thumane

cuci-2.jpg
in a11:48 | 14/12/2019

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat tha se në terren janë rreth 300 inxhinierë për të vëzhguar banesat e dëmtuara nga tërmeti.

” Kursi i vlerësimit ka qënë në dy faza, jemi marrë me një urgjencë duke shkuar ne të gjitha pallatet dhe banesat të cilat mund të ishin në rrezik jo vetëm për banorët që banonin në to, por dhe për banesat përreth tyre. Në fazën e parë pas goditjes deri në datën 6-7 Dhjetor u morëm me një urgjencë duke vlerësuar pallatet dhe banesat të evidentuar ndërtesat që ishin rrezik për jetën e banorëve. Pra konsistoi në një vlerësim urgjent, vetëm pallatet që nga struktura kishin dëmtime të rënda dhe mund të rrëzoheshin. Kjo fazë u përballua me sukses edhe faktet flasin vetë, nuk patëm asnjë viktimë si rezultat e rreziqeve që kishin marrë këto banesa. U shoqërua edhe me prishjen e shumë banesave dhe pallateve, që ishin për t’u prishur domosodshmërit me një shpejtësi”, tha Çuçi./abcnews.al

termet2.jpg
Autor E11:40 | 14/12/2019

Policia e Durrësit ka shoqëruar 35 persona deri më tani, të cilët dyshohet se kanë legalizuar duke shkelur rregullat disa ndërtesa në këtë qytet, të cilët u shemben më pas nga tërmëti.

Gazetarja Glidona Daci, duke iu referuar burimeve nga prokuroria bën me dije për abcnews.al se deri më tani janë firmosur 17 urdhër arreste për persona të dyshuar se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Në polici janë shoqëruar 35 persona ku disa prej tyre janë lënë të lirë ndërsa disa të tjerë ende po merren në pyetje. Deri tani janë lëshuar 17 fletëarreste, numër i cili pritet të ndryshojë. Një pjesë e objekteve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit ishin të legalizuara, autoritetet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të bërë verifikimin nëse ishin apo jo rezistente. Janë marrë dokumenta ku ka pasur akt konstatime për çdo objekt të dëmtuar nga tërmeti për të cilat nuk është marrë asnjë lloj mase. Prokuroria dyshon që këto objokte u neglizhuan nga autoritetet përgjegjëse duke shkaktuar edhe tragjedinë ku humbën jetën personat në tërmetin e 26 shtatorit”, raporton gazetarja Glidona Daci.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se numri i urdhër arresteve pritet të rritet në orët në vijim.

Prokuroria dyshon se një pjesë e personave për të cilët kanë lëshuar urdhër arresti kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin disa godina, të cilat u shemben më pas.

Në listën e personave për të cilët ka urdhër arresti janë drejtues dhe punonjës të Kadastrës së qytetit.

Një pjesë tjetër e grupit të personave për të cilët ka urdhër arresti janë inxhinierë dhe punonjës teknik që kanë shkelur rregullat e sigurimit teknik duke shpallur si të banueshme godina të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, të cilat u dhemben më pas.

Mes personave që u është marrë dëshmia janë edhe Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, drejtori nëndrejtori i Konvaleshencës  së Durrësit.

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje lidhje me vdekjen e Hajdarmatajt pasi objekti ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit, por ata nuk kishin marrë masat që askush të mos futej më në të.

Një numër i madh godinash u rrënuan ose shpallën të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit duke bërë që të hidhen dyshime të forta mbi dhënien e lejeve të ndërtimit si edhe legalizimit të godinave.

Paraprakisht deklarohet se janë ndaluar:

Ahmet Doda, drejtori i Konvaleshencës

Kujtim Hasa, nëndrejtori i Konvaleshencës

Arben Isaku, nendrejtor i Kadastrës dhe ish drejtor i ALUIZN-it

Arben Qato, kolaudator dhe pronar i ”Palma”

Dëshira Qato, bashkëpronare te ‘Palma” dhe ish drejtuese e urbanistikës në bashkinë Kavajë

Artur Terziu, pronar i Baron’s i cili ka prishur kolonat te pallati i para viteve ’90 te lagjja 6 ku humbën jetën 2 gra,

Aldo Dekavelli, zyrtar në Kadastër

Flamur Gjuzi ish drejtor i Aluiznit nuk është kapur ende.

Artur Çela, ish drejtues i INUK

Ruzhdi Xheka, pronar i Mira Mare Hotel

/abcnews.al

bari.jpg
in a11:21 | 14/12/2019

Kanë nisur arrestimet e personave përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se janë arrestuar 17 persona, ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 30 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetëve nga tërmeti tragjik.

Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6 Katësh, por edhe ndërtesat e tjera të dëmtuara që janë shpallur pabanueshme.

Mësohet se është arrestuar Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’, që ndodhej brenda strukturës së katit të parë të pallatit, që u shemb në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Shumë qytetarë akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë.

vjedhje.jpg
in a11:05 | 14/12/2019

Nga tërmeti i 26 nëntorit, dhjetra familje në Kombinat u detyruan të brakstin banesat e tyre për shkak se ekspertët i shpallën të pabanueshme. Por banorët e një blloku pallatesh në zonën e Kombinatit, ditët e fundit janë detyruar të hyjnë në ndërtesa që rrezikojnë shembjen për të marrë çdo gjë me vlerë, pasi prej ditësh në zonë kanë filluar vjedhjet. Policia e Shtetit ka vendosur përgjatë 24 orëve një efektiv, por pavarësisht banorët vijojnë të marrin ç’të munden nga banesat e tyre.

Ky bllok pallatesh në zonën e Kombinatit në Tiranë me vendim të Institutit të Ndërtimit është shpallur i gjithi i pabanueshëm. Rreziku për atë që mund të ndodh në banesat e tyre, të ndërtuara 4 dekada më parë i ka detyruar qytetarët të braktisin banesat. Mbi 70 familje që jetonin deri para 26 nëntorit në këto hyrje janë shpërngulur duke marrë ç’të munden nga investimi i jetës së tyre. Sepse krahas frikës për shembjen e godinave, banorët po përballen edhe me një tjetër fenomen.

“Këtu kanë filluar të vjedhin, ne po e heqim tani për ti ruajtur”, shprehet banorja.

Policia e Shtetit ka vendosur në ruajtje të godinave një efektiv policie 24 orë në ditë ndërkohë që banorët kanë pamundësi edhe për gjetjen e banesave me qera.

“Shumë inxhierë kanë ardhur, tre grupe na kanë nxjerrë jashtë. Na kanë lidhur bonusin e qerasë, por nuk po gjejmë dot shtëpia” thekson ajo.

Të vetmit që vijnë çdo ditë dhe qëndrojnë ende në shtëpi në këtë bllok pallatesh në Kombinat është çifti i familjes Sehitaj. Veliu ka mbi 30 vite në këtë banesë në katin e dytë dhe vendimi për tu larguar i është dukur i vështirë. Bashkëshortja e tij rrëfen se fëmijët kanë qenë ata që e kanë detyruar të largohet gjatë mbrëmjeve nga shtëpia, ndërkohë që gjatë ditës gatuan ushqim për bashkëshortin.

“Këtu nuk banojmë dot, na kanë nxjerrë me forcë, sepse na thanë që nuk mund të jetohet më këtu”, shprehet një tjetër banore.

Kur sheh dëmtimet në shtëpi, kujton edhe përjetimet e mëngjesit të 26 nëntorit.

“Të mblidhja fëmijët, apo të ruaja kokën time” shprehet ajo.

Shtëpia ku investuan gjithë jetën është përballur me lëkundje të forta deri sa u shpall e pabanueshme. Ndërkohë që dëmshpërblimet e marra nga tërmeti i 21 shtatorit kanë qenë qesharake. Veç fatkeqësisë së humbjes së pronave të tyre, banorëve i duhet edhe të sigurohen për të marrë çdo gjë me vlerë që mund t’i vidhet nga banesat e braktisura./abcnews.al

termeti-thumane-flamuri-.jpg
Autor E07:36 | 14/12/2019

Para se të nisej për në Laç, kryeministri Rama e nisi sot ditën me sure nga Kurani, ashtu siç ka filluar të veprojë që prej ditës së tërmetit.

Surja e publikuar nga Rama është “Zilzal”, e cila përkthehet “Tërmeti” në gjuhen shqipe.

Nuk dihet se çfarë e shtyn kryeministrin ta nisë ditën me thënie profetike apo sure kuranore, por duket si një mesazh për më shumë solidaritet mes shqiptarëve.

Përmbajtja e sures së postoi Rama

Surja Zilzal

1. Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),
2. kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj
3. e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”
4. Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,
5. sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.
6. Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre:
7. kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,
8. e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.

gazment_bardhi.jpg
R D16:01 | 13/12/2019

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi reagoi pas vizitës së Kryeministrit në Thumanë. Sipas Bardhit, Rama duhet të japë llogari për krimin shtetëror, pasi 24 persona vdiqën nga neglizhenca e autoriteteve vendore. “Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas termetit të 21 Shtatorit”, shprehet ai.

Reagimi i plotë në facebook

Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale.

Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit.

#DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!

Lexo edhe: Rama me Elvis Naçin në Thumanë: Si do të investohen 7 milion eurot

gazment_bardhi.jpg
ger ta15:58 | 13/12/2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Thumanë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson këtë vizitë si spektakël të shëmtuar të Ramës dhe kthim në vendin e krimit shtetëror.

Nurmi dy i demokratëve kërkon nga kryeministri t’iu thotë shqiptarëve çfarë përmbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 nëntor.

Deklarata e Bardhit:
Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale.
Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.
Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë përmbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit.
#DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!/abcnews.al

 

Screenshot_4-7.png
R D15:27 | 13/12/2019

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Thumanën i shoqëruar nga hoxhë, Elvis Naçi i cili përmes fondacionit “Firdeus” ka mbledhur fonde për familjet që pësuan dëme nga termeti. Ata kanë përshkuar në këmbë rrugët e fshatit, duke parë banesat e dëmtuara dhe duke folur me banorët. Gjatë bashkëbisedimit me Ramën, Naçi tha se janë mbledhur 7 milionë euro vetëm për zonën e Thumanës. “Kanë qenë donatorë të vegjël, por me mijëra”, tha ai.

Sakaq banorë të shumtë e ndalin në rrugë, Naçin për ti shprehur hallin, por ai ka premtuar se në ditët në vijim do të hapë një zyrë të posaçme dhe do ti shqyrtojë një e nga një ankesat e familjeve që janë më në nevojë.

Po kështu edhe Rama tha se bashkë me Elvis Naçin do punojmë për ta rindërtuar Thumanën, me shtëpi të reja, shkolla, qender shendetesore, etj.

“Këtu do të ndërtohen banesa të reja. Kjo është e sigurt. Nuk dua të lë data, por do të fillojmë punën e projektit sa më shpejt dhe deri nga mars-prill të jenë ndërtuar të parat. Ndërtesat që kanë mbijetuar nga tërmeti duhen parë, nëse kanë pësuar dëme në strukturë apo jo. Në rast se janë mirë në struktura, atëherë mund të rindërtohen në çati dhe në mure e mund të bëhen të reja, duke ruajtur të vjetrën, traditën”, tha Kryeministri.

Elvis Naçi theksoi se po punojmë me shpirt për të bërë sa më shumë për rindërtimin e Thumanës. “Janë mbledhur paratë, janë 7 milionë euro që shqiptarët kanë dhënë për të pastrehët. Misioni im, i yni është që çdo qindarkë të shkojë në vend. Asnjë qindarkë të mos humbasë kot”./abcnews.al

safe_image-1-1.jpg
Autor E13:58 | 13/12/2019

Tërmeti i frikshëm që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, mbolli kudo zi dhe dhimbje.

51 persona humbën jetën ndërkohë që qindra u plagosën e mijëra humbën shtëpitë duke mbetur në qiell të hapur.

Tërmeti tragjik ra fiks në 3:55 të mëngjesit, kur njerëzit ishin të gjithë në gjumë nëpër shtëpi dhe me magnitudë 6.4 të shkallës richter.

Të papërgatitur, njerëzit u përfshinë nga paniku dhe braktisën banesat e dëmtuara.

Por edhe mëngjesin e sotëm ka pasur një tërmet në të njëjtën orë dhe minutë, 3:55 por me magnitudë 3.3 të shkallës richter.

Shumë prej atyre që hapën aplikacionin sot në mëngjes e kanë vënë re këtë koincidencë duke risjellë në vëmendje çastet e tmerrit të orës 3:55 të 26 nëntorit. /albeu.com

thuman.jpg
in a13:07 | 13/12/2019

Pjesa më e madhe e nxënësve të Borizanës nuk pranojnë të shkojnë në shkollën e Thumanës. Shkolla e Borizanës do të shembet pasi tërmeti e ka dëmtuar shumë. Prindërit e nxënësve kanë firmosur dhe një peticon ku kërkojë që të gjendet një ambient në Borizanë.

Shkolla e Borizanës  pas tërmetit është vlerësuar nga ekspertët si e rrezikshme. Në të është vendosur Kryqi i Kuq. Pas vendimit për shembjen e saj rreth 500 nxënës që mësonin në të janë kthyer mbrapsht. Zyra arsimore ka vendosur që ata të transferohen në shkollën e mesme të Thumanës dhe mësimin do ta kryejnë pasdite. Një pjesë e madhe e prindërit të tmerruar nga ajo çka ndodhi në Thumanë nuk duan që fëmijët të shkojnë në atë shkollë.

“Është më rrezik, në Thumanë është bërë dëmi më i madh. Si mund ti çojmë fëmijët atje, mezor i kemi rritur”, shprehet një prej banorëve.

Shumica e prindërve kanë firmosur dhe një peticion që të gjendet një mënyrë që mësimin të zhvillohet në Borizanë. Në autobusin e caktuar nga zyra arsimore që do shoqërojë nxënësit e Borizanës në shkollën e Thumanës kanë hipur shumë pak nxënës./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono