Teuta

Teuta-1.png
Veronik Istrefaj22:33 | 21/10/2019

Sulejman Starova është ndalur gjatë tek ekipi i Teutës, duke i bërë një analizë të detajuar ekipit durrsak në sezonin që kanë bërë deri tani. I ftuar në “Pressing” në studiot e ABC News, Starova tha:

TEUTA KRYESUESE – “Nuk dua të përmend fjalë spontane, pasi do të ishte o0fendim. Teuta ka investuar, ka një portier të mirë Frashërin, Arapi është nivel i lartë, Kallaku ka të ardhme të madhe, Avdyli është lojtar shumë i mirë. Çyrbja e ka rritur nivelin e skuadrës. Edhe sulmuesit kanë mundësinë për t’u rritur. Teuta nëse e rrit nivelin, do të arrijë nivele shumë të mëdha. E meriton vendin e parë, por ka dhe tre faza të tjera. Varet sesi do të veprojnë edhe skuadrat e tjera. Çdo skuadër ka defektet e veta, asnjë nuk është e kompletuar. Nëse do t’i analizojmë të gjitha, do të themi që shorti i mirë, evitimi i presionit dhe faktori psikologjik do të vendosin gjithçka. Në radhë të parë, Teuta ka një vazhdimësi, ka punuar dhe vjet me skuadrën. Ka dhe staf të plotë dhe kanë besim edhe pas disa oscilacioneve. Në portë ka një ndër portierët më të mirë në Shqipëri. Hoxha dhe Arapi janë në nivel shumë të lartë. Ka një rritje me Kuron dhe Todorovskin në krahët e mbrojtjes, por kanë ende nevojë të rriten. Aleksi ka bërë një kampionat shumë të mirë. Çyrbja i ka treguar vlerat e veta. E përsëris që Teuta ka luajtur me disa skema të tjera, por kjo e fundit me dy sulmues është më ofensive. Ka dhe lojtarë të tjerë cilësorë në stol dhe e meritojnë të jenë në vend të parë”.

DEBATI ME DABULLËN – “Nuk lejoj asnjë njeri të thotë që Teuta nuk e ka petkun për kampion. Mund të bëhen parashikime që nuk shihen si skuadra për t’u shpallur kampione, por e shpjeguam që të gjitha skuadrat kanë probleme. Mund të themi vetëm që Teuta për momentin e meriton vendin e parë dhe ku mendon se mund ta rrisin ende nivelin e tyre, e meritojnë të konsiderohen si pretedente. Nëse vazhdojnë të gjitha skuadrat me nivelet që kanë treguar deri më tani, gjithçka mund të ndodhë. Mund të thoni se sulmi i Teutës nuk është aq i fortë sa i Tiranës apo Kukësit, por në kampionatin tonë, forca është grupi. Teuta ka një grup të fortë, lojtarë të rinj që mund ta bëjnë “bum” nga java në javë”./abcnews.al

te-ftuarit-ne-pressing.jpg
Vladimir Prenga22:28 | 21/10/2019

Rezart Dabulla, ish-mbrojtësi i Tiranës, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, flet për ekipet pretendente për titull dhe përjashton nga kjo garë Teutën. “Është akoma shpejt për të folur, por nuk e kemi parë një skuadër që po dominon. Teuta nuk do e mbajë ritmin e të tjerave, edhe pse është ne vendin e parë. Kanë gabuar Tirana, Partizani dhe Kukësi, që janë parë si ekipet pretendente për titullin”.

“Tirana po e vuan pa presion, ka pasur historikisht. Ka pasur lojtarë që e menaxhonin presionin. Bënim mbledhje pse fitonim 3-0. Ka shumë vite që nuk fiton titullin. Nuk krahasohen kohët. Bëhej mbledhje pse fitonim 1-0 dhe thoshim nuk kemi luajtur mirë”.

“Sulmi funksionon si skuadër, jo si individ. Edhe mbrojtja, mbrojnë të gjithë. Nuk mund të livadhisë një lojtar. Ka presion, disa s’e përballojnë dhe e largojnë nga vetja. Duhet të marrë përgjegjësi, të kërkojë topin, të rrezikojë. Janë dy lojtarë tekanjozë.

“Ambienti është i qetë te Teuta. Habitem si janë të parët. Nuk i llogarisja kaq lart në fillim. E shoh si të sforcuar dhe jo reale të jetë në të parët. Është e merituar. Në syrin tim nuk e ka petkun për të dalë kampion. ka ekipe që kanë investuar dhe janë ndërtuar më mirë për të fituar titullin. Janë të parët se kanë fituar ndeshjet e tyre. Kanë mundur rivalët, që edhe kanë gabuar. Po i varni Teutës një kambanë të fortë, që nuk e tund dot. Nuk flas si specialist, por si ish-lojtar. Po qe se ndodh si Lieicester, edhe ndodh e të dalë titull”. / abcnews.al

cicani.jpg
Veronik Istrefaj22:19 | 21/10/2019

Gazetari i njohur, Anton Cicani, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Në fjalën e tij, Cicani tha:

KAMPIONATI – “Ky është një ekuilibër anormal. Normalisht, Teuta është në vendin e parë, por nuk e shoh për titull. Sa i takon Partizanit, fitorja në Shkodër i ka bërë mirë moralisht. Kukësi po zhgënjen për momentin dhe nuk e di kush është problemi i Kukësit, pasi e mendoja të ishte shumë më lart. Të paktën të ishte në të njëjtin ritëm me Partizanin dhe Tiranën. Tirana është aty ku duhet, Bylis-Vllaznia ishin surprizat, por me kalimin e javës, besoj se ekuilibrat do të jenë më prezente”.

KUKËSI – “Pse duhet të ketë presion te Kukësi? Nuk e kuptoj rëndësinë e presionit. Është një skuadër që ka shkruar historinë, ka ecur në Europë, ka fituar titullin, ka marrë lojtarë cilësorë”.

TEUTA – “Trajneri Shkëmbi ka bërë diçka perfekte në mënyrën si mbron Teuta. Është një nga skuadrat që nuk të lë fushë të hapur dhe nuk e kap dot në kundërsulm. Ka disa probleme në sulm, pasi Nikac ka shënuar vetëm një gol, por në mbrojtje, janë shumë të fortë, pasi kanë pësuar vetëm 3 gola deri më tani”.

/abcnews.al

pjimage-1-1.jpg
Veronik Istrefaj18:50 | 21/10/2019

Në Kategorinë Superiore, janë luajtur tetë javët e para të kampionatit dhe të gjitha skuadrat, kanë pësuar humbje. Edhe pse janë luajtur vetëm tetë ndeshje, në Superiore nuk ka ekip të pamposhtur, gjë që pasqyron qartë nivelin e kampionatit këtë sezon. Të gjitha skuadrat janë thuajse të barabartë dhe përveç statistikës që të gjitha janë mposhtur, këtë gjë e tregon dhe numri i pikëve në tabelë.

vendin e parë me vendin e gjashtë i ndajnë vetëm tre pikë. Teuta kryesuese është në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Vllaznia e vendit të gjashtë ka 12 pikë. Kukësi në vendin e shtatë numër 11 pikë, ndërsa 3 vendet e fundit janë shkëputur disi.

Laçi në vend të tetë ka vetëm shtatë pikë, ndërsa në vend të parafundit ndodhet Flamurtari me 6. Flamurtari po bën një sezon për t’u harruar deri më tani, pasi në tetë sfida, ka marrë vetëm 2 pikë. Java e nëntë e Superiores do të luhet në mesjavë, me katër sfida ditën e mërkurë dhe një sfidë të enjten./abcnews.al

cinari.png
Vladimir Prenga08:26 | 20/10/2019

Tetë javë të luajtura në Superiore dhe kemi një ngjeshje të madhe në renditje, që vjen prej diferencave të vogla në renditje. Teuta është ekipi kryesues, që me vështirësi mposhti këtë javë Flamurtarin e vendit të fundit.

Durrsakët numërojnë 15 pikë në klasifikim, por diferenca me rivalët është e vogël. Katër pikë më shumë se Kukësi i vendit të shtatë ka Teuta, çka tregon edhe “trafikun” e krijuar në renditje. Partizani dhe Tirana janë dy ekipet e tjera që triumfuan këtë javë.

Të kuqtë mposhtën Vllazninë që ishte në vendin e parë në minutat shtesë dhe u ngjitën në vendin e dytë, para Tiranës që e ka mposhtur në ndeshje direkte. Festuan edhe bardheblutë një ditë më parë, duke mposhtur me vuajtje Laçin e Armando Cungut.

Bylisi e Skënderbeu mbeten në vendnumëro. Ballshiotët bënë një ndeshje të mirë në Gjirokastër, por morën vetëm një pikë. Gjithsesi kreu është dy pikë larg, si për ta, ashtu edhe për korçarët. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja dominoi Kukësin dhe mund të kishte fituar. Gjithsesi në fund skuadrat ndanë nga një pikë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

E premte, më 18 tetor 2019
Teuta-Flamurtari 1-0
E shtunë, më 19 tetor 2019

Luftëtari-Bylis 1-1
Tirana-Laçi 2-1
Vllaznia-Partizani 1-3
Skënderbeu-Kukësi 0-0

Tabela e klasifikimit në Kategorinë Superiore, pas javës së tetë

/abcnews.al

Teuta.jpg
Vladimir Prenga20:21 | 18/10/2019

Sherif Kallaku i dha fitoren Teutës kundër Flamurtarit dhe mesfushori nuk e fshehu kënaqësinë e të shënuarit. Pas ndeshjes, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ai tha: “Më vjen mirë që është gol trepikëshi. Ishte shumë i rëndësishëm, ishte gol më shumë i skuadrës”.

“Kishte njëfarë presioni. Edhe vjet lamë pikë me ekipet poshtë. Këtë herë ndryshuam. Me ekipet e forta gjithmonë motivohen kundërshtarët”, tha mesfushori i Teutës, i cili është edhe kapiten i Shqipërisë u21.

“Ndeshjet e kombëtares janë ndjesi tjetër dhe të bëjnë të ndihesh më lart. Kam kaluar një dëmtim dhe më vjen mirë që e ktheva lojën time. Shpresoj të bëj edhe më mirë. Dëmtimin e kam kaluar, por akoma nuk jam aty ku duhet. Me punë do arrij ku ka kam qenë dhe ku duhet të jem”. /abcnews.al

shkembi-1280x719.jpg
Vladimir Prenga20:07 | 18/10/2019

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, pas ndeshjes me Flamurtarin foli në “Supersport” për sfidën e fituar me vlonjatët. Fillimisht, në emisionin “Gol pas Goli”, ai tha: “Komplimente lojtarëve. Kemi punuar për një ndeshje të vështira. Këto lloj takimesh janë të vështira. Kërkuam fitoren në çdo moment. Kishim edhe situata jo të mira”.

“Golat e pakët? Së pari duhet të vazhdojmë të luajmë si sot, si në pjesën e dytë kur patëm shumë ratse. Duhet të punojmë që ndonjë rast ta kthejmë në gol. Asnjëherë të gjitha rastet nuk kthehen në gola”.

“Krosimet e shumta? Në fakt punuam shumë për këtë mënyrë loje, sidomos nga e djathta me Çyrbjen. Normalisht më vjen keq që sulmuesit nuk shfrytëzuan asnjë. Unë kam besim dhe do punojmë për t’u përmirësuar”.

“Pozicioni i Avdylit? Duhet të ishte majtas, por jo i hapur si Çyrbja. Nuk është roli i tij më i mirë. Kështu e mendova për sot dhe mendoj se nuk shkoi keq. Titulli? Shpresojmë të qëndrojmë gjatë në krye”, përfundoi trajneri korçar i Teutës. /abcnews.al

Goli.png
Igli Nikolli19:57 | 18/10/2019

 Një gol shumë i bukur i Sherif Kallakut i ka dhuruar fitoren dhe kreun e renditjes ekipit të Teutës. Djemtë e Bledi Shkëmbit mposhtën 1-0 Flamurtarin e vendit të fundit në “Elbasan Arena”. Përballja mes dy ekipeve bregdetare u dominua nga Teuta, që mund të kishte shënuar më shumë.

“Vendasit” e nisën ndeshjen me skemën 4-4-2, ndërsa vlonjatët u përgjigjën me një 4-1-2-3. Kuqezinjtë e Sadedinit patën një shans të artë në pjesën e parë, por Nebiu u frenua nga Stivi Frashëri.

Teuta ishte gjatë gjithë kohës në kontrollin e lojës. Sherif Kallaku u rrëzua brenda zonës në minutën e pestë, por Alla vazhdoi lojën. Ekipi bregdetar vazhdoi sulmet, por Hoxha, Kalid dhe Nikaç nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Ndryshe ndodhi në pjesën e dytë. Teutës i mjaftuan dy minuta për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të shënuar golin e triumfit. Aksion shumë i bukur i ekipit të Shkëmbit. Nikaç uli një top për Kallakun, i cili tregoi klasin e tij, bëri një finte të bukur dhe lëshoi një goditje të pakapshme për Shpëtim Moçkën.

Kalid dhe Nikaç kishin mundësinë për të mbyllur ndeshjen, por nuk ia dolën përballë Moçkës. Edhe Florent Avdyli tentoi, por portieri mik priti në dy kohë. Minuta të mira për Teutën, por pa konkretizimin e duhur.

Çyrbja dhe Vila tentuan sërish në minjutat e fundit, por sfida nuk dhuroi më gol. Takimi u mbyll 1-0 dhe kjo fitore e ngjit provizorisht Teutën në vend të parë me 15 pikë, ndërsa kuqezinjtë nga Vlora mbeten në vend të fundit me vetëm dy pikë. /abcnews.al

 KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E premte, më 18 tetor, ora 18:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

TEUTA – FLAMURTARI 1-0
(Kallaku 47′)

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros; Aleksi, Kallaku, Avdyli; , Nikac. Trajner: Bledi Shkëmbi

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Sarris, Zeqaj, Deliaj; Pjeshka, Rrapaj; Nika, Sukaj, Ribaj. Trajner: Dritan Sadetini

Kartonë të verdhë: Gocaj 23′, Pjeshka 81′

moshat.png
Igli Nikolli18:57 | 18/10/2019

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë midis Teutës dhe Flamurtarit. Djemtë e Shkëmbit kontrolluan lojën dhe tentuan më shumë golin në dueli e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ndeshja nisi me një pretendim për penallti.

Sherif Kallaku u rrëzua brenda zonës në minutën e pestë, por Alla vazhdoi lojën. Ekipi bregdetar vazhdoi sulmet, por Nikac dhe Hoxha nuk gjetën kuadratin. Miqtë dolën përpara në minutën e 18-të, por vetëm një korne e fituar pas lëvizjes së bukur të Ribajt.

Rustem Hoxha tentoi përsëri portën e Moçkës, por pa sukses. Mbrojtësi Zeqaj, një ndër më të mirët për kuqezinjtë e Sadedinit, largoi një top të rrezikshëm në minutën e 24-t.

Flamurtari u hodh në sulm dhe Nebiu, i cili mori një asist të bukur nga Sukaj, kishte shansin më të mirë të 45 minutave të para në minutën e 31-të, por goditja e mesfushorit u prit nga Stivi Frashëri.

Teuta reagoi dhe u hodh përsëri në sulm. “Vendasit” ushtruan presion në 15 minutat e fundit, por Kalid dhe Nikaç nuk arritën të gjenin golin. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E premte, më 18 tetor, ora 18:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

TEUTA – FLAMURTARI

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros; Çyrbja, Aleksi, Kallaku, Avdyli; Kalid, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Sarris, Zeqaj, Deliaj; Nebihu, Pjeshka, Rrapaj; Nika, Sukaj, Ribaj. Trajner: Dritan Sadedini

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Koreshi, Edmir Malo, Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Gocaj 23′

Teuta.png
Igli Nikolli17:31 | 18/10/2019

Rikthehet Kategoria Superiore. Teuta dhe Flamurtari do të jetë dueli i parë i javës së tetë. Përballja që do të zhvillohet në Elbasan do të nisë në orën 18:00 dhe dy trajnerët kanë zgjedhur titullarët.

Bledi Shkëmbi ka zgjedhur skemën 4-4-2. Teuta do të tentojë fitoren e katërt në këtë sezon dhe vazhdimin e kryesimit. Pikët janë jetike edhe për Flamurtarit. Kuqezinjtë renditen në vend të fundit me 2 pikë. Dritan Sadedini ka zgjedhur formacionin 4-1-2-3 dhe djemtë e tij do të provojnë të arrijnë fitoren e parë në kampionat, teksa sfida do të gjykohet nga lushnjari Laver Alla. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E premte, më 18 tetor, ora 18:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

TEUTA – FLAMURTARI

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros; Çyrbja, Aleksi, Kallaku, Avdyli; Kalid, Nikac. Trajner: Bledi Shkëmbi

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Sarris, Zeqaj, Deliaj; Nebihu, Pjeshka, Rrapaj; Nika, Sukaj, Ribaj. Trajner: Dritan Sadedini

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Koreshi, Edmir Malo, Olsid Ferataj


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono