thaci

THACI-NE-OPINION.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela13:50 | 10/05/2019

“Ideja e korrigjimit të kufijve ka qenë e imja që prej fillimit”. Ka qenë kjo deklarata e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i ftuar në studion e Opinion të gazetarit Blendi Fevziu. Thaçi shtoi se kishte qenë ai që ia kishte parashtruar këtë ide presidentit serb Vuçiç. Ndërsa për kryeministri shqiptar Rama, Thaçi theksoi se kishte luajtur në rol konstruktiv në dialogun Prishtinë-Beograd.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë ka qenë e tij prej fillimit.

Në studion e emisionin “Opinion” ai hodhi poshtë akuzat se ky është një plan serbo-rus dhe që në të janë përfshirë edhe kryeministri Rama dhe presidenti Vuçiç.

Në procesin e dialogut Kosovë – Serbi e vlerëson rolin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ndërsa është shumë i ashpër me ish-kryeministrin Berisha.

Thaçi zbulon edhe një episod të vitit 2002 kur tha se kishte nxjerrë nga zyra një nga kryeministrër shqiptar.

Thaçi këmbënguli se nuk do të pranojë që nga korrigjimi i kufijve, Kosova të humbë territore. /ABC News Albania 24/7

 

59773001_2257812410931686_577784276540456960_o-1280x853.jpg
Sej rie15:15 | 09/05/2019

Situata pas dyerve të mbyllura të Samitit nuk duket se ka qenë aq e qetë. I tillë duket edhe gjesti i presidentit të Kosovës Hashim Thaci, që nuk mori pjesë në drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Thaçi mësohet  se ka refuzuar të ulet në tryezën e drekës me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë Hercegovinës Dodik.

Mësohet se presidenti i Kosovës ka refuzuar edhe t’i japë dorën Dodikut, si shenjë pakënaqësie për praninë e tij, në Samitin e organizuar nga Presidenti Meta bashkë me presidentët e Kroacisë e Sllovenisë./ABC News Albania 24/7

thaciiii-1280x723.jpg
Sej rie13:16 | 09/05/2019

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Serbinë brenda vitit. Dialogu nuk do të cenojë territoret ka nënvizuar kreu i shtetit kosovar. Në fjalën e tij përpara gazetarëve, ai ka sjellë detaje edhe nga takimi që ka zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama një ditë më parë me të cilin kanë diskutuar heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë.

“Tarifa ka qenë një vendim i drejtë dhe legjitim e si i tillë do të mbetet në fuqi. Duhet të vazhdojë dialogun e pakushtëzuar me mundësitë e arritjes së një marrëveshje  për një normalizim të plotë dhe ligjërisht obliguese. Të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nuk krijon vija etnike të kufijve, që vendet tonë të mbesin multi etnike dhe që përfshijë Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovcin në territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim unë dua që vendet e BE tani e tutje të jenë më unike dhe jo sikundër ka ndodhur në Berlin. Shpresoj që samiti i Parit të jetë më i mirë organizuar dhe do të prodhojë substancë. Dhe gjithashtu shpresoj sepse kam qenë vetë personalisht dhe kam mbetur i tmerruar kur jam informuar se nuk kanë qenë të koordinuar organizatorët me SHBA-të. Por e ritheksoj edhe një herë sot se pa rolin udhëheqës të SHBA-ve nuk mund të ketë as dialog të suksesshëm, e jo më marrëveshje apo implementim. Unë kam diskutuar dje me Kryeministrin e Shqipërisë zotin Rama me një bisedë të hapur për mundësinë e heqës së tërësishme të kufirit Kosovë-Serbi, të një modeli evropian nën ombrellën e vlerave euroatlantike. Askush nuk dihet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe të një lëvizje kudo që jetojnë shqiptarët”, tha Thaçi./abcnews.al

haradinaj-1-1280x707.jpg
Sej rie15:40 | 08/05/2019

Mogherini-Thaçi-Rama e Vuçiç janë katërshja për të cilët Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dyshon se kanë biseduar për ndarjen e Kosovës. Deklaratën Haradinaj e bëri kur u pyet për takimin e sotëm të Brdo Brionit që po mbahet në Tiranë .

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dyshon se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë biseduar për ndarjen e Kosovës.

Ndërsa sipas tij këto biseda i ka udhëhequr përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogherini.

“Ekziston ky dyshim i bazuar se kjo është bërë nën udhëheqjen e zonjës Mogherini. Shpresoj se ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për kohën që ia kanë humbur vetes, popujve të vet dhe taksapaguesve të BE-së”.

Në  një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës Haradinaj tha se nuk beson se do të vazhdoj më procesi i dialogut nga Mogherini.

Kundër ndryshimit të kufijve është edhe ambasadori Zviceran në Kosovë.

Jean Hubert Lebet, ambasador i Zvicrës, Kosovë: “Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan. Mund të futeni në telashe. Ai ka thënë se ndarja e korrigjimi i kufijve nuk është mirë as për serbët e jugut as për ata në veri”.

Ndërsa takimin në Paris kryeministri Haradinaj e cilëson si vazhdim të dialogut. Ai ka thënë se nëse pala serbe është e interesuar atëherë Kosova është e gatshme dhe do të vazhdojë dialogun./ABC News Albania 24/7

thaci-1280x715.jpg
ent ela22:30 | 30/04/2019

Një ditë pas samitit të Berlinit, presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova në këtë takim doli me qëndrimin e qartë se nuk pranon kushte nga Serbia për të vijuar dialogun dhe për të siguruar njohjen prej saj. Ndryshe nga më parë, Thaçi ka mbrojtur vendosjen e taksës për produktet serbe, ndërsa ka paralajmëruar se në Kosovë nuk do të ketë kurrë një sovranitet të dyfishtë.

I sapokthyer nga Gjermania, presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova në samitin e Berlinit ka dalë me një qëndrim të qartë sa i takon dialogut me Serbinë, i cili sipas tij duhet të vijojë pa kushte. Ndryshe nga më parë, Thaçi ka mbështetur vendimin për taksën ndaj produkteve serbe dhe ka paralajmëruar Beogradin me masa të tjera nëse vijon me fushatën e tij kundër njohjeve të Kosovës. “

Hashim Thaçi, president i Kosovës: “Sa i takon pjesës së dialogut, pozicioni i Kosovës ka qenë i qartë, ai mund të vazhdojë vetëm i pakushtëzuar. Taksa ka qenë vendim i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi. Dhe nëse Serbia tregohet agresive duhet të shkojmë edhe më tej”.

Thaçi ka theksuar se, edhe njohja e Kosovës nga Serbia duhet të vijë pa kushte dhe për këtë ka kërkuar një angazhim më të fortë jo vetëm nga BE, por edhe Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, Thaçi është shfaqur disi i tërhequr nga ideja e mëparshme e tij për korrigjimin e kufijve, kur ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të ruajnë karakterin multietnik.

Hashim Thaçi, president i Kosovës: “Do vazhdojmë punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që ruan karakterin multietnik të Kosovës e Serbisë, që ka të ardhme të sigurtë europiane dhe që të mbyllë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve”.

Thaçi ka theksuar se nuk do të lejojë asnjë sovranitet të dyfishtë në territorin e Kosovës dhe se nuk do të ketë asnjë kompromis për një asociacion me pushtet ekzekutiv. Kompromisi do të jetë zero.

Hashim Thaçi, president i Kosovës:  “Nuk do të lejojmë as ide për një ndarje të Kosovës, apo për krijimin e një modeli të Republikës Serbe”.

Më tej presidenti i Kosovës ka shprehur shpresën se, samiti i ardhshëm që do të realizohet në Paris do të ofrojë një dinamikë të re në dialogun dypalësh, që në asnjë rrethanë, ka përsëritur ai, nuk duhet kushtëzuar. /abcnews.al

THACI-HARA-PAS-SAMITIT_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela23:27 | 29/04/2019

Gjatë punimeve të samitit të Berlinit, presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj kanë paraqitur kushtet për vijimin e dialogut me Serbinë. Dy krerët e shtetit kanë kërkuar që të njihet e kaluara e luftës dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë një Asociacion serb me fuqi ekzekutive në veri të Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë paraqitur në samitin e Berlinit, organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Makron, qëndrimin e përbashkët se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka bërë me dije se në tryezën e përbashkët ka kërkuar gjithashtu që Serbia të heqë dorë nga cënimi i sovranitetit të Kosovës. gjithashtu, ka thënë Thaçi gjatë sesionit të punës, pretendimet apo ëndrrat e kujtdo se në veri të Kosovës mund të themelohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive i modelit të Republikës Serbe, nuk do të realizohen kurrë. “Nuk mund të këtë një zgjidhje as në modelin gjermano-gjerman dhe as me një sovranitet të dyfishtë”, ka thënë Thaçi. Ai ka shtuar se, Kosova është e gatshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë. Më kurajoz është shprehur kryeministri Haradinaj, i cili krahas kërkesës për njohje ka deklaruar se, palët nuk mund të ecin përpara derisa të pranojnë të vërtetën mbi të kaluarën dhe realitetin e së tashmes. “E vërteta e së kaluarës është se Kosova pësoi mizori dhe ne duhej të fillonim nga zeroja. Realiteti i së tashmes është se Kosova tani është një shtet i pavarur dhe është duke shënuar progres politik, ekonomik dhe social”, ka thënë Haradinaj. Duke përsëritur thirrjen se Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, Haradinaj është zotuar se, do të kontribuojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve serbë të Kosovës. “Unë e bëj këtë zotim pa pasur ndonjë ofertë nga Beogradi”, ka vijuar Haradinaj. Në fund, ai ka përsëritur kërkesën për liberalizimin e vizave. “Ne nuk duam asgjë më shumë se të njëjtat të drejta që gëzojnë vendet tjera dhe kjo duhet të përfshijë liberalizimin e vizave”, ka shtuar Haradinaj. /ABC News

Thaci-dhe-Mogherini-1280x714.jpg
Sej rie17:30 | 29/04/2019

Edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pasur një takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Mogherini. Një takim ku kryeministri i Kosovës Haradinaj ka vendosur të mos marrë pjesë. Thaçi u shpreh se kishte kërkuar liberalizimin e vizave, si dhe shtimin e presionit ndaj Vuçiç për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Liberalizimin e vizave, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe bashkimit me vendin të Luginës së Preshevës. Janë këto tre pretendimet kryesore të Hashim Thaçit në samitin e Berlinit.

Presidenti i Kosovës Thaçi është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, në Berlin. Kryeministri I Kosovës Haradinaj nuk ishte I pranishëm. Thaçi u shpreh se takimi kishte qenë pozitiv, dhe se kishte kërkuar liberalizimin e vizave në një moment që Kosova kishte përmbushur çdo detyrim.

Ai theksoi se shpresonte që Merkel dhe Makron do të jenë të qartë për sa i përket kësaj çështjeje, e nëse kjo nuk ndodhë do të ishte një zhgënjim i thellë për këtë samit. Sa për vendosjen e taksës Thaçi tha se ajo është e drejtë e ligjshme,  dhe nëse Serbia vazhdon me veprime agresive, Prishtina do t’i shtojmë masat duke shkuar në nivel reciprociteti

“Ne do të presim nga takimi që të lëvizim përpara, që t’i jepet mbështetje liberalizimit, vazhdimit të dialogut të pakushtëzuar por edhe që të bindet Vuçiç që të njohë shtetin e Kosovës. Kosova është një vend i lirë, sovran dhe duam shumë që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e Kosovës”, përfundoi Thaçi./ABC News

Thaci-Haradinaj.jpg
nev ila14:49 | 29/04/2019

Para nisjes së këtij samiti, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë as dialog dhe as marrëveshje me Serbinë, pa praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa kryeministri Haradinaj konfirmoi se me Thaçin i ka koordinuar qëndrimet që do të mbajnë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj përfunduan takimin e tyre me bashkatdhetarët në Berlin të Gjermanisë.

Thaçi e Haradinaj janë pyetur për publikimin e një draft-marrëveshje ku thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Kreu i shtetit është përgjigjur se me palën Kosovare nuk ka folur ende asnjë.

Ai theksoi se nuk ka ndonjë dokument apo draft dhe as informacion apo marrëveshje. “Ajo që është me rëndësi është që ne kemi thënë çdo herë se Kosova i ka qëllimet e veta dhe besoj se edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërsa presidenti Thaçi është e pyetur nëse për të do jetë e pranueshme një marrëveshje ku do përfshihet edhe korrigjimi i kufijve. Ai u përgjigj shkurt duke thënë se:

Nuk ka dialog apo negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është vend i pavarur dhe sovran”.

Haradinaj ndërkohë konfirmoi për gazetarët se ai dhe presidenti Thaçi kanë koordinuar qëndrimet që do të mbajnë në samitin e Berlinit. Më parë gjatë paradites Haradinaj vizitoi Ambasadën e Kosovës në Berlin.

Ai është pritur nga stafi diplomatik i ambasadës dhe nga disa qytetarë. Por para se të nisë fjalimin kryeministri Haradinaj kishte vërejtje të madhe për trajtimin që po iu bëhej shtetasve kosovarëve në ambasadë.

Kush është konsull këtu…çfarë janë gjithë ata njerëz te dera në pritje…unë po çohem”, është shprehur i nervozuar Haradinaj.

I menjëhershëm ishte arsyetimi i konsullit i cili tha se pranimi i kërkesave të qytetarëve bëhet pas orës 13:00, por kjo nuk i pëlqeu aspak kryeministrit Haradinaj. Konsulli para se të largohej nga takimi për tu marrë me kërkesat e qytetarëve në ambasadë, falënderoi kryeministrin për vërejtjet. Ndërkohë mirëseardhjen kryeministrit ia kishte uruar më parë ambasadori Beqë Cufaj./abcnews.al

thaci-Rma-haradinaj.jpg
nev ila13:04 | 29/04/2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe kryeministri Ramush Haradinaj ndodhen në Berlin në kuadër të samitit e gjashtë të liderëve të Ballkanit Perëndimor me presidentin francez Emanuel Makron dhe kancelaren gjermane Anxhela Merkel.

Mediat kosovare shkruajnë se Thaci, Haradinaj por dhe kryeministri shqiptar Rama kanë mbërritur në kryqytetin gjerman me avionin personal të zv/kryeministrit kosovar Bexhet Pacolli.

Haradinaj fillimisht ka vizituar konsullatën e Kosovës në Berlin, dhe më pas së bashku me kreun e shtetit Thaçi janë takuar me përfaqësues të diasporës kosovare në Gjermani./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono