thyejnë

PS-1280x729.jpg
Sej rie17:17 | 07/08/2019

Partia Socialiste ka marrë sot drejtimin e Bashkisë së Kamzës. Kryetarit të ri të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli iu desh të hynte në bashki pasi simpatizantët e forcës së tij politike arritën të thyejnë bravën e institucionit. Në orën 16:00 sipas orarit zyrtar, administrata e ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu u largua ndërkohë që simpatizantë të Rakip Sulit pasi pritën për më shumë se 4 orë thyen bravën dhe i hapën rrugën kryebashkiakut të ri për të hyrë në institucion. Në mesditë u zhvillua edhe mbledhja e konstituimit të këshillit ne shkollën “Hilari Klinton” ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputeti Ervin Bushati. Suli u betua si kryebashkiaku i parë socialist pas 12 vitesh në ketë zone dhe pas betimit tha se do t’i shpërbejë çdo qytetari pa dallime politike. Përpara bashkisë së Kamzës përgjatë gjithë paradites së sotme, simpatizantë të Partisë Demokratike kanë protestuar duke treguar se nuk i njohin zgjedhjet vendore të 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7

kzaz-shkoder-pd.jpg
nev ila20:14 | 28/06/2019

Partia Demokratike ka publikuar një video nga momenti ku, sipas PD, përfaqësues të PS në Shkodër sulmojnë Pallatin e Sportit.

Reagimi i Partisë Demokratike:

“Video/Banditët e PS thyejnë me dhunë Pallatin e Sportit ne Shkoder, policia nuk i ndalon

Video eshte momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër më në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmojnë me dhunë Pallatin e Sportit ne Shkoder, nen administrimin e Bashkise, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni. Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion I ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi I ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu.
Në vendngjarje janë 4 makina
Një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, Një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Merecedes Benz CLS me targë AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha”, deklaron PD./abcnews.al

shqiptaret-danimarke.jpg
Sej rie18:30 | 20/05/2019

Shqiptarët tentojnë të ikin ilegalisht drejt Britanisë, duket “thyer sigurinë” e portit Esbjerg të Danimarkës. Media “Dr.dk” ka bërë një shkrim për shqiptarët që tentojnë të hyjnë ilegalisht në port. Madje ka publikuar edhe një video (këtu mund të ndiqni videon) ku shikohen të rinjtë shqiptarë që tentojnë të futen nga ana e pasme e kamionëve, të cilët vendosen në anije dhe destinacion kanë “tokën e premtuar”, Anglinë.

Që nga vera, në portin e Esbjergut është rritur numri i shqiptarëve që fshihen nëpër kamionë dhe tentojnë të shkojnë ilegalisht drejt Britanisë të Madhe.

Në tre muajt e parë të vitit, 54 shqiptarë janë ndaluar në portin e Esbjerg, pasi kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Angli.

Për transportuesit “Henrik Skov Christensen”, që shpesh eksporton ushqim me kamionë, ka pasoja të mëdha financiare kur njerëzit fshehin në ngarkesë.

“Kur ata fshihen dhe ulen midis ushqimit për tre deri në pesë ditë, ushqimet prishen”, thotë një zyrtar i “Henrik Skov Christensen”.

Udhëtimi nëpër Kanalin Anglez zgjat 18.5 orë. Nëse shqiptarët gjenden në kamion kur zbarkojnë në bregdetin anglez, gjoba të mëdha i vendosen edhe kompanisë së kamionëve ku fshihen shqiptarët.

Për median e Danimarkës ka folur një shqiptar, i cili ka tentuar disa herë të iki drejt Britanisë. Pranë portit ndodhet një shtëpi e braktisur ku shqiptarët gjoja janë duke qëndruar para se të tentojnë të udhëtojnë ilegalisht drejt Anglisë.

Pas dy tre trokitjesh në derën e shtëpisë së braktisur, ajo hapet nga një i ri me flokë të errët dhe mjekër. Shqiptari i cili dëshiron të mbetet anonim flet për tentativat që ka bërë për të kaluar ilegalisht drejt Britanisë.

“Me thënë të drejtën edhe unë kur kam ardhur thjesht e kam provuar dy ose tri herë me ik. Një burrë këtu më ndihmoi. Ai më dha një vend për të fjetur dhe më ofroi punë”, tha i riu shqiptar.

Para se shqiptari të shkonte në Danimarkë, ai kishte ndjekur shkollën e mesme në vendin tonë. Por sipas tij, ai nuk kishte qenë nxënës i mirë në mësime dhe kishte vendosur të emigronte.

“Doja me ik në Angli ngaqë më pëlqen vendi. E kam provuar edhe herë të tjera. Nuk është se e kam pas ëndërr, por mendoj se është një mënyrë jetese më e mirë atje”, tha ai.

Problemi me shqiptarët  ka bërë që porti i Esbjerg të rrisë sigurinë me kamera, gardhe më të larta me tela me gjemba dhe më shumë patrulla.Për këtë situatë ka folur edhe Michael Fries, i cili është përgjegjës për sigurinë e portit në Portin e Esbjerg.

“Janë prerë telat dhe janë krijuar vrima ku ata zvarriten poshtë gardhit me gjemba. Pasi hyjnë ata shikojnë situatën dhe presin mbulesën e kamionëve duke u fshehur brenda tyre”, thotë Michael Fries.

Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht në Danimarkë, sepse shtetasit shqiptar mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE. Por shqiptarët nuk kanë të drejtë të hynë në Britani pa u pajisur me viza./abcnews.al

video-1280x687.jpg
Sej rie19:19 | 13/04/2019

Janë shënuar incidentet e para në protestën e opozitës. Tubuesit kanë filluar të kenë përplasje me policinë duke shtyrë kordonin e parë të efektivëve. Në një moment ata kanë arritur të thyejnë kordonin e policisë dhe tashmë janë vendosur përpara hyrjes së Kryeministrisë.

Ndërsa më herët protestuesit kanë qëlluar me bojë godinën e Kryeministrisë, ndërsa fermerët e mbledhur kanë qëlluar me domate ndaj godinës, të cilat nuk kanë mundur t’i shesin. Persona të maskuar në mesin e protestës, kanë ndezur flakadanë, ndërsa janë hedhur edhe kapsolla. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje organizatorëve të largojnë personat me maska dhe të mos qëllojnë./abcnews.al

Studentet-shkoder-1280x650.jpg
ent ela13:15 | 03/04/2019

Rreth 20 studentë në Shkodër thyen me forcë dyert e godinës së re të Fakultetit Juridik. Ata kërkonin të futeshin me forcë brenda, me qëllim për të vazhduar mësimin në ambientet e reja, dhe jo më në auditorët e vjetër.

Gjatë kësaj tentative pati dhe debate mes tyre dhe Rektorit Adem Bekteshi, i cili u kërkoi të rinjve të mos dëmtojnë pronën e përbashkët.

Për këtë ngjarje, policia e Shkodrës ka nisur hetimet dhe priten shoqërime të personave që thyen dyert.

Godina e re do të hapej këtë fillim muaji, por sipas drejtuesve të Fakultetit rrjeti elektrik ka shfaqur probleme dhe për këtë arsye studentëve u është thënë se do të nisin mësimin në ambientet e reja në mesin e muajit./abcnews.al

 

GettyImages-982087486-640x420.jpg
ent ela08:30 | 31/01/2019

Siç raportoi “Express”, rreth 2,700 migrantë nga vendet e Ballkanit si Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia kanë shkuar në mënyrë të paligjshme në Gjermani në javët e fundit për të kërkuar strehim në qytetin e Këlnit.

“Meqënëse strehimi përbën një kërcënim për sigurinë dhe rendin publik,” qyteti i Këlnës është i detyruar të marrë njerëz nga Evropa Juglindore për të parandaluar pasigurinë e tyre.

Meqë deri në 100 njerëz arrijnë në mënyrë të paligjshme në qytet çdo ditë, të gjitha strehimet e emergjencës dhe refugjatëve janë shfrytëzuar plotësisht, kështu që disa nga personat e ardhur në mënyrë të paligjshme duhet të shpërndahen në qytete të tjera.

900 persona u strehuan në gjimnaze ku ka një staf që kujdeset për shpenzimet, ushqim, kujdes mjekësor dhe akomodim.

Për vitin 2019, Këln gjithashtu po planifikon më shumë se 2,000 vende të reja për emigrantët e paligjshëm nga Ballkani, duke përfshirë kontejnerë si dhe apartamente.

Një anëtar i agjencisë së ndihmës për refugjatë thotë për “Express”, se njerëzit nga Ballkani vijnë rregullisht në Këln për të kaluar dimrin. Në pranverë, ata kthehen në atdheun e tyre.

“Njerëzit janë të lumtur që, ndryshe nga atdheu i tyre, ata kanë një shtëpi të ngrohtë, të pastër, ushqim të mirë dhe kujdes mjekësor gjatë muajve të dimrit”, tha punonjësi. “Për ta është pushimi i ëndrrave, prandaj shumë njerëz vijnë çdo vit në Këln me familjen e tyre.”

Por, siç raporton Express, udhëtimi në Këln nuk është vetëm pushimi i ëndrrave. Në mesin e atyre që kërkojnë azil ka edhe kriminelë. Në mesin e emigrantëve që qëndrojnë në Këln ka hajdutë të cilët kryejnë grabitje dhe më pas i shesin ato në vendet e tyre të origjinës.

Por edhe në mesin e grupeve armiqësore si shqiptarët dhe serbët, gjithnjë ka një mosmarrëveshje: “Gjithmonë ka një përplasje dhe ne duhet të vendosim”, tha punonjësi i ndihmës së refugjatëve për “Expressit”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono