Theresa May

johnson-1.jpg
G. P.21:23 | 20/08/2019

Shefi i qeverisë britanike, Boris Johnson ka deklaruar se BE duhet të heqë dorë nga ideja e një vije kufitare në Irlandën e Veriut në negociatat për Brexit. Por Brukseli është përgjigjur duke deklaruar se është i gatshëm të bëjë lëshime vetëm nëse Londra ofron alternativa të reja.

Kryeministri britanik Boris Johnson u ka thënë liderëve europianë se duhet të heqin dorë nga ideja e kufirit në Irlandën e Veriut, pasi një gjë e tillë është e dëmshme dhe anti-demokratike.

Në një letër dërguar presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, Johnson gjithashtu tha se një kufi, sado simbolik, do të minonte procesin që rrjedh nga marrëveshja e paqes e Irlandës së Veriut.

Por zoti Tusk reagoi duke thënë se ata që kundërshtojnë marrëveshjen ekzistuese të Brexit pa ofruar në këmbim alternativa të reja mbështesin rikthimin e një kufiri të mirëfilltë mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës.

“Ky është realiteti, edhe pse ata nuk duan ta pranojnë”, tha Tusk.

Ai theksoi se varianti europian për kufirin është një lloj garancie për të shmangur rikthimin e një kufiri fizik në ishullin e Irlandës, veç rastit nëse gjendet një alternativë e re.

“Ky ka qenë një pozicion i qartë dhe i qëndrueshëm i Bashkimit Europian dhe mbetet i tillë”, komentoi ndërkohë ministri i Jashtëm irlandez, Sajmon Kovenej.  Ndërkohë Komisioni Europian deklaroi se letra e zotit Johnson nuk ofronte një zgjidhje të aplikueshme për të parandaluar rikthimin e kufirit fizik irlandez.

Çështja e kufirit, e njohur ndryshe si “kufiri i butë”, është pjesë e marrëveshjes së negociuar nga ish-kryeministrja Theresa May me Brukselin, por e hedhur poshtë tre herë nga ligjvënësit britanikë./ABC News Albania 24/7

Johnson-Hunt1.jpg
ent ela11:40 | 10/07/2019

Boris Xhonson dhe Xheremi Hant u përballën në një debat televiziv në kuadër të garës për kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë rreth 160 mijë konservatorë kanë votuar me postë për pasardhësin e Mej.

Një debat i ndezur, ai mes dy kandiatëve për postin e Tereza Mej si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Boris Xhohnson dhe Xheremi Hant u përballën në një debat televiziv për argument të ndryshme por kryesisht për Brexit.

Xhonson u shpreh se është shumë e rëndësishme mos marrja parasysh e faktit që vendi mund të mos herë gati të dalë nga Bashkimi Europian në 31 tetor. Ai shtoi se nuk do të donte të inkurajonte dorëheqjen duke refuzuar hartimin e një marrëveshjeje.

Nga ana e tij Xheremi Hant u shpreh se nuk dëshironte të cilësonte 31 tetorin si afatin e fundit pasi parlamenti ende nuk ka rënë dakord, dhe vendi nga ana tjetër rrezikon zgjedhje të reja.

Të dy u pyetën për reagimin e presidentit amerikan Donald Tramp pas kritikave që ambasadori britanik në Uashington bëri për administratën e tij.

Hunt theksoi se ambasadorët zgjidhen nga qeveria dhe nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, dhe nëse ai do të zgjidhej Kryeministër ambasadori në Uashington nuk do të ndryshojë.

Ndërsa Xhonson u shpreh se diskutimet e brendshme mes funksionarëve publikë dhe ministrave nuk duhen bërë publike dhe as të komentohen nga ministrat pasi secili është i lirë për të dhënë mendime jo të njëanshme.

Debati u zhvillua në një kohë që 160 mijë anëtarë të partisë konservatore votonin me anë të postës për pasardhësin e Mej. Boris Xhonson është në avantazh sipas sondazheve por fituesi do të mësohet në 23 korrik. /ABC News Albania 24/7

boris-johnson.jpg
G. P.23:16 | 25/06/2019

Gara për të pasuar kryeministren Theresa May në Mbretërinë e Bashkuar sa vjen e bëhet më e fortë. Në përpjekje për të ushtruar presion ndaj rivalit të tij, ish-ministri i Jashtëm Boris Johnson ka vendosur ta fokusojë lojën tek data e largimit nga BE-ja, që sipas tij nuk mund të negociohet më.

Ikona e Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, Boris Johnson ka sfiduar rivalin e tij për lidershipin e konservatorëve Jermy Hant që të zotohet për të dalë nga BE-ja më 31 Tetor, me apo pa marrëveshje.

Johnson tha se të dy ata duhet të bien dakord se afati i rishikuar i Breksit duhet të zbatohet pavarësisht gjithçkaje, në mënyrë që të mbahen premtimet ndaj popullit britanik.

Nga ana e tij, zoti Hant ka sugjeruar se do të kërkojë kohë shtesë nëse do të jetë pranë gjetjes së një marrëveshjeje më të mirë. Të dy ata janë në garë për të pasuar kryeministren e dorëhequr Theresa May, me rezultatin final që do të dalë më 23 Korrik.

Afati për Brexit u shty deri më 31 Tetor pasi ligjvënësit britanikë refuzuan tre herë rresht marrëveshjen e negociuar nga Mej me Brukselin. Në një intervistë radiofonike, Johnson tha se, ose do t’i qëndrojë datës së caktuar çfarëdo që të dalë përpara.

“Ose e bëj, ose vdes”, tha Johnson. Në përpjekje për të ushtruar presion ndaj rivalit të tij, ish-ministri i Jashtëm postoi më vonë në Twitter kopjen e një letre që i kishte shkruar zotit Hant, ku nënvizonte se respektimi i datës është thelbi i kontestit mes tyre.

“Largimi më 31 tetor, pa “nëse” e pa “ndoshta”, është mënyra më e mirë për të ripërtërirë besimin tek demokracia jonë. Është gjithashtu mënyra e duhur për të respektuar vullnetin e popullit të treguar me votë”, tha Johnson në letër./ABC News Albania 24/7

may-zvsekretari.jpg
nev ila12:16 | 22/06/2019

 

Kapi me forcë, prej fyti dhe e nxori me dhunë nga salla një aktiviste të “Grinpis” për këtë arsye Mark Fild zv/sekretar për cështjet e jashtme në Britaninë e Madhe u pushua nga puna nga kryeministrja në detyrë Tereza Mej. Ajo që shkaktoi reagime ishte shpërndarja e videos në rrjetet sociale, ku tregohet reagimi i dhunshëm i deputetit konservator gjatë një mbrëmjeje gala në Londër. Ndërkohë zyra e tij ka nisur hetimet.

Në video shihet gruaja e veshur me të kuqe dhe me një parullë “emergjencë klimatike” e cila proteston në mënyrë paqësore kundër ngrohjes globale. Kur i kalon pranë Fild e bllokon duke e nxjerrë me dhunë nga salla./ABC News Albania 24/7

brexit.jpg
nev ila23:30 | 12/06/2019

Ligjvënësit britanikë ia kanë lënë në dorë qeverisë procesin e daljes nga BE-ja, duke hedhur poshtë nismën e laburistëve, që parashikonte kalimin e tij në duart e Parlamentit dhe daljen nga Unioni pa një marrëveshje.

Ligjvënësit britanikë kanë hedhur poshtë përpjekjen e laburistëve për të marrë nën kontroll procesin e Breksit, duke bllokuar njëkohësisht edhe përpjekjen e tyre për një dalje nga BE pa marrëveshje.

Dhoma e përfaqësuesve e hodhi poshtë nismën me 309 vota kundër dhe 298 pro. Rezultati i votimit u përshëndet me brohoritje nga ligjvënësit konservatorë, por lideri i laburistëve Xheremi Korbin u përgjigj duke bërtitur: “Nuk do të brohorisni në shtator!”.

Ndërkohë, votimi u përshëndet edhe nga qeveria britanike, e cila deklaroi se dhënia e dritës jeshile ligjvënësve për të diktuar politikat e Breksit do të kishte krijuar një preçedent të rrezikshëm. Mbretëria e Bashkuar ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars, por Unioni vendosi një shtyrje 7-mujore pasi Parlamenti rrëzoi tre herë marrëveshjen e hartuar nga kryeministrja Theresa Mej me Brukselin. Por nga ana tjetër, mes kundërshtarëve të opsionit të daljes pa marrëveshje ekziston frika se pasuesi i kryeministres Mej mund të përpiqet ta nxjerrë Britaninë e Madhe pa aprovimin e parlamentit.

Kandidati Boris Xhonson dhe rivalë të shumtë të tij në garën për kreun e konservatorëve kanë deklaruar se Mbretëria e Bashkuar duhet të dalë nga BE në datën e caktuar, me apo pa një marrëveshje./ABC News Albania 24/7

may.jpg
G. P.08:59 | 07/06/2019

Theresa May largohet si kryetare e partisë. Trashëgimia e saj e vetme politike është një vend i ndarë.

Atë që duket se e nënvlerësoi plotësisht May ishte fuqia shkatërruese e Brexit-it. Për të ruajtur bazën e pushtetit në partinë e saj, kryeministrja u përkul që herët përballë kërkesave të mbështetësve të linjave të ashpra antievropiane. Në janar të vitit 2017, ende pa filluar negociatat me BE-në, Theresa May përcaktoi vija të kuqe, me të cilat ajo krijoi si problemin e kufirit irlandez, ashtu edhe e bëri të pamundur një ndarje më konsensuale, më të favorshme nga Evropa. Një numër ministrash për Brexitin, jo diplomatikë dhe / ose pa haber pastaj i kthyen negociatat pothuajse dyvjeçare një provë nervash.

May, megjithatë, e gërmoi vrimën edhe më thellë, duke u lidhur politikisht me përcaktimin e saj të hershëm për një “Brexit” të pastër, për një ndarje të ashpër nga BE. Ajo këmbënguli në mënyrë të ngurtë për vijat e saj të kuqe, të cilat reflektonin në radhë të parë mendimet e mbështetësve të linjës së ngurtë të Brexitit në partinë e saj. Sa më të vështira bëheshin bisedimet me Brukselin, aq më shumë i forconte barrikadat May në pozicionin e saj të pakthyeshëm.

Në këtë kuadër kryeministrja duket se harronte se ato përfaqësonin vetëm mendimin e një pakice në vend dhe në Parlament. Për gati dy vjet, May nuk arriti të lidhë kompromis me opozitën laburiste ose me SNP skoceze. Përpjekjen për këtw ajo e nisi këtë pranvërë, kur ishte tepër vonë.

Fundi i keq është i njohur: Midis janarit dhe fundit të marsit, Dhoma e Poshtme e Parlamentit Britanik e hodhi poshtë tri herë marrëveshjen e daljes nga BE. Brexitasit konservatorë të vijës së ngurtë thanë jo për shkak të kompromisit me kufirin irlandez, opozita tha jo për shkak se ata nuk donin të mbështesin një “Brexit të keq të Tory”. Asnjë kryeministër para Theresa May-t të nuk kishte përjetuar ndonjëherë humbje të tilla. Megjithatë, May mendoi ta paraqesë madje për herë të katërt Marrëveshjen në Parlament. Por ajo qe e detyruar të pranonte se situata e saj ishte e pashpresë – asaj i mbeti vetëm dorëheqja.

Tri vjet ndenjie në vend

Theresa May jo vetëm dështoi të “ofronte” një Brexit ashtu siç e kishte premtuar shumë herë. Përqëndrimi në këtë objektiv politik solli njëkohësisht një paralizë të plotë të pjesës tjetër të politikës. Që nga rritja e vrasjeve nga sulmet me thikë deri në falimentimet e mëdha të sipërmarrjeve – për asnjë prej krizave të shumta Theresa May nuk gjeti një përgjigje politike apo legjislative. Mungesa dramatike në fushën e strehimit, një reformë e dështuar e mirëqenies ose rritja e numrit të vetëvrasjeve tek të rinjtë tërhoqën vëmendjen dhe mbetën politikisht pa pasoja.

Si kandidati më me shanse për pasardhës aktualisht konsiderohet Boris Johnson, pavarësisht nga dështimet, tersi dhe defektet që shoqëruan mandatin e tij si ish-Ministër i Jashtëm. Shumë shokë të partisë, megjithatë, kanë besim në aftësinë e tij për retorikë popullore, si për ta realizuar Brexitin, ashtu dhe për t’i shitur pasojat e tij. Përveç kësaj, Johnsoni konsiderohet i vetmi, që mund të mundë në votime liderin e opozitës laburiste Jeremy Corbyn, ashtu edhe populistin Nigel Farage. Kandidati e ka përcaktuar 31 tetorin si datë të daljes nga BE, me ose pa marrëveshje./DW

angela-merkel.jpg
G. P.23:59 | 28/05/2019

Udhëheqësit e 28 vendeve të BE kanë bërë përpjekjen e parë në drejtim të konsesusit për kreun e ri të Komisionit Europian gjatë një darke pune të martën në Bruksel. Por siç pritej, Gjermania e Franca duken se kanë emra të ndryshëm në mendje dhe kjo u duk edhe nga deklaratat paraprake të Merkel e Macron.

Udhëheqësit e 28 vendeve të BE, përfshi kryeministren britanike në largim Theresa May patën mbrëmjen e të martës një darkë informale pune. Synimi ishte diskutimi për pasardhësin e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker dhe postet e tjera kyçe, përfshi edhe kreun e Bankës Qendrore Europiane, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve te fundit në BE.

Mosmarrëveshjet e para kanë spikatur mes Francës e Gjermanisë, në kushtet kur zgjedhjet e 23-26 Majit kanë ndryshuar balancat në Parlamentin Europian, pasi për herë të parë dy blloqet kryesore të së djathtës e të majtës kanë humbur shumicën së bashku.

Nacionalistët, liberalët dhe të gjelbrit kanë fituar terren, duke i vështirësuar mundësitë për konsensus. Darka informale e të martës ishte vetëm një hap i parë për të testuar ndjeshmëritë paraprake, por negociatat do duan kohë.

5 vjet më parë, Juncker u zgjodh president i Komisionit Europian, organit që kujdeset për zbatimin dhe draftimin e ligjeve të BE, nga radhët e PPE, fitueses së zgjedhjeve.

Por këtë herë zgjedhja është shumë më e vështirë. Nga 217 vende 5 vjet më parë, PPE ka deri tani vetëm 180 vende, një vështirësi për kandidatin e qendrës së djathtë, gjermanin  Manfred Weber, në parlamentin me 751 vende.

Në mbërritjen për darkën informale në Bruksel, kancelarja Merkel tha se patjetër që ajo e mbështet kandidaturën e Weber, me partinë e saj, pjesë e PPE.

Por presidenti francez Emmanuel Macron as që e përmendi z. Weber si kandidat të mundshëm. Macron përmendi emrin e kryenegociatorit të Brexit, francezit Mishel Barnje, të liberales daneze Margret Vestager dhe kandidatit hollandez të qendrës së majtë Frans Timermans, si kandidatë që kanë cilësitë e duhura, nënvizoi shefi i Elizesë.

Në një komunikim me mediat, presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani u mjaftua me deklaratën se për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në BE do ndiqen procedurat e njohura.

Përvec Jean-Claude Juncker, në postet më të larta të BE, do zëvendësohen edhe presidenti i Këshillit Europian, polaku Donald Tusk, presidenti i Bankës Qendrore Europiane, italiani Mario Draghi dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, italiania Federica Mogherini.

Negociatat dhe lobimet mes udhëheqësve të BE-së dhe grupeve parlamentare do vazhdojnë deri në samitin e 20-21 Qershorit, ku Këshilli Europian duhet të ketë një vendimmarrje.

Në Korrik do jetë radha e Parlamentit Europian të votojë kandidatin për president të Komisionit Europian, i cili merr detyrën bashkë me përfaqësuesin për politikë të jashtme dhe presidentin e Bankës Europiane. Ndërsa presidenti i Këshillit Europian merr detyrën më 1 Nëntor./ABC News Albania 24/7

juncker.jpg
nev ila21:27 | 28/05/2019

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker ka shuar shpresat e pasuesve të kryeministres britanike në lidhje me Brexit. Ndryshe nga sa pretendojnë ata, Junker ka deklaruar se nuk do të ketë rinegocim të marrëveshjes së arritur me qeverinë e Theresa May.

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker ka deklaruar të martën se BE nuk do të rinegociojë marrëveshjen e Breksit të arritur me qeverinë britanike, por të hedhur tre herë poshtë nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.

Reagimi i Junker ka ardhur pasi një numër kandidatësh që synojnë të zëvendësojnë kryeministren Theresa May kanë deklaruar se blloku europian duhet të rihapë procesin e negociatave.

“Do të kem një takim të shkurtër me Theresa May, por e kam bërë të qartë si kristali, nuk do të ketë rinegocim”, ka deklaruar Junker.

Ndërkohë, në Londër vazhdojnë debatet për mënyrën e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Sekretari i Jashtëm, Xheremi Hunt ka deklaruar se dalja pa një marrëveshje do të ishte një “vetëvrasje politike” për Britaninë.

Deklarata në fjalë e ka vendosur Hunt përballë shumë kandidatëve të tjerë që synojnë zëvendësimin e May, mes të cilëve ish-ministrin Boris Xhonson, që ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar duhet ta lërë Unionin pa një marrëveshje në fund të tetorit.

Edhe vetë Theresa May ka nënvizuar po të martën se, është më mirë për Britaninë që të largohet në mënyrë të rregullt, me një marrëveshje divorci./ABC News Albania 24/7

 

70853Bashkimi.jpg
G. P.23:59 | 27/05/2019

Udhëheqësit e 28 vendeve të BE, përfshi kryeministren britanike në largim Theresa May do takohen të martën në një darkë pune në Bruksel. Ata do diskutojnë për pasardhësin e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe postet e tjera kyçe, përfshi edhe kreun e Bankës Qendrore Europiane, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Negociata të vështira, interesa kombëtare, linja partiake e çështje gjinore do vazhdojnë të zhvillohen deri në samitin kyç të Këshillit Europian që do mbahet me 20 e 21 Qershor.

Një pengesë mund të vijë nga brenda Parlamentit Europian, pasi liderët e BE duan që kryetarët e shteteve të tërhiqen nga refuzimi për të zëvendësuar Junckerin me një ligjvënës nga radhët e tyre.

Partia Popullore Europiane e qendrës së djathtë e goditur nga humbja e koalicionit CDU-CSU të kancelares në Gjermani, humbi shumicën e përbashkët në legjislaturën e re.

Ndërsa fitorja e liberalëve, si ajo e partisë së re të Macron por edhe e të gjelbërve, që u renditën të dytët në Gjermani, të tretët në Francë e të kartërt në Britani, tregon se një aleancë katërpalëshe është krijuar tashmë./ABC News Albania 24/7

tereza-mey.jpg
Sej rie21:00 | 22/05/2019

Në Mbretërinë e Bashkuar është rritur trysnia ndaj Theresa Mej, pas publikimit të detajeve të reja të marrëveshjes së Breksit. Kryeministrja gjendet nën presion politik, përfshirë nga konservatorët e saj, për të dhënë dorëheqjen.

Kryeministrja britanike Theresa Mej po përballet me një presion në rritje për të dhënë dorëheqjen, pas kundërshtimeve të verifikuara në adresë të planit të saj për Breksit. Anëtarë të shumtë të kabinetit të saj kanë deklaruar për BBC se ajo nuk mund të qëndrojë më në detyrë, me njërin prej tyre që ka nënvizuar se kryeministrja ka arritur vijën e finishit. Megjithatë ka edhe nga ata që insistojnë se Mej duhet të vazhdojë të çojë përpara planin e saj të tërheqjes deri në mbajtjen e votimit në fillim të qershorit.

Ligjvënësit konservatorë të udhëhequr nga Mej kanë mbetur të pakënaqur nga konçesionet që ajo ka bërë në draft/marrëveshjen, por ajo ka kërkuar mirëkuptimin e tyre dhe të të gjitha palëve të përfshira në proces. Sipas BBC, ministri i Brendshëm Sajid Xhavid dhe ai i Jashtëm Xheremi Hant kanë kërkuar një takim privat me kryeministren, por kjo e fundit ka refuzuar për shkak se të dy ata shihen si konkurrentë për lidershipin e Partisë Konservatore, që rrjedhimisht garanton edhe postin e kryeministrit.

Draft/marrëveshja, që lejon largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja në mënyrë të rregullt, duhet të kthehet në ligj që të hyjë në fuqi. Zonja Mej është kritikuar ashpër nga të gjitha palët që kur nisi publikimin e detajeve të reja të akordit me Brukselin, që përfshinin mes të tjerash garantimin e të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen e ambjentit, çështjen e kufirit të Irlandës së Veriut dhe një kompromis për doganat./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono