Teuta

sportpresing5-1280x612.jpg
Veronik Istrefaj23:31 | 09/01/2020

Artan Shyti, drejtor i përgjithshëm i Teutës, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Shyti foli për Ndeshjen e Yjeve, që do të luhet nesër në “Air Albania”, si dhe për Teutën.

NDESHJA – “Nuk është vetëm ndeshje bamirësie, por është dhe një mundësi e mirë për shqiptarët, sidomos brezat e rinj, që të shohin yjet e futbollit shqiptar. Të shohim sërish Iglin (Tare), po të ishte Rudi (Vata), do të ishte edhe më mirë. Sa më shumë figura të ishin, rinia do i shikonte dhe do të ishte diçka shumë e mirë. Patjetër, edhe Sokol Kushta duhet të ishte. Demollari kurrë nuk e ka kritikuar Federatën, as Kushta. Vata po. Nuk mendoj se këto mungesa janë të qëllimshme, ndoshta për Vatën po, sepse e ka kritikuar hapur Federatën Shqiptare”.

TEUTA – Unë e kam thënë dhe e përsëris, futbolli shqiptar ka një krizë identiteti. Ne më tepër harxhojmë, dhe më pak fitojmë. Ne blejmë shumë lojtarë të huaj dhe pa aspirim për t’i shitur në të ardhmen. Kështu që sot më sot, ky është një problem që nuk zgjidhet aq kollaj. Investimet për majat e ekipeve, akademitë sjellin para, por nuk janë ata që po mirë funksionojnë. Te Teuta, kemi projekt ta bëjmë klubin më të saktë, me Bashkinë, me hallkat e tjera. Ne po synojmë për të ardhmen, por kjo gjë nuk na ndalon të synojmë dhe suksesin që këtë sezon. Kemi marrë një lojtar sulmues, në kuadër të shakasë, mund të luajë edhe basketboll. Objektivi në këtë fazë të kampionatit, duhet të jetë maksimal. Më pas rrugës, do të shohim”./abcnews.al

FB_IMG_1578570504323.jpg
Vladimir Prenga12:56 | 09/01/2020

Teuta ka bërë afrimin e parë në merkaton e janarit. Durrsakët kanë afruar një sulmues të lakuar edhe më parë për t’u transferuar në Superiore. I gjatë më shumë se dy metra, Idelino Gomes Colubali është lojtari më i ri i Teutës.

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 26 vjeçar, Idelino Gomes Colubali. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për një vitë dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e bluve.

Colubali në Durrës vjen nga kampionati Portugez ku është paraqitur me Boavistën. Ndresa sezonin e fundit ka qen pjes e FC Lincoln në Gibraltar. Colubali Është bashkuar me ekipin në grumbullim, ndërsa bëhet përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar.

KF Teuta i uron mirëseardhje Idelino Colubali, duke i dëshiruar suksese dhe sa shumë gola me skuadrën tonë”, njofton Teuta. / abcnews.al

Kallaku.jpg
Veronik Istrefaj18:17 | 08/01/2020

Flitej për një kalim tek Akhmat Grozny, por duket se Sherif Kallaku ka ndërruar mendje. Mesfushori i Teutës ka dhënë sot një intervistë për Supersport, aty ku ka konfirmuar se do të qëndrojë tek ekipi durrsak, të paktën deri në fund të sezonit.

“Në këtë fazë që jam tani, e kam shprehur dëshirën, pse të mos e provoj edhe një kampionat tjetër. Realisht, ndihem i lumtur këtu dhe e kam ndryshuar atë mendim. Kam shprehur dëshirën time për të qëndruar dhe për të dhënë diçka më shumë për Teutën, dhe pse jo, për të provuar edhe titullin kampion.

Nuk jam edhe shumë i kënaqur, pasi nuk kam dhënë maksimumin e 100% tim. Do të kishim pikë edhe më shumë, duke pasur parasysh se kemi bërë edhe gabime, të cilat janë të pafalshme.

Ky është futbolli dhe duhet t’i rikuperojmë pikët gjatë rrugës, kemi ende kohë. Kampionati ka treguar se nuk ka shumë diferenca mes ekipeve dhe duhet të jemi shumë të përqendruar”, përfundoi Kallaku./abcnews.al

Nwabueze-Xhixha-Laci.jpg
Veronik Istrefaj16:12 | 08/01/2020

Janë mbyllur tre takimet miqësore të cilat skuadrat e Superiores i luajtën sot. Skënderbeu zbriti në fushën e blertë përballë Egnatias, një sfidë që mendohej se “Ujqërit e Dëborës” do ta fitonin. Megjithatë, ishte skuadra e Kategorisë së Parë ajo që triumfoi 0-1, falë golit të Gjonit në minutën e 40-të.

Daja aktivizoi disa nga titullarët e skuadrës për këtë sfidë, si dhe iu dha mundësinë disa të rinjve për të treguar vlerat e tyre. Laçi ka triumfuar përballë Apolonisë me rezultatin 1-2. Kurbinasit e drejtuar nga Armando Cungu e vlerësuan në maksimum këtë takim dhe falë golave të Nwabueze dhe Xhixhës, gjetën fitoren. Golin e vetëm për Apoloninë e shënoi kapiteni Hysenshahaj.

Teuta bëri një ndeshje miqësore përballë futbollistëve të skuadrës U-19. Trajneri Martini provoi disa futbollistë në këtë sfidë, si dhe disa nga titullarët ngrohën muskujt. Teuta fitoi 1-0 përballë djemve të U-19, falë golit të Lorenco Vilës në fundin e pjesës së parë./abcnews.al

Miqësore, 8 janar 2020

SKËNDERBEU – EGNATIA  0-1
Gjoni 40′

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Dita, Pollozhani, Vangjeli, Elezi, Taipi, Essien, Bregu, Gripshi, Mensah. Trajner: Ilir Daja

Egnatia: Hasanbelli, Dimo, Ramazani, Bejko, Allmuça, Bilali, Brahimaj, Ikonomi, Gjoka, Da Costa, Mustafaj. Trajner: Artan Bano

Skënderbeu – Egnatia

APOLONIA – LAÇI   1-2
T. Hysenshahaj / Nwabueze, Xhixha

Laçi: Stajija, Trokthi, Ignjatovic, Gjoni, Ceka, Shehu, Deliu, Prengaj, Teco, Turkaj, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu

Apolonia – Laçi

TEUTA – TEUTA U-19  1-0
L. Vila 44′

Teuta – Teuta U19
Martini-Teuta-e1576506342842.jpg
Vladimir Prenga16:22 | 06/01/2020

Erzeni vijon me merkaton në hyrje dhe sërish në Shijak kanë menduar të rikthejnë, madje një ish-kapiten. Orjan Xhemalaj në verë u largua drejt Teutës, por me durrsakët nuk pati hapësira.

“Orian Xhemalaj është përforcimi i radhës për Erzenin. Mesfushori 30-vjeçar ka firmosur për 1 vit. Një përforcim me vlera për repartin e mesfushës”, njofton klubi shijakas.

Më parë Erzeni ka konfirmuar afrimin e mesfushorit Xhonatan Lajthia, i cili pjesë e parë të kampionatit ishte pjesë e Egnatias. Së bashku me Xhemalajn do të jenë pjesë e rëndësishme e mesfushës së skuadrës së drejtuar nga Stavri Nica. /abcnews.al

Sebino-Plaku-Llapi.png
Vladimir Prenga12:07 | 02/01/2020

Sebino Plaku në shënjestër të disa klubeve, në Kosovë dhe Shqipëri. Sulmuesi, i cili është nën kontratë me Llapin, mund të ndryshojë ambient së shpejti, por fillimisht duhet të zgjidhë çështjen e kontratës me klubin nga Podujeva.

Gazeta Sheshi raporton se në Superiore e duan klube si Partizani dhe Teuta. Me të kuqtë ai ka luajtur edhe më parë, kurse durrsakët e kanë tentuar edhe në verë.

Në garë për shërbimet e Plakut është vënë edhe Gjilani, klub që synon të përforcohet dhe të tentojë fitimin e titullit kampion në IPKO Superliga e Kosovës. /abcnews.al

Martini-Teuta-e1576506342842.jpg
Vladimir Prenga18:09 | 30/12/2019

Teuta nuk ka ndërmend të largohet jashtë vendit për fazë përgatitore. Klubi durrsak ka dalë me njoftim dhe ka qartësuar se do ta zhvillojnë fazën në qytetin bregdetar. “Djemtë e Detit” do të rikthehen në stërvitje që me 3 janar, pasi kampionati nis shpejt.

“Faza përgatitore në Durrës. Drejtuesit e klubit të Teutës kanë vendosur që të zhvillojnë fazën përgatitore në Durrës. Durrsakët do të grumbullohen më datë 3 janar dhe ekipi do të qëndrojë dy javë të plota në grumbullim, ku trajneri Martini do të punojë me lojtarët që ka në dispozicion dhe ata që do të afrohen nga merkato”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

MERKATO – Deri më tani janë konfirmuar dy largime nga Teuta. Sulmuesi Darko Nikac dhe Roni Gashi e kanë mbyllur bashkëpunimin me durrsakët. Mesfushori ka firmosur dhe është prezantuar te Ballkani në Kosovë, ndërkohë që edhe sulmuesi është pranë firmës me Gjilanin, sikurse bëjnë me dije burime të ABC News.

Drejtuesit po punojnë për të bërë përforcime ne skuadër dhe prioritet është gjetja e një sulmuesi goli. Edhe Khalid, i blerë në verë nga Prishtina, nuk ka bindur dhe me shumë mundësi do të largohet. Kështu trajneri Edi Martini pret që drejtuesit të gjejnë një lojtar goli, i cili është shumë i nevojshëm. /abcnews.al

Gjilani.jpg
Vladimir Prenga16:53 | 30/12/2019

Gjilani është pranë arritjes së marrëveshjes me një sulmues që ishte pjesë e Superiores në pjesën e parë të këtij sezoni. ABC News mëson se klubi që garon në Ipko Superliga e Kosovës ka nisur bisedimet me sulmuesin Darko Nikac.

Sulmuesi, i cili u largua nga Teuta pak ditë më parë, ka qenë një objektiv i Gjilanit edhe në verë. 12 golat e shënuar me skuadrën e Iskra i kishin bindur drejtuesit ta afronin për sulmin, por ishte Teuta që e bindi atë dhe ua hoqi nga duart dardanëve sulmuesin malazez.

Në Durrës ai shënoi vetëm një gol dhe tashmë pritet zyrtarizimi te Gjilani. Besohet se Nikac mund t’i bëjë punë stafit teknik me në krye trajnerin Mezani. Veç Nikac, pritet që të ketë edhe afrime të tjera dhe nuk përjashtohet mundësia që të tjerë lojtarë nga Superiorja të veshin fanellën e Gjilanit.

 

TRANSFERIMET E VERËS – Gjilani i drejtuar nga Gentian Mezani u përforcua në verë me shumë lojtarë nga Superiorja. Thuajse një formacion i tërë i marrë nga kampionati ynë, duke nisur me portierin Ruçi, për të vijuar me Jackson, Erlis Frashërin, Ylli Shametin, Franc Veliun dhe Oltion Rapën në mbrojtje.

Vlonjati afroi në skuadër edhe mesfushorin Fjoart Jonuzi, si dhe anësorët Bedri Greca dhe Gerhard Progni. Mezani nuk u ndal me kaq, pasi për sulmin mori edhe kroatin Tomislav Busic. Një formacion i tërë nga Superiorja, nëse shtohet edhe Muhamed Useini, i cili më parë ka luajtur me Flamurtarin. /abcnews.al

gashi.jpg
Vladimir Prenga12:59 | 28/12/2019

Teuta njoftoi një ditë më parë largimet e Darko Nikac dhe Roni Gashi. Ky i fundit ka gjetur menjëherë skuadrën e re dhe do të rikthehet të luajë në Kosovë, ku më parë ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit. Mesfushori do të luajë në elitë dhe me Ballkanin, skuadër që mban vendin e parë në Ipko Superliga.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, ndërkohë që edhe Gashi ka pozuar me fanellën e ekipit të ri. “Të dashur tifozë , për të mbyllur vitin 2019 me përforcimin e Janarit: Roni Gashi, lojtari më i ii i klubit. Roni vjen prej Teutës nga Durrësi “, shkruhet në njoftimin e Ballkanit, që publikon edhe fjalët e para të mesfushorit pas kësaj lëvizjeje.

“E ku ka më mirë se në vendlindje”, janë fjalët e Gashit, i cili do të kërkojë të fitojë titullin kampion në Kosovë. Mesfushori qendror nuk pati shumë hapësira këtë sezon te Teuta, teksa nga 13 ndeshje, vetëm gjashtë i nisi nga fillimi. /abcnews.al

Teuta-1.jpg
Vladimir Prenga22:18 | 27/12/2019

Teuta ka zyrtarizuar dy lëvizje në dalje. Njëri pritej, pasi kishte zhgënjyer në pjesën e parë të sezonit. Sulmuesi Darko Nikac shënoi vetëm një gol me fanellën e durrsakëve dhe sot ai ka zgjidhur kontratën me “Djemtë e Detit”.

Surpriza është një tjetër. Mesfushori Roni Gashi gjithashtu ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën, pas 18 muajsh. Futbollisti i marrë nga Liria e Prizrenit, prej ish-trajnerit Bledi Shkëmbi, do të duhet të gjejë një skuadër të re.

“Darko Nikac dhe Roni Gashi nuk do të jenë më pjesë e Teutës. Klubi i Futbollit Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Darko Nikac dhe Roni Gashin Mesfushori dhe Sulmesit i kan zgjidhur me konsenus kontrata me Teutën.

KF Teuta falenderon të dy lojtatët për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!”, njofton klubi durrsak. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono