thaci

MACRON-THACI-VUCIC-1280x720.jpg
ent ela15:03 | 12/11/2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi pas takimit të sotëm tre-palësh me presidentin francez Macron dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se Makron dhe Evropa donin të luanin rol më të rëndësishëm në çështjen e Kosovës, por që asnjë mbledhje “e thelluar” nuk kishte ndodhur.

Ai tha se presidenti francez e tha këtë duke iu referuar vetes dhe kancelares gjermane, si dhe institucioneve evropiane. /abcnews.al

ohri.jpg
ger ta20:33 | 09/11/2019

Ditën e nesërme do të mbahet në Ohër samiti i dytë i minishengenit Ballkanit, mes tre liderëve, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Gazetarja e Abcnews Linda Karadaku në një lidhje telefonike nga Ohri dha detaje për takimin e nesërm. Gazetarja tha se ende nuk ka një konfirmim nëse do të marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Po ashtu në samitin e nesërm do të mungojë edhe Presidenti maqedonas Pendarovski, i cili do të niset në një vizitë në Paris.

“Minishengeni” Ballkanik pritet të hyjë në fuqi brenda vitit 2021 dhe do të krijojë mundësinë që qytetarët të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti./abcnews.al

THACI-TERRORIZMI-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela18:26 | 04/11/2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi theksoi se Kosova ka vite që dëshmohet edhe praktikisht në luftën kundër terrorizmit, fundamentalizmit dhe çdo lloj ekstremizmi që paraqitet në Kosovë, në rajon dhe kudo në botë, së bashku me partnerët ndërkombëtarë. Duke komentuar vlerësimin për Kosovën në raportin e luftës kundër terrorizmit, Thaçi tha se vlerësimi i SHBA-së për Kosovën si një kampion në luftën kundër terrorizmit në rajon, është një përgjegjësi shtesë për institucionet dhe për qytetarët.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar postimet e video-selfie në rrjetet sociale.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha në një video të shpërndarë në rrjetet sociale se vlerësimi I SHBA-së për Kosovën në luftën kundër terrorizimit është impresionues.

“Një vlerësim ky i merituar, sepse Kosova ka vite që dëshmohet edhe praktikisht në luftën kundër terrorizmit, fundamentalizmit dhe çdo lloj ekstremizmi që paraqitet në Kosovë, në rajon ose jashtë rajonit, kudo në botë, së bashku me partnerët ndërkombëtarë”.

Zoti Thaçi tha se Kosova ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe historik për paqen dhe stabilitetin.

“Vlerësimi i SHBA-së për Kosovën si një kampion në luftën kundër terrorizmit në rajon, është një përgjegjësi shtesë për institucionet, për qytetarët tanë, për gjeneratat e ardhshme. Rruga e Kosovës është e ardhmja euroatlantike, por Kosova do të dëshmojë edhe më fuqishëm se do të jetë e pa kompromis ndaj fenomeneve dhe rreziqeve të tilla. Vetëm kështu mund të kemi një vend të sigurt, të zhvilluar dhe prosperues”. /abcnews.al

 

 

 

kurti-thaci.jpg
ent ela20:31 | 26/10/2019

“Thaçi do të bënte mirë të tërhiqej se populli ka vendosur për ndryshim”. Është kjo përgjigja që dha në studion e  Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit fituesi i zgjedhjeve në Kosovë.

Kurti shprehet se nuk është prioriteti i tij shkarkimi i presidentit të Kosovës, por dorëheqja e tij do bënte mirë.

“Nuk u takova me Presidentin Thaçin se ai mbajti një fjalim dhe shkoi, por do të kem takim me të dhe do jetë një takim shumë i mirë për Kosovën”.

/abcnews.al

MBULIM-THACI-ZGJEDHJET-_-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela12:56 | 05/10/2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me krerët e institucioneve të sigurisë e të drejtësisë, Drejtorin e Policisë Rashit Qalaj, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni, me të cilët ka biseduar për gjendjen e sigurisë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.

Thaçi është shprehur se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira e demokratike dhe vlerësoi procesin e deritanishëm si të mirë dhe pa incidente që do të cenonin procesin elektoral.

Qalaj e njoftoi presidentin se Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie dhe është në koordinim të plotë me institucionet e tjera për të garantuar siguri të plotë në ditën e zgjedhjeve, me vëmendje të veçantë në Qendrat e Votimit. /ABC News Albania 24/7

71135475_3016261395110866_4080801526333833216_n.jpg
ent ela17:20 | 24/09/2019

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me sekretarin e shtetit të Vatikanit, të cilit i ka kërkuar njohjen e pavarësisë nga Selia e Shenjtë. Sipas raportimeve të mediave kosovare, gjatë takimit kokë më kokë me sekretarin Pietro Parolin, Thaçi ka deklaruar se njohja formale e Kosovës nga Vatikani do të ndihmonte në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. “Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, vlera të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Ajo çfarë ka mbetur është vetëm njoha nga Vatikani”, ka thënë Thaçi. Nga ana e tij, sekretari i Shtetit Parolin ka thënë se Vatikani mbetet i përkushtuar për paqen, tolerancën dhe stabilitetin në Kosovë. /ABC News Albania 24/7

hashimthaci.jpg
ent ela16:26 | 26/08/2019

Për herë të parë që nga përfundimi i luftës, një parti politike në Kosovë ka propozuar një grua për postin e kryeministrit. Bëhet fjalë për LDK-në, që ka mandatuar për këtë detyrë Vjosa Osmanin. Vetë Osmani ka lënë pas në këtë garë kandidatin tjetër Lutfi Haziri, një figurë kyçe e LDK-së.

Vjosa Osmani edhe zyrtarisht është nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës si kandidate e kësaj partie për kryeministre të Kosovës. Kjo është hera e parë në historinë e Kosovës së pasluftës që një parti nominon një femër kandidate për kryeministri. Ndonëse ishte e 83, Vjosa Osmani ka qenë deputetja më e votuar në mandatin e kaluar. Ndërsa Lutfi Haziri, i cili pretentonte këtë kandidim do të jetë bartës i listës.

Mustafa: “Arritëm marrëveshje me konsensus të plotë. Për kandidat e kemi pas z.Lutfi Haziri dhe zonja Vjosa Osmani. Edhe mbi bazën e vullnetit, edhe propozimit të z.Haziri, jemi përcaktuar për zonjën Vjosa Osmani”.

Osmani: “Do të punojmë për të nxjerrë vendin nga humnera ku e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm, të korruptuar, që asnjëherë interesin e qytetarit s’e kanë pasur prioritet. I garantoj qytetarit se asnjëherë nga sot nuk do të ndihen se s’kanë zë. Në veçanti, nënat, gratë, vajzat”.

Haziri:Gjithmonë ka pasur tolerancë, bashkëpunim e vlerësim me racionalitet që kanë sunduar si vlera politike të partisë”.

Kjo parti ende nuk ka vendosur nëse në këto zgjedhje do të garojë si parti e vetme apo do të bëj koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Derisa PDK-ja ka paralajmëruar befasi rreth koalicioneve parazgjedhore, AAK-ja tashmë ka zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor me PSD-në, ndërsa AKR-ja me Nismën SocialDemokrate. Ndëkrohë presidenti Hashim Thaçi ka marrё vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme më 6 tetor. Presidenti ka udhëzuar KQZ-në t’i ndërmarrë tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

/ABC News Albania 24/7

ZGJEDHJET-NE-KOSOVE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.39-1280x720.jpg
ent ela15:20 | 25/07/2019

Sot pritet të mbërrijë në Prishtinë kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj. Ai përfundoi të mërkurën intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndërkohë Presidenti Thaçi nuk ka bërë asnjë hap për të drejtuar vendin në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Nesër bëhen një javë që kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndonëse Haradinaj ka kryer obligimin e tij dje në Hagë dhe sot pritet të kthehet në Kosovë, ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret për krijimin e një qeverie teknike, apo shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Presidenti nuk i ka ftuar ende partitë politike për konsultim derisa këto të fundit janë deklaruar kundër një qeverie teknike dhe për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sido që të jetë Haradinaj pas kthimit nga Haga ka thënë se do t’i kthehet jetës politike. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të garoj sërish për postin e kryeministrit në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërsa në Hagë ai ka zgjedhur heshtjen për t’u mbrojtur. Nuk dihet ende nëse do të ketë aktakuzë për të në të ardhmen nga Specialja. /ABC News Albania 24/7

hashim-thaci.jpg
ent ela11:20 | 11/07/2019

Pas takimit të lamtumirës me shefen e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopulu, Presidenti i Kosovës Thaçi është pyetur rreth bisedës së Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me komikët rusë, të cilëve u kishte thënë se ka një plan për ndarje të Kosovës.

Thaçi konfirmoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Zaev dhe se ai i kishte thënë se lajmet e publikuara rreth bisedës bazohen në thashethemet ruse.

Në bisedën 20 minutëshe, Zaev ka këmbëngulur se ka rënë pre e mashtrimit. I pyetur se si do të jenë tani raportet me vendin fqinj, Thaçi është shprehur se ato do të vazhdojnë të jenë të mira. /ABC News Albania 24/7

MBULIM-THACI-MARREVESHJA.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 24/06/2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që brenda vitit të përmbyllet marrëveshja përfundimtare me Serbinë. Në këtë kundërt sipas tij rrezikohen marrëdhëniet mes vendeve në rajon.

Aspak premtuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë i konsideron zhvillimet e fundit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Për Thaçin, edhe përkundër iniciativës për të zhbllokuar dialogun Kosovë-Serbi gjërat nuk po lëvizin fare.

Në konferencën “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe; ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga RIDEA, Thaçi tha se përmbyllja e dialogut me Serbinë  që rezulton me njohje reciproke është interes nacional i Kosovës. Ka kërkuar nga spektri politik të jenë unik për këtë çështje.

“Nuk kam dyshim që në këtë vit mund të arrihet marrëveshje ligjërisht obligative, por nëse nuk ndodhë hymë në një fazë të rrezikshme të këtyre raporteve, të cilat mund të destabilizojë raportet jo vetëm tonat si dy shtete, por edhe rajonin”, tha Thaçi.

“Projekti i Serbisë për ndarje të Kosovës ka dështuar, ndonëse e ideja nuk ka vdekur”, tha Albin Kurti.

“Inkurajoj Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një dialog normalizimi. Për momentin veprimet uniterale për të Kosovën dhe Serbinë e bëjnë të vështirë progresin në  dialog”.

Sipas anketimit së Institutit Ridea 32 përqind e qytetarëve janë për korrigjimin e kufijve që do të rezultonte me njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB./ABC News Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono