili i kërkonte favore seksuale për ta mbajtur në punë.

“Me tregoi se jo për të parën herë ish shantazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty. Ky makth kish zgjatur për disa muaj rradhazi ndërsa e reja kish vendosur paskësaj të braktiste vendin e punës, mundësinë për të mbijetuar e vetme këtu në Tiranë sakaq”- shkruan avokatja.

<b>Postimi i Avokates Denisa Daka </b>

Një vajze e re, pothuaj në moshën e vajzês sime, ish shantazhuar prej muajsh nga punëdhënësi i saj.

I duhej të studionte e të punonte njëkohësisht, pasi familja nuk mund ta suportonte financiarisht.

Me tregoi se jo për të parën herë ish shantazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty.

Ky makth kish zgjatur për disa muaj rradhazi ndërsa e reja kish vendosur paskësaj të braktiste vendin e punës, mundësinë për të mbijetuar e vetme këtu në Tiranë sakaq.

Kërkoi të niste një proçes gjygjësor kundra punëdhënësit të saj, por pasi u njoh me proçedurat që do të ndiqeshin kundra tij, frikur nga pasojat u tērhoq të vijonte betejën ligjore, bërë një grusht përballë meje, nga hutimi e dhimbja bashkë.

Dhjetra mesazhe të printuara nga tel i saj për këtë qëllim i digjnin duart e zemrën bashkë kësaj njomëzake e cila sapo kish nisur me dëshirë e kureshti rrugëtimin e saj..

Nuk kish guxuar ta ndante me askënd këtë makth, nga frika se do të paragjykohej a do të humbte lidhjen me familjen a miqtë e saj.
Janë me dhjetra raste në fakt, kur vijimi i kontratës së punës kushtëzohet me marrëdhēnie seksuale.

Të pashpresa, të dhunuara, pa përkrahje posaçërisht, përgjegjëse në shumë raste për jetën e familjarëve të tyre, shumë gra dhe vajza i nënshtrohen pa dëshirë këtyre kushteve, për të mund të siguruar mbijetesën kryesisht.

Në një vend të egër si ky yni, gratë e vajzat me një historik dhune posaçërisht, të tjera tē braktisura nga familja a në nevojë ekstreme, me një barrë detyrimesh mbi supe, vijojnë “kontraten” me bosat e tyre të cilët kutërbojnë era urinë e parfum bashkë, duke mos patur asnje alternative tjeter.

Të pafuqishme për të denoncuar, me zemër të thyer e shpirt ndër dhëmbë, kujtojnë se përveç bukës së munguar në sofër, shantazhet apo presionet, kanosje e hapur për jetën, mund t’u marrin jetën sejcilës.

Nëse rrëmon në arkivat e komisariateve, mund të gjesh me qindra kallzime ndër vite depozituar per kete qellim, të cilat pasi flene për muaj me rradhë në sirtarët e akuzës, arshivohen e mbyllen njëra pas tjetrës “për mungesë provash” kryesisht..

Një tjetër njomëcake sot, vendosi të heshtë pêrfundimisht para fatit të saj të trishtë..

 

PROBLEMET-ME-PARKINGUN-NE-TIRANE-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:01 | 27/10/2019

Shtimi i korsive të biçikletave në rrugët e kryeqytetit ka shtuar problemet me qarkullimin e automjeteve duke pakësuar edhe vendet e parkimit. Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, duhet një studim i mirëfilltë për korsitë e biçikletave dhe parkingjeve për të shmagur kaosin me trafikun.

Vitet e fundit në kryeqytet janë shtuar ndjeshëm korsitë e biçikletave në shumicën e zonave, por kjo ka pakësuar vendparkimet për automjetet. Ekspertët rrugorë shprehen se duhet të ketë një studim të mirëfilltë sa i përket korsive të biçikletave dhe parkingjeve, qofshin ato me pagese apo falas.

Korsitë e biçikletave në kryeqytet u vijnë në ndihmë atyre që zgjedhin të pedalojnë, por nga ana tjetër stërmundojnë drejtuesit e mjeteve për të gjetur parking

Edhe specialistët rrugorë shprehen se për të parkuar në kryeqytet si me pagesë apo pa pagesë po kthehet në një sfidë

Specialistët theksojnë se një problematikë që lidhet me parkimin është edhe tarifa, e cila duhet të jetë e përshtatur në bazë të kohës së qendrimit

Sinjalistika që orienton drejtuesit e mjeteve se ku mund të gjejnë vendparkimi, duhet të jetë e vendosur nëpër akset kryesore që të krijoje më shumë lehtësira

Sipas ekspertëve rrugorë për të ofruar lehtësi për një vendparkim, institucionet përgjegjëse duhet të kthejnë në parkingje publike edhe bodrumet e pallateve. /ABC news Albania 24/7

kosova-1.jpg
ad min10:08 | 26/10/2019

Këtë të shtunë nisi në Tiranë samiti i Paqes së Europës Juglindore. Në nisje të këtij samiti foli kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai deklaroi se edhe pse në Tiranë është mysafir ndjehet si në shtëpi. Samite të tilla, sipas Kurtit i bëjnë bashkë njerëzit. Krti bëri thirrje që të rrëzohen muret e vogla që ndajnë njerëzit me qëllim që të përparojmë.

“Edhe unë jam sot këtu po si ju mysafir në këtë samit të paqes mirëpo ndihem si në shtëpi dhe në tiranë, porsi në Prishtinë prandaj mirë se keni ardhur dhe mirë se e bejmë njëri tjetrin në këtë takim shumë të rëndësishëm. Them takim të rëndësishëm se këtu njerëzit edhe bëhen bashkë dhe e bëjnë këtë për paqe. Bashkimi për paqe është kushti për paqe dhe më tej mundëson që të qëndrojnë popujt.

Samite të tilla që bëjnë bashkë njerëzit janë tepër ë vlefshme për të ardhmen. Kjo është detyra jonë kryesore, që sa më shumë të mundemi, kur të mundemi ti bëjmë njerëzit bashkë., ti ndajmë vlerat e përbashkëta duke kuptuar që angazhimi për paqen edhe ua mundëson dhe iu garanton përparimin. Në vend të një muri të madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë. Paqja është amanet dhe ideal i brezave që u sakrifikuan për të. Përveç fqinjësisë së mirë që vendet e Ballkanit kanë nevojë përveç integrimit në BE sepse Ballkani Perëndimore dhe BE janë të rëndësishëm për njëri tjetrin, ne duhet të luftojmë varfërinë, pabarazinë dhe padrejtësinë”, tha Kurti./abcnews.al

policiaok.jpg
Autor E07:40 | 26/10/2019

Policia rrugore e Tiranë ka kryer një sërë kontrollesh gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme duke kapur disa shoferë që drejtonin makinën me shpejtësi.

Kontrollet janë kryer në Sauk dhe Kashar, ndërsa shkelësit janë gjobitur.

Mes shkelësve janë kapur edhe shoferë që ecnin me më shumë se 170 kilometra në orë.

VID_20191026_WA0008

TiranëPolicia Rrugore e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavëMe Radar në Sauk e Kashar për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave te lejuara duke u kthyer në rrezik të madh për të shkaktuar aksident rrugor.142 -173 Km/orë 🛣✈❗❗❗❗❗❗🚫 shpejtesisë se destinacioni 🏡 ❓❓❓❓❓❓🚑🚔🚓 prej orës 22.00 deri në orën 01.00 ✍ 13 Patenta të tërhequra dhe marrë masa administrative per OASh 😇 për shpejtesi qe varionin nga 142 deri ne 173 km/h.Mos shpejto të përfundosh nē 🚑 apo mē keq akoma.Gjithmonē kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor; dikush po të pret në shtëpi.Kontribuo dhe ti për sigurinë e jetës në rrugë

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 25 octobre 2019

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë

Me Radar në Sauk e Kashar për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave te lejuara duke u kthyer në rrezik të madh për të shkaktuar aksident rrugor.

142 -173 Km/orë 🛣

🚫 shpejtesisë se destinacioni 🏡 🚑

🚔🚓 prej orës 22.00 deri në orën 01.00  13 Patenta të tërhequra dhe marrë masa administrative per OASh 😇 për shpejtesi qe varionin nga 142 deri ne 173 km/h.

Mos shpejto të përfundosh nē 🚑 apo mē keq akoma.

Gjithmonē kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor; dikush po të pret në shtëpi.

Kontribuo dhe ti për sigurinë e jetës në rrugë

edi-rama-6.jpg
ad min14:41 | 25/10/2019

Asnjëherë më parë se tani, sipas kryeministrit Edi Rama nuk ka dalë në pah nevoja për bashkëpunim mes vendeve të rajonit. Shefi i qeverisë e bëri deklaratën në Forumin e kryebashkiakëve të vendeve 17+1, ku foli për kthimin e rajonit tonë nga një zonë konflikti, në një hapësirë bashkëpunimi.

Nëse për të tjerët bashkëpunimi me Kinën është një mundësi për financime kryeministri shqiptar Edi Rama fillimisht ka një tjetër synim.

“Unë besoj shumë fort që në radhë të parë, urat e bashkëpunimit me Kinën janë ura që sjellin dije dhe përmes të cilave mund të këmbehen eksperienca dhe të transferohen dije, të cilat më pas kthehen edhe në përfitim për vendet, për qytetet, për komunitetet”, tha Rama.

Me Kinën në fjalën përshëndetëse në forumin e kryetarëve të bashkive të kryeqyteteve të vendeve të nismës 17+1  kryeministri Rama përparësi i dha dhe zhvillimit të turizmit.

Ndërkohë pa me rëndësi praninë në takim të kryebashkiakëve nga Ballkani Perëndimor.

 “Është një periudhe kohe në historinë tonë të përbashkët, ku ka dalë më shumë se asnjëherë në pah, qoftë nevoja, por qoftë edhe potenciali i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Përpara disa javësh, ne bëmë një deklaratë të përbashkët me Presidentin e Republikës së Serbisë dhe Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në funksion hapjes e së një faqeje të re në historinë e rajonit, bazuar në katër liritë e Bashkimit Europian; lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Një nismë gjithëpërfshirëse, që do të shkojë më tutje me takimin e Ohrit në datën 10 nëntor, ku janë të ftuar të gjithë liderët e rajonit dhe jo vetëm kaq, por edhe protagonistë të tjerë, partnerë ndërkombëtarë në procesin e transformimit të kësaj hapësire ku jetojnë nga një zonë konflikti në një hapësirë bashkëpunimi”, tha Rama.

Në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama ishte dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Shoh këtë si një mundësi fantastike jo vetëm për  rritur bashkëpunimin me Kinën, por edhe për të rritur bashkëpunimin me  njëri-tjetrin, Tiranës me Shkupin, Tiranës me Podgoricën, me Beogradin, Sarajevën, të Tiranës me qytete të tjera që ndoshta na mësojnë që nuk ia vlen të shpikim rrotën nëse diçka po funksionon perfekt në ato vende”, tha Veliaj.

Forumi “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish është një nismë e Kinës e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës./ABC News Albania

otp-bank.jpg
ad min18:28 | 24/10/2019

Banka OTP Albania përuroi të mërkurën degën më të re në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pranë kryqëzimit me rrugën Vaso Pasha.

Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm u mbajt një ceremoni e prerjes së shiritit, moment që vjen dhe si një mesazh i qartë i synimit të OTP Bank Albania për zgjerim, forcim, dhe rritje të prezencës në treg.

Të pranishëm në ceremoni ishin drejtuesit e lartë të bankës, punonjës të saj dhe përfaqësues të politikës. Sipas drejtorit të përgjithshëm, Bledar Shella hapja e kësaj dege flagship merr kuptime në shumë dimensione në aspektin ekonomik dhe jo vetëm.

Gjatë së enjtes Banka OTP Albania mikëpriti Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Z. Péter Szijjártó. Ministri hungarez shprehu vlerësimin e tij për Bankën OTP dhe ndau besimet e tij për ndikim pozitiv të këtij grupi kudo ku ai gjendet dhe investon.

Péter Szijjártó, Ministër i Jashtëm dhe i Tregtisë në Hungari: Ne jemi shumë krenarë që OTP Bank është prezente edhe në Shqipëri. OTP Bank nuk është vetëm banka kryesore në Hungary por është gjithashtu edhe një prej kompanive kryesore. Në të gjitha vendet ku OTP Bank ka shtuar prezencën e saj, ka patur një ndikim pozitiv në marrëdhëniet ekonomike të atij vendi. Fakti që OTP Bank është banka e katërt në tregun financiar në Shqipëri, jep një impuls tepër pozitiv për kompanitë e tjera hungareze për të ardhur dhe për të investuar në këtë vend. Kështu, ne presim një rritje të numrit të kompanive hungareze që do të investojnë në tregun shqiptar.

Pas Hungarisë, me hyrjen në Shqipëri, OTP Bank aktualisht operon në 10 vende të tjera nëpërmjet filialeve të saj në: Bullgari, Kroaci, Rumani, Serbi, Sllovaki, Ukrainë, Malin e Zi, Moldavi, Slloveni dhe Rusi./ABC News Albania 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono