Thumb

fotojaaa.jpg
Sej rie17:30 | 29/06/2019

E ftuar në emisioni “Thumb”, aktorja dhe modelja Emi Canaj ka folur për foton me të brendshme të shkrepur në një hotel në Tiranë, duke treguar të vërtetë që fshihet pas saj.

Kilda: Para disa kohësh ka dalë në media një foto një gocë bionde në një hotel në Tiranë që pretendohej të ishte ti?

Emi: Jo nuk kam qenë unë fare, fare, fare…

Kilda: Nuk ke qenë ti ëh?

Emi: Unë kam qenë dhe po ta pohoj kështu live dhe kam qenë në katin e 14 të hotelit dhe nuk e di kush me ka kapur, por gjithsesi mirë bëri. Unë kam qenë duke xhiruar një miniklip për një intimo. Po ta shikosh foton dallohet se është për një set fotografik edhe pse isha kapur nga të pasmet dhe çfarë nuk kishin thënë. E dashura e deputetit, një deputete që po bën një set fotografik…/abcnews.al

anna-lika.jpg
G. P.19:21 | 22/06/2019

Anna Lika ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”. Ajo është një ndër personazhet më karizmatikë dhe të këndshëm për publikun. Siç është bërë zakon në banakun e emisionit edhe Anna tregoi një histori kur ka qenë e dehur.

“Para shumë vitesh mbaj mend që njëherë nuk e di pse më dukej vetja sikur isha shumë e famshme, sikur isha deputete. Kisha pirë vetë, vodka pjepër dhe i kisha marrë dy shoqet dhe i thoja “shikoni si ju shoqëroj në shtëpi me eskortë”. Ato nuk e kuptonin dhe kujtonin se bëja shaka.

Nga mbrapa kishim një makinë policie se nuk kishim ndaluar një postbllok më përpara. Ata po na gjurmonin dhe unë mendoja se jam shumë e famshme. U thoja këtyre që “jeni me kryetaren këtu. Sa herë të doni, kur të doni”. Nuk u ktheva unë në realitet, thjesht na ndaloi një makinë policie përpara që na ndaloi dhe ne dolëm dhe thamë që nuk është makina jonë”, tha Anna./abcnews.al

aulona-musta-dhe-rezarta-skifteri.jpg
G. P.18:20 | 22/06/2019

Rezarta Skifteri është një prej stilisteve më të njohura shqiptare. Ajo ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” përballë Fatma Haxhialiut dhe Aulona Mustës. Duke qenë se ajo vesh edhe personazhe të njohur publikë, stilistja u shpreh se ata janë më të thjeshtë se populli. Sipas saj, për shkak se ata shpesh paragjykohen nga publiku nuk e bëjnë këtë gjë tek njerëzit e thjeshtë.

“Njerëzit mendojnë gjithmonë që personazhet publikë janë tekanjozë, janë mendjemëdhenj, kanë jetën shumë të kollajshme, kanë të ardhura financiare, çdo gjë është perfekte, ndërkohë që unë u them se njerëzit publikë janë njerëz të thjeshtë, si ata. Thjesht i shohin me syrin e tyre ndryshe nga ekrani, ndryshe nga Instagrami. Njerëzit publikë janë akoma më të thjeshtë se populli. Sepse nëse populli ndonjëherë gjykojnë personazhet publikë nga shumë gjëra, personazhet publikë, duke e pasur këtë gjë në kurriz, nuk e bëjnë tek njerëzit e thjeshtë sepse janë rrahur nga kjo gjë që u thonë “shih si ishte veshur, si ishte, bërë, shkoi atje, bëri këtë”. Janë shumë të thjeshtë dhe shumë të dashur. Nuk e ke idenë se sa të mirë janë”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Rezarta rrëfeu gjatë emisionit se kanë qenë dy raste, ku është mërzitur me personazhet publike.

“Ka pasur dy raste. Një rast kur një personazh publik, i cili nuk kishte lënë orar vjen pa orar. Unë dua t’u shërbej të gjithëve, por kur kam dikë në orar nuk mund t’i them një tjetri që “shkëputu se ka ardhur personazhi dhe ti do presësh”. Unë i them personazhit “të lutem mos u mërzit, sa të mbaroj një gjë”. “Çfarë është kjo, unë s’mund të pres se nuk kam kohë”, tha. “Unë nuk është se s’dua, nuk kam ça me bo se është tjetra në radhë. Për shpirt ta kisha bërë”. U mërzit dhe iku. Unë nuk e mora në telefon. Nuk mori në telefon. Kaluan dy vjet, pas dy vjetësh erdhi sërish. Rasti tjetër është  një personazh që unë e dua shumë, por nuk do ta them emrin, e kam mikeshë, e cila është natyrë shumë e vështirë. Para se t’i bëhet veshja është mos duhet hequr, duhet shtuar, duhet vënë dhe gjatë provës ka gjithmonë frikë. Në telefon thotë “a ta lemë këtë veshjen tjetër”? Unë nuk i kthej asnjëherë përgjigje. Ajo e di këtë, por vazhdon prapë edhe pse më njeh në natyrë. Kur mbaron ia tregoj foton dhe më thotë “shpirti po vij ta marr””, tha stilistja./abcnews.al

fatma.jpg
G. P.21:04 | 14/06/2019

E ftuar sot në “Ditë për Ditë” ishte dhe gazetarja Fatma Haxhialiu. Gjatë një interviste me moderatoren Alba Çobaj, ajo rrëfeu ekskluzivisht se formati i programit “Thumb” do të pësojë ndryshime.

Sipas Fatmës, sezonin e ri, ajo dhe Aulona Musta do të vijnë me risi, duke sjellë për publikun edhe një herë “thumbimet” e dikurshme që bënin në platformën Youtube, mbi personazhe apo fenomene të ndryshme.

Fatma shtoi se vëmendja nuk do të jetë tek personazhet e famshem por do ketë ndyrshime në strukturën e emisionit. Se çfarë, si dhe ku, mbetet për tu parë sezonin që e ardhshëm./tvklan.al

tango-1280x718.jpg
Sej rie11:30 | 09/06/2019

Dy qerosë në një tango! Florian Binaj dhe Ledio Lako tregojnë se cili ishte regjisori që i bindi të aktronin larg skenës së “Portokallisë”.

Të pyetur nga Kilda se si u bënë bashkë se si u lindi ideja për këtë shfaqje teatrale, Ledia Lako tha: “Që të bësh një shfaqje nuk duhet të kesh flokë nuk është parametri kryesorë. Parametri Kryesorë është të jesh aktor. Arsyeja pse u bëmë bashki ishte ideja e regjisorit Artan Imami , ai e bëri propozimin për të dy neve, E morëm pjesë dhe përnjëherë na sha shkundi, filluam provat dhe kemi punuar tre muaj sepse edhe “Portokallia” na pengonte. Ne mendojmë se e kaluam klasën shumë mirë”./abcnews.al 

olsi-bylykuy.jpg
G. P.19:55 | 04/05/2019

Aktori i humorit, Olsi Bylyku, ka pranuar para pak kohësh se është në një lidhje. Ai ka treguar për herë të parë se si u njoh me të dashurën e tij.

I ftuar në banakun e emisionit “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ai ka treguar se e dashura e tij i kishte ndjekur puntatat e tij te “Portokallia”. Ndërkohë personi që i ka prezantuar sëbashku ka qenë këngëtari Lorenc Hasrama.

“Ajo i kishte ndjekur puntatat e mia që të gjitha. Kur ikja në “stand up comedy” nëpër longue-t të Tiranës e marr me vete sepse m’i kujton batutat. I mban mend përmendësh. Ndiqte shumë portokallinë dhe kur pata dalë unë ishte një nga ndjekëset më të rregullta të miat. Dhe një mik, Lorenc Hasrama që unë kam bërë një bashkëpunim që isha te “Kënga Magjike”, u takuam dhe tani jemi shokë dhe shoqe shumë të mirë”, rrëfeu Olsi.

Megjithatë, për momentin çifti nuk kanë asnjë plan për fejesë ose martesë.

“Goca e botës nuk mendon që e kam marrë në qafë. Është shumë e lumtur dhe nuk kemi ndërmend që të ikim nga njëri-tjetri. Fejesa, martesa janë më shumë për t’u gëzuar të tjetrit se sa të gëzohemi ne vetë. Ne po gëzohemi më shumë vetë kështu që nuk kemi nevojë për momentin as për fejesa as për martesa. Nuk është xheloze. Është xhelozi në nivelin e duhur në një lidhje”, u shpreh Olsi./abcnews.al

olsi-bylyku.jpg
G. P.19:38 | 04/05/2019

Aktori i humorit Olsi Bylyku prej disa kohësh është bërë pjesë e TV Klan, ku sëbashku me Besart Kallakun dhe Erion Isain moderojnë rubrikën “BE Coffee” në “E Diela Shqiptare”.

I ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë, ai ka pranuar se nuk paguhet njësoj si Besi dhe Erioni.

“Njësoj nuk paguhemi sepse përveç se Besi me Erionin e morën shumë përpara meje këtë risk që të largohen dhe të rrinë në një pozicion të gjatë duke studiuar për këtë emision, ata kanë enefite më të mëdha nga ana monetare. Edhe unë me kalimin e sezoneve në BE Coffe do ndryshojë komplet pagesa. Unë erdha dhe bëra punën time”, tha Olsi.

Olsi Bylyku u bë i njohur nga “Portokallia” me rolin e Kimikatit. Megjithatë, ai ka treguar se edhe pas largimit nga emisioni i humorit ka të njëjtën influencë te publiku. Gjithashtu është me miqtë e tij më të mirë.

“Shqyr Zotit vazhdoj të jem po njëlloj me influencën në publik, por të paktën kam akoma miqtë e mi që punoj gjithnjë me Erionin, Besin dhe Vangjon. Mendoj këtë që sido që të kenë shkuar punët, kam miqtë e mi”, tha Olsi./abcnews.al

flori-gjini-1.jpg
G. P.18:21 | 04/05/2019

Flori Gjini është një nga moderatorët më të mirë në Shqipëri. Ai është bërë pjesë e emisionit “E Diell” në Top Channel ku drejton rubrikën Escape. Përveç kësaj ai ishte pjesë e The Voice, ku raportonte së bashku me fëmijët nga “Voice Room”. Gjithashtu, Flori është i angazhuar edhe në radio.

Të jesh pjesë e kaq shumë projekteve duhet të fitosh shumë edhe shumë para. Flori tregoi gjatë emisionit Thumb se fiton shumë mirë, por shifrën e mbajti sekret.

“Kur mbylla projektin e fundit kisha 5 gjëra paralel. Ishte një moment ku po mendoja “ore po lodhesh, po lodhesh shumë”! Por pastaj i rikthehesh sepse janë gjëra që unë i dua. Edhe lekë më sjellin moj motër se edhe këtë nuk e mohoj dot. Fitoj ca. S’e them dot shifrën, por shkon mirë, shkon shumë mirë”, tha ai.

Moderatori tregoi se ka filluar të merret me radio shumë herët, që kur ishte fëmijë dhe që atëherë nuk është ndarë më nga radioja.

“Me radion kam filluar që i vogël. Mbaj mend që në moshën 8 ose 9 vjeçare bëhej në TVSH një emision me fëmijë dhe më përzgjodhën. Pas atij emisioni ka qenë një tjetër emision me fëmijë që lexonin përralla. Kështu filloi dhe nuk u ndava asnjëherë nga radioja”, rrëfeu Flori Gjini.  /abcnews.al

flori-gjini.jpg
G. P.18:03 | 04/05/2019

Flori Gjini, një nga moderatorët e emisionit “E Diell” në Top Channel ishte i ftuar në këtë puntatë të “Thumb”. Përveç kësaj, zëri i tij është shumë i dëgjuar pasi drejton disa nga emisionet më të mira në radio. Flori i është përgjigjur thashethemeve që thonë se që kur ka shkuar në Top Channel do të bëhet kopje e Ledion Liços.

“Unë kam një prezantues shumë të preferuar që është britanik. Nuk është shqiptar. E respektoj shumë si figurë, si moderator. Besoj se edhe nuk është se ngjajmë në formën e prezantimit”, tha Flori Gjini.

Ai tregoi edhe si i erdhi ftesa të niste punë në një prej televizioneve më të mëdha në vend. Fillimisht ishte propozimi për emisionin “Pushime on Top”, për të cilën u shpreh se ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë.

“Ishte një ftesë dhe një propozim që ma bënë drejtuesit e emisionit. Ashtu siç ndodhi dhe me emisionin e parë dhe sigurisht që e prita shumë mirë sepse “të Diellën” e kanë mbajtur gjithmonë persona me shumë peshë. Më pas më erdhi dhe propozimi i “Thë Voice”, një format shumë i këndshëm dhe në “Voice Room” u ndeva shumë rehat”, tregoi ai./abcnews.al

thumb-3.mp4_snapshot_13.34-1280x720.jpg
ent ela19:55 | 27/04/2019

Ndodh shpesh që kur njerëzit fiksohen me dikë të bëjnë të pamundurën të bien në sy. Kjo i ndodh edhe moderatorit Arjon Muça i cili i ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës tregoi se vajzat i dërgojnë edhe foto nudo dhe të gjoksit. I pyetur nga Aulona nëse i kthen përgjigje këtyre mesazheve ai tha se:

“Më dërgojnë ‘HI’ dhe duket vetëm dekolteja. I kthej përgjigje të gjithave. Faleminderit i them sepse bëhen keq fillojnë të shajnë. Kush je tit ë bësh kështu fshijnë edhe foton dhe shajnë deri në pikën e fundit. Unë i them faleminderit për foton por nuk kishe pse. Më mirë kur sillesh kështu domethënë”- tha Arjoni dhe në fakt ka të drejtë sepse duhet gjetur një zgjidhje në të tilla raste.

Arjoni foli gjithashtu edhe për jetën e tij private dhe lidhjen 5 vjeçare.  /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono