Tirana

hoxhallari.jpg
Vladimir Prenga09:56 | 07/10/2019

Tirana po kalon një moment jo të mirë. Tre ndeshjet fundit bardheblutë kanë marrë vetëm një pikë, ndaj Flamurtarit në transfertë. Më shumë se morën një pikë, mund të thuhet se skuadra e drejtuar nga Ardian Mema la dy. Ai gol në shtesë i Ardit Hoxhajt mbajti në krizë rezultatesh 24 herë kampionët e vendit.

Normalisht edhe pozitat e trajnerit lëkunden pas rezultateve të tilla dhe mbi Memën ka pikëpyetje për vazhdimësinë. Deri më tani klubi ende nuk ka marrë një vendim. Momentalisht fokusi është te beteja ligjore me Flamurtarin. Sot pritet që Tirana të dorëzojë në FSHF kërkesën për marrjen e tre pikëve në tavolinë. Kjo pasi pretendohet se Ariel Muçollari është aktivizuar në ndeshjen me bardheblutë jashtë rregullave.

HOXHALLARI – Mbrojtësi i majtë i Tiranës, një ditë më parë është aktivizuar me ekipin e dytë. Hoxhallari ishte lënë jashtë skuadrës në Vlorë dhe trajneri Mema e pranoi se kishte një dënim administrativ ndaj tij. Presidenti Refik Halili paralajmëroi pas derbit se do ketë lojtarë që do të shkojnë te Tirana B.

Nuk dihet nëse pezullimi për Hoxhallarin përfundon këtu. Me ekipin B dje është aktivizuar edhe Albi Doka, i cili ka dashur të marrë minuta. Vangjeli ka qenë i preferuari i Memës në ndeshjet e fundit dhe mbrojtësi i djathtë e ka parë të udhës të luajë në derbin e djeshëm kundër Partizanit B. /abcnews.al

IMG_20191005_203514.jpg
Vladimir Prenga09:11 | 06/10/2019

Tirana do tre pikët në tavolinë, pasi pretendon se Flamurtari ka aktivizuar një lojtar kundër rregullave të garës. Bardheblutë i referohen nenit 30, pika 3, ku aneksohet diçka e tillë. Gjithsesi në Vlorë janë të sigurt që gjithçka e kanë bërë në rregull.

Flamurtari fillimisht kishte përzgjedhur tetë lojtarë si rezerva, ndërkohë që më pas është shtuar edhe i ri Muçollari. Për këtë, pas ndeshjes,  ata kanë shpërndarë për mediat edhe protokollin zyrtar me ndryshimin e bërë. Gjithsesi për mediat para fillimit të sfidës nuk është komunikuar ndryshimi.

Protokolli pas ndryshimit, Muçollari i selektuar

ÇFARË NDODHI DJE – Ariel Muçollari u hodh në fushë pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë. Emri i të riut vlonjat nuk figuronte në protokollin e ndeshjes, që i ishte shpërndarë mediave. Në fakt as në protokollin zyrtar nuk ka qenë, sikurse shihet në foton e mëposhtme.

Protokolli zyrtar i ndeshjes, mungon “selektimi” i Muçollarit

Tirana e ka vënë re atë që ka ndodhur dhe është interesuar për të marrë informacione. ABC News mëson se delegati i ndeshjes, Besnik Çela, është shprehur se ai është  njoftuar nga Flamurtari për ndryshimin në protokoll. Nga ana tjetër Tirana pretendon se nuk është bërë procedura, riprodhimi i protokollit për median dhe njoftimi i klubit mik. Pikërisht këtu pretendon të përfitojë klubi bardheblu. /abcnews.al

Mema-1.png
Veronik Istrefaj20:22 | 05/10/2019

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, shprehu keqardhje për barazimin në Vlorë, pasi skuadra e tij po fitonte deri në sekondat e fundit. Pas këtij barazimi, numri një i stolit bardheblu tha për Supersport:

NDESHJA – “Ndoshta na mungon qetësia. Ndeshja me Partizanin ka lënë gjurmë. Kemi administruar lojën dhe vjen keq që përfundoi ashtu siç përfundoi”.

LIKA & HOXHALLARI – “Ilioni pati një problem në shpinë dhe u detyruam ta ndërronim. Nuk kisha ndër mend ta ndërroja, por ishte konstatim i mjekëve. Pjesa e Hoxhallarit është vendim administrativ, jo i imi. Do flas me presidentin, është momenti për të folur bashkë. Nëse ekipi luan keq, është gabimi im”.

PROBLEMET – “Nëse ekipi luan mirë e shënon gola, domethënë ky ekip më ndjek, nuk diskutohet. Po të shohësh golat, u festuan tek unë. Ky është moment që duhet analizuar, pyetje që ia bëj edhe unë vetes”, përfundoi Mema.

Tirana-Flamurtari.png
Veronik Istrefaj19:20 | 05/10/2019

Skënderbeu ka marrë një fitore të pastër 2-0 kundër Luftëtarit, me të dy golat që kanë ardhur në sekondat e fundit të sfidës. Ishte mesfushori Burno Dita ai që shënoi golin e parë, në minutën e 90+3’. Pak sekonda më vonë, Skënderbeu do të shënonte sërish, me anë të Mujës (90+4’).

Në takimin tjetër mes Flamurtarit dhe Tiranës, nuk ka pasur fitues. Edhe pse për shumicën e takimit bardheblutë kryesuan, në fund nuk ia dolën të largoheshin me tri pikët e plota, pasi Hoxhaj shënoi në minutën e 90+2’. Hasani shënoi dy gola për Tiranën (4’ 38’), ndërsa goli i parë për Flamurtarin ishte një autogol nga Ngoo (13’)./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7
E shtunë, më 5 tetor, ora 17:00

SKËNDERBEU-LUFTËTARI  2-0
Dita 90+3, Muja 90+4′

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pëllumbi, Vangjeli, Daja, Muzaka, Bregu, Ndecky, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Qyrani, Dushkaj, Lala, Demo,  Acka, Rapo, Renja, Hyseni, Vyent, Oshafi.  Trajner: Giorgos Marantas

Kartonë të verdhë: Vangjeli 37′, Ndecky 77′, Taipi 88′ / Demo 2′

FLAMURTARI-TIRANA   2-2
Ngoo (ag) 13’, Hoxhaj 90+2′ / Hasani 4’ 38’

Flamurtari: Moçka, Deliaj, Sarris (Mucollari 54′), Zeqaj, Pjeshka, Nika, Rrapaj (Cela 83′), Vrapi, Ribaj (Hoxhaj 75′), K. Nebihi, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini

Tirana: Lika (Bakaj 46′), Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajgeci, Çelhaka, Batha, Hasani, Cobbinah, Cale (Halili 62′), Ngoo (Dunga 78′). Trajner: Ardian Mema

Kartonë të verdhë: Nika 44′, Hoxhaj 90+2′ / Bakaj 91′

Hasani.jpg
Veronik Istrefaj18:11 | 05/10/2019

Janë mbyllur pjesët e para mes Skënderbeu-Luftëtari dhe Flamurtari-Tirana. Në Korçë, fraksioni i parë i lojës është mbyllur pa gola, me të dyja skuadrat që u mbrojtën mirë.

Ndërsa në Vlorës, janë shënuar plot 3 gola gjatë 45 minutave të para. Serinë e golave e hapi Edon Hasani, që në minutën e katërt të takimit. Nëntë minuta më vonë, Flamurtari arriti të barazojë, pasi sulmuesi Ngoo shënoi autogol. Për të rikthyer Tiranën në avantazh, mendoi sërish Hasani. Fantazisti i bardhebluve shënoi golin e dytë personal, në minutën e 38-të./abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7
E shtunë, më 5 tetor, ora 17:00

SKËNDERBEU-LUFTËTARI  0-0

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pëllumbi, Vangjeli, Daja, Muzaka, Bregu, Ndecky, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Qyrani, Dushkaj, Lala, Demo,  Acka, Rapo, Renja, Hyseni, Vyent, Oshafi.  Trajner: Giorgos Marantas

FLAMURTARI-TIRANA   1-2
Ngoo (ag) 13’ / Hasani 4’ 38’

Flamurtari: Moçka, Deliaj, Sarris, Zeqaj, Pjeshka, Nika, Rrapaj, Vrapi, Ribaj, K. Nebihi, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajgeci, Çelhaka, Batha, Hasani, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Ardian Mema

tirana-vlore.jpg
Vladimir Prenga16:33 | 05/10/2019

Tre takime nisin prej orës 17:00 për llogari të javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Takimi kryesor është ai mes Partizanit dhe Teutës, por mjaft interesante dhe të rëndësishme janë edhe dy ndeshjet e tjera: Skënderbeu-Luftëtari dhe Flamurtari-Tirana. Së fundmi janë zbuluar edhe formacionet me të cilat këto ekipe do të nisin ndeshjet dhe janë si më poshtë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7
E shtunë, më 5 tetor, ora 17:00

SKËNDERBEU-LUFTËTARI
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pëllumbi, Vangjeli, Daja, Muzaka, Bregu, Ndecky, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja
Luftëtari: Qyrani, Dushkaj, Lala, Demo,  Acka, Rapo, Renja, Hyseni, Vyent, Oshafi.  Trajner: Giorgos Marantas

PARTIZANI-TEUTA
Partizani: Hoxha, Mala, Belica, Boldor, Trashi, Broja, Romero, Cordeiro, Asani, Çinari, Solomon. Trajner: Franco Lerda
Teuta: Frashëri, L.Vila, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, Gashi, Çyrbja, Khalid, Nikac Trajner: Bledi Shkëmbi

FLAMURTARI-TIRANA
Flamurtari:
Moçka, Deliaj, Sarris, Zeqaj, Pjeshka, Nika, Rrapaj, Vrapi, Ribaj, K. Nebihi, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini
Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajgeci, Çelhaka, Batha, Hasani, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Ardian Mema

kukesi-tirana-1.jpg
Vladimir Prenga08:59 | 05/10/2019

Humbja në derbi e mërziti ndjeshëm presidentin e Tiranës, Refik Halilin. Pas ndeshjes madje “kërcënoi” se do të ketë lojtarë që nuk do të luajnë më në ekipin e parë. “Nuk më tremb fare situata aktuale, skuadra ime ka brumë dhe do të bëjnë mirë në të ardhmen.

Problemi qëndron te drejtuesit. Aty e kemi problemin, do të marrim disa vendime. Ka edhe disa lojtarë që do të luajnë tek ekipi B dhe kurrë më me Tiranën”, tha Halili mes të tjerash.

Mbrojtësi Erjon Hoxhallari, para ndeshjes me Kukësin

Kanë kaluar ditë dhe klubi nuk doli me asnjë vendim publik. Gjithsesi duket se ka një të dënuar. “Panorama Sport” raporton se me skuadrën nuk ka udhëtuar drejt Vlorës mbrojtësi Erjon Hoxhallari. Jo vetëm kaq, por në artikull raportohet se ky është një vendim i drejtuesve të klubit.

Tanimë pritet që Tirana të dalë me një qëndrim zyrtar dhe të mësohet arsyeja e vërtetë e mungesës së Hoxhallarit. Para derbit ishte trajneri Ardian Mema që la jashtë skuadre Eni Imamin, për arsye disiplinore. /abcnews.al

Dani.jpg
Veronik Istrefaj23:03 | 03/10/2019

Naim Dani, shef sigurie në “BBS Security”, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ku foli për mbarëvajtjen e derbit. Në fjalën e tij, Dani tha:

“Është shumë e thjeshtë. Ideja është që policia është aty, por në derbi, sidomos në Shqipëri, policia duhet të jetë me doemos aty. Për dy arsye: E para, numri i tifozëve është shumë i madh. E dyta, policia private nuk ka kapacitete për të përballuar gjithçka. E kam thënë se do të ishte si “minë me sahat”. Aty ka pasur disa flakadanë dhe policia po merret me këtë çështje”.

“Ka standarte të tjera. Policia është e njëjtë, si në Tiranë, si në Elbasan. Unë punoj në çdo qytet të Shqipërisë. Dhe në derbi, në 18:04 iu ka rënë telefoni dhe kanë vepruar menjëherë. Tani, çfarë duhet zgjidhur: Nuk ka derbi në ballkan dhe në Europë që zhvillohet pa polici të shtetit. Policia e shtetit ka qenë tepër aktive dhe në derbi, por situata agravoi me shpejtësi shumë të madhe. Policisë iu deshën disa minuta për të rivendosur qetësinë”.

HALILI – “Presidenti është president si të gjithë të tjerët. Kam frikë se ai nuk e di si funksionon kompania private me të cilën ai ka kontratë. Para ndeshjes, bëhet një mbledhje dhe thuhet: Zotëri, ke ndonjë gjë ti? Është standart në çdo ndeshje. Le të vijë në Laç, në Ballsh, e njëjta gjë bëhet. Ka një proçedurë standarte dhe ai përfaqësues i Tiranës duhet të vijë të më thotë. Dy orë para ndeshjes, unë kam gjetur 50 veta në stadium, me një “badge” Staff-Tirana. Që t’i biem shkurt: Presidenti Halili ta gjejë fajin te stafi i vet, pastaj te bashkëpunëtoret. Unë atë ditë jam monitoruar nga policia e shtetit në çdo moment. Unë vendos skela në çdo ndeshje, i vendos për të kontrolluar të gjithë njerëzit. Në derbi, janë mbi 300m skela. Presidenti është mik i yni, ndoshta e ka thënë atë deklaratë duke u nxituar”./abcnews.al

Lirim-zalla.png
Veronik Istrefaj22:43 | 03/10/2019

Gazetari dhe analisti i njohur, Lirim Zalla, është i ftuar në studiot e ABC News në emisionin Pressing, aty ku foli për derbin e kryeqytetit. Në fjalën e tij, Zalla tha:

“Normalisht, gjërat nuk fillojnë te kjo që ka ndodhur në stadium, por që më përpara, te rregullat që ka vënë Federata. Kemi pasur kontratë me Ministrinë e Brendshme, nuk e kanë më. Ne jemi ballkanas, nuk jemi në Perëndim. Këtu bëhet një rrëmujë shumë e madhe. Duhet të kemi bashkëpunim me rendin, nëse nuk ka bashkëpunim, nuk ka asgjë. Këtu duhet të sundojë ligji.

Patëm dhe një mbledhje jo shumë interesante me Kryemistrin e Shqipërisë, ku tha 100 ditë. Kanë kaluar shumë ditë dhe nuk është punuar dhe nuk ka asgjë. U ngritën disa grupe pune për dhunën në stadiume, por nuk ka asgjë. Nuk ndalohet dot dhuna në stadiume nëse nuk jemi të gjithë bashkë. Nuk e ndalon dot zoti Naim. Duhet ta marrësh që fëmijë edukatën”./abcnews.al

Vasili.png
Veronik Istrefaj22:19 | 03/10/2019

Politikani i njohur, Petrit Vasili, foli për derbin mes Tiranës dhe Partizanit. I ftuar në studion e ABC News në emisionin Pressing, Vasili tha: “Më zhgënjeu humbja e Tiranës, pasi jam tifoz i tyre. Tirana ka vuajtur edhe para ’90 kur Tirana bënte hetuesin, nuk është histori e re.

Mendoj se helmimi i ambientit para ndeshjes krijoi tjera efekte te tifozeritë. Ne të gjithë jemi tifozë. Kemi qenë shumë më të zjarrtë në moshën e atyre djemve, sot jemi më të përmbajtur. Helmimi që i ndodhi ambientit përpara nga njerëz publik, çoi në atë situatë. Futbolli ka shumë tifozë dhe mjafton një provokim, ngacmim i vogël, që gjithçka të shpërthejë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono