thike

IMG_5714-5-1.jpg
ent ela16:58 | 12/01/2019

Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua në Zvicër, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shqiptari akuzohet se ka goditur me thikë një bashkëtadhetar mbrëmjen e 2 Shkurtit të vitit 2012 në Romë. Për këtë ngjarje të rëndë ai u dënua me 10 vite burg nga drejtësia italiane. I riu u identifikua si Mirjan Laraj dhe pasi goditi me thikë bashkëtadhetarin duke i shkaktuar lëndime serioze në bark u largua nga vendi i ngjarjes.

Në Prill të vitit 2016, ai u dënua me 10 vjet për vrasje në tentativë, por policia në atë kohë nuk ra në gjurmët e tij. Shqiptari për të humbur gjurmët kishte ikur jashtë vendit. Falë lëshimit të një urdhër arresti ndërkombëtar, hetimet u zgjeruan aq shumë saqë bashkëpunimi i ngushtë i policisë italiane dhe zvicerane bëri të mundur ndalimin i tij. 31-vjeçari u ekstradua në Itali dhe tashmë ndodhet në një burg në Milano, aty ku do të vuajë edhe dënimin./abcnews.al

plagosje.jpg
ent ela16:42 | 03/12/2018

Një 20-vjeçar është plagosur me thikë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre heronjtë”. I plagosuri është Niko Podja dhe autori i dyshuar sipas policisë është F.P.

Ky i fundit e ka goditur 4 herë me thikë bashkëmoshatarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

I plagosuri është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një grindje e çastit mes dy të rinjve./abcnews.al

auto_12_03_2016_1049828_policia_shqipetare_shkoder1497509377.jpg
G. P.19:20 | 10/11/2018

Një 23-vjecar mbeti i plagosur rëndë pas një konflikti për motive banale. Ngjarja  ndodhi rreth orës 16:00 në qytetin e Bilishtit. Mësohet se dy të rinjtë janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin dhe më pas 21-vjeçari Gevi Osmanllari ka goditur me kaçavidë një 23-vjeçar. Ky i fundit është transportuar në spitalin e Korçës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Devoll. Dyshohet se sherri ka nisur për një parakalim automjeti./abcnews.al

ISISI-AUSTRALI.mpg_snapshot_00.31-1280x672.jpg
G. P.14:22 | 09/11/2018

ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në Australi, duke konfirmuar se agresori ishte një luftëtar i tyre. Autori i vrasjes së një personi dhe plagosjes së tre të tjerëve para se të sulmonte me thikë, i vuri zjarrin makinës së tij.

Sulmi në Australi ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë është kryer nga një luftëtar i Isis. Nëpërmjet agjencisë së tij të propagandës Amak, ISIS konfirmoi se sulmi me thikë në Melburn u krye nga një luftëtar i shtetit islamik, dhe kishte si objektiv vrasjen e qytetarëve të koalicionit. Bilanci përfundimtar është një i vdekur dhe dy të plagosur. Këtij bilanci i shtohet dhe vetë autori i masakrës i cili ndërroi jetë në spital pasi u plagos nga agjentët e policisë.

Autori i sulmit i vuri zjarrin automjetit të tij paraditen e së premtes dhe më pas sulmoi me thikë tre persona në qendër të qytetit, duke vrarë një prej tyre. Ndërhyrja e policisë ishte e shpejtë dhe agresori u arrestua pasi u qëllua nga njëri prej agjentëve. Para se t’i vinte zjarrin automjetit të tij dhe të sulmonte tre personat, agresori përplasi furgonin e tij në një qendër tregtare.

Në rrjetin social Tuiter, dëshmitarë të ndryshëm konfirmuan kronologjinë e ngjarjes, duke treguar se një i ri i kishte vënë zjarrin automjetit të tij dhe më pas kishte sulmuar agjentët e policisë me thikë./abcnews.al

MELBURN-SULMI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.27-1280x708.jpg
G. P.10:51 | 09/11/2018

Një viktimë dhe dy të plagosur është bilanci i një sulmi me thikë në Melburn të Australisë. Agresori, i cili u arrestua nga policia, para sulmit me thikë i ka vënë zjarrin automjetit të tij. Policia ka përjashtuar çdo lidhje të ngjarjes me terrorizmin.

Në Melburn të Australisë, një person i vuri zjarrin automjetit të tij dhe më pas sulmoi me thikë tre persona në qendër të qytetit, duke vrarë një prej tyre. Ndërhyrja e policisë ishte e shpejtë dhe agresori u arrestua pasi u qëllua nga njëri prej agjentëve. Mediat australiane shkruajnë se të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.
Para se t’i vinte zjarrin automjetit të tij dhe të sulmonte tre personat, agresori kishte përplasur furgonin e tij në një qendër tregtare. Policia, përjashtoi çdo lidhje me terrorizmin, por u ka kërkuar banorëve të shmangin vendngjarjen. Në një deklaratë për mediat u konfirmua se agresori ka vepruar i vetëm dhe nuk ka bashkëpunëtorë.
Në rrjetin social Tuiter, dëshmitarë të ndryshëm konfirmuan kronologjinë e ngjarjes, duke treguar se një i ri i kishte vënë zjarrin automjetit të tij dhe më pas kishte sulmuar agjentët e policisë me thikë./abcnews.al

AUTORI-VRASJA-FIER_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
G. P.11:24 | 19/10/2018

17 vjeçari që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në Fier ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se sherri nisi pas një konflikti të çastit. Adoleshenti është shprehur i penduar për krimin. Nga burime të ABC News mësohet se gjatë debatit mes dy adoleshënteve ka qenë i pranishëm edhe një shok i viktimës.

“Gjithçka ndodhi pas një konflikti të çastit”.

Ky ka qenë rrëfimi i autorit që vrau me thikë një adoleshent në Fier. Ai ka shprehur pendesë për krimin gjatë marrjes në pyetje. Burime nga policia thanë për ABC News se 16 vjeçari me inicialet D.V ndodhej bashkë me një shokun e tij pranë kryqëzimit të Zogut të Zi kur është konfliktuar me autorin me iniciale F.G. Ky i fundit ka qenë i vetëm dhe i armatosur me thikë. Ai fillimisht ka debatuar me viktimën dhe më pas janë përplasur fizikisht. Në përleshje e sipër autori nxjerr thikën dhe e godet 16 vjeçarin në kraharor.

Shoku i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka njoftuar policinë dhe urgjencën e spitalit. Plaga ka qenë e rëndë duke bërë që adoleshenti të ndërrojë jetë në spital. Ndërsa autori i krimit u dorëzua pas disa orë negociatash të policisë. Kjo e fundit zbuloi vendin ku ai fshihej në një banesë të të afërmëve në Fier dhe e bindi të dorëzohej. Policia tha se viktima bashkë me disa shokë të tij ishin parë para dy javësh pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Autori dhe viktima ishin nxënës të së njëjtës shkollë, por nuk shoqëroheshin bashkë./abcnews.al

GRABITET-DHE-VRITET-I-RIU-NE-TIRANE-1280x720.jpg
G. P.14:55 | 12/10/2018

Grabitet në banesë dhe qëllohet për vdekje me thikë një i ri brenda banesës së tij në zonën e  Yzberishtit në Tiranë. ABC News ishte brenda banesës së 30-vjeçarit Holdi Hajadari, ku edhe provat e krimit janë ende të prezent në vendin ku ndodhi ngjarje.

Holdi Hajdari u grabit dhe qëllua për vdekje në banesën e tij. Ngjarja e rënda u shënuan në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes në zonën e Yzberishtit.

30-vjeçari u qëllua me thikë nga një person i identifikuar nga policia, pasi dyshohet se babai i tij, emigrant në Greqi i kishte dërguar para.

Këto janë pamjet e regjistruara nga ABC News brenda banesës së 30-vjecarit, i cili jetonte i vetëm.

Në këtë kuletë të hedhur në mes të korridorit , dyshohet se i mbante paratë viktima. Grabitësit i dyshuar me inicialet, M.S., u shpall në kërkim nga policia, teksa mendohet se autori është kontigjent dhe banor i zonës.

Në kushte të vështira, i riu ishte braktisur nga pjesa tjetër e familjes, ndërsa banesën e kishte kthyer në një qendër për përdorimin e drogërave të forta.

Kjo është rruga që ka përshkruar viktima për t’i shpëtuar vdekjes. Njolla gjaku ka kudo edhe përgjat rrugës kruesore “Babi Ruci” ku edhe ka mbërritur pothuasje pa ndjenja Holdi Hajdari.

“Njeri pa njeri. Nëna i kishte vdekur, babai në Greqi, ja siç e shikoni gjendjen katastrofike. Gjynah. Duhen marrë masa. Njeri pozitiv në të gjitha anët, e them seriozisht”, tha një banor i zonës.

“Vetëm një zhurmë kam dëgjuar unë, po thashë ndonjë kalimtar që bërtet rrugës, i pirë dhe s’e vumë rë”, tha një tjetër.

Për ngjarjen e rëndë shumë persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë nr.6 në Tiranë, ndërsa personi i dyshuar i krimit është në arrati./abcnews.al

evros.png
G. P.12:56 | 11/10/2018

Mediat greke, duke cituar policinë, kanë dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e trefishtë në lumin Evros që ndan shtetin helen me Turqinë. Mësohet se në afërsi të vendngjarjes është gjetur një thikë ushtarake, që mendohet se është përdorur për vrasjen e 3 grave.

Viktimat nuk janë idenfikuar ende, por “Protothema” shkruan se ato janë të moshës 15, 18 dhe 30 vjeç. Ato janë masakruar me thikë ushtarake, ndërsa ishin të lidhura. Ende nuk dihet kush mund të jetë autori apo motivet e krimit. Për këtë autoritetet vijojnë hetimet.

Nga autopsia paraprake, mjekët ligjorë pohuan se krimi është kryer nga vrasës profesionistë duke parë plagët e shkaktuara me thikë. Gjithashtu po hetohet edhe nëse ndaj grave është shkaktuar dhunë seksuale./abcnews.al

komisariat.png
G. P.10:17 | 10/10/2018

Një 23-vjeçar nga Tirana u arrestua pas një sulmi me thikë.

Ngjarja ndodhi në Bulqizë dhe autori Alfred Muça plagosi me thikë një 22-vjeçar nga Bulqiza, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

ppp.jpg
G. P.22:02 | 30/09/2018

Një 25-vjeçar u qëllua me thikë dhe humbi jetën mbrëmjen e së dielë në spitalin e Peshkopisë.

Viktima sipas policisë është I.Zogu nga fshati Arras, i cili u godit disa herë me thikë nga persona të paidentifikuar.

Ai kishte marrë plagë në këmbë dhe pjesën e përparme të barkut.

Zogu ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të Peshkopisë.

Policia e Dibrës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve të vrasjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono