TIFOZE

tiranaa.jpg
G. P.18:37 | 02/09/2018

Tifozët e Tiranës e përjetuan keq ndeshjen e skuadrës së tyre ndaj Kukësit, në Shkodër. Nuk mjaftuan vetëm golat e pësuar, por pati edhe sherr mes tyre në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kjo ndodhi në minutat e fundit të pjesës së parë, kur disa tifozët bardheblu u përplasën me njëri-tjetrin, në një konflikt të ashpër fizik, ku pati edhe të gjakosur. Besohet se sherri ndodhi për shkak të sharjeve të një pjese të tifozëve ndaj presidentit të Tiranës, Refik Halili, ndërsa pjesa tjetër mesa duket ishte kundër.

Grupimi “Tirona Fanatiks” prej kohësh është në luftë të hapur me numrin 1 të klubit, diçka që filloi që në muajin janar të këtij viti, kur Halili vendosi të lejonte Partizanin që të luante në stadiumin e Tiranës, “Selman Stërmasi”./abcnews.al

fifa.jpg
G. P.13:54 | 12/07/2018

Nuk duhet të ketë më plane të para të tifozeve të bukura në shkallët e stadiumit, të paktën në ndeshjen e mbetur të këtij Botërori Rusi 2018. Ky është vendimi i FIFA, sipas të cilës, filmimi i tepërt i tyre përbën ngacmim seksual.

FIFA u ka kërkuar televizioneve, por dhe vetë ekipit të kameramave të FIFA-s që të reduktojnë filmimet e tifozëve të bukura gjatë ndeshjeve, pasi konsiderohet si një ofendim për gjininë femërore në përgjithësi.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i departamentit për përgjegjësitë sociale të FIFA, Federiko Adieki, sipas asaj që raporton Associated Press. Adieki theksoi se gjatë Botërorit në Rusi, rastet ku gjinia femërore ka qenë pre e ngacmimeve të tilla janë më të shpeshta se sa ato të racizmit.

Në mënyrë të veçantë janë regjitruar shumë raste të ngacmimeve seksuale të gazetareve sportive nga ana e tifozëve. Funksionari i FIFA-s shtoi se ky vendim është një evolucion normal dhe se në krahasim me botërorin e fundit filmimet janë përmirësuar ndjeshëm.

Adieki tha se FIFA ka ndërhyrë dhe më parë në punën e televizioneve, por vetëm në raste të veçanta dhe shumë serioze./abcnews.al

francee-belgjik.jpg
G. P.17:39 | 10/07/2018

Një pjesë e popullsisë së Belgjikës do ta ketë të vështirë të dalë sonte kundër Francës. Kjo duket qartë tek banorët frengjishtfolës të një qyteti kufitar.

Sa e vështirë të zgjedhësh në këtë qytet. Jemi në Këvren, qendër urbane belge, por në kufi me Francën. Njerëzit këtu kanë një konflikt të brendshëm për të vendosur se kë do të mbështesin sonte, Francën apo Belgjikën. Ata janë valonë, pra popullsi që flet frëngjisht, por me pasaportë belge. Flamujt francezë janë thuajse në numër të barabartë me ata belgë, dhe nuk mungojnë fanelat e “gjelave”, siç është vajza në banakun e këtij lokali.

“Ne e organizojmë barin që të jetë gjysma belg dhe gjysma francez, thotë Karolë Blondel, menxherja.

“Vendosim flamuj francezë dhe belgë, po bëjmë gjithçka që çdo gjë të shkojë mirë. Kemi organizuar mbrëmje franko-belge për të festuar së bashku”

“Çfarëdo që të ndodhë, për mua do të jetë e ndërlikuar, thotë Loreni, banor i qytetit, edhe pse zemra ime është franceze, ajo rreh për Belgjikën. Ndihem 51 për qind me një ekip, dhe 49 për qind me tjetrin, por nuk do t’ua tregoj të vërtetën deri pas ndeshjes”.

“Mendoj se do të jetë një çmenduri, kushdo që të fitojë, thotë banori tjetër, Stiv Krevjë, mendoj se do të ketë një festë të madhe pas ndeshjes. Le të fitojë më i miri, edhe pse anoj më shumë nga Belgjika. Ku i dihet”.

Nuk mungon një dolli me birra, secili për skuadrën që ka në zemër./abcnews.al

tifozja.jpg
G. P.19:27 | 22/06/2018

Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur me një tifoze bejsbolli, teksa po shikonte ndeshjen në stadiumin e skuadrës së saj të preferuar. Kathy McVay, mbështetëse e Philadelphia Phillies, mbeti e gjakosur e më pas e nxirë në sy pasi u godit nga një hot dog.

Për Phanatic Phillie, maskotën zyrtare të skuadrës, është traditë që çdo ndeshje të lëshojë nga një makinë në lëvizje disa hot dogë. Për ta realizuar përdoret një makineri, që e lëshon me forcë ushqimin drejt fansave.

Por kësaj here ishte fati i keq i Kathy-t, e cila mbeti me shenja nga kjo ndeshje. Asaj iu enjt dhe iu nxi syri, ndërsa tregon se hot dogu fluturues e goditi aq fortë saqë iu thyen syzet.

Më pas, ajo ishte dërguar në spital për t’u siguruar që nuk kishte pësuar tronditje në kokë.

“Ajo që mbaj mend është se ai (maskota) u drejtua nga ne dhe bam. Me goditi njësoj si një ton me tulla. Syzet fluturuan tutje”, tha ajo për ABC.

Pavarësisht gjithçkaje, McVay tregoi se ishte një tifoze e vërtetë e Philadelphia Phillis. Ajo u shpreh se nuk ka në plan të padisë klubin dhe do të rikthehet sërish në stadium. Nga ana tjetër, klubi i ka kërkuar falje gruas dhe i ka ofruar bileta falas për ndeshjen e ardhshme, rapotojnë mediat lokale./abcnews.al

tifozet.jpg
G. P.13:56 | 30/05/2018

Mediat britanike dhe ato ruse vazhdojnë akuzat dhe kundër akuzat për sa i përket alarmit që gazetarët britanikë japin rreth huliganëve rusë, të cilët sipas tyre kanë kërcënuar se do të vrasin tifozët homoseksualë që do të jenë të pranishëm në ndeshjet e kampioantit botëror të futbollit Rusi 2018.

Mediat britanike shkruajnë se tifozët homoseksualë, të cilët do të vendosin të ndjekin kombëtaret e tyre të futbollit në Rusi, janë në rrezik për jetën pasi huliganët rusë mund t’i vrasin. Prej kohësh, mediat britanike vënë alarme të tilla duke detyruar kolegët e tyre rusë të reagojnë, kur mungojnë rreth dy javë që nga fillimi i kampionatit botëror të futbollit.

Mediat ruse nga ana e tyre i cilësojnë qesharake këto akuza dhe përpjekje për të zbehur evenimentin në fjalë. Madje citohet edhe kreu i shërbimti të sigurisë që do të merret me mbrojtjen e futbollistëve dhe gjithë pjesëmarrësve të tjerë në këtë kampinat nga Britania e Madhe. Mark Roberts në fakt shprehet se ai kishte shumë besim në aftësitë e Rusisë për të organizuar një kampionat të bukur dhe të sigurtë.

Madje mediat ruse, raportojnë se dhe ministria e Brendshme britanike ka dhënë udhëzime për të shuar çdo shqetësim që mund të kenë ata që do të jenë në Rusi gjatë zhvillimit të kampionatit duke theksuar se pesë ndeshje që përfshinin ekipe britanike, të organizuara në Rusi në 2016-n, u zhvilluan pa asnjë incident./abcnews.al

tifoze.jpg
G. P.12:56 | 18/05/2018

Tifozat e Vllaznisë kanë protestuar kundër bashkisë dhe futbollistëve të këtij ekipit. Shkak është bërë gjendja në të cilën ndodhet ekipi, i cili ka rënë nga kategoria Superiore në kategorine e Parë. Tifozat kanë hedhur vezë, tymuese, letra tualeti dhe kanë bërë thirrje kundër bashkisë.

Tifozët më të zjarrtë të kuqebluve nuk pajtohen me rënien e Vllaznisë nga kategoria, e cila sot një vit kremton edhe 100-vjetorin e themelimit të saj. Situata është e rëndë pasi kuqeblutë pas 57 vitesh e shohin veten një kategori më poshtë dhe tifozët me këtë gjendje nuk mund të pajtohen. Vllaznia ka 7 vite që administrohet nga Bashkia e Shkodrës./abcnews.al

west-hamq.jpg
G. P.11:13 | 11/03/2018

Futbolli anglez u trondit përsëri nga dhuna e tifozëve. Një ndeshje e Premier Ligës në Londër u kthye në kaos, pasi disa përkrahës të Uest Hemit u futën në fushën e lojës për të protestuar.

Shenjat ishin dhënë që më parë, por nuk ishte arritur deri këtu.
Dhuna e tifozëve njollosi ndeshjet e kësaj jave në Premier Ligën angleze, dhe skenat ishin në stadiumin e Uest Hemit në Londër, ku shumë persona hynë në fushën e lojës.

Skuadra vendase u mund përsëri, këtë herë 2-0 nga Bërnli, duke zbritur pranë vendeve të fundit, e duke qenë e rrezikuar për të rënë në kategorinë e dytë.

Publiku vendas në “Stadiumin e Londrës” ishte i zemëruar, jo vetëm me futbollistët, por sidomos me pronarët e klubit, veçse zemërimi i tyre mori përmasa të mëdha në pjesën e dytë.

Rojet e sigurisë nuk arritën të ndalonin disa prej tifozëve që hynë në terren, për të shprehur hapur pakënaqësinë e tyre me klubin, por edhe duke u bërtitur futbollistëve.

Edhe lojtarët nuk e ruajtën dot qetësinë, dhe kapiteni i Uest Hemit, Mark Nobël u përplas fizikisht me njërin nga invaduesit e fushës.
U deshën disa minuta që kaosi të përfundonte dhe që policia private të vendoste qetësinë, në mënyrë që ndeshja të vazhdonte.
Uest Hemi ka humbur 14 dhe ka fituar vetëm 7 nga 30 ndeshjet e luajtura deri tani, duke qenë skuadra që ka pësuar më shumë gola në Premier Ligë, plot 57.

Skuadra e sotme është shumë larg lavdisë së më parshme, kur 3 lojtarë të saj ishin në përbërje të Anglisë kampione të botës në 1966, Bobi Mur, Xhef Hërst e Martin Piters./abcnews.al

vlcsnap-error034.jpg
us er12:34 | 06/11/2017

Tifozët e Flamurtarit protestuan fort pas golit të anuluar ndaj ekipit të tyre në ndeshjen ndaj Kukësit. Zemërimi i tyre ishte me arbitrat, ndërsa akuza erdhën edhe nga trajneri Shpëtim Duro.

Atmosfera pas ndeshjes ishte e tillë.

Arbitrat u detyruan të largohen nën masa të forta sigurie nga stadiumi I Vlorës.

Shkaku ishte protesta e tifozëve të Flamurtarit, pasi skuadrës së tyre iu anulua një gol në minutat e fundit, në përballjen ndaj Kukësit, gol që mund të kishte sjellë fitoren e vendasve.

Me shumë gjasë, përveç sharjeve tipike, gjyqtarët mund të kishin marrë edhe ndonjë ndëshkim fizik, nëse nuk do të kishin qenë forcat e policisë.

Padyshim, tifozët kishin mbledhur shumë më tepër zemërim sesa thjesht nga një gol I anuluar, me disa penallti të padhëna, dhe me dënimin e stadiumit për 2 ndeshje.

Vlen të diskutohet nëse goli I shënuar nga Flamurtari, duhej anuluar apo jo, pasi Superliga shqiptare nuk e ka teknologjinë si Seria A apo Bundesliga.

Po ashtu, nuk ka aq shumë kamera sa të filmohet në pozicionet më të përshtatshme për të gjykuar.

Gjithsesi, trajneri i vlonjatëve, Shpëtim Duro, nuk kishte asnjë dyshim.

Gjyqtari mënjanë, si e konsideroi Duro lojën e skuadrës së tij?

Dëshpërim më vete edhe për trajnerin e Kukësit, Milinkoviç.

Milinkoviç: “Nuk jam i kënaqur me barazimin. Me rastet që kishim, mund të kishim marrë edhe fitoren. Nuk flas dot për golin e Flamurtarit, pasi që nga stoli nuk mund të shikohej, ndaj duhet parë përsëritja e pamjeve. Më vjen keq që ndeshja u luajt pa tifozë, pasi ndryshe do të kishte qenë atmosferë shumë më e mirë. Përsa I përket diferencës me Skënderbeun, ajo është e madhe, por me sistemin e kampionatit, kemi edhe nga 3 ndeshje me Skënderbeun dhe me të gjithë ekipet, ndaj ka shanse për ta arritur. Gjithsesi, duhet që të fitojmë ndeshjet, pasi me barazime nuk mund t’ia dalësh”.

Ndeshja në Vlorë u luajt pa tifozë, por një pjesë e publikut gjeti mundësinë për ta ndjekur dhe për të protestuar ndaj Federatës./ABC NEWS


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono