tifozet

partizani-tirana-933x445.jpg
ent ela23:41 | 28/09/2018

Tirana u mposht për të 3-ën herë radhazi në derbin me Partizanin duke e çuar në 14 numrin e ndeshjeve pa fitore me rivalin e përjetshëm. Kryendeshja e futbollit shqiptar u vendos nga një gol i vetëm i shënuar nga Esat Mala në pjesën e parë të sfidës së luajtur në “Selman Stërmasi”, i tejmbushur nga tifozët bardheblu që erdhën të organizuar rreth 1 orë e gjysmë para nisjes së sfidës.

Pas tyre hynë edhe mbështetësit e Partizanit të ardhur nga një tjetër drejtim. Forcat e policisë u kujdesën që tifozeritë rivale të mos përplaseshin gjatë ardhjes në stadium. Ata ishin të stacionuara në rrugët hyrëse dhe përreth impjantit ku do të luhej ndeshja.

Pritshmëritë ishin të larta për këtë sfidë, ku Tirana kërkonte revanshin pas kthimit në Superligë. Lojtarët e Gegës u dukën më të vendosur në duele, ndërsa bardheblutë ishin dukshëm nën presionin e emocioneve.

Të kuqtë u shfaqën me konkretë në minutën e 21’ kur Mala shfrytëzoi një pasim të saktë të Jasir Asanit, duke mundur mbrojtjen kundërshtare dhe portierin Ilion Lika. Përpjekjet e mëvonshme të Tiranës nuk dhanë atë që kërkonte trajneri Ze Maria, i cili aktivizoi më shumë sulmues gjatë pjesës së dytë. Futbollistët e Partizanit nuk lejuan ndryshimin e rezultatit. Kjo fitore e ngjit ekipin e Skënder Gegës përkohësisht në krye të renditjes në kuotën e 13 pikëve.

Tv Klan

GJERMANI-FRANCE-BARAZIM.mpg_snapshot_00.07-1280x673.jpg
G. P.10:52 | 07/09/2018

Gjermania dhe Franca u ndanë në barazim pa gola në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, në Mynih. Vendasit treguan se e kanë lënë pas dështimin e Botërorit.

Tifozët mund të jenë të lehtësuar, ose të paktën mund të marrin frymë më lirshëm. Dështimi në Botëror mund të ketë qenë thjesht një moment “JO” për Gjermaninë, dhe aspak një krizë afatgjatë. Të paktën, kështu tregoi ndeshja ndaj Francës kampione në “Alianc Arena” të Mynihut. Të besuarit e trajnerit Joakim Lëv, jo vetëm nuk ishin siç u panë në Rusi, por as nuk e ndjenë mungesën e Mesut Ozilit, duke u ndalur nga një lojtar i vetëm.

Ky lojtar ishte portieri rezervë francez, Alfrons Areola i PSG-së, që zuri vendin e Jorisit të dëmtuar. Ai bëri pritje të mëdha ndaj Vernerit, Rojsit, Humelsit, Mylerit apo Ginterit. Gjermania pati mundësi të tjera, në takimin që përfundoi 0-0 dhe që vlente për Ligën e Kombeve, të cilin në gjuhën e boksit mund të thuhet se e fitoi “me pikë”. Mbape e Grizman patën mundësi për Francën, që luajti ashtu si në Botëror, duke pritur në mbrojtje e duke kërkuar shpejtësinë e jashtëzakonshme të Kilian Mbapesë në kundërsulm.

Një barazim jashtë fushe, në një kompeticion zyrtar, padyshim që mund të quhet i mirë, dhe kështu duhet të jetë edhe për Francën, veçse më të lumtur duhet të jenë gjermanët që ndoshta e lanë pas dështimin e madh në Botëror./abcnews.al

sei_25051633-8f16-e1534111440471.jpg
G. P.15:14 | 19/08/2018

Tifozët e Premier Ligës angleze po kënaqen me futbollin e një trajneri të sapoardhur. Ky është italiani Mauricio Sarri, që po fiton ndeshjet dhe po luan bukur me Çelsin e Londrës.

Nuk dihet nëse kishte menduar këtë kur bleu klubin. Miliarderi rus, Roman Abramoviç, ishte manjak i spektaklit ndërsa zotëronte aksionet e Çelsit këtu e 15 vjet më parë, dhe ndoshta tani po mendon se po ia arrin qëllimit. Pasi provoi 11 trajnerë të përhershëm dhe 13 gjithsej, duket se mund të gjejë qetësi me Mauricio Sarrin. Italiani, që mori emër me Empolin e sidomos me Napolin në Serinë A, po i jep bluve, dora-dorës, stilin e tij të preferuar sulmues, gjithnjë pranë portës kundërshtare, që vërtet i lë tifozët me zemër në dorë për mbrojtjen, por i mbush me kënaqësi dhe emocion.

Suksesi 3-2 ndaj Arsenalit, në derbin më të madh të Londrës, ishte i dyti radhazi për Çelsin në këtë sezon të Premier Ligës, dhe ishte edhe më i bukur sesa triumfi i parë 3-0 në fushën e Hadërsfildit. Dominimi i vendasve në “Stemford Brixh” ishte total në pjesën e parë, por disa momente shkujdesjeje sollën barazimin 2-2. Vetë Sarri, por edhe tifozët e dinë se Çelsi është ende një skuadër në formim e sipër, me trajnerin që filloi punën vetëm në korrik. Gjithsesi, italiani u lumturua nga reagimi i lojtarëve të tij pas pushimit, derisa u arrit fitorja 3-2, me tre gola të shënuar nga futbollistë të ardhur nga Spanja, Pedro Rodrigez, Alvaro Morata dhe Markos Alonso.

Sidoqoftë, ishte edhe një yll, që u aktivizua vetëm 30 minuta, dhe që është padyshim më i madhi i londinezëve. Eden Hazar, ende jo në formën maksimale, hyri në fushë në kohën e duhur për të krijuar golin e tretë. Ai kërkohet nga Reali, por Sarri, nuk ka dyshim për të ardhmen. “Jam i sigurt se Edeni do të mbetet me ne, – ishin fjalët e tij pas ndeshjes, – kam folur pak kohët e fundit me të, por kemi folur më parë, dhe e di se nuk do të largohet”.

Për momentin, është vetëm një njeri i rëndësishëm që nuk po e sheh nga afër spektaklin e Çelsit, pronari Abramoviç që ka probleme me vizën britanike, por që ka premtuar se do t’i zgjidhë shpejt./abcnews.al

800x-1.jpg
G. P.15:24 | 16/08/2018

Barcelona ka objektiv kryesor Championsin, këtë sezon. Kapiteni Lionel Mesi u bëri një premtim tifozëve në stadiumin “Kamp Nou”.

Sezoni ka filluar, por para tifozëve prezantimi ishte vetëm tani. Futbollistët e Barcelonës dhe pjesëtarët e stafit teknik dolën njëri pas tjetrit në fushën e stadiumit “Kamp Nou”, ndërsa në tribuna ishin jo pak, por mbi 70 000 tifozë. Përforcimet e verës kanë qenë të rëndësishme edhe pse jo superblerje, por skuadra e trajnerit Valverde duket tepër e plotësuar, pavarësisht nga largimi i Andres Iniestës.

Përveç emrave të mëdhenj që ishin që më parë, janë shtuar Malkolm, Arturo Vidal, Lengle apo Artur. Në pritje të një goditjeje të fundit, që mund të jetë Pol Pogba nga Mançester Junajtid, apo Adrien Rabio nga Paris SG, ekipi ndihet gati. Superylli Lionel Mesi, tashmë kapiten, ka një premtim për tifozët.

“Edhe pse sezonin e kaluar fituam kampionatin dhe Kupën e Mbretit, ne të gjithë duam Championsin, ku dështuam, – theksoi argjentinasi, – premtojmë se do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona që kjo kupë e mrekullueshme të vijë përsëri në “Kamp Nou”.

Më pas, katalanasit luajtën ndeshjen për Trofeun “Gamper”, për nder të themeluesit dhe presidentit të parë të klubit. Kundërshtare ishte skuadra e famshme argjentinase, Boka Juniors, por që u tregua e fortë në Barcelonë vetëm me tifozët e saj. Në fushë, Barça dominoi plotësisht dhe i lumturoi tifozët me futbollit që pritet të luhet këtë edicion.

Fitorja 3-0 u arrit me golat e shënuar nga Malkolm, Mesi dhe Rafinja, ndërsa në 90 minuta u aktivizuan 22 lojtarë, diçka që tregoi se çfarë ekipi ka në dorë trajneri Valverde. Barcelona e nisi me formacionin Ter Shtegen, Sergi Roberto, Pike, Ymtiti, Miranda, Rakitiç, Arturo Vidal, Kutinjo, Mesi, Munir e Malkolm. Në pjesën e dytë të gjithë këta u ulën në stol dhe formacioni i ri ishte: Çilesen, Semedo, Lengle, Vermelen, Buskets, Rafinja, Riki Puig, Artur, Alkaser, Dembele, Luis Suarez! Vërtet që Valverde ka dy skuadra në dispozicion./abcnews.al

4D317AF100000578-5840023-image-a-60_1528906204991.jpg
ent ela23:13 | 13/06/2018

Deputetja ruse Tamara Pletnyova u ka bërë thirrje grave që të mos bëjnë seks me tifozët që do të shkojnë në Rusi për të ndjekur Kampionatin Botëror.

Komunistja 70-vjeçare thotë se shpreson që gratë ruse të mos kryejnë marrëdhënie me tifozët e huaj, përndryshe do të mbeten shtatzënë dhe do të rrisin të vetme fëmijët.

Pletnyova pohoi se ka marrë shkas nga ngjarja e vitit 1980, kur disa gra ruse mbetën shtatzënë me tifozët e huaj që kishin shkuar në Olimpiadën e Moskës.

“Ne duhet të lindim fëmijët tanë. Fëmijët që janë racë e përzier kanë më shumë gjasa të rriten me një prind”, thotë deputetja ruse.

Tamara Pletnyova u kërkoi grave që të martohen me qytetarë rusë dhe jo me shtetas të huaj. /tvklan.al

CHAMPIONS-EUROPA-LAVDERON-ROMEN-1280x720.jpg
ent ela13:39 | 11/04/2018

Tifozët e Romës jane të lumtur për suksesin e madh të ekipit të tyre. Festa e tyre ishte si në kohën e Françesko Totit, apo si në vitet e lavdishme 80-të

Kthimi në shtëpi ishte triumfal. Autobusi me futbollistët e Romës u shoqërua nga mijëra tifozë në rrugën nga stadiumi në Qendrën Stërvitore në Trigoria.

Atmosfera ishte plotësisht e kuptueshme, pasi sapo ishte realizuar një mrekulli, ishte mposhtur Barcelonën.Edhe festa në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit ishte po ashtu e ligjshme, me njerëzit që nuk kishin asnjë dëshirë të ktheheshin nëpër shtëpi, pavarësisht se ora shkonte përtej mesnatës.

Nëpër makina, me bori e flamurë, duke ecur në grupe, apo duke brohoritur nëpër shkallare, publiku roman ishte krejtësisht në të drejtën e tij.

Një mbrëmje si ato dikur. Pikë për pikë si suksesi 3-0 arritur po ndaj Barcelonës në të njëjtin stadium, veçse në fazën e grupeve të Championsit, pra jo me lavdinë e tanishme.

Si në vitet kur eleminohej Reali i madh i Madridit, ai i galaktikëve Zidan, Bekam, Figo, Ronaldo, Kasijas e Raul.

Gjithsesi, kujtesa shkon më prapa, në vitin 1984, kur Roma e Bruno Kontit, Gracianit, Falkaos e Di Bartolomeut arrinte finalen e Kupës së Kampionëve në stadiumin “Olimpiko”, dhe e humbiste vetëm përballë Liverpulit të portierit Grobelar.

Edhe media europiane ishte në këmbët e italianëve. “La Gazeta delo Sport” titullon: Perandorakë! Një Romë e madhe përmbys Barcelonën!

“Il Korriere delo Sport”: Roma në mit! Përmbysje legjendare ndaj Barcelonës dhe Madhërisë së tij, Lionel Mesi!

Nga Franca, “L’Ekip” bën lojë fjalësh: “Romantada”, duke kombinuar emrin e Romës me fjalën përmbysje në spanjisht që do të thotë “remuntada”.

Në Spanjë, gazeta “Marka” përmbledh disfatën e Barcelonës dhe të trajnerit katalanas, Guardiola: Dështim total në Europë!

Gazeta “AS”: Katastrofë e katalanasve! Roma ishte më e mirë sesa Barça në çdo drejtim!

Nga Barcelona, “El Mundo Deportivo” është lakonike: Rënia e Romës!

Gazeta “Sport” po në Barcelonë: Katastrofë pa asnjë justifikim!

Festa ishte që më parë në dhomën e zhveshjes, kur legjenda Françesko Toti shkoi të takonte lojtarët. /abcnews.al

tifozet-1280x653.jpg
ent ela14:57 | 06/03/2018

Tifozët e Partizanit kanë dalë kundër drejtuesve të klubit, pas rezultateve të fundit negative dhe pas shkarkimit të trajnerit Starova. Grupimi i tifozëve “Ultras Guerrils” ka postuar një mesazh shumë të ashpër në rrjetet sociale, duke e quajtur sezonin si të dështuar.

Ata kanë kritikuar fort menaxhimin e klubit në këtë edicion, ndërsa kanë ofenduar dy drejtuesit italianë, Luçiano Moxhi e Antonelo Preiti, duke i quajtur “plakushë të rrjedhur”.

Po ashtu, tifozët ultras kanë deklaruar se Starova duhej shkarkuar me kohë, ose nuk duhej të ishte kthyer fare në drejtim të skuadrës.

“Ultras Guerrils” thonë se e kanë mbështetur pa kushte Partizanin, por skuadra nuk ia ka shpërblyer me rezultate. Kryeqytetasit janë në vendin e 7-të në renditjen e Superligës, ndërsa kualifikimi për në Europë duket shumë i vështirë. /abcnews.al

vlcsnap-error444-1-1280x720.jpg
ent ela14:09 | 26/02/2018

Futbollit italian mund t’i rikthehet një nga emrat më të mëdhenj të Serisë A. Milani duket në rrugën e duhur pas fitores 2-0 në fushën e Romës, ndërsa meritën më të madhe e ka trajneri Gatuzo.

 

Objektivi i madh është ende larg, por ndryshimi ndihet.

Milani mund të quhet sot skuadra e Xhenaro Gatuzos, dhe fitorja në fushën e Romës ishte dëshmia më e qartë sesi ish-luftëtari i mesfushës është kthyer në një trajner të rëndësishëm.

Një pjesë e dytë e nivelit më të lartë në stadiumin “Olimpiko” i dha milanezëve suksesin 2-0 dhe besimin se mund të maten me më të mirët e Serisë A.

Edhe pse zona Champions mbetet 7 pikë larg, sërish optimizmi është I plotë se mund të arrihet, një mision që duhet të vazhdojë që javën e ardhshme në derbin ndaj Interit.

Një kampion i madh si lojtar, por ende i ri si trajner, Gatuzo bën një paralajmërim.

Gatuzo: “Dua të shijoj këtë moment, por ka një shqetësim edhe më të madh që nuk duhet ta harrojmë. Nuk duhet të harrojmë figurën e keqe që kemi bërë disa herë, siç ndodhi ndaj Beneventos apo Veronës. Kjo skuadër mund të kishte tani shumë më tepër pikë. Të mos harrojmë sakrificat që kemi bërë për të arritur deri këtu, fjalët që janë thënë për ne. Nëse do t’i kemi parasysh të gjitha këto, do të bëhemi më të fortë”.

E vërtetë që Milani nuk I ka kampionët me emër të madh të Juventusit apo Napolit, nuk ka Higuain, Dibala, Bufon e Kielini, apo Hamshik, Insinje, Mertens apo Kajehon.

Sidoqoftë, Gatuzo po mbështetet tek disa talente të rinj të Akademisë, siç ishin dy autorët e golave.

Patrik Kutrone është 20 vjeç, dhe në klub ndodhet që kur ishte 8 vjeç.

Davide Kalabria është 21 vjeç, në klub që në moshën 9-vjeçare.

Po ashtu, në skuadër është Manuel Lokateli, gjithashtu I Akademisë, ndërsa I tillë mund të quhet edhe portieri Donaruma, që erdhi nga Napoli kur ishte 14 vjeç.

Kutrone po krahasohet tani me Pipo Inzagin.

Kutrone: “Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Donim të fitonim ndaj Romës, në një përballje shumë të vështirë, dhe ia arritëm qëllimit. Merita ishte e gjithë skuadrës dhe e lojës së bukur që zhvilluam. Sa për veten time, është shpejt të krahasohem me një kampion si Inzagi. Unë mendoj thjesht që të jap maksimumin, të punoj fort, ndërsa janë edhe shokët që më ndihmojnë për të shënuar. Gjithsesi, nuk kemi arritur ende asgjë, siç na thotë trajneri ynë”.

Pavarësisht suksesit sportiv, këto kohë ka pasur lajme negative lidhur me pronarët e klubit, dhe me financat e tyre.

Presidenti nga Kina, Li Jon Hon, e quan për detyrë të bëjë një sqarim.

Li Jon Hon: “Situata me asetet e mia është e qartë dhe e sigurt, ndaj klubi si dhe kompanitë e mia po punojnë siç duhet. Unë shpresoj që përqëndrimi të jetë për atë që duam të gjithë, për forcimin e skuadrës, që të arrijë nivelet më të larta. Ne jemi në mbështetje të plotë të trajnerit Rino Gatuzo. Do të bëjmë gjithçka që skuadra të jetë sërish në majë”.

Duke u kthyer tek skuadra, shumë meritë I jepet taktikave që ka përdorur Gatuzo.

Edhe pse e rreshton ekipin me skemën 4-3-3, më shumë ajo ndryshon në 3-4-3, duke hedhur përpara mbrojtësit e krahut, dhe duke tërhequr prapa mesfushorin para mbrojtjes.

Kjo e ka bërë Milanin më sulmues.

Kuqezinjtë janë edhe në të tetat e finaleve të Ligës së Europës, ndërsa në mesjavë do të synojnë të arrijnë edhe finalen e Kupës së Italisë, me ndeshjen e dytë gjysmëfinale në fushën e Lacios.

vlcsnap-error633-1-1280x720.jpg
ent ela12:18 | 21/02/2018

Në Korçë zhvillohet sot një tubim në mbështetje të Skënderbeut. Tifozë të ekipit, por edhe njerëz të njohur si pedagogë apo ish-sportistë, do të mblidhen në sheshin përpara Katedrales së qytetit për të protestuar kundër një dënimi të mundshëm të skuadrës nga Komisioni i Disiplinës në UEFA.

Në këtë tubim, që do të mbahet në orën 13:30, pritet të nisë firmosja e një peticioni drejtuar UEFA-s, ku do të kërkohet që Skënderbeu të mos dënohet dhe të mos përjashtohet nga kupat e Europës.

Pak ditë më parë, inspektorë të UEFA-s depozituan në këtë institucion një kërkesë që klubi korçar të përjashtohet 10 vjet nga kupat europiane dhe të dënohet me 1 milionë euro gjobë, për shkak të dyshimeve për trukime të ndeshjeve./abcnews.al

 

vlcsnap-error489-1280x720.jpg
us er14:10 | 11/12/2017

Tifozët e Këlcyrës kanë protestuar për arrestimin e tre lojtarëve të ekipit të tyre nga policia, pas dhunës ndaj arbitrit në ndeshjen ndaj Përmetit. Ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale në qytetin e tyre, duke kërkuar lirimin e të gjithë lojtarëve të vënë në pranga.  Po ashtu, ata akuzuan gjyqtarët e ndeshjes se ishin korruptuar dhe se favorizuan ekipin përmetar.

Forcat e rendit kanë reaguar për dhunën e ndodhur të dielën në ndeshjen Përmeti-Këlcyra, duke ndaluar fillimisht 7 futbollistë të akuzuar për dhunën ndaj arbitrit, por më pas liruan 4 prej tyre.

Futbollistët e Këlcyrës sulmuan arbitrin Alvi Paço duke e dhunuar, derisa u ndaluan nga policia. Sulmi ndodhi në minutën e 82-të të ndeshjes së Kategorisë së Dytë, që u ndërpre dhe nuk u arrit të përfundohej./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono